Tronditet Partizani para derbit, arrestohet kapiteni Alban Hoxha

25 Nëntor 2018, 17:53Sport TEMA

Një lajm tronditës vjen në kampin e Partizanit, pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, që “demat” luajnë ndaj Tiranës.

Është portieri i ekipit, Alban Hoxha, që është arrestuar ditën e sotme nga policia, për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit, dhe “Panorama” mëson se ai gjendet në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Vetë 31-vjeçari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës.

Tashmë mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo çështje në lidhje me gardianin e “demave”, që vetëm 2 ditë më parë festoi ditëlindjen, nëse do të jetë i gatshëm për Gegën në derbi.

2 komente në “Tronditet Partizani para derbit, arrestohet kapiteni Alban Hoxha”

  1. epo kjo bela says:

    nuk ka nevoje per paraburgime, hiq patenten, veri nje gjobe, gjithshka ne gjendje te lire, i ka bere rutine perendimi keto gjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje