FOTOT: Fillon shpërngulja e familjeve të para të “Astirit”, në banesat sociale. Nis prishja e ndërtesave

26 Nëntor 2018, 19:11Sociale TEMA
FOTOT: Fillon shpërngulja e familjeve të para të

Banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i “Unazës së Madhe”, kanë filluar të lirojnë banesat që do të prishen, për t’u shpërngulur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Sot janë shpërngulur dy familjet e para, ndërsa në ditët në vijim pritet që të shpërngulen edhe familje të tjera.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi banorët që preken nga ndërtimi i “Unazës së Madhe” që të aplikojnë pranë njësive të tyre administrative për të përfituar banesa sociale.

“Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje.

Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë.

Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin.

Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale”, tha ai.

Ndërkohë, në terren ka nisur edhe prishja e banesave të para.

Raportohet se janë prishur dy banesat e para, për t’i hapur kështu rrugë prishjes së ndërtesave të tjera dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë mundur realizimin e projekti që do zhvillojë, jo vetëm gjithë zonën e Astirit, por do të sjellë dhe një çlirim të trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranë.

Vet kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të vazhdueshme banorëve të zonës së Astirit që të distancohen nga përdorimi politik që po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet e saja sociale.

Veliaj ka bërë të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale. Gjatë ditës së sotme ai inspektoi disa nga banesat sociale në Shkozë të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së Astirit.(TemA)

4 komente në “FOTOT: Fillon shpërngulja e familjeve të para të “Astirit”, në banesat sociale. Nis prishja e ndërtesave”

  1. SS says:

    ORE IDJOT E KALUAR IDJOTIT PO LUAN ME PARATE E POPULLIT PER VOTAT E TUA KU E GJEN TE DREJTEN QE ATYRE QE GRABITEN TOKEN E NDERTUAN PA LEJE TUA JAPESH NGA PARATE TONA ….??????COHUNI O POPULL DHE BJERUNI KETYRE POLIBATAKCINJVER TE DEMOKARRCISE …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Altini says:

    ?Duhen ndihmuar.

  3. tahipi says:

    SS o rrote gari banesa sociale eshte me pagese mujore o pallosh o mjere ti . kujt ti cohemi o lafshe ?? po i paguajne ata banesat . aplikon dhe perfiton o hajdar , ndodh kudo ne europe !!!

  4. Atdheu says:

    Nuk e kaloni “Unazen” edhe nga shtepia ime.?? Eshte pak larg, por beni si te beni, kalojeni dhe andej?. Megjithate bravo.????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje