Nga Çun Lajçi
Kisha xhirua film plot tre muaj me aktorin Qiriaqi që kurrë ma parë s’e kisha takuar. Ishim ba miq dhe na dukej se gjithë jetën kishim punua s’bashku, aq shumë u përafruam me njeni tjetrin. E takova edhe në premierë, por e pata edhe mysafir n ‘Prishtinë.
Por kurrë pritë s’e kisha, ta takoj të krrusun e tue iu dridhë kokë e kamë at shtatgjatin Gim që vërtetë ishte aristokrat. Por jeta qenka aq e pamëshirshme, sa as vet s’di çka me ju thanë.
Kishim shkuar me shfaqjen “Tartufi” n ‘Tiranë dhe pas provave, diku rreth orës 11, dola me Bajrush Mjakun n ‘oborrin e Teatrit dhe çka me pa. Agim Qiriaqi po dridhej kokë e kamë dhe mezi po lëvizte.
O Zot thash, a ky qenka ai Kolonel Bunkeri me të cilin hyra e dola tre muaj ditë dhjetëra bunkerëve anë e kand Shqipnisë tue xhirua filmin e Çashkut? Mezi me njohu. E mora ngryk nga mallëngjimi. Me fliste e nuk kuptohej. Vetëm sytë i shndrisnin nga malli që me pa.
I thash Bajrushit, a ta marrim e të shkojmë për drekë në Durrës. Me gjithë qejf me tha, veç ku ta marrim një veturë. Mos u ban merak i thash, Agimi e ka Benzin, se ka qenë të unë në Prishtinë.
Por s’e di se cili prej aktorëve të Teatrit Kombëtar mu afrua e me pëshpëriti në vesh: Kolegë, m ‘tha, shumë mirë kishe me ba nëse e merr Gimin, se gati të gjithë e kane harruar.
Fatkeqësisht, kolegët e tij ikin nga ky. Por kujdes, se ky nuk mundet me vozitë se asht me Ajzenhauer dhe do ta kesh shumë vështirë, sepse nuk e lejon kurrë me ia vozitë Benzin.
Mos u merakos i thash, se mua ma ka hatrin dhe sigurisht do t’me lejon të jem unë shoferi i tij.
Ku e ke Benzin Gimi i thash? Tue belbëzua bani me kokë në drejtim të veturës se tij. Aty e kishte, n’oborrin e Teatrit. Kishte muaj që s’kishte lëvizë nga aty. I thash, dëgjo.
Ne jemi miq të vjetër dhe tre muaj të kam vozitë me Micubishin tim t ‘vogël, a të prishet qejfi që sot të të vozis me Benzin tënd si dikur dhe bashkë me disa aktor nga Prishtina të drekojmë në plazhin e Durrësit, të hamë peshk si atëherë me polakët kur xhironim.
U mundua t’me thoshte se unë do të vozis, jo ti, por unë tu qeshë i thash: Gimi, jo se na bërtet Çashku. E kuptoj çka deshta t’i them dhe qeshi. Se gjatë xhirimeve Çashku s’kishte merak me vozitë artistët, i druhej ndonje aksidenti e pastaj vajhalli për filmin.
U futen n ‘veturë, Bajrushi mbrapa e Gimi para e unë shoferi dhe u nisa. Meqë kurrë Benz s’kisha vozitë, kisha harrua me e lëshua frenin e dorës.
Nuk e kishte si Fordi im, ai e kishte pas të kama e majt, e Agimi sa mujke i jepte me nxjerrë fjalën tue dasht me thanë shtype frenin, po kurrsesi s’i dilte fjala, e unë s’e kuptoja e vozitsha e ai i t’merumë mos po i prishet vetura diçka bërtiste.
Ma n’fund u morëm vesh dhe e shtypa frenin, por gadi u prisha me te. Bile ma kapi vollanin e deshti me dal me vozitë ai. Por ndërhyni Bajrushi dhe u qetësua. Mbërrimë të plepat, aty afër hotel Adriatikut.
Shkuam aty ku Gimi deshti dhe porositi peshk të egër e fruta deti. Pimë venë të kuqe e mua m’thoshte ti mos pi mbi nji gotë, se je shofer. Shume herë m’i puthi duart gjatë drekës.
Ke ba sevap me mua me thoshte, se prej kohës se xhirimeve këtu në plazhin e Durrësit kurrë ma s’kam qenë. Nuk rrin kush ma me mua, e lere të me gostis dikund me ndoni drekë apo darkë.
Sa e dhimbshme ishte ajo që po me tregonte aktori i madh shqiptar i qindra roleve. E mjerueshme m’u duk Shqipnia atë ditë. Të mjerueshëm edhe kolegët e mi shqiptarë. Po si iket nga nji yll filmi e Teatri për shkak të sëmundjes i thosha vetës. E ktheva në Tiranë.
Benzin prap ia parkova aty ku deshti ai. Nuk di a hyni në sallë m’e pa ‘’Tartufin’’ e kolegun Çun atë natë, sepse kur u ndamë m’tha po shkoj pak me pushua se jam i lodhun dhe m’i puthi prap duarët tue belbëzua: ma mbushe zemren plot jetë sot more kosovari im me tha.
Ajo natë futë e zezë na ndau përgjithmonë, tue ma lanë kujtimin e nji dreke e të nji filmi.
Vdiq n ‘vetmi tue iu dridhë duar e kamë. Medet që s’mujta me marrë pjesë në varrimin e tij, se fatkeqësisht isha në shesh xhirim të Guri i Zi në Shkodër, e regjisori amerikan s’ma plotësoj dëshirën kur e luta.
Nuk guxoj prej producentit me ndërpre xhirimin me tha. Unë kurrë s’e harrova drekën e fundit me Ty Agim Qiriaqi dhe Benzin tand që mbet shkret n ‘oborrin e Teatrit Kombëtar.
Qofte mire me Zotin. Ka shpetu.
I sëmurë me Ajzenahuer? Jo po me Nikson! O toç kuklle!
turp te kesh Toti !
Ore mos vallë është nga Beckenbauer i sëmurë? Dinja për sëmundjen “Alzheimer” ( alchajmer ), por për atë Ajzenhauer apo Donald Trumper akoma s’ndëgjova gjë.
Ty te lumte o zotni burre qe respekton nje njeri dhe nje aktor te mrekullueshem si Agim Qiriaqi.
Por fatekeqesisht ne shqiperi jane te rralle burrat si ty. Sepse nuk dine me as respekt as shoqni. E kane mendjen vetem e vetem te leku.
Po mujte me shkrujt me shpesh kesij artikujsh mire ke me ba. Se na asht lodh koka me poliriqenerit e ketije vendi qe as per ta vizitu te mjeku nuk e menduan ta conin Agim Qiriaqin.
Sa e dhimbshme!
Respekt per artistet tane,te gjalle apo te vdekur,por te pa politizuar . Se politika i baltos.
Kultura e nje kombi shprehet e transmetohet nepermjet gjuhes se folur e shkrimit te saj,sipas rregullave drejtshkrimore, te nevojshme per cdo popull kudo ne bote. Edhe te paret tane shqipfoles kane luftuar me cdo mjet e me sakrifica qe ne shqiptaret te kemi mudesine e te folurit e te shkruarit sa me sakte e te unifikuar. Krahas rilindasve edhe me vone ne vitet 60-70 ka patur perpjekje te vazhdueshme,pavaresisht sistemeve totalitare, qe linguistika shqiptare te perparonte me tej. Do te doja te theksoja qe ne kete fushe nje pune titanike dhe rol te madh ka luajtur Universiteti i Prishtines qe ngulmonte perhere qe gjuha shqipe te ishte pjese e cdo shqiptari kudo ne bote e ne vecanti ne Kosove. Plejada e studenteve, qe studjuan ne dege te ndryshme te ketij Univesiteti u shkolluan e nderkohe ata ishin pasqyra e shqiptarizmes nepermjet te folurit e shkrimeve me nje shqipe per t’u patur zili.Nder ta mund te permend Ibrahim Rugoven e se fundmi Fatmir Sejdiun e shume e shume te tjere. Kjo tradite e merituar shekullore, sa vjen e po zbehet. Kjo vjen se ne Shqiperi e Kosove vecanerisht ne kete cerek shekulli, me ndryshimet pozitive te formacioneve shoqerore ne drejtim te dy vendeve shihet perparesia kush e kush te zoteroje ne politike, kete te ardhura materiale duke lene pas dore kulturen e cila eshte e domosdoshme per vende qe desherojne transformime demokratike. Pasojat jane teper renda. Sot udheheqes apo menaxhues, ne cdo qelize te aparatit drejtues te vendit duhet te flase e te shkruaje gjuhen shqipe me rregulla drejtshkimore, e nderkohe te beje politike e nepermjet saj te marre cdo nderim apo perfitim.Kjo do te ndikonte hap pas hapi ne tere piramiden shteterore e median audiovizive e te shkruar.
Dy fjale per autorin e shkrimit Cun Lajcin.Ky shkrim eshte pasqyrim i nje dashurie,respekti e mirenjohje per aktorin e madh Agim Qirjaqi.Vleresimi,ngrohtesia e sinqeriteti i autorit ne kete shkrim do te mbetet perhere ne mendjet e shqiptareve dhe si i tille, po te shkruhej me rregullat qe ka gjuha shqipe (drejtshkrim) do te pelqehej e vleresohej nga cdo shqiptar i kulturuar.
Uroj me zemer qe, pasqyrimi i ngjarjeve, ndodhive e cdo perkujtim ne fushen e letrave, te jete ne gjuhen shqipe te bukur, ashtu si e meritojme………….R.S.
aktor i madh
O katunari I kosoves ju doni viza te vini be Shqiperi .Agim Qirjazi nuk ngeli asnjehere I vetmuar dhe qe ta shpetoje ti me nje dreke o suxhuk anadolli.Menyra dhe fjalori qe perdor te portretizosh nje nga ikonat e artit Shqiptar,eshtee denje vetem per katundin tuaj anadollak.Po ku e kupton ti kujdesen per finese kur trajton nje figure te tille.Ty tallavaja dhe suxhuk te kane krijuar .Po kush I le juve te shkruaj ketu o injorant I suarekes .Na e shpife gazete tema me histori banale
Or ti i suxhukut. Zoteria meriton nje Faleminderit per mirenjohjen dhe respektin qe tregoi ndaj Gim Qirjaqit.
Suxhuku eshte nje gomar qe nuk merr vesh gje. Nuk ke me ke flet..lere ne budallekun e tij..injorant i pa shprese !
Pisheze gazmore vellon hedhur ke
Ti zbardhi qerpiket debora e re..
Suxhuk kujdes e paske gojen zeher.Po ta njihte Cunin nuk do flisje kshu.E braktisen se tani kane ngele aktore dublimesh e portokallie me leke plot e pa zemer…bejne sikur u dhimbse muret e teatrit…respekte Cun Lajci
Hajt mo se PEDERAST ka qene ky ../ Nejse dheu i lehte edhe per kete
Sikur ta dije se sa idiot je do te vlente shum.
Po ta kishte future ty nuk do ndjeheshe fare por mess duket nuk time paska hedhur qyrret prandaj shyqyr tu dha dhe rasti te deklarosh ketu qe pederastin je ti legen burrec.
permbajtja ka me shum rendesi
O suxhuku me morra. Cun Lajcin nuk e njifke se nuk te lene morrat qe te hane per koke.Respekt Cun Lajcit.
Keto artistat e kosoves si thuan ata ,asnjeri nuk di te flase dhe te shkruaj shqipen standarte.Te krejte jane me shkollen e Qajtores.Kane disa seriale,turpi i kombit,te vjellesh kur i ndegjone….
Perse shqiptari duhet te ofendoje shqiptarin,kosoven? Suxhuk haram kete dhe.
Te cuditshem jemi ne shqiptaret e Shqiperise. Duam te bejme ligjin per gjithcka , madje edhe ne gjuhen e nenes , kur vete nuk e dime sec eshte ligji.
Gjuha qe shkruan dhe flet autori eshte gjuha e vendit te tij. Mos duhet te studioje ne Universitetin e Tiranes qe te flase e shkruaj si ne?
A nuk do te ishte me e arsyeshme qe prane cdo redaksie te gazetes te kishte nje redaktor , qe me lejen e autorit , gjithmone, dhe vetem me lejen e tij, (te vendoset si rregull kudo qe te mos krijohen perplasje , hatermbetje etj.) e te bente redaktimin e duhur te cdo artikulli?
Ne fakt eshte hera e pare qe degjoj emrin e ketij aktori kosovat (te me falni), .Por ajo qe vleresoj une eshte se ai shkruan nga zemra dhe vepron me zemer si ne rastin me Agimin. Kjo besoj i jep atij noten maksimale. Komentet negative me mllefe jane turp i atyre qe i shkruajne.
KJO MENYRE TE SHKRUARI PER AGIMIN ESHTE PA DYSHIM NGA ME MEDIOKRET DERI ME TANI .AUTORI KA DASH ME THENE CFAR KA BERE AI PER GIMIN POR GIMIN CDO NJERI NE SHQIPERI E RESPEKTONTE EDHE NE ATE KOHE EDHE TANI …POR KOSOVARET GJITHMONE KERKOJNE TE PERFITOJNE NE EMER TE VELLAZNISE,KOMBIT,ARTISTEVE ETJ…PER INTERES TE TYRE . TURP PER KETA LLOJ NJERZISH QE PER SA KOHE JA KANE NEVOJEN SHQIPERISE BEHEN PATRIOT DHE SA MBAROJNE HALLIN E TYRE SKUJTOHEN, ME POR FILLOJNE E SHAJNE PER SHQIPTARET E SHQIPERISE ….
PS: KJO VLEN PER VETEM ATA TE KETIJ LLOJI..!!!!