Zëvendësministri Don Kishot

13 Nëntor 2018, 20:02Blog TEMA

Nga Irena Beqiraj, ish zv. ministre e Financave

Dikur Gëte do të shkruante “Kohë të marra jetova dhe vetë nuk mungova të bëj marrëzira siç i kërkonte koha.”

Këto vargje më kujtohen sa herë dëgjoj studiuesin edhe Akademikun (në fakt është vetëm një pedagog i jashtëm i dy universiteteve) Taulant Muka, që herë i drejtohet qeverisë si “qelbësira”, e herë merr flamurin e saj në dorë për të luftuar ato që kanë bërë plagjaturë në doktoraturat apo në shkrimet e tyre shkencore.

Prometeut që ka vendosur të sjellë dritën e diturisë ndërnesh, i them që nuk na the asgjë të re, Shqipëria është plot me doktoratura plagjiaturë, artikuj shkencorë plagjiaturë. Librat universitarë të autorëve shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre janë plagjiaturë. Asgjë e re për këdo që ka kaluar  sikur edhe një vit në godinat universitare shqiptare.

Doktoraturat plagjiaturë nuk janë gjë tjetër veçse një produkt i kohës dhe sistemeve që krijuam. Në Shqipërinë me 3 milionë banorë numëroheshin rreth 52 universitete private e shtetërore të cilët që të funksionin duhet të kishin në stafe doktorë shkencash. Një treg i vogël por me një numër universitetesh ekstremisht të lartë, solli një kërkesë “fiktive” për doktorë shkencash, por jo për shkencë mirëfilli.

Së dyti, nuk pati asnjë mekanizëm i cili të kontrollonte numrin e doktoraturave apo cilësinë e tyre.

Së treti, në Shqipëri u zhdukën të gjitha institutet e kërkimit shkencor mirëfilli, të cilët formësonin kërkesën për shkencë dhe kërkim, por edhe krijonin eko-mjedisin për një gjë të tillë.

Së katërti, ka pasur pak fonde për të mos thënë aspak fonde për kërkimin shkencor. Aq pak fonde kishte sa studimet post-universitare zhvilloheshin  në të ashtuquajturën shkollë pasuniversitare, e cila nuk ofronte asgjë, as libra, as leksione, as profesorë.

Por përshtatja nuk i ndaloi shqiptarët të bëjnë doktoratura plagjiaturë, artikuj plagjiaturë, libra plagjiaturë përderisa të gjithë parakushtet për të bërë kërkim siç duhet, mungonin.

Personalisht, kjo arsye më bëri të heq dorë nga akademia në vitin 2002 të cilën e kisha pasion dhe t’i drejtohem një titulli tjetër profesional ndërkombëtar të cilin e mora në vitin 2006 pas 3 vite studimesh.

Unë nuk u përshtata, por nuk mendoj që të gjithë ata që qëndruan në universitete edhe duke bërë doktoratura plagjiaturë, apo libra me plagjiaturë, kanë bërë mëkat.

Në këtë botën tonë gjërat nuk mund të shikohen bardhë e zi, apo keq dhe shumë mirë. Ndërmjet këtyre ekstremeve ka shumë më shumë altrernativa për të parë përmirësimin të cilin, nuk e kupton dot kur asyen ta drejton instikti i hendekut, (krahasimi me Holandën ) apo instikti i negativitetit, ku çdo gjë e bërë nga të tjerët apo e bërë në Shqipëri është bërë keq.

Si çdo gjë, edhe sistemi shqiptar arsimor është në përmirësim, krahasuar me 20 vite më parë. Nuk është më keq nga çfarë ishim, sikurse nuk jemi edhe aty ku duhet të ishim. Në 1997 nuk kishim libra, merrnim shënime në leksion, nuk kishim kompjutera, internet në shkollë, madje as biblotekë nuk kishte Fakulteti Ekonomik. Profesorët e Ekonomikut lexonin e përkthenin në darkë dhe në mëngjes shpërndanin shënimet e tyre.

Kemi nevojë për përmirësim? Patjetër, por jo domosdoshmërisht për gjueti shitrigash. Nuk kemi nevojë të dimë kush bëri plagjaturë 10 vitet e fundit, kemi nevojë të ndalojmë plagjiaturën 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të heqim tituj për ato që i kanë marrë 10 vitet e fundit, por për t’u treguar të kujdesshëm për tituj që do të japim 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të ulërijmë edhe të vëmë duart në kokë që një vajzë me doktoraturë punon në call center, por kemi nevojë t’i krjojmë mekanizmat të hapim universitetet tona drejt një përfshirjeje më të madhe të shqiptarëve që kanë mbaruar në universitetet jashtë dhe duan të kontribuojnë në Shqipëri.

Për këtë arsye, e quajta Donkishoteske kauzën për të zbuluar plagjiaturën. E dimë që ka edhe ka shumë. Nuk kemi më nevojë për demaskim. Nuk na shërben demaskimi. Duhet të rregullojmë. Ajo që kemi nevojë është të gjejmë mekanzimat për të përmirësuar sistemin. Kemi nëvojë për qartësi, mbi tëgjitha kemi nëvojë përqetësi në vlerësimin e tëdjeshmes.

Një shprehje e urtë thotë: kush e përdor shumë shpatën, rrezikohet nga tehu i së njëjtës shpatë!

33 komente në “Zëvendësministri Don Kishot”

  1. Ziggy says:

    Pra, gjerat jane keq por ishin dhe me keq, ndaj mos u merzisni?

    Kjo eshte si te shkosh te berberi, te te qethe gjysmen e kokes e te te thote prit dhe ca sa te mbaroj kursin e te permiresohem.

    Zonje e nderuar: nje gjysme akademik eshte 0 akademik!

    1. Tatimori i Inatosur says:

      14 pyetje per Taulantin:
      1. Ku eshte diplomuar?
      2. Sa provime ka dhene gjate kohes qe ka qene ne programin Erazmus?
      3. Si ka mundur te beje teme diplome kur studentet e mjeksise marrin diplomen me dhenien e nje provimi shteti?
      4. Sa qindar artikuj ka shkruar me factor impakti?
      5. A ka ndonje artikull te shkruar ne Shqiperi?
      6. A ka ndonje artikull si autor I vetem?
      7. Sa kohe (dite apo ore) I duhen te pordhoje nje artikull shkencor te nivelit shume shume te larte?
      8. Ne cilin labborator eshte I atashuar si shkencetar ne Shqiperi? (me nder shkencetar)
      9. Pse I la 9000 eurot ne Suedi per nje rroge qesharake ne Shqiperi?
      10. Sa provime I jane ekuivalentuar gabim nga 14 provimet qe ka dhene ne nje muaj?
      11. Sa dashnore ka pasur?
      12. Sa dashnore ka aktualisht?
      13. A eshte nga Skrapari apo nga Kavaja?
      14. Kur do shjarkohet si I paafte?

  2. Kellira says:

    Kritika eshte menyra ideale e shqiptarit per te vrare kohen. Nuk djeg dhjamin por djeg neuronet me sofizma te kota.
    Po dalin te gjithe Kristofore Kolombe tani. Nuk do mend thote zonja se gjerat dihen.
    Po zonje vecse por do bythe! Po ti cfare ke bere?!

    1. Psss.... says:

      Po ti o Kellire qe ke pasur bythe, c’fare ke bere ?!
      Nga emeri s’dukesh dhe aq i sukses-shem

  3. doktor shkencash says:

    Logjike, arsyetim, argument! e cmova kete shkrim se tepwrmi

    1. 2+2=5 says:

      Logjike, arsyetim, argument si mund te justifikosh vjedhjen! Ah mjere ai vend ne duart e kujt ka rene….

  4. Who's who says:

    Me kete logjike i bie te bejme dhe nje amnisti per cdo krim qe eshte bere para dites se sotme, dhe t’i themi krimineleve nga sot e tutje je ne prove.
    Plagjatura eshte krim akademik, kushdo qe e ka kryer duhet te mbaje pergjegjesine e tij.
    Nuk eshte se kam ndonje simpati per z.Muka, sepse me teper me duket si i etur per vemendje dhe per te bere show, ama kjo qe po ben eshte mese e drejte, ju pelqen apo jo disa ‘akademikeve’.

    1. llaman says:

      Presidenti Gjerman i para disa viteve dha doreheqjen sepse ne doktoraten e tij u gjeten paragrafe te kopjuara. E pse nuk mund te vleje nje norme e tille edhe per “akademiket” tane? Tani s’mban me uje pilafi thuhet nga populli. Rishikimi i titujve Dr do te ishte gjeja me normale per te vendosur kredibilitetin akademik.
      Mund te vendoset nje kriter i ri: cilat jane punimet shkencore te publikuara ne revista nderkombetare shkencore ne 5 dhe 10 vjetet pas doktorates? Nqs nuk ka ose numurohen me gishtat e nje dore, atehere keta akademike duhet spostuar ne pune me te rendomta, dmth afer kapacitetit te tyre.

  5. "Heronj", hajdutë e viktima... says:

    Sigurisht që je shumë e turbullt dhe oportuniste. Donkishotizmi njihet si kundërvënie ndaj përparimit dhe kthimit të rrotës së historisë pas, e ky më duket kahu i orientimit të autores së shkrimit. Po a di ti se midis pedagogëve, në pothuajse çdo fakultet të çdo universiteti, ka edhe pedagogë që më parë duhet të marrin konfirmim aftësie mendore për të qëndruar në punë?! A mund të gjejmë “amnistinë” e vjedhjeve të ulëta e të paaftësisë së tmerrshme si mekanizëm që ruan status quonë e shumëicës së profesorëve, prof. të asociuar dhe doktorëve, të cilët kanë paraqitur jo thjesht plagjiatura, por edhe marrëzira e çmendurira dhe kanë fituar tituj e grada. Dhe ata janë duke e shkatërruar universitetin, sepse jo vetëm që nuk dinë të japin mësim, por edhe përbëjnë opinionin që sundon e vendos me shumicë votash nëpër strukturat drejtuese universitare!
    Mirëpo as kriteret objektivisht të paarritshme sigurisht që janë mekanizmi tjetër për ta shkatërruar edhe më tej arsimin e lartë. A kemi ne shkencë për të importuar, d.m.th. t’i botojmë studimet vetëm në anglisht dhe t’i shpërndajmë studimet nëpër revista “botërore”, ku askush nuk di çfarë boton edhe kolegu më i afërt, kurse studenti nuk gjen dot as literaturë minimale për të bërë një punim diplome e jo më disertacion doktorate?! Sidomos ai vlerësimi i monografive nga profesorë të huaj, në rastin e kërkimit të titujve akademikë, është një donkishotizëm që kurrë s’ka për të arritur gjë, pasi askush jashtë nuk humb kohën me ne të paragjykuarit e të na vlerësojë punimet, pa shpërblim etj., etj.!

  6. On says:

    Kjo ka qene zv ministre e dobet…me fiskun nuk e kishte asgje…paskan bere mire qe e kane hequr

  7. Lani says:

    Te lumte per mendjen e kthjellet e objektive?

  8. Léa says:

    Idiote!! Po te leviz dheu poshte kembeve per piagjaturat e tua dhe te shtenjtet e tu gjithe tituj. T’i hiqet titulli gjithkujt nuk e meriton !

  9. Ana says:

    Autorja nuk u largua nga UT me deshiren e saj, ajo u pushua nga puna nga dekani i kohes Dhori Kule.
    Pavaresishte nese per heqjen nga puna u perdor nje pretekst , jo shkaqe te qenesishme, autorja nuk mund te genjeje per nje fakt te tille.

  10. Rektorati says:

    Esht trishtuese qe nje provokator 2 lekesh, nje njeri i perdorur per interesa banale te luftes se ish dekanit te pavlere te Mjeksise te emerohet ne pozicionin e larte te zv ministrit qe mbulon arsimin dhe shkencen ne nje vend europian.

    Ne rastin me te mire esht arrogance dhe dritshkurtesi e kryeministrit qe ka zgjedhur te tallet ke nje bicim intelekuali qe ska bere asnje pune ne jete dhe qe do beje qesharake jo thjesht veten, por Ministrine dhe qeverine

  11. Askushi says:

    Jo moj zonje jo, plagjiatura eshte vjedhje, sipas jush une qe kam bere 4 vite doktorature ne perendim duke punuar dite e nate qenkam I barabarte me dokroret e çilit qe per nje muaj kane bere punimin dhe mbrojthen. Po a e dini ju qe keta doktora apo profesora komandojne arsimin e larte dhe rezultati shihet. Me vjen çudi qe gazeta tema te boton edhe shkrimin…nese universitetet nuk kane personel te kualifikuar me merit le te mbyllen, kjo eshte ekonomia e tregut…

  12. olimpiaH says:

    Dmth IRENA eshte dakord qe ata qe kane tituj shkecore te vjedhur,te genjeshtert,te vazhdojne te japin leksionet e kopjuara per te diplomuar akoma njerez me diploma falso…..Si mund te ndertohet e ardhmja me nje trupe mesimdhenese te pa afte….Me se fundi pohove dicka te cuditeshme per nje berishiste .Dikur kishte…kishte…PO ZONJE ,bashkpjestare e nje partie primitive shkaterruese….DIKUR kishte sepse megjith diktaturen,edhe femijet drejtuesve te shtetit detyroheshin te mesonin perpara TURDIUT,BUKUROSHIT,CABEJIT,POPES, DHE MASES SE MADHE TE PEDAGOGEVE TE PAKORRUPTUESHEM TE KOHES.Kerkoi llogari BERISHES,PASHKOS, HAJDARIT QE I VUNE FLAKEN SHQIPERISE ME TEORINE E BOMBES BERTHAMORE ,RRAFSHIMIT NE ZERO .DHE lere kete djale te beje ate qe mendon ,te eleminoje degjenerimin dhe mjerimin e mbartur nga mashtruesit e tmerreshem te brezit te ri…HAJDUTET E TITUJVE.AI NUK ESHTE DON KISHOT,PA GJYKUAR TE KALUAREN NUK KA TE ARDHME.E degjova ne program dhe mu duk shume i qarte. SHPRESOJME TE MOS STEPET PERBALLE REZISTENCES SE INJORANCES DHE KORRUPSIONIT.

    1. Krio says:

      ti mos shkruaj se dukesh qe sdi se cbehet ne arsim.
      he te keqen leri te tjeret te flasin se jan tamam fisnik

  13. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nje pyetje kam une: Kush eshte autoriteti qe duhet te zbuloje plagjiaturat?

  14. Tit Vlora says:

    sot lexova disa postulate te Mitat Frasherit ku citonte pak a shume : mos i kritiko shqiptaret per gabimet se me shume i meshojne atyre, por kritikojini ” embel”..keshtu Zonja Irena mir ben qe shkruan por siç e shikon nga komentuesit shumica nuk duan t’Ju kuptojne. Te kunderten e asaj qe thua duan duke mos kuptuar asgje nga objektiviteti i qellimit te analizes Tuaj

  15. te flasim si njerez says:

    Keto “shprehjet e urta” i sajon vete dhe pastaj thoni nje shprehje e urte. Teori per teori mos bej. Bota shqiptare si ne gjithe fushat e jetes edhe ne arsim e kudo u kthye shekuj mbrapa. Kjo jo per fajin e atyre qe ushtronin mesimin, por per fajin e atyre qe moren ne dore shtetin dhe pushtetin dhe e perdoren per vete. Rregulloni shtetin dhe pushtetin se te gjitha rregullohen pastaj. Shqiperia u shkaterrua, Shqiperia u bastardua, Shqiperia u vodh e u masakrua, Shqiperia u shit e u tradhetua…. kush i beri keto? Te gjithe e dine dhe asnje gur nuk luhet ose po luhen shume ngadale per te vene drejtesine ne vend , qe ashtu si thua dhe ti zonje te shikojme perpara, por ktheje dhe nga nje here koken mbrapa se s’i dihet, te vjen ndonje e te fut ndonje myq e te le ne vend. Keshtu u katandis ai popull qe e deshi shkaterrimin me shume se ndertimin, jo te pallateve e te betonit , por te shpirtit qe s’ka per tu kthyer me, te pakten sa te jeme une gjalle. Lere Gëten!

  16. pop says:

    Irena kopjacja po thote ….ne kopjuam dhe u doktoruam, tani na lejoni te doktorojme te rinj se do e peshojme mire….kopjace dorezo doktoraturen se ka njerez qe e kane marre me merite

    1. Silva says:

      Pop hop . Zonja thote qe nuk ka doktorature . Cfare te dorzoj , titullin qe ka marre jashte .
      Zonja thote qe ka lene akademine per kete arsye sepse ndryshe duhet ti nenshtrohej sistemit edhe te bente nje doktorature qe nuk i vlente kujt . Cfare te dorzoj ….
      Zonja e fton zvministrin te punoje qe mos te kete me plagiature te regulloje nje ore e me pare sistemin nese ka mundesi edhe ide ?
      Pra nje njeri qe ka qene ne sistem e ka abandonuar ate , cfare te dorzoje ….. aman se cuditet dynjane
      E ka dorzuar ne 2002 thote ????

  17. mbrojtesja e 'profesoreve' says:

    eshte ne terezi kjo?po cthua moj .pse na qenka gjueti shtrigash.nese nje ‘pedagog’ ka bere mashtrim cka me pak ai se nje kriminel qe kryen nje krim.te verifikohen qe cke me te .me mire te mbajne pak e sakte e tu rritin rrogat sesa te mbajme keta qe flene neper fakultete.nje sugjerim per kete zonjushen.shko e flit me kete gjuhe me profesoret e universieteve jashte e na bej me dije se cdo te thone.

  18. Ali babushi says:

    Po ke qene edhe zv ministre ,eshte fundI marezise ,te pakten mos shkruaj ,sa nuk te njeh njeri, se ndryshe edhe don kishoti do zgjohesh nga vari .

  19. Xha Spiroja says:

    Kjo zonja mos e ka fjalën edhe për Zv. Rektorin? Apo për të gjithë ata politikanë apo deputetë që pa arsim të mesëm morën diplomë për juristë me arsim të lartë dhe që shumica e deputetëve janë juristë? Të kërkosh që të mos merren masa ndaj plagjiaturës (hajdutërisë -vjedhjes së mendimt të tjetrit) ka dy arësye: ose do të godasë dikë që e ka “inat”, ose është edhe vetë aplikuese e plagjiaturës. Sidoqoftë pa diskutim edhe plagjiatura dënohet dhe çdiplomohet dmth hiqen titujt e pamerituar.
    Xha Spiroja

  20. Milizim says:

    Sot te “Telegrafi” prof. Fuga paska bërë pakt “në miqësie” me plagjiaturën dhe hajdutët e titujve e gradave shkencore. Ai thekson se kjo dukuri e shëmtuar rregullohet vetëm ME POLITIKA dhe JO ME POLICI.
    Po ku ka politika pa polici e burgje?! Kush do ta gjurmojë e ndëshkojë krimin, politika? Policia do të merret me të shkuarën.
    Politika është për të ardhmen, e cila duket e turbullt me atë VKM totalisht snobe dhe që e shkatërron jetën shkencore në vend, duke e vënë të gjithë theksin tek kontrolli dhe vlerësimi i marrjes së gradave e titujve tanë prej të huajve, kur nuk ka dhënë një kokërr leku për t’i paguar ata, nuk i ka pyetur ata nëse duan të përzihen a të humbasin kohë me “të palarat” tona ne apo jo. Kjo VKM nuk tregohet parashikuese për faktorët kompleksë që vështirësojnë komunikimin mes “tanëve” dhe “atyre”, sepse në mes është distanca hapësinore dhe gjuha, kultura dhe konteksti shkencor (për shkencat shoqërore) krejt i panjohur për të huajt. Atëherë, cili është mekanizmi shtetëror, organizativ dhe financiar që jep garanci se mekanizmi që parashikon VKM-ja do të funksionojë?! Asgjë! Kotësi dhe konfuzion. Dëshira të bukura në ajër!

  21. Cobo says:

    Zonja ka dhene mendimin e saj. Ky eshte nje problem we nuk e zgjidh for as mendimin zonjes dhe as opinioni nje zevendesministri. Problemi qe shtrohet, diskutohet, studjohet, me tej konkludohet dhe meret zgjidhja. Nje mendje eshte hic mendje, shume mendje nje mendje.

  22. Ton says:

    Kam bere doktorature ne Bukuresht 4 vjet .Komisioni mosha mesatare 60 vjec.Seriozitet dhe skrupulozitet.Njoh ngelesa ne gjimnaz qe kane doktorature te UT. Sidomos kur ishim e jane ne administrate.te gjitha te kontrolloje,te pakten 20 vitet e fundit.

  23. Sam says:

    Zonje e nderuar, sipas Jush edhe hajnat qe kane vjedhe, edhe kriminelet qe kane vrare edhe politikanet te lidhur me krimin nuk duhet te demaskohen dhe ndiqen. Ja perse i kemi punet si mos ma keq ne kur njerez si ty, ish zevendsministre mendojne keshtu.

  24. pop says:

    dorezoni titujt qe nuk i meritoni….hajdute turp!

  25. rexha 10 says:

    zonjaIRENA ,ME PAKE FJALE JU PO THONI:QE KUSHE KA MBARUAR PER DOKTORATURE,APO MBANE NJE TITULL SHKENCOR ,DUHET TE SUPOZOHET SE DO TE JETOJE NE QENDREN E TOKES. POR SA PERSONA JANE DIPLOMUAR MBASE VITIT 90? , DHE SA QENDRA KA PLANETI TOKE?
    PRANDAJ CDO TITULL E CFARE DO LLOJI PROFILI ,NUKE MVARET NGA DIPLLOMA POR NGA MYNYRA SE SI E MERR.
    TANI JU A LE JUVE TE GJYKONI SE SI JANE MARRE KETA TITUJ SHKENCOR .PER TI VLERSUAR DUHET TA LIDHENI ME RALITETIN SHQIPTAR.
    SHQIPRIA KA ECUR PERPARA , APO ESHTE SHKATRRUAR?ministren e arsimit e keni me diplome kristali. zonjen NIKOLLA.
    PO NE QE JETOJME NE VENDET E HUAJA ME DIPLOME TE MBARUME SE ASKUSHE NUKE E MERE PER BAZE,BEJME CFARE LLOJE PUNE QE GJEJME .CFARE DO TE NA SKESHILLONI?

  26. Anko says:

    Pikerisht shpata qe e tund mund te te godase.
    JA pra smjaftoka beshiri per te te dhene suport, smjafton as perpjekjet per te shmangur te tjeret. Te pakten e paske kuptuar qe ne fund te fundit cdo gje merret vesh e del nje dite.
    E pra mos u cirr se u be cu be por te shohim para, jo. Ne shohim pas qe te mos lejojme qe perpara te vazhdojne tipat qe kopjojne e ……….
    Te pergezoj per perpjekjen per te rimarre titullin ne nje universitet nderkombetar

  27. Doni me per Belulin says:

    Kjo zonjeze me kete shkrim na kujton skecin e estrades se Fierit:” …doni me per Belulin?!?”. Hahaha na shkriu se qeshuri… Kjo eshte vete plagjature …ka vene syzet per te thene qe i eshte krijuar difekt ne pamje nga leximi e studimi.. Moj zonjeze e di ti qe edhe bashkejetuesi yt ka mbiemrin plagjature???.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje