FOTOT: Lëvizja Kombëtare për Lexim prezantohet në Tiranë, ministret Kumbaro e Nikolla shpallin programin “Shttt jam duke lexuar”

22 Nëntor 2018, 19:11Kulturë TEMA
FOTOT: Lëvizja Kombëtare për Lexim prezantohet në

Pas Kukësit, Gjirokastrës dhe Tepelenës, Lëvizja Kombëtare për Lexim është ndalur në kryeqytet. Prezantimi i saj në Tiranë u bë në Teatrin e Kukullave, ku u vë në skenë edhe shfaqja “Sekreti i Gishtos së Rritur”, dedikuar fëmijëve si frymëzim për të zgjedhur Librat – miq për gjithë jetën. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës në hapje të eventit, ftoi prindërit ta shohin leximin si një prej përkujdesjeve të rëndësishme që i japin fëmijëve të tyre, që në fëmijërinë e herët.

 “Ashtu siç i mbajmë për dore të mësojnë hapat e parë, po aq kanë nevojë të rriten me zërin tuaj që u mëkon dashurinë për fjalën, duke i lexuar nga pak çdo ditë; sepse edukimi nis që në djep. Nuk mund të çuditemi pse nuk lexojnë kur janë adoleshentë, nëse nuk i kemi mësuar me librin, nëse nuk na shohin ne të lexojmë, nëse nuk gjejnë modele suksesi njerëzish të kulturuar. Është detyra jonë t’u ofrojmë këto modele, duke nisur nga shtëpia, shkolla, media, politika dhe shoqëria në tërësi. Për këtë arsye Lëvizja Kombëtare për Lexim i fton secilin dhe të gjithë bashkë, së pari të ndërgjegjësohemi e pastaj të kontribuojmë, për të rritur fëmijë të formuar mirë, në një mjedis që mbart kulturë. Kulturimi duhet të jetë në themel të përpjekjeve tona për të qenë europianë, në mendësi dhe vlera”, tha ministrja Kumbaro.

Bashkë me të ishte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

 “Nuk jam e vetme në këtë nismë, por së bashku me bashkëluftëtaren time, Lindita Nikolla, sepse, asnjë nuk ia del i vetëm nëse nuk bashkohemi të gjithë së bashku, prindër, mësues, shoqëri civile, media. Ju lutem media të nderuara, gjeni pak hapësirë në dritaren e ekranit, apo në portalet tuaja, shtoni diçka çdo ditë për librin dhe kulturën e leximit. Falenderoj njerëzit e skenës, janë të shumtë sonte këtu, ju lutem mendjet tuaja inteligjente, gojëtarinë vendoseni në shërbim të kësaj kulture të dashur, që nuk na tradhton kurrë, librin!”, tha Kumbaro.

Ndërkohë ministrja Nikolla nga ana e saj u zotua se do të pasurojë bibliotekat e shkollave qendër komunitare, në mbarë vendin, ndërsa në kuadër të Lëvizjes për Lexim, dy Ministret shpallën shkollën e parë Pilot, – shkolla Kosova në Tiranë, që do të nisë programin “Shttt jam duke lexuar” e ndjekur nga 10 shkolla të tjera të kryeqytetit, ku do të zbatohet 15 minuta lexim i detyruar, 1 ditë të javës.

“Është një aksion mbarëkombëtar që shënon për sistemin tonë arsimor një komponent të rëndësishëm siç është marrëdhënia me librin dhe dijen që përcjell çdo fletë e lexuar libri”- u shpreh Ministrja Nikolla.

Lëvizja Kombëtare për Lexim ka në fokus fëmijët nga 0-14 vjeç dhe edukimin e leximit që në

5 komente në “FOTOT: Lëvizja Kombëtare për Lexim prezantohet në Tiranë, ministret Kumbaro e Nikolla shpallin programin “Shttt jam duke lexuar””

  1. lushnjari says:

    Kjo eshte shfaqja “Karnavalet e Korces” vene ne skene nga ministrja e Kulturres!
    Si nuk keni turp qe u beni thirrje njerezve te lexojne libra!
    Po pse more tutkune librat lexohen me thirrje apo me te lutura?
    Populli nuk ka buke te haje,ju i thoni lexo libra!
    Dhe keto libra qe ju reklamoni kushtojne sa buka e dy javeve poer fukarane dhe poensionistet!
    Se edhe ilacet qe marrin gjoja falas poenbsionistet jane vetem 5 % e tyre se shumicen e blejne me leke!
    Ilacet e ri imbursuara jane te gjitha afer skadimit dhe me cilesi shume te dobet qe nuk te sherojne por te vdesin!
    Edhe analizat falas i keni,por kur shkon te marresh nje analize gjaku te thone hajde pas 1 miaji,te besh nje eco,prap hajde pas nje muaji,tre besh nje pielografi te thone blije reagentin vete se nuk eshte bere tenderi akoma ne spital,por ai i shkrete kushton 60 mije leke sa gjysma e pensionit!
    A e di ministrja e Kultures se sa leke na kompeson rritjen e cmimit te bukes qeveria ne pensionisteve?
    VETEM 150 leke?
    Dhe kulmi se ky kompesim eshte bee me VKM e vitit 1994,kur qe atehere cmimi eshte rritur 10 here!
    Mire leke te na e rrite pensionin mujor nuk paska qeveria,po pse na e merr 20% te fatures se dritave,rreth 20 mije leke ne muaj?
    Kur nuk ka leke,po pse nuk na e ben falas transportin urban sic e ka gjithe Europa?
    Ja per keto gjera nuk e vret mendjen Rama se e ka tek nderimi i krye ballistit Frasheri!
    Hyyyy te shplafte mortja delenxhi tradhetar!

  2. Saimir says:

    Gjynah qe se ka than ne anglisht, biles edhe per cfare e kan shqetsuar kur ishte duke lexuar

  3. rexha 10 says:

    SHPALLNI NJE PROGRAM TJETER :DO BERTASIM SE NUKE KA ME NGREN….

  4. rexha 10 says:

    ME BARKUN BOSHE ,NUKE BEHESH NJERI I KULTURES.

  5. rexha 10 says:

    SHETTTTTTTTTTTTTTT MOSE PRISHE QETSINE ,SA E ZURI GJUMI FEMIN .NUKE FLINTE SE ISHTE PE NGRENE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje