Nga Dritan Hila
Për herë të fundit, hallën time Manushaqe Prodani e kam parë pak para se të vdiste. Gjyshja më tha që ishte shtruar në Sanatorium, me ditë të numëruara dhe unë nuk mund të rrija pa e parë për herë të fundit njeriun tek e cila shkoja pa teklif dhe i ktheja shtëpinë së prapthi, në vogëli.
Ishte edhe në respekt të një burri, i cili pavarësisht se me një staturë dymetroshe, ku në kafkë i dallohej shenja e ciflës së shrapnelit dhe uniforma e ushtarakut e bënte më të frikshëm, ishte më i duruar se një dado angleze.
Ishte natë e ftohtë dimri dhe u nisa pasi autobusët e Sanatoriumit kishin pushuar ecejaket, me shpresë se në pavionin e saj nuk do gjeja shumë njerëz. Kur hyra, isha i veshur me xhaketë dhe pasi i e pyeta, nëse ajo ishte Manushaqja dhe përgjigjes së saj të trembur, “po”, i thashë se unë isha Dritani, djali i Lulos, siç e thërriste vëllain e saj.
U përqafuam të dy dhe thesi me kocka që kisha mes krahëve dëneste dhe lotët e thatë më ftohnin faqen.
Nuk e mbaj mend se çfarë folëm, por kujtoj dorën e saj të kockë e lëkurë, që përkëdhelte kokën time dhe frazat mbyllëse të çdo fjalie “të keqen sa je rritur”.
Në krevatin ngjitur ishte një grua e re. Kishin gjetur një me tuberkuloz që të bënte raportin për mua dhe kush isha unë.
E lexova pas disa vitesh tek dosja ime e kuadrit, kur shefja e zyrës Sami, ma dha duke qeshur, se ishte shënuar takimi imi me gruan e një te dënuari të rrezikshëm.
Pas disa muajsh, Manushaqe Prodani, halla ime vdiq. Njeriu që i ishte gjendur krah nënës së saj për të rritur vëllezërit e vegjël dhe që nuk kishte pranuar ta ndante armikun e popullit që kishte burrë, i mbylli sytë në Sanatoriumin e Tiranës, nga turbekulozi që mori në internim.
Ishte me fat, nëse ky mund të quhet fat, pasi të tjerë kishin vdekur pa pasur njeri tek koka.
Disa ditë pasi u varros, nga burgu erdhi edhe letra e burrit të saj për gjyshen time.
Ishte letra e njeriut që kishte parë t’i vdisnin njerëz në duar, që kishte hedhur njerëz drejt vdekjes e që vdekjen e kishte parë në sy me dhjetëra herë.
Por që i puthte nga larg duart dhe i kërkonte falje për dhimbjet që i kishte shkaktuar dhe shprehte dashurinë dhe mirënjohjen për vajzën që kishte rritur dhe qëndruar besnike në të mirë dhe në të ligë.
Ishte Muhamet Prodani.
Sot që vitet kanë shkuar, ai prehet në të njëjtin varr me të shoqen, duke u bashkuar me të në një botë më të mirë, sesa ajo që ai shpresonte të bënte.
I një bote për të cilën kishte dalë që në të ri, maleve dhe nuk ishte tërhequr edhe kur kushëriri i tij, prefekt i Korçës i kishte thënë “kthehu nga mali ose të vrava”.
Që kishte vënë kokën në satër për njeriun, i cili më vonë do ta burgoste dhe përndiqte deri ditën që vdiq e më pas, si një mallkim.
Halla ime vdiq në 16 nëntor.
Në 17 Nëntor, dyzet e ca vjet më parë, në krye të Brigadës së I Sulmuese, burri i saj kishte hyrë në Tiranë për të sjellë një botë te re.
Vështirë se do ta ketë imagjinuar kur ecte mes tymit të makinave që ende digjeshin, të vrarëve ende të pambledhur dhe mureve mbushur me plumba, se njeriu që po i hapte rrugën të hynte në Tiranë si shef i qeverisë, 30 vjet më vonë do t’i hapte dyert e burgut dhe shkatërronte familjen…
Kanë kaluar shume vite, por sot është dita e tij, burrit që çliroi Tiranën.(dritare.net)
“NOTARI i mire duket ne te dale ! ” Or Dritan HILEJA !
Muhamet Prodanit i kishin vene nofken “PASHAI I JUGUT” njelloj sic quhej Ali pashe Tepelena!
Dhe ky PASHA shkonte neper reparte per gjoja kontrolle qe perfundonin me dreka ku vetem PASHAIT i vinin perpara nje QINGJ te tere te pjekur ne hell!
Dhe kjo ishte bere norme atehere deri sa i dhane drune ketij banditi ish “HERO”!
Kur ste poqi dhe ty o qingj paske shpetuar
Kollos i ushtrise ka qene gjenarali ne korpusin me te rrezikshem ne ate te Gjirokastres ne kufi me Grekun ,
qe kufizohej deri ne kufi me rrethin e Fierit ! Nuk pipetinte greku se do ti shkonim ne Janine me ate organizim qe ekzistonte !
Hiken ato kohera kur burrave u peshonin veglat sa peshojne tani politikanet ,kishin dale nga gryka e pushkes ato trima !
Trimat e tanishem maten kush te grabise me shume ,se do ti marin me vehte kur te shkojne ne ate dynja ,do tju a gezojne rruspijet e djemve dhe kollovaret e vajzave dhe nuk do tju a din per faleminderit ,kurse populli i shkrete vazhdon me varferine e tij !
Fjale te arta
Mos vetem Prodanin, I pabesi vrau gjithe shoket e luftes, derisa ngeli vetem, si qyqar.
Prandaj paska bere tortura te tmerrshme babai yt, sepse i eshte dashur te jape prova te forta Partise. Po qenkeni te rrethuar nga te gjitha anet me kriminele.
A e ke kuptuar se cfare i kane bere njerezit e tu ketij populli??
Shko mor mbushu. Flisni me fjalet lart e poshte e me dilni me emra anonim. Per Muhametin nuk ka njeri qe flet keq nga ata qe e kane njohur e sa per babain e Dritanit, ka qene si ka patur emrin. Fat qe e kam njohur
Histori te ketilla ka me mijra dhe ti Mero ben gabim qe mbush faqet e shtypit me perralla…
Nga ana tjeter Dritani duhet ta dije qe muti nuk lahet me shurre,pavaresisht se eshte gazetar
dhe e zbukuron duke e quajtur sheet apo urine…
Njeriu i mire, shihet ne dite te veshtire – thote populli.
Respekt per te gjithe ata partizane qe kontribuan ne clirimin e vendit dhe na renditen ne krah te fituesve te luftes II boterore. Pa ata ndoshta sot nuk do te kishim Shqiperi.
lufte ka bere,por ama edhe nje qingj e hante vetem thone bashkekohesit.
M.Prodani ka luftuar por i sherbeu diktatures dhe jetoj si pasha ,ishte nji injorant dhe pijanec
Cilin clirim ??? Lexoni arshivat e gjithe Europes .Gjermanet u terhoqen nga Greqia e nga Shqiperia me urdher nga komanda qendrore per tu mbledhur brenda kufive gjermane se tashme e dinin see kishin humb luften dhe donin te shpetonin Gjermaninete pakten . Historite e tjera per motive propagande e nacionalizmi jane te pa baza . Ashtu si jam dakord qe Gjermanet iken ne te gdhirete 29 nentorit nga Shkodra . Historia eshte shkence jo propagande ne sherbim te fituesit te radhes .Respekte qe me lexuat
Ke te drejte. Nuk e mundem ne gjermanin. Por ishte nje lufte per ta demtuar sa me shume kur po mblidhte bishtin. Sipas udhezimeve qe vinin nga Moska, Uashingtoni dhe Londra.
Keto historira tregoja sat bije ti DrItan Hila!
Mos i servir brezave te rinj figura kriminelesh si heronj pse jane njerez te rrethit tend familjar.
Krime ,imorallleqe,te ngrena e te pira kto po jane histori per tu treguar per burrin e halles tende.
se keshtu e perkedhellte dhe kriminelen plake ,Nexhmijen jot shoqe
Muhamet Prodani ka vdekur, por ti megjithate shurren ben akoma prej tij, dhe fshihesh mbas telefonit.
Dil o dil, se nuk te ha njeri. Shkoj mbaroje dhe tetevjeçaren se eshte turp.
Ballistet nuk peresekutohen me ne demokraci, por turpin e bashkepunimit me fashizmin nuk ua heq dot njeri. Ate mbaje ate, do thoshte i shkreti Jovan Bregu, ndjese paste.
Faleminderit Dritan per perkujtimin e e heronjve te asaj lufte.
/CFARE KKRIMINELI ISHTE GJENERAL PRODANI.PSE ISHTE KOMANDANT I ZOTI PSE NUK PITETINTE ASNJE GJE NE GJIROKASTER E PERRETH SE ISHTE USHTRI DHE JO KACAKER.KE VRAU ,PSE HANTE ,KUR SHQIPTARET BEJNE LLOGARI TE NGRENET.KETA TE SOTMIT KANE NGA DY VILA ,BANKAT MBUSHUR ME PARA DHE QUHEN DEMOKRATE.PSE DOLI PARTIZAN PSE VRAU NE LUFTE BASHKEPUNETORET E FASHIZMIT BOTA MBURRET ME ATA QE LUFTUAN JU JA MOHONI KOMBIT TONE KETE TE DREJTE TE PA REVOKUESHME .KUSH JENI JU QE MOHONI LUFTEN NACIONAL – CLIRIMTARE.GHYKONI LUFTEN NGA CBENE ME VONE KOMUNISTE.VOJUA,PERLAT,VASIL SHANTOA QEMALI DHE SHUME ESHUME TE TJERE DHANE JETEN PER KOMBIN.ABEHET GJAKU UJE.PER KE DOSHKRUAJ HISTORIA
PER SALIUN ,QE KOMUNIZMI ENXORI DOKTOR ESPECIALIZOI JASHTE DHE TANI U BE DEMOKRAT NE SHERBIM TE SERBIT.PER METEN QE DIHET KATERCIPERISHT SI HAJDUT I FLORIRIT .PER BASHEN QE VODHI DHE VRAU.KOMANDANT PRODANI ISHTE BURRE ,USHTARAK TEPER I ZOTI DHE JO DALLKAUK. LAVDI KUJTIMIT TE TIJ RESPEKT PER LUFTEN QE BERI DHE DETYREN SI KOMANDANT KORPUSI
/KOMENATOR BENO ,CFARE HYN GRUAJA KETU PER CILIN GRUA FLET.APO JE MESUAR NGA SALIU ME KULTUREN E MALOKUT SHAN EDIN NGA BABAI.MORAL INJORANTESH.PO PO DILNI NE EVROPE ORE DEREBARDHE NUK MESUAT GJE FARE.SPELLARE NE LINDEM POR U EDUKUAM E PAMME BOTE DHE MENDOJME ME TOLERANCE
/BRAVO DRITAN.ME DUKET SE SHQIPTARET KANE HUMBUR PROPOCIONET E ZHVILLIMIT TE HISTORISE. CFARE KRIME KREU PRODANI PSE ISHTE GJENERAL
Ja pra qe djali i nje sigurimsi,bile dhe ai sigurimsi vete dolen te persekutuar!
Dritan dhe Ylli Hila te persekutuar,hajde bote hajde.
Ata qe cliruan Tiranen dhe vrane armiqte nuk dalluan me vone dot as miqte duke vazhuar vrasjet dhe ne fund cliruan Tiranen nga vetja
Ik o Dritano se ngordhe per pak lavdi. Nuk u bere as burre shteti e as gazetar. Ben pak publicistike per te shitur pordhe dhe aq. Enver Hoxha do te linte dhe ty ne qeli per menyren se si e ngrite nje fabrike pijesh ne bodrum te shtepise, dhe shisje pa taksa dhe kontroll shteteror asgje.
Per ti rene qylit jeni te paret. Pastaj doni dhe te hiqeni si te perkore.
ne 1944 nenkolonel Hulusi Spahiu i paisi gjermanet me dokumente.ne arkiven e shtetti gjenden dokumentet qe i perkasin vitit 1944,si dhe kujtimeve te vete ushtarve gjermane te divizionit 999,pak dite pa mbaruar lufta.dmth qe germonet lane largue or dritani i hilese.
Hallall
te shkosh ne varreza shikon mosha nga15deri25vjec te rinj me ideale turp per ata qe nxine gjakun e tyre zoti hila mos fto ne emisione njerez te paguar njerez qe nuk meritojne te quhen kafshe na u desh te vinte edhe nazisti mitat frasheri me taksat tona nga amerika .ta harroje voten e deshmoreve te luftes te familjareve te tyre edi rama nuk ka me te majte jane thjesht cuba hajdute
“Me 17 nentor, dyzet e ca vjet me pare…” Ha-ha-ha-ha!
Kur i vdiq halla behet fjale,lexoje mire
Ky qe shkruan duket qe eshte nje mjeran Eshte urtesi te dish te heshtesh kur je i dhjere.
ADI…..
Jam plotësisht dakort me Ty.M.Prodani ishte trim dhe i tskojnë meritat për periudhën e luftës.
Po ato merita i mori 10 -fish si Komandat i Korpusit të Gjirokastrës.Imoral dhe nuk i hyri gjëmb në këmbë,nuk la qingj pa ngrënë dhe nuk ja zunë në gojë.
Po kur luajti bishtin në politikë e gjeti ” e keqja”.
DRITAN ESHTE E VERTET SE AI KA QEN TRIM DHE KA KONTRIBUAR PER LUFTEN N Ç POR DEGRADOI NGA POZITAT QE I DHAN DHE TER KOHEN ATJE KU SHKONTE PER INSPEKTIM VETEM DREKA E DARKA PER KETE KAN BER LETRA E HOXHES PER IMORALITET ME GRAT E OFICERAVE DHE ESHTE THIRTUR NGA ENVERI DHE PRAP KA BERE TE NJEJTEN GJE PRAP I KA TERHEQUR VREJTJEPER HER TE DYT DHE SA MORI ATE QE MERITONTE QE IKU PER LESH KUSH JA KISHTE FAJIN SHOKET APO PARTIA ATI I MORIKOKA ERE
PERTEJ HISTORIVE , PREDIKIMEVE APO PERFITIMEVE PERSONALE QE RRJEDHIN PREJ EPISODEVE DHE PJESEVE QE, NESE BASHKOHEN PERBEJNE TE TEREN KETU SHIHET QARTE PASOJA E NJE INDIVIDI QE NUK KA DHENE PAK PER SHQIPERINE.
KANE DHENE GJITHSHKA, DERI EDHE JETEN.
DHE JETA PER NJE INDIVID ESHTE VETE BOTA.
PO SI MUMDEMI TE MOS SHOHIM ME SY KRITIK VITET E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI ?
SI MUNDEMI TE MOS I BEJME NJE ANALIZE TE HOLLE TE TEJPERTEJSHME ATIJ SISTEMI ?
SEPSE ,
NESE, APO SIKUR, PAS CLIRIMIT TE VENDIT TE VENDOSEJ LIRSHEM SISTEMI DEMOKRATIK SHUME PARTIAK ,
SIKUR TE KTHEHESHIN NE SHQIPRRINE E PASLUFTES ( TE BEHEJ HAPUR ME THIRRJE PUBLIKE, PRANIMI I KTHIMIT NE ATDHE TE INDIVIDEVE DHE TE FORCAVE POLITIKE ) PER TE GJITHE TE LARGUARIT DHE TE BEHEJ NJE KUVEND I BASHKIMIT KOMBETAR PAVARESISHT BINDJEVE TE MAJTA , TE DJATHTA , TE QENDRES , ZOGISTE LEGALISTE APO BALLISTE , DHE TE VENDOSEJ CDO TE BEHEJ ME KETE SHQIPERI TE MJERE ATEHERE , NUK DO BEHEJ THEROR AI QE LUFTOI DHE DHA JETEN PER KETE VEND.
HIDHINI NJE SY HISTOTISE SHQIPTARE.
NUK ESHTE NJE, POR JANE ME QINDRA MIJERA TE CILET NUK DO DUHEJ TE HIDHESHIN POSHTE DUKE I QUAJTUR ARMIK E TRADHETARE.
SA SHUME TRADHETARE ” PRODHOKAN ” PUSHTETET ABSOLUTE ” TE INDIVIDIT.
SA SHUME TRADHETARE PASKA PATUR SHQIPERIA ?
JO ! DHE TANIME KETE E THEM ME BINDJEN TIME TE PLOTE SE KY VEND NUK KA PATUR KAQ TRADHETARE, KETIJ VENDI NUK I KANE MUNGUAR TRIMAT DHE HERONJTE E GJALLE APO HERONJTE E VDEKUR POR, KY VEND KA VUAJTUR JASHTEZAKONISHT NGA IDETE E INDIVIDIT ME PUSHTET I CILI I KA MATERIALIZUAR ATO EKSTREMISHT ME FORCEN E UNIT TE TIJ E CILA BEHET JASHTEZAKONISHT E EGER DHE E PAMESHIRSHME NE LUFTEN PER PUSHTET…!
KJO ESHTE HALLKA QE E ZGJIDHE VETEM PLURALIZMI DHE SISTEMI DEMOKRATIK.