Sita e re për pasurinë: 7 mijë zyrtarë, rideklarim nga e para

26 Nëntor 2018, 18:02Politika TEMA

Mbi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve do të duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta, në rast se një propozim i ri ligjor për kontrollin e pasurive, miratohet në Kuvend.

Sipas këtij propozimi, të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe subjekte të tjera duhet të japin të dhënat e ministrave, deputetëve dhe të zyrtarëve dhe të familjarëve për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Një projektligj i depozituar nga deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati parashikon detyrimin që bankat e nivelit të dytë t’i japin inspektorëve të ILDKPKI-së të dhënat mbi transaksionet dhe llogaritë bankare.

Një tjetër ndryshim është kalimi i procesit të deklarimit nga plotësimi i formularit me shkrim dore në atë elektronik.

Ky proces parashikon kohë dhe e detyron ILDKPKI-në ta realizojë brenda dy vitesh. Deputetja e PS-së, Ferhati shpjegon për Gazetën SI se ky institucion do të realizojë fillimisht procesin vitin e ardhshëm me projekt pilot, ndërsa në vitin 2020 pritet të jetë gati.

Për shkak të sistemit online është përcaktuar që mbi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta.

Subjekt i këtij ligji janë mbi 7 mijë zyrtarë të shtetit ku përfshihen që nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat; Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil.

Gjithashtu përfshihen edhe të zgjedhurit lokalë, kryebashkiakë, prefektët dhe drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror; prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve; drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore.

1 komente në “Sita e re për pasurinë: 7 mijë zyrtarë, rideklarim nga e para”

  1. Spartak VERDHA says:

    Mosni bre .
    Nuk ka nevojë hiç me fillu me mbledh të dhëna që tani .
    Kuvendi , deputetët dhe kushdo Institucion Ndërkombëtar ( Komisioni i Venecias , BE e OSBE ) apo shtet mik e partner , duhet të kontribuojnë dhe përqëndrohen në miratimin vetëm të një NENI shtesë për VETTINGUN dhe u kry puna , s’ka nevojë për ma shumë .
    NENI shtesë :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet , përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë asnjëri NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    S’ka nevojë me i gjëmu mbrapa .
    Kjo DEKLARATE ( me NENI-n e RI Shtesë të stampuar , pas MIRATIMIT të TIJ do i bojë me fol me vehte e mos me i zonë gjumi fare të gjithë pa përjashtim .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet . Limonatë-VETTING .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje