Nga Armand Bajrami
Si human, mua me vjen keq per cdokend qe zbojne nga shtepia e tij.
Ndjej keqardhje per ata qe do humbin shtepite tek Unaza e Re.
Njelloj si me dhembi ne shpirt per punonjesit e policise te lenduar sot.
Nga ana tjeter kam disa dite qe bluaj ne mendje dhe ndaj me miqte historine e tim eti.
Ndertoi nje shtepi ne vitet 1994-1995. Pagoi pronarin e tokes.
Mori leje ndertimi, kur kjo fjale tingellonte kinezce ne veshet shqiptare dhe pastaj ndertoi.
Ne vitin 2000 e hipotekoi. Per te marre certifikaten e pronesise pagoi shtetin per truallin, pasi toka figuronte toke shtet.
Pagoi edhe qirane e 5 viteve te shtepise mbi nje truall shteteror.
Ne vitin 2018 i rikonstruktoi catine. Nuk levizi nje tjegull para se t’i drejtohej me pare per leje Bashkise se Librazhdit.
Mbase mund te kishte bere gjithcka ilegale dhe ta bente shtepine 3 kateshe. Zgjodhi rrugen me shtepi 1 kat.
Nuk ka qene dhe nuk eshte biznesmen. Doli ne pension si arsimtar.
Shkolloi tre femije, por nuk ka lene dhe nuk le asnje fature detyrimi shteteror pa shlyer.
Ndaj te thuash “shkela ligjin se me lejoi shteti” ben shtetin bashkefajtor, por nuk te ben ty pa faj.
E nese nuk je engjell, shfryje inatin atje ku duhet, jo aty ku mundesh…
I nderuar zoti Armand-babai juaj ben pjese ne ate grup qe perben shumicen e shqiptareve, qe jane njerez te ndershem dhe qe nuk fusin ne xhep ate qe nuk u perket. Per fat te keq, ne Shqiperi, mbas permbysjes se komunizmit, menduam se do vinte nje sistem, ku e drejta do te ishte e drejte dhe e keqja e keqe. Ne fakt, ata qe u ulen ne karriget e pushtetit, u zhyten ne nje korrupsion masiv, duke vjedhur nga te kater anet. Keta hajdute te paskrupullt, nxiten ndjekesit e tyre qe edhe ata te vjedhin. Pra vjedhja u be normale ne shoqerine tone.
Personalisht kam punuar ne energjitike para se te emigroja per here te dyte, i zhgenjyer totalisht nga ajo qe ndodhi ne vendin tone. Ajo qe me bente pershtypje ishte qe moshat e medha, pensionistet, mesuesit si babai juaj, apo intelektuale te tjere te cdo profesioni (jo “intelektualet” e pas 90-tes) benin nje jete te thjeshte dhe qe te gjithe paguanin energjine elektrike. Ata qe nuk e paguanin dhe qe benin lidhje te ilegale ishin “biznesmenet” trima te Saliut.
Eshte e kuptueshme se nje shtet hajdut, nuk mund te luftoje hajdutet. Ky system hajduterie u ngrit qe ne fillim, mbas renies se komunizmit. Perfundimet e tjera nxirri vete i dashur mik …