Largimi i gjermanve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

23 Nëntor 2018, 09:17Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndëruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit dalin nē media komunistët dhe të përndjekurit duke debatuar nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor.

Duke mos dashur të hyj në termat pse komunistēt shqiptar dhe jugosllav zgjodhëm një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjeter, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanve nga Shqipëria për këto arsye:

1- Shqipëria në historinē e saj ka pasur me dhjetra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kanē qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanve nē Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmore në luftrat e tjera në raport me luftën e dytë botërore! Dihet tashmë që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore eshte genjeshtër sepse referuar arkivës apo varrezave nuk kalon numri 4.200. 

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qarte për shqiptarët:

a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…

b- qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asjaj kohe!

4- Gjermanët dhe Italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatrruan. Madje sot kryeqyteti Shqieprisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit i cili pothuajse nuk egzistonte fare në Shqipëri kur filloj lufta botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot coptimin teritorial prej Gjermanisë por ndarjen e kufijve si pasojë e luftrave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgaret …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913 pavarsisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë që të ndjekin disa shtete të tjera europiane të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!

Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarve.

Per të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!

21 komente në “Largimi i gjermanve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!”

  1. Jimi says:

    Thjesht ! Gomar me avull!?

    1. Flm says:

      Eshte tradit e hershme ne Shqiperi, qe historia te deformohet totalisht.
      ###
      Gjermanet qe ishin me ikje e siper nga Ballkani dhe nga Tirana u sulmuan pa besisht nga Fodulla, Buracak Arnaut, te cilet bene nje masaker te vertet ne Tirane.
      ###
      Historia e “clirimit” edhte nje histori Turpi.
      ###
      Po ashtu edhe “pamvaresia” nje tjeter skandal mashtrimi …. nuk dua te zgjatem shume por dua vetem te kujtoj popullit Shqipo nje intervist te Imail Qemal Turko-shakut ne gazeten Britanike “the morning post” … artikulli “Ismail Qemali besnik i peranduloris Osmane, perplaset me Italin”
      ###
      Shikojeni ne internet shqip … ja cfar thote Turku Ismail Qemal.
      …. “Si një Otoman Patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë.
      ….. Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkakaktuara nuk do të rrinë duke pritur por do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme.
      …… “Por, unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër. Unë jam aq i sigurt, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj.
      ….. respektoj dhe simpatizoj Fuqitë e Mëdha dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë ndaj Perandoris Otomane.
      …..
      ###
      Ja pra keta jane “baballaret” e kombit … ti gezoni.

      1. Martin Iden says:

        Cfare do te thote shprehja “sulm i pabese” ne nje lufte?

      2. Martin Iden says:

        Dhe e dyta, fodull dhe burracak jane pak a shume antonime….keshtu qe ndaje mendjen.

    2. Partizani says:

      Ja pra duhej Enver Hoxha ne atre kohe!
      Ne Shqiperi ka plot njerez qe duan Sulltanet,Zogollin,francezet,fashistet italiane,nazistet e Hitlerit,asfaline greke,udb jugosllave etj,etj pra i bie qe Shqiperia sikur te mos ekzistonte do ishte me mire per keta zgjebanjose pa din e pa imam!
      Ishte Enver trimi qe i bashkoi shqiptaret si dikur Skenderbeu,u tregoi vendin pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre dhe cliroi vendin!
      Shqiptari e ndjen me mire veten i shtypur dhe i shfrytezuar,prandaj dhe ky antishqiptari i poshter Spahiu duhet te digjet ne hell!

    3. Eri says:

      Te permendje Kosoven e Camerine ne kohen e Enverit te rraste ne burg. Hitleri dhe Ducja shume here me pro shqiptareve se vete Enver UDB-ja

  2. Zani Burimi says:

    Ore budallai i dreqit! Flet si sot apo si ka qene me 29 Nentor 1944? Ore kreshnik, ti je tamam bicimi se si nje trupeshk mund te behet (sic u bere dikur) nje njeri “imadh”. Hej bela e madhe se cfare na ka gjetur!
    Ore zoti redaktor, po pse i botoni te tilla zhgaravina? Turp per “TemA”!

  3. ben says:

    Zoti Spahiu-pa dyshim se Gjermania dhe Austro-Hungaria, si dhe SHBA me vone, kane qene historikisht aleatet natyrale te shqiptareve dhe me sa duket do te mbesin te tilla, por veprimi Gjermanise hitleriane qe pushtoi vendin tone, pamvaresisht nga cdo justifikim, nuk mund te quhet veprim miqesor.
    Nuk duhet te harrojme se ne u perfshime ne nje lufte qe nuk e provokuam ne, nga e cila vendi yne doli i shkaterruar totalisht. Po ashtu, aleanca apo miqesia e Gjermanise apo e shteteve te tjera qe permenda me siper nuk eshte e tille pasi ato vende kane “debulese” per shqiptaret, por thjeshte per interesat e tyre gjeo-politike. Mos te behemi sentimentale dhe te justifikojme krimet qe u bene ne kohen e luftes, pamvaresisht se ne kohen e pushtimit fashist, vendi yne perfshiu brenda kufinjve te tij edhe territore te tjera qe historikisht i perkisnin shqiptareve.

  4. Klimax says:

    Vemje e ndyre! Ky turkoshak na doli edhe filo-hitlerian!!!!!!! Prokuroria shqiptare cfare ben? Dikush qe do bente nje propagande te tille diku ne Europe do te perfundonte para drejtesise!

  5. aleko says:

    Shqipetaret nuk dolen kunder gjermanise dhe popullit gjerman , o derman , dolen si gjithe poipujt e botes kunder fashizmit qe kerkonte te sundonte boten, dhe me kete rezistence siguroi pavaresine e saj te shpallur 1912 ten ok?….Ky ishte shans per ne kur greket edhe pse e dinin mire qe Shqipetaret luftuan kunder fashizmit ne koferencen e paqes ne paris ben shume perpjekje tu vertetonin pjesmarresve ne kete koferenc se Shqipetaret kane qene bashkepunetore te fashizmit…Pse e donin kete greket besoj nuk je aq I trashe ta kuptoshe?.. Per te justifikuar veprime kunder shtetit shqipetare , dhe coptimin e tij te metejshem ne juge nga greket , ne very nga serbet..E kuptove o””” patrioti I madhe I shqiperise””..TI mendon qe nderkohe qe vete gjermania e madhe u ndeshkua per 50 vite te ishte e ndare si pale qe filloi luften dhe si pale qe e humbi ate, shqiperine me nje kembe ne varre, do ta linin pa prekur kur ne te ishim ne anen e gjermanise se asaj periudhe??? A je ne vete, o zotri!…Jo o zotri jo! ajo lufte qe ne beme, aq sa beme, e shpetoi shqiperine nga nje coptim tjetr nga serbet dhe greket..Sa per ate qe thua ti se pse ne quajme clirimin nga gjermania fashiste dhe jo nga fqinjet , kejo liri nga fqinjet , besoj e di , u sigurua me 28 nendor 1912 …

    1. ßßß says:

      Po pse komunizmi nuk kerkoi te sundonte boten? Ne cfare perrallash jetoni juve?

  6. olimpia says:

    Gjermania perandorake ne asnje rast nuk i ka perkrahur shqiptaret.Spahiu injorant ka harruar se ne 1878 ne se kater vilajetet do te kishin marre autonomine nga Turqia sot do te kishimnje Shqiperi natyrale dy here me te madhe.Por prusiani Bismark e shumezoi Shqiperine …shprehje gjeorafike.Eshte e vertete qe Austrohungaria dhe Italia bene disa perpjekje ne favor te shqiptareve por raporti ishte 4 me dy ne favor te sllavo grekeve..RUSIA,GJERMANIA,FRANCA DHE BRITANIA coptuan tokat e shqiptareve nderkohe qe SHBA nuk perzihej ne mosmarreveshjet europiane.

  7. kreshliku dhe edvina leshteriku. says:

    UN KLESHLIKU DHE ED LESHTERIKU jemi te mendimt qe 7 prillin diten kur na pushtoj italia fashiste ta bejm dit feste komtare , dit feste komtare te vem dhe diten qe hyri nazizmi ne teritorin ton , fest komtare te vem diten qe MUTAT farshri krijoi ballin dhe lidhjen me gjermanet , diten kur mbaroj lufta duhet ta shpallim zi komtare, dhe naten e bardh ta vem ne diten qe lindi strategu qe i dha vendin e duhur tradhtarve te kti vendi edvina ramen qe fle me dash pezen . se njerzit modern si kryekari jon i PSs qien me burra e bojn per snobizem per kultur.

  8. amerikani says:

    Psiko ? Me shume se kaq !

  9. Clean blood says:

    Excellent idea and well written!
    The Muslim Qemali didn’t raise the flag because he wanted to but he had to.
    Gurakuqi and Kacori were intelligent and smart, they told Qemali you raise the flag since the majority of Albanians were Muslim shit because if we do there will be a religious issue. We have never seen a good thing from Turks for 500 yrs. Italians and Germans have done more for us to be together than stupid and backward Muslim Shit who continue even today to keep us behind by building mosques all over the country.

    1. R says:

      Po pse ne anglisht ?

    2. erion says:

      shko mer pirdhu, lexo historine dhe nje here nga fillimi
      keto budallalleqe mbaji per vete, ne mendjen tende te erret gjate gjumit mundesisht.

  10. erion says:

    paj zotin pse i jepni fjalen ketij palles pseudo-ultranacionalist.
    shpifja dhe nxirja e historise sone sduhet te kaloje kaq kollaj neper gazeta!

  11. Sokol says:

    turp tema! pse botoni te tilla kafshe te nendheshme, lerni te kthehet tek ajo vrime e zeze nga ka ardhur
    palle!

  12. K. M. Tusi says:

    E dhjeu Rama me Mut’thatin, doli dhe ky muti i njome, Kreshnik Turku. Plasi gjirizi te gazeta Tema!

  13. Sokol says:

    Ky Spahiu me floket me xhel te pika 10 thote se Shqiperia e ka sot Gjermanine aleatin e saj dhe gjysma e shqiptareve duan te emigrojne ne Gjermani.Epo o kokxhel dije se Gjermania e sotme e Merkelit eshte distante nga ajo e L2B.Dhe nese ne Gjermani do te vine forcat ekstremiste te djathta ato mund te jene aleate te sllaveve ashtu si eshte sot Austria.Prandaj mos ja fut pordhes kot.Se ne politike ai shtet qe sot e ke per interesa mik neser gjen interesa me te leverdishme dhe te behet armik.Po ceshte kjo gazete qe boton shkarravinat e nje njeriu me te meta mendore si Spahiu me koken me xhel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje