Banorët e Astirit, pallati i vjehrrit dhe votat e PD-së

16 Nëntor 2018, 13:39Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pas 18 majit të vjetshëm, kur Rama e Basha bënë një marrëveshje kokë më kokë, u regjistruan tre fakte: PD-ja mori pjesë në zgjedhje; PD-ja mori vetëm 460 mijë vota në zgjedhje; pronarët e pallatit në Ujin e Ftohtë (Vlorë), të shembur nga qeveria, u dëmshpërblyen prej saj me 14 milionë euro (vjehrri i Bashës, ishte ndër përfituesit kryesorë të kësaj shume).

Sa më sipër, mund ta çojë apriori dikë në gabimin logjik: “Post hoc, ergo propter hoc” (pas kësaj, pra prej kësaj). Por rrjedha e ngjarjeve pas 18 majit të vjetshëm, të bën të mendosh se, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me një gabim logjik, por me një marrëdhënie shkak-pasojë.

Para marrëveshjes së 18 majit, sondazhet e publikuara atëherë, tregonin se, PD-ja mund të merrte rreth 35% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje. Por pas 18 majit, kuota e PD-së ra në 30% (rreth 480 mijë vota). Dhe ditën e zgjedhjeve, PD-ja regjistroi vetëm 460 mijë vota…, që përbën minimumin historik të votave të PD-së. (Le të mos harrojmë se PD-ja mori 600 mijë vota në 1997-ën, kur nuk mund të bënte fushatë poshtë Shkumbinit, dhe kur qindra mijëra shqiptarë, kishin humbur kursimet e jetës në skemat piramidale të lejuara dhe të inkurajuara nga PD-ja – shihni grafikun shoqërues).

Dhe vijmë në ditët e sotme, kur banorët e Astirit kërkojnë dëmshpërblim për banesat e bizneset që do të prishen, për t’i hapur rrugë modernizimit të segmentit të Unazës së madhe të Tiranës. Deputetë të PD-së dhe vetë Basha, u janë bashkuar atyre në protesta. Kuptohet që, në radhë të parë, e bëjnë këtë për t’i shtuar vota PD-së…

Por, a mund të ketë moral Basha, të jetë në ballë të protestave të atyre hallexhinjve, kur vjehrrit të tij i dha qeveria miliona euro pas 18 majit të vjetshëm, për një pallat të ndërtuar ilegalisht mbi detin e të gjithë shqiptarëve?  Basha ndoshta e zgjidhi problemin e vjehrrit, vetëm me një takim kokë më kokë me Ramën, ndërsa banorët e Astirit duhet të djegin goma e të përplasen me policinë, për të marrë ca thërrime…

Siç e ka theksuar Jozefina Topalli së fundmi, protesta e Astirit të kujton protestën e Kalimashit (ku banorët e Kukësit protestonin për taksën 5 euro të kalimit në tunel). Deputetët e PD-së dhe Basha, atëherë deklaruan se nuk do të lejonin kurrë një taksë për kalimin e tunelit. Por nuk u ndjenë fare, pas rifillimit të taksës (e zvogëluar vetëm për banorët e Kukësit). Ndoshta ndonjë marrëveshje e nëndheshme Rama-Basha, mund ta ketë shkaktuar këtë gjë…

Në mënyrë të ngjashme, e kaluara mund të përsëritet në ditët ose javët në vijim. Në mos vjehrrit, kunatit të Bashës mund t’i ofrohet diçka nga Rama dhe papritur, banorët e Astirit mund të gjenden në të njëjtën varkë me banorët e Kukësit – të braktisur nga Basha dhe PD-ja e tij.

Ndoshta janë pikërisht këto pirueta të Bashës, që e kanë çuar PD-në në minimumin historik të votave të saj. Dhe duket se, nuk ka shumë shpresë që, sa të jetë Basha në krye të PD-së, ajo të rikthehet në kuotat normale të saj. Në sondazhin tim të fundit, PD-ja ishte në nivelin e vetëm 490 mijë votave. Ndërsa, nga sondazhi më i fundit i Gallupi-it, rezultonte se pothuaj 80% e të rinjve shqiptarë deri në 29 vjeç, duan të emigrojnë nga Shqipëria. As Rama dhe as Basha duket se nuk u japin shpresë për të ardhmen…/albanianfreepress/

11 komente në “Banorët e Astirit, pallati i vjehrrit dhe votat e PD-së”

  1. mirel says:

    banoret e astirit duhet te kuptojn se zhvillimi i qytetit smund te jet peng i disa njerzve qe do demshperblehen , ko duket me shume si nje loje e pist nga ana e PD qe nxit percarjen dhe dhunen

  2. andi says:

    unaza eshte nje nga projektet me te mira dhe me te rendesishme per zhvillimin e qytetit , smundemi me qe te rrijm 6 ore ne trafik sepse disa njerez qe ndertuan ne toke te zaptuar sot kerkojn ta marrin peng zhvillimin , demshperblimi eshte 100% tani ngjan me shume si tek dhe kaprico e PD qe fut ne valle banoret qe jane te emocionuar ne keto momente te tilla . Turp per ata qe luajn me ndjenjat e njerzve dhe gjynah se sdo fitojn asnjehere ne kete forem

  3. sonila says:

    PD ja me ne krye bashen dine vetem te bejne rremuj
    patjeter qe do ti lene ne balte banoret e unazes se re sic ka bere me te gjithe qytetaret sidomos me ata te tiranes
    qe per 4 vjet rresht nuk beri qofte dhe 1 investim

  4. Një emigrant i pa shpresë ta shohë Shqipërinë zonjë says:

    Taksapaguesit shqiptarë duhet ta kuptojnë se nuk mund të luhet më me xhepin e tyre. Ata, për shkak të qeverisjeve pa kokë nuk kanë pse të paguajnë dëmshpërblime të llojit “Vjehrri i Bashës”, dëmshpërblime për kompensimin e pronarëve, kompensimin e të përndjekurve, ndërtimet pa leje e me leje korruptive të llojit “Unaza e madhe” etj.

  5. Pd kurre fituese says:

    Asnjehere Pd nuk ka marre vota por ka sabotuar maximalisht duke i tjetersuar me grupin kriminal hajdut te sali berishovicit pusht

  6. H says:

    Banorët i bënë shtëpitë me mëndjen e tyre. Shteti nuk ka detyrim të ndalojë të ndërtosh. Detyrimi i përket qytetarit të paiset me leje. Banorët u gënjyen nga berisha se do bëheshin pronarë mjaft ta mbanin atë në pushtet. Pra ata janë viktima të gënjyer dhe nga injoranca dhe dëshira utopike që mjafton të shkosh në Tiranë , të zësh një tokë dhe të ndërtosh pa leje. Edhe mua më pëlqen të jem shtëpi në paris por nuk ndërtoj pa leje se nuk dua të hedh në plehra punën mundimin dhe kursimet e një jete. Pastaj kur ata kishin lekë të ndërtonin vila me 3kate dmth se nuk ishin të varfër.

  7. A says:

    .Pet te dale nga rethi i mbyllur ku rrotullhet nje shoqeri civile e paorganizuar, duhet ti Referohet kushtetutes me zgjidhjen e problemeve,sinje busull orientuese.Mungesa e ligjeshmerise,mosnjohja e prones private si themel I te drejtave te njeriut,mungesa e drejtesise se pamvarur per te mbrojtur te drejtat e njeriut qe garanton kushtetuta etj pjese mekanike te institucioneve ,do te sjellin pa dyshim keto perplasje te perseritura me ligjet.Si rrjedhim per te luftuar semundjen duhet te gjejme shkakun ,jo te merremi i me simptomat,pasojat.
    J

    e vendit ,si nje busily orientuese.Mungesa e ligjeshmerise ne pergjith.mos njohla e prones private si themel i te drejtave te njeriut,mungesa e sistemit te pavarur te drejtesse qe mbrojne ligjet e garantuara nga kushtetuta

  8. Asi11 says:

    O Zaloshnja hala nuk u binde qe P .D. ja ne çdo zgjedhje ka vjedh ne mase te madhe edhe haptas diten per diell ne prani te ambasadorit amerikan mjekercjap Arvizu . Po rasti tjeter haptas ne televizor a te kujtohet qe shume kuti ishin te hapura dhe u fute dora brenda kutise dhe me grushta futeshin fletet e votimit . Po ne Shkoder a din gje qe vete komisioneret e P.S se feklaronin haptas qe u shitem me lek , na paguan mire ato te P.D se dhe ju dhame votat ku edhe ne Shkoder kurr nuk kan fitu . Ata jane mesu me vjedh vota dhe mendojne qe te gjithe veprojne si ato ku hajduti bertet kapeni hajdutin, ata disa muaj para zgjedhjeve bejne deklerata qe Edi Rama do vjedh zgjedhjet apo rasti i zgjedhjeve te fundit ne 2017 ten qe Edi Rama i fali me shume se gjysmen e qeverise dhe prap akuzuan Edin qe i ka vjedh votat me ministrat e Lulit . P.D ja thot te behet ajo qe them une siç po flasin perdite qe te denohet ky e aj minister se keshtu themi ne te denohet ky dhe aj deputet se keshtu themi ne pra denimet duhet ti beje P.D ja dhe jo prokuroria dhe gjykata , zgjedhjet i vjedh Rama thojne ato prandaj nuk ka nevoj per zgjedhje por te futemi ne ne qeveri se ashtu themi ne . Hajde parti hajde hajde kuadra hajde . Ja per nje moment te supozojme se Luli i fitoj zgjedhjet ku kjo nuk munf as te mendohet por le te shohim ne enderr dhe ja kush do jete qeveria : Luli kryeminister qe ka vjedh miliona euro te rruges komit , ka shit detin , ka vrare me 21 Janar dhe eshte agjent i serbeve qysh ka punu ne Beograd dhe Kosove pra ajo agjenture e çoj ne ato detyra se pat kryeagjentin usta Berishen.Mulin minister te brendshem edhe ky agjent i serbeve dhe per ta ribere ministrine e brendshme mihane qebaptore .Minister te jashtem Klevis Balliun se merr vesh shume ne politike . Ministre shendetsie ate Vokshin se e ndrit shendetsine ajo . Ministre ekonomie Grida Dumen se ka disa cilesi te veçanta qe askush sa ajo nuk i ka . Minister financash Salinjanin zv/kryeminister bukuranin Paloka . Minister drejtesie te famshmin Alibej . Me falne se nuk mund te vazhdoj me se me kapi dhima e kokes . I bej me dije gjithe popullit shqiptar me ndergjegje te thojne a ju pelqen kjo qeveri thene ndryshe ke kane njeri tjeter me burre te mire sepse keto jane ata qe kontribojne si halabake .

  9. meri says:

    Te shperblesh ata qe kane ndertuar pa leje, per me teper ne nje toke te zene pa te drejte (pra dy here ne shkelje) eshte njesoj si te shperblesh hajdutin, qe vjedh psh nje makine, e perdor makinen, e kur e zene dhe i thone ktheje makinen, ai kerkon dhe shperblim me vleren e plote te makines se vjedhur sikur te qe e re.
    Sa per PD, ajo dihet qe PD-se nuk i qan zemra per popull, por natyrisht i nxit per sherr e per rremuje. Eshte fare e qarte qe ata as shtet ligjor duan dhe as te ndertohet Shqiperia. Po meqe nuk kane argumenta per te kundershtuar cdo gje qe behet ne Shqiperi, nuk marrin pjese as ne parlament e as ne keshillin bashkiak.
    Ne qytetaret e rregullt te ketij vendi, qe paguajme detyrimet tona rregullisht, nuk kemi pse te paguajme per te demshperblyer ata qe kane zene tokat e te tjereve dhe kane ndertuar pa leje. Nuk ka kuptim qe parate me te cilat do te ndertohej nje shkolle te shkojne per kete kategori.

  10. Tirona says:

    Banoret qe do ju prishen shtepite e kon inotin me Bashen sepse ai mori miliona leke nga qeveria per nje ndertim te pa ligjshem. Kta banore duhet te behen pak te zgjuar, mos te protestojne por qeshtjen ta dergojne ne strasburg dhe strasburgu ta trajtoje kete ceshtje njesoj sic trajtoi pallatin e paligjshem te Bashes.keshtu qe jom i sigurte qe Strasburgu do e detyroi qeverine qe tpagoj miliona euro ne favor te demtuarve. Qeveria dy rruge ka ose ti pagoj te gjithve, si ata te legalizuar apo te pa legalizuar me te njetin cmim , me ? % me cmimin e tregut ose te paguajn shume shume me teper duke u detyruar nga Strasburgu. Kjo rrumpalle qe vazhdon prej 28 vjetesh vjen ngaqe nuk ka nje menaxhim politik sepse ata “zoterijne” qe i ka ra Bixha te drejtojne kete vend jone o hajduta, o te paafte. Duhet nje revolution democratic qe te shpetoje kete vend te mrekullushem dhe ky revolucon sapo ka filluar me Vetting-un ne drejtesi. Drejtuar protestuesve qe preken nga unabashed: Stop dhunes, Stop bllokimit te rrugeve, Stop nderhyrjes politikanve per problemeve tuaj, vendosni pak qetesi ne shpirtin tuaj, vendosni logjiken ne pune per interesat e juaja dhe te komunitetit, behuni te zgjuar se nese qeveria nuk ju shperblen dera e Strasburgut eshte e hapur dhe do Ju presi ashtu sic priti pallatin e pa ligjshem te Bashes?‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje