VIDEO: Turisti përjeton çaste tmerri në ajër, instruktori harroi ta lidhte me rripat e sigurisë

27 Nëntor 2018, 11:15Lifestyle TEMA

Një burrë amerikan përjetoi çaste tmerri kur vendosi provonte një fluturim me parashutë gjatë pushimeve në Zvicër. 

Kjo pasi instruktori i tij nuk kishte arritur të kapte atë me rripat e sigurisë e për pasojë turisti , Chris Gursky rrezikoi jetën pasi mund të binte nga lartësia. 

Video tregon momentin kur Gursky ishte i detyruar të kalonte minuta dëshpërimi, ndërkohë që instruktori që kontrollonte pajisjen, dhe u përpoq të gjente një vend të sigurt për tu ulur në tokë. 

Dhe ndërsa instruktori luftonte për të gjetur një vend të sigurt në tokë, Gursky filloi të humbasë kontrollin e tij. 

Por në një moment, Gursky duket se po humbiste forcën. 

Duke u varur poshtë pajisjes, ai u kap fort në këmbën e instruktorit, pasi çifti bëri uljen e tyre përfundimtare. 

Pasi gjetën një vend të sigurt, Gursky ra në tokë dhe pësoi një thyerje të fragmentuar në dorë.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje