Vetë socialistët po mundin socialistët

21 Nëntor 2018, 09:07Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Pavarësisht akuzave me të cilat mbulohet sot Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve, publiku shqiptar e ka të qartë se formacioni që drejtohet de facto nga Sali Berisha e kish të pamundur të fitonte zgjedhjet. Gjithsesi, në vazhdën e zakonshme të futjes së duarve kudo kur bëhet fjalë për zgjedhje, edhe këto të fundit, paçka atyre që u thanë po dalin me mangësi. Anipse, kurrsesi aq të mjafta, që PD-ja të vinte në fuqi.

Gabimi taktik me “Çadrën”, sloganet luftë-përcjellëse dhe tulatja pas Marrëveshjes së Majit i bëri demokratët të rrinin aty ku e kishin vendin prej katandisjes që i ka bërë kreu i tyre de jure Basha dhe ai de facto Berisha.

Por, nëse do të flisnim për alternativa, publiku i gjerë priti që mandati i dytë i socialistëve të bënte përjashtimin e zakonshëm nga trendi i zakonshëm i qeverive shqiptare: Pra, që qeveritarët të ishin pak më të mbledhur, modestë dhe më me këmbët në tokë. Mbi të gjitha, Shqipërisë t’i kthehej një grimë shpresë.

Fatkeqësisht, socialistët dalëngadalë po shkojnë në rrugën e paraardhësve të tyre demokratë, si të bindur qartë se segmenti i tyre i pushtetit po zvogëlohet me ikjen e kohës së mandatit. Ka një disnivel tejet të lartë të asaj që thonë ministrat e z.Rama dhe të atyre që ndodhin realisht.

Ka një humnerë të madhe të legalizimeve, që megjithë gijotinën e kryeministrit Rama ndaj zyrtarëve të saj të korruptuar nuk po bën fare ndryshim. Më keq akoma, janë shërbimet e popullatës dhe mbi të gjitha trajtimi i tyre që jo thjesht lë shteg për të dëshiruar, por janë shumë larg kërkesave normale.

Nëse do të dëgjosh edhe aferat që lidhen me tenderat dhe ato do të provohen se janë në këto nivele korruptive sa edhe po tregohen në publik, atëherë realisht shqiptarët janë duke shkuar kah një drejtimi të hidhur.

Të parët që e kanë kundërshtuar janë vetë socialistët e thjeshtë. Ata janë gjithnjë e më të pakënaqur e të pambrojtur me akrobacitë e pakuptimta të kryeministrit për të pjellë personazhe patriotikë, që të fashisë pakëz zhurmën kundër tij.

Vetë njerëzit e thjeshtë janë të pakënaqur me retorikën lodhëse të pushtetit dhe propagandën e frikshme. Shqipëria po eksporton krahun e punës dhe po importon vuajtjen, të gjithë lodhjen e kontinentit dhe mbi të gjitha po largon shpresën, që përkthehet me ikjen e të rinjve.

Socialistët e thjeshtë janë më të vuajturit, të paktën moralisht, sepse besonin që mandati i dytë i z.Rama do të fashiste shumë gjëra.

Por, nuk është e thënë. Kinse socialistët, të tillë sepse po e provojnë që ideologjikisht s’kanë asgjë me Socializmin, po e çojnë vendin në zgrip.

Nëse fati nuk do vinte një personalitet pa peshën e liderit të vërtetë si Basha, atëherë z.Rama s’do kishte kohë për shown e tij të zakonshëm.

Kurse socialistët e thjeshtë do ishin më të qetë pasi bashkë me forcën e tyre politike do të ishin në opozitë, aty ku po tregon se do të shkojë e majta. Sido që të shkojë rezultati i zgjedhjeve.

8 komente në “Vetë socialistët po mundin socialistët”

  1. Kulufi says:

    Te rren mendja bebush.

    1. I.Hoti says:

      I duket vehtja ‘i madh gamorit’! ka nostalgji per salen..1991…1996…7…8 .gradec 21 janari vjellje shkaterrim shitje deti e dinjiteti….turp !

  2. Dymi says:

    C’a thu o djali i Çelles?!?!

  3. Une says:

    Do jene ne opozite sido qe te jete rezultati?!?!?!
    Duan te vene ne opozite sido qe te votoje populli,mos doje te thoje?
    Te gjitha mire i the dhe jam dakort por pyetja qe duhet te shtjelloje eshte se si do veje kjo puna e shqiperise pas “shpreses se fundit”.

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti Andoni. Keni qene dhe jeni nga ata qe ju paguan Berisha per çdo Artikull apo Interviste qe jepni.
    Je kokra e Pleres. Mos kujto se njerezit besojne nga ato Perzierjet qe shkruani apo thoni.
    Njerezit i shohin Ndryshimet si Nata me Diten qe kane Ndryshuar kur ka ardhur ne Fuqi Zoti. Rama.
    Ju jeni nga ata Gazetare ose Analiste qe keni mbaruar Kursin e Plepave te Berishes.

  5. "BOHOTINA" says:

    Dakort me ILIRIN NGA GJERMANIA>

  6. Asi11 says:

    O z. Andoni ata qe keni pyetur ju qe thoni jane socjalista dhe nuk flasin mire per kete qeveri benju edhe nje pyetje te dyte , thuaj a keni punu me socjalistat ai do te thoje po kam punu dhe me hoqen , ti beju pyetjen e trete , pyetjes trete jepi pergjigje ti se e kan heq si hajdut dhe ku po flet mire per ta . Mire mo z. Andoni prap ju shumica e medjave doni me pru ne pushtet P.D ne , po a dini gje çfare i bene ato ketij populli dhe ketij vendi . Ju thoni qe eshte Luli qe eshte shkollu ne perendim, po çfare me duhet mua shkollimi i tij kur nuk din gje tjeter vetem te genjeje te beje premtime dhe te mos realizoje asgje vetem te vjedhin siç e kane zakon . Ja po ta kujtoj ty dhe Andoneve te tjere , Luli ka qene minister transporti dhe vodhi ne te gjitha rruget duke mos perfunduar asnje dhe duke i bere pa cilesi , shkoj minister i jashtem dhe shiti detin , shkoj minister i brendshem vrau 4 qytetare te pafajshem bashke me ustajn e tij kryekriminelin Berisha , shkoj ne bashki vodhi duke fjetur gjume pa punu. Atehere kur asnje detyre nuk e ka bere si shperblim duani ta beni kryeminister ti Bledi Fefziu, Zhej, ÇimPetulla(Peka)desha te them, Gjonmarkajt Lelat e lolot tjere. Nje here e moren ne qafe kete popull medjat duke thene se Berisha ka ndryshu nuk eshte ai Berishe qe ka vjedhe vrare djeg e shkatrru kete vend por ka ndryshu dhe ne vitin 2005 mos qofsha gabim e bene kryeminister . Dhe ja ndryshimi i tij , shiti detin beri Gerdecin , vrau 4 qytetare te pafajshem vodhi ne premasa te papara bashke me te gjithe familjen. Prandaj mos doni tja beni perseri peshqesh popullit keto politikane hajduta dhe kriminela se kur themi Sala nenkuptojme Luli se keto vijne ne pushtet nepermjet Beogradit prandaj kete tja beni te qarte popullit sepse kena disa gazetar dhe politikane te rangut larte qe e kane ne qef lidhjet me Beogradin se paguhen prej tyre .

  7. eshte e vertete parti socialiste ka vetem emrin .te gjithe duke filluar qe nga kryetari i tyre jane hijena.vetem lekun njohin hidhen mbi njeri tjetrin si cakenj …o zot cfare me kane pare syte por mendoj se te gjitha partite ashtu jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje