Nacionalizmi xanxar i shqiptarëve dhe Europa e shurdhët

26 Nëntor 2018, 16:22Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Dy ditë më parë qeveria gjermane njoftoi se i ka akorduar Shqipërisë 164 milion euro për dy vitet e ardhshme, me qëllim që të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe disa projekte konkrete rajonale.

Kjo shumë jo e vogël parash ra në sy dhe pati jehonë në media, megjithëse mesa u pa sot në mbledhjen e qeverive shqiptare e kosovare, nuk e ka bindur deri në fund shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi se “miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëdhelin në një formë të papranueshme”.

Duke hequr një paralele me Beogradin, Rama lëshoi një tiradë kritikash ndaj europianëve, një gjest i përsëritur ky në vitet e fundit, kur kryeministri shqiptar ka kritikuar Brukselin për hezitimin në heqjen e regjimit të vizave ndaj Prishtinës, por edhe ndaj sjelljes europiane në përgjithësi ndaj shqiptarëve.

Ky nacionalizëm verbal që fokusohet tek kundërvënia shqiptaro-serbe (ne na mbani me shpresa ata i përkëdhelni), nuk ka ndonjë bazë çfarëdo në atë që është gjendja e marrëdhënieve sot mes BE dhe palëve në fjalë në Ballkanin Perëndimor. Rama e di fort mirë se europianët dhe amerikanët hodhën bomba ndaj serbëve në njërën anë, duke u investuar skajshëm për krijimin e të dytit shtet shqiptar në gadishullin tonë në anën tjetër. Përkëdhelia, siç shihet, qëndron kryekëput në krahun tjetër! Ky realitet historik mund të neglizhohet e harrohet kudo, përveçse në një tryezë të përbashkët shqiptarësh, siç është mbledhja e dy qeverive!

Karta e Europës ka sot valenca të ndryshme mes shqiptarëve. Ende një element me peshë në realitetin kosovar, kryesisht për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në zonën Shengen, kjo kartë ka ardhur duke e mpakur rëndësinë e saj në mjedisin politik e social të Shqipërisë. Kryeministri Rama e di këtë rrethanë dhe ndaj i mëshon pa gajle fjalorit të ashpër ndaj Brukselit. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë nuk është më as një armë elektorale dhe as një “heshtë” fatale në meidanin politik të Tiranës. Ka kohë që jemi mësuar me burokratizimin dhe ngadalësinë e një procesi që pakkush nga shqiptarët e thjeshtë e kuptojnë.

Megjithatë, kur fjala vjen për të treguar dhëmbët në mënyrë të ashpër, duhet bërë edhe llogaria e thjeshtë e asaj që fitohet në rrafshin e marrëdhënieve konkrete me vendet e BE. Bashkimi Europian e ka treguar më shumë se një herë se nuk influencohet nga sulmet verbale të vendeve të vogla që presin rradhën për të kaluar derën e anëtarësimit. Raporti i thjeshtë i punëve na thotë se jemi ne që aplikojnë dhe ata që vulosin.

Në anën tjetër, e ky duket pikërisht rasti i mbledhjes së sotme, si Rama ashtu edhe Hardinaj e Thaçi e dinë se përballja verbale në distancë me Serbinë dhe ngrysja e vetullave ndaj Europës është përherë një gjest i vogël dhe i lavdërueshëm heroizmi lokal, në sytë e shtetasve të dy vendeve. Ngritja e taksës doganore me Serbinë në njërën anë dhe heqja totale e këtij detyrimi mes Tiranës dhe Prishtinës, duket sikur i ka tërhequr dy kryeministrat drejt një gjuhe më të ashpër e foklorike. Një detaj që Rama, këto kohë të turbullta me protesta informalësh dhe bojkot opozite, duket se e ka marrë seriozisht në llogari.

I vetmi dyshim i kësaj taktike të lavdërueshme në planin e brendshëm, është që dikush në BE të marrë mundimin për t’i lexuar deri në fund “buletinet e lajmeve” që vijnë çdo ditë nga Ballkani. Dhe të na e fusë dikur në faturë edhe këtë sjelljen tonë xanxare.(javanews)

15 komente në “Nacionalizmi xanxar i shqiptarëve dhe Europa e shurdhët”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nuk ka njeanshmeri apo shurdhim nga evropianet ka vec PAFYTYRESI sunitesh dhe te tredhurish[atheoi]…………….

  2. Arton says:

    Juve analistet qendroni mbi masat. Jeni tr zgjuar dhe shikoni pertej horizontit dhe keni imunitet nga virusi i nacionalitetit. Harroni qe jeni sahanlepirsat dylbere dhe baxhellat e politikaneve. Dordoleca wireless.

  3. Albann says:

    What the fuck ….S guxon njeriu te thote te verteten se e mbytin.

  4. F.Doda says:

    Pse tregohesh kaq karagjoz dhe hipokrit. Ose nuk ke inteligjencen e nevojshme per te menkuptuar ate qe Kryeministri deklaroj. Kush te tha ty qe Gjermania perfaqeson te gjithe Europen. Pse, ti nuk je dakort qe shume qarqe politik berese te disa shteteve anetare te europes punojne ne kahun e kundert te Shqiptareve. Te duket e drejte ty mos korrektesa per ti hapur driten jeshile Kosoves per heqjen e vizave. Sa te pa ftyre qe jeni more …..

  5. Pa emer por patriot says:

    Edi Rama po kethehet nga nje politikan ekliktik ne politikan llafazan. Para pak kohe na leshoi nje amalgam fjalesh te quajtur shkrim patriotik, por qe ne thelb ishte nje shkrim konfjuz dhe shume kontraversal. Duke qene perfaqesues i te majtes shqiptare leshoi urdher shteterore per te nderuar eshtrat e Mihtat Frasherit. Nuk u nis nga vepra e Mihtatit si kryetar i Ballit Kombetar, por nga fjalet patriotike te tij. Nuk u la vend as te djatheve, te cileve u takonte kjo ceremoni, por as gazetareve dhe historianeve te flisnin per Mihtatin. Nga ana tjeter duke haruar qe Shqiperia konsiderohet pjesetare e Aleances ne Luften e Dyte Boterore, fale luftes partizane, nepermjet rihabilitimit te Ballit Kombetar si perfaqesues i koloboracionisteve i fut nje thike mbas shpine Evropes dhe Amerikes. Mendoni se cdo te ndodhte qe gjera te tilla te ndodhin ne Evrope apo Amerijke. Por ne nuk jemi as ne Evrope dhe as ne Amerike. Ne jemi ne “neverlend” dhe vendi yne quhet Albanistan, ku udheheqesit tane nuk duan tja dine as per Evropen dhe as per Ameriken. Te njejten gje po ben Rama edhe me keto fjalimet e fundit “patriotike”. Rama po te kishte tru, le ta bente ate qe synon. Rama po te kish tru dhe bindje nuk ka pse flet botes per planet tona te bashkimit kur koha nuk eshte akoma per keto fjalime. Koha eshte per te bashkuar Kosoven dhe Shqiperine nepermjet veprave dhe jo fjaleve. Ca gjera te vogla jane bere, por kryesorja eshte qe Rama te kish bere shtet ne Shqiperi. U be kaq kohe dhe ne presim qe hajditet, kriminelet, spiunet te ishin ne burg dhe shikojme Ramen qe po lufton me Evropen jashte Shqiperise dhe me “shpellaret” brenda Shqiperise. Lufta kunder Evropes eshte lufta e gjelit pa koke dhe ajo brenda Shqiperise eshte lufta kontraversale, se kush ka te drejte. Qe te mos zgjatem, Rames i mungon vizioni i te berit shtet. Nuk eshte as i majte dhe as i djathte. Ai eshte nje ekliktik llafazan qe kohet e fundit po kethehet kundra interesave te Shqiperise. Vet thenia e tij qe politika eshte shah e bie ate ne nivelin e komedise se komunizmit “Jeta eshte llogari Olimbi!” …..

  6. aleko says:

    Po po e pranojme qe Evropa ndikoi dhe ndimoi ne formimin e nje shteti tjeter shqipetare , te coptuar po nga evropa ne koferencen e Londres, Pyetja eshte cdo bejne me kete shtet,apo gjysem shtet sic thot kryeministri, sepse deri tani pervec izolimit si te kosoves per viza dhe te shqiperise per negociata ne kushtet kur te dy vendet I plotsuan 100 perqind detryrat kryesore qe moren nga BE jane te permbushura..Pyetja eshte pse nje qendrim I tille nga BE ,dhe vetem ndaj shqipetareve?..kame pershtypjen se ata nuk e kane serjozisht me ne , por kerkojne vec te na mbajne ne uje te ngrohete.Eshte e pabesushme se si nje bashkesi e tile evropiane , nderkohe qe gjithe zyrtaret kryesor te saj vjijne ne Tirane dhe na bejne levdata qe per mua kur I shikon ne kontekstin me te gjere dhe se cfare efekti kane keto levdata mbi qasjen tone drejt BE, mund te quhen pa frike qesharake , cinike dhe ofenduse per nje popull qe ne shumic dermuse kerkon integrimin e tij ne Evrope..Ata as me pak e as me shume e quajne shqiperine , si kyci I ruajtjes se stabilitetit ne rajon….Thua e kane serjozisht?? nuk e besoj…Po pse ahere na kerkojne aq shume nga nje vend qe ka aq rol ne stabilitetin e ballkanit , krahasuar me fqinjet tane qe duket sheshit se as e kane e as e duan kete rol?..Shqipetaret duhet ta analizojne mire kete fakt te trishtushem dhe ta denoncojne ate madje dhe te marrin masat e duhura per tju kundervene me ato mundesi ekonomike , politike dhe diplomatike qe kane…kete po bene sot dhe qeveria e shqiperise dhe e kosoves dhe mire bejne..

  7. Mare Nostrum says:

    Shume dakord me ato qe thote autori, qe per mendimin tim eshte analisti me i mire sot per sot. Ishin Europa dhe Amerika qe bene te mundur pavaresine e Kosoves dhe kete e bene duke bombarduar nje kryeqytet europian, por nuk besoj se Europa dhe Amerika bene te mundur pavaresine e Kosoves per ta lene nje shtet gjysmak qe nuk eshte i afte te marre vendime per veten e tij. Po behen njezet vjet qe nga lufta e Kosoves dhe ky vend nuk mund te vazhdoje perjetesisht me kushtezimet dhe pengesat sistematike te Serbise. Enough is enough!

    1. Deti Jon(é) says:

      Mjaft eshte mjaft,por duhet te presim edhe nja 40 vjete te tjera sepse…na çliruan Kosoven dhe na merzitet Skenderi me buzhalen .

  8. syri says:

    Vetem sa per dijeni nuk mund te jesh pa emer dhe patriot! Shume njeres nuk e kane te qarte Pariotizmin me nacionalizmin! Nuk mund te jene shqiptaret nacionaliste! Eshte jashte realitetit! Eshte ndonje si Saliu qe i hypi vetja ne qejf dhe foli per Albanofobine, qe e ngateroi me nacionalizmint e fshehur! Prandaj ne dy vitet e fundit te tij nuk e ftoi me njeri jashte Shqiperise!

  9. Ergys says:

    Thoni cfare te doni por sot Edi Rama tha nje te vertete te madhe per Evropen.Ka 20 vjet dhe akoma vellezerit tane shqiptare ne Kosove nuk munden te levizin te lire.Ka nje mungese te theksuar konsiderate per kombin tone ne politikberjen e Evropes.Sa me te drejtperdrejt duhet sjellur me ata qe akoma sot jane pergjegjes per coptimin e troheve shqiptare.Ne ishim vend i pushtuar nga Turqia.Perse duhet te ba coptonin trohet tona ne favor te fqinjeve???

  10. Une says:

    Sikur te dije o Kikia nja dy rreshta nga kushtetuta e e.u-se,nuk do ishe shprehur kaq iiidjoooteeesishtttt.
    Sic thote kushtetuta more zoteri,e.u-ja ka parim primar te drejtat e njeriut dhe nuk thote ne asnje rresht qe te drejtat varen nga politika.
    Ka shume per te shkruar por:
    Si nuk u beme nje here nje,si drejtusit,si politikanet,si gazetaret,si opinjon-bersit?
    Po nje here te vetme ore,nje here!
    Nje here te mblidheni dhe te thoni:
    Po jemi dakort!!?
    Edhe per vizat do bejme bythelepirje?????
    Edhe per vizat te duket tyja nacionalizem?!
    Ju shkruani sikur nuk jetoni ne kete bote.
    Ore,kini gjak ju? Kini tru? Kini ndnjenja njerzore?
    As qenet e terbuar nuk do kishin kete sjellje ndaj njerzve,e jo me nje shqiptar kunder njerzve te tij.
    Po kaq shume idotizen ne kete vend moreee?!

  11. katarakti says:

    Kesaj rradhe ia ke futur fare kot o Minxhozi. Komenti i Alekos eshte shume me me vlere se shkrimi yt. Si gjithe manipuluesit e opinionit shqiptar edhe ti na tregon perralla per 164 milione eurot qe Gjermania po i jepka Shqiperise! Ky eshte kulmi. Fajdexhiu te jep para me interes dhe ben njekohesisht te mirin e botes. Madje do qe ta duartrokasesh! Aq me shume qe keto para, sipas marreveshjes, do te perdoren nga firmat gjermane ne realizimin e projekteve ne Shqiperi. Pra do kthehen prape ne Gjermani + interesat! Nejse. Persa i takon retorikes se Rames ndaj Europes ajo eshte plotesisht llogjike. Shqiperia, ne rastin me te mire, mund te aneteresohet ne BE, vetem pas vitit 2030. Dhe me kete nacionalizem dhe antimyslimanizem qe ka filluar te perhapet ne Europe, as atehere nuk eshte e sigurt. Deri atehere duhet menduar per afrimin kombetar. Greket i tundin kembet Shqiperise, serbet Kosoves! Atehere a nuk eshte me mire te bashkohemi qe te jemi me te forte?! Bashkim gradual dhe hap pas hapi, natyrisht. Se boll beme rolin e lypesit.

  12. une 1 says:

    …. ore i dashur komentues nuk eshte kikia eshte tjeter! Shok i masturbuesit Kol Balla!

  13. enter"" says:

    Nacionalizmi I shemtuar I shqiptareve….gje e peshtire

  14. meta says:

    Analist, qenke amater. Na fletë ti për 164 milion eu nga gjermania. Greko arabët marrin ca 2,5 miliard eu në vit nga BE dhe prapë ju kërkojin gjermanëve dëmshpërblin për luftën e 2-të botërore. Sa naiv na qenke. Ke pyetur veten se si po mbijeton shteti sllavé Maqedon. Me ekonomi vetanake, bulllshit. Po Serbia?!. Cfarë mendon ti se parat që futen nga BE në Serbi e Maqedoni e Mal t’Zi do të publkohen nga qeveria gjermane,franceze e italiane për shtetasit e tyre? I vetmi vend është Shqipëria që ndihmohet me shuma qesharake, pastaj Kosova dhe Bosnja.
    Analist, analizo por duhet të kesh material e informata. Harro që Europa ka cliru Kosovën. Êshtë kryekput investim amerikane ku Evropa u detyru të luaj sipas kavallit amerikan. Evropa do të dilte e kënaqur me një ujdi me Millosheviqin për ndarjen e Kosovës ( 1/3 e territorit ) dhe me këtë izolimin e shqipëtarëve ( që shkon drejtë asimilimit të tyre – ikja e shqipëtarëve drejt perendimit ). Shih sot. BE ndjek me përpikëri këtë poltikë. A mos ndoshta e kam gabim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje