Nga Edmond Arizaj
Te vetmit qe kane frike se mos shqetesojne kend nese shprehin hapur deshiren per kombin dhe shtetin e tyre jane shqiptaret. Aq shume na eshte imponuar si dashakeqe dhe aq thelle ia kemi imponuar vetes te mos menduarit e shprehurit per nje Shqiperi normale, sa ato pak here qe shfaqet si term, duket si thyerje e utopise.
Shqiperia normale, ajo qe te tjeret e quajne Shqiperia e madhe, teorikisht dhe praktikiaht duhet te ishte ushqimi per cdo femije, adoleshent, te rritur dhe te vdekur qe ka kombesi shqiptare. Nese Shqiperine normale e marrim si nje trup, kjo e sotmja eshte nje cung, i mungojne kembet qe i ka ne Greqi, krahet ne Maqedoni e Mal te Zi, dhe koka, Kosova.
Pse e kemi pra kaq te veshtire, te flasim, te shkruajme, te bejme platforma akademike, mbeshtetur sidomos ne luften dhe punen e rilindasve dhe politikaneve tane te dikurshem, apo me sakte politikaneve-luftetare?
Ne trembemi se mos bezdisim ndokend ne Europe, apo ndonje mik ne SHBA, se mos shkaktojme cunam ne Serbi e Greqi, me deshiren tone, per te pare gjithe shqiptaret nen nje shtet e nen nje flamur, e nen nje qeveri, e me te njejta te drejta, e me korrupsion e padrejtesi te njejta.
Por nga ana tjeter, Greqia nuk e ka aspak problem te luftoje per idene e madhe te saj, madje te kerkoje varre dhe heronj brenda “Vorio Epirit” qe ne 100 vitet qe do te vijne, pasardhesit e tyre te bejne fakt ate qe eshte shkruar si ide. As serbet nuk kane pasur problem e as e kane, te kerkojne Dardanine si pjese e Serbise, madje te luftojne fort per te.
Te vetmit zeshuar, jane shqiptaret, ata qe drejtojne zerin publik. Une jam shume kurreshtar te di, cfare rreziku i kercenohet shqiptareve, Shqiperise, apo Kosoves, nese njerezit shprehen per nje Shqiperi normale; c’e keqe me shume se ckemi bere vete mund te vije nga pertej Ballkanit?! Jam shume kurreshtar te di, ku e ka burimin teza e “kombit kosovar”?!
Jam kurreshtar te di, pse jemi tolerante me Greqine kur thote “S’ka ceshtje came”, dhe jemi pothuaj inekzistente kur thote “Ka ceshtje te Vorio Epirit”?! Sigurisht qe as Shqiperia e as Kosova nuk mund te bejne shume me nje ekonomi gjithmone me syte nga te tjeret, e me nje ushtri qe krahasuar me fqinjet, eshte per te qare.
Ndoshta ne diplomaci jane duke bere dicka, apo po prishin shumecka, kete nuk e dime. Por ama, nese zyrtaret mund te tregohen te kujdesshem sepse dine me shume dhe u thone me shume, e dine dhe gjendjen me mire, zerat publike, mbeshtetur edhe nga zyrtaret e te gjithe kraheve, nuk kane pse te mos jene katalizatore te deshires se fjetur shqiptare. Apo me keq akoma, te jene frenues te saj.
Nese do kisha mundesi do te kerkoja nga cdo person qe ka ze publik ne Shqiperi, Kosove e me tutje, te shprehej qarte, pa levizje beli, e do nje Shqiperi normale, apo jo? Madje edhe politikanet do ishte mire te shpreheshin. Duhet ta dime. E kemi te nevojshme ta dime. Sepse e kemi te nevojshme te ndertojme strategjite tona perballe atyre qe kane ndertuar te tjeret. Do jemi bashke perballe tyre, apo do jemi vec e vec.
E mbi te gjitha na duhet te evidentojme gjembat qe shpojne deshirat e shqiptareve te gjalle e te vdekur, ne Shqiperi e Kosove, ne emer vec te interesave qe ata i dine vete, por qe nuk jane interesat e Shqiperise normale. Eshte kaq e thjeshte: Duam apo s’duam te jemi ndonjehere normale.
Nuk ka rendesi koha, ka rendesi te vrasim friken, dhe sidomos te vrasim idete idiote se Shqiperia nuk ka nevoje per Kosoven, apo anasjelltas, qe po mbillen pa u lodhur ne politike, ne sport, ne art, e kudo. Shqiperia dhe Kosova duhet te jene perhere kurriz me kurriz duke luftuar per njera tjetren.
Bravo! Respekte!
Rrofte Shqiperia Etnike me Kosove, Cameri, Plave, Lugine, Diber, Tetove e Struge!
Po Edmond, keni të drejtë! Serbia bën si e çakërdisur mendsh kur dëgjon fjalën “bashkim”, sepse ende ka shpresë që në një konnjukturë të re politike të mund ta ripushtojë. Greqia tromakset sepse një Shqipëri më e madhe pengon përfundimisht marrëzitë e saj vorioepirote, ndaj kështu, mut të vegjël siç jemi dhe të përçarë na dëshiron.
Ju lumt vëllezër veç të bashkuar mund të bëhet realitet, gëzuar 28 Nëndorin e gjith shqiptaris.
Loja e Europes kurve vazhdon akoma…qe nga 1913 por me e kamufluar..me dipllomatike…ky eshte dhe problemi qe ne shqiptaret nuk kemi qef ta kuptojm
Respekte Edmond
E DUAM DHE DO TA DUAM!!!!! Sa ka diell mbi dhe e sa te frymoje edhe i fundmi prej nesh!
Cfare kupton me Shqiperi “normale” more Arizaj??!! Besoj ate qe deklaronte edhe Miloshevic, “ku banon nje serb eshte Serbi”, apo jo??!! Apo kjo thenie nuk eshte “normale”? Por, “normale” nuk eshte besoj, sipas teje, as “ku banon nje grek eshte Greqi”, “ku banon nje maqedonas eshte Maqedoni” e keshtu me radhe? Po, perse keto normat e “normalitetit” jane kaq te ndryshme kur flasim per “normalen” e popujve te tjere?
Jo vetem qe ti dhe te tjeret i perjashtoni te tjeret nga “normalia”, por, cuditeni perse shqiptaret “tolerojne” kaq shume!!!! Cfare duhet te bejne sipas teje? Tu mohojne cdo te drejte minoriteteve? Te bejne pastrim etnik? Keshtu ndoshta, me llogjiken tende, do te plotesohet edhe deshira jote per Shqiperi “normale”, “te paster”, “etnike”, “natyrale”, “te madhe”, etj, etj!!!
Dhe te gjitha keto i pengon “frika e shqiptareve”, sipas teje? Sigurisht se ndryshimi i kufijve e bashkimet nuk behen se dikujt apo shumices i pelqen kjo gje, more Arizaj! Eshte ligjshmeria nderkombetare ne mes, jane mardheniet reciproke me fqinjet, eshte forca e kundershtarit qe do perballesh, jane pasojat e paparashikueshme katastrofale dhe sigurisht qe “normale” eshte qe me shume mund te humbasesh se sa te fitosh!
Po te rikujtoj edhe nje here Miloshevicin per te kuptuar se ku te con cmenduria e se “madhes”, “normales”, sic thua ti!
Megjithate dua te te pyes ty dhe te tjeret si ty, kur Shqiperia dhe Kosova ka qene me “normale” se keto 15 vitet e fundit?
Mos valle nen sundimin osman qe nuk egzistonte as komb e as shtet i shqiptareve? Apo mos valle nen pushtimin disa mujor nazist nen bresherite e luftes? Ate quan ti “normale”??!!
Nuk e di, por, keto zhurma me endrra shoviniste te “rilindasve” te sotem ngjasojne teresisht me invazoret e periudhes “Dark Ages”, diku 12 shekuj perpara rilindasve te vertete!
E pra, Arizaj, “normale” eshte te jeni njerez te civilizuar dhe jo barbare, ajo eshte thelbesorja!
Sikur te jena shqiperi e madhe :
1 : Serbia nuk do thoshte me kosova esht serbi po do thoshte ckemi miq te dashur sikur europa e amerika .
2 : Greqia nuk do thote qe ushtria greje nuk e njeh kufirin me shqiperine po do mbyllte gojen .
3 : Nuk do ekzisote ne ceshtja e verio epirit .
4 : Ushtria do krahasohej me ushtrite europjane .
5 : Te gjith shqipetaret nuk do merrnin rrugen per europ por do rrinin ne shqiperi dhe do ta ndertonin ate sikur europa.
6 : Do kishim dhe kompanite tona shqip se na cmenen mallrat kineze e turke italjane angleze etj.
7 : Nuk do ishim me azilant e vjedhazak rrugeve te europes po do rrinim ne shtepite tona .
8 : Do kishim dhe ne nje transport te zhvillur jo si sot pa aviona pa anije,autobuza,trama,metroja etj .
9 : Nuk do merrnim urdhra nga te tjeret po do u jepnim .
10 : Dhe ne fund te fundit do e quanim veten shqipetar jo si sot njeri kosovar tjetri maqedonas , grek , malazez , serb , europjan etj .
11 : Nuk do ja kishim friken ndonje fqinju edhe po te gerkonte hesape do i lashim deri ne palc .
12 : Ne qoftese Greqia e Serbia gerkonin luft ne nuk do e mbaronim pa shkuar deri ne Athine apo Beograd , Edhe do i shikonin flamujt shqipetar duke u valvitur do ju ikte truri .
13 : dhe gezuar te gjith shqipetarve 28 – 29 nentorin kudo qe ndodhen ju respektoj nga zermra .
Ju lumt,me respekt.
Bravo!
Sa per kete Klizmaksin as mos e rruani fare, se eshte tere kohen me diarre!