VIDEO: Hapet gropa gjigande në rrugë, uji përpin makinën

26 Nëntor 2018, 10:58Lifestyle TEMA

Një makinë që po kalonte përmes Via Pontina, në rajonin e Lazios në Itali është përpirë nga uji, pasi një pjesë e asfaltit ka rrëshqitur duke krijuar një krater të madh.

Sipas autoriteteve italiane, toka ka rrëshqitur nga moti i keq.

Edhe pse zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, një person që besohet të jetë drejtuesi i mjetit, është zhdukur dhe vijojnë kërkimet për të.

Sipas dëshmitarëve  drejtuesi i mjetit është “gëlltitur” nga humnera dhe u zvarrit nga uji, por zjarrfikësit nuk e gjetën trupin, pasi vetura është rikuperuar por është bosh.

Në zonë po kontrollohet edhe nga policia e trafikut në bashkëpunim me karabinierët për të gjetur të zhdukurin.

Provinca Latina është veçanërisht e prekur nga vala e motit të keq dhe janë përmbytur zona si Sabaudia, ndërsa edhe në Terracina po kërkohet një i humbur.

Intervento dei #vigilidelfuoco per una voragine sulla via #Pontina in località San Vito di #SanFeliceCirceo (LT). Coinvolta un’autovettura, in corso ricerche dei #vigilidelfuoco per la presenza di possibili dispersi #25nov 8:00 pic.twitter.com/Yfj2QuBvLd

— Vigili del Fuoco (@emergenzavvf) November 25, 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje