Nga Agron Gjekmarkaj
Nuk e kemi fjalën kësaj here për terroristët e dinamitit në brez, të cilët ia kallin vetes e të tjerëve në emër të një kauze apo besimi!…
Jo, jo, ata megjithëse tejet të dënueshëm, me tru të shpërlarë, me shpirtin sterrë nga urrejtja, të përbuzur nga civilizimi, gjithsesi nuk sakrifikojnë veten dhe të tjerët për çështje fitimi! Në Shqipëri prej vitesh fshihen shumë terroristë të një race tjetër.
Ata janë qytetarë e fshatarë vendalinj, aspak të ardhur nga zgëqet e qoftëlargut. Disa syresh vishen mirë, udhëtojnë me makina të shtrenjta, bëjnë pushime luksoze dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik në kufij kombëtarë e as në ata të Shengenit.
Pjesa tjetër janë më të thjeshtë, me petka pa shumë kombinime, mbase edhe me arna, me fytyrë të rreshkur nga dielli në fushë, të cilët të bëjnë be për Krisht e Pejkamber e jo pak herë edhe për kokën e fëmijëve, me një lehtësi tronditëse.
Bij të hilesë, armiq të rregullit, vrasës të tërthortë, mund të thirren me përkëdheli. Si përbuztarë të etikës sociale dhe kodeve morale zgurdullojnë sytë, teksa ai xhan në formë grope u gufon përballë një çmimi të mirë. Këta terroristë janë një pjesë e atyre që na ushqejnë me bukë, qumësht, djathë, kos, mish, vaj, pije të ndryshme e produkte ushqimore që prodhohen në vend.
Po tek i njëjti soj bëjnë pjesë mjaft prej atyre që na furnizojnë me domate, speca, patëllxhanë, kastravecë, zarzavate e fruta! Këta e duan shumë jetën e tyre, por jo tonën, së cilës ia ngjeshin sa munden.
Ata nuk të hedhin bomba në shesh apo stadium, por helm në ushqim. Këta nuk mbjellin terror, por kancer dhe sëmundje të tjera tragjike e të pashërueshme. Ne nuk e dimë çfarë standardesh plotëson e nga vjen mielli me të cilin bëhet buka e përditshme, të cilën shumëkush e fiton me mundim të madh! Mishi, për të cilin thuhet se vjen nga Brazili, i fryrë me shiringa, që të duket kuqalash e i butë, i kalon doganat dhe merr vula sigurie pa shumë mëdyshje.
Qumështi a kosi në plot raste, jo gjithmonë, nuk kanë askund arome dhie, lope a deleje se bëhen me pluhur! Vaji po kaq, vetëm në xham ka një stampë me ullinj kombëtarë, por në verë doli që ishte i bërë me vaj makinash a një tip tjetër me emër më të komplikuar!
Habitet njeriu i gjorë kur e sheh kastravecin të gjatë sa një ministër, kungullin sa një deputet dhe gëzohet me veten për tokën pjellore që i rrit?! Ç’pleh cilësor e bio kemi! Emocionohet njeriu i ngratë përballë domates palloshe, të lyer me buzëkuq ministrushesh, gati për ta gudulisur.
Me pjeprin rrumbullak e kacek ndër duar bëhesh gati të kuvendosh si me një drejtor të përgjithshëm! Patëllxhani i shkurtër si xhuxhi e buçko si ai qerrata, të shtie në mendime për bymimin e shkurtësisë e babaxhanllëkun e saj! Ndërsa shalqiri me tabiate kryebashkiaku rrotullohet rëndërëndë!
Speci me majuc për mashallah duket sikur llafoset si një zëdhënës partie! Duhet të mbledhësh gjithë farefisin për të mbaruar një kastravec! Një speci i merr të keqen për një ditë! Në të ka punë për sot e për nesër. Kungulli të lë shijen e një fjalimi në parlament, kur e përtyp!
Të mëdhenj qamet janë të uruarit. Duket se edhe ata si shumë nga femrat e bashkëkohësisë bëhen me operacion plastik dhe mbushen me botoks. Në gojë kanë një shije kauçuku a fijesh sintetike. Fshatari ndanë xhadesë, me një dhëmb të vetëm në gojë si rrasë varri, kur t’i shet, të qet’ sihret e të thotë sa të mira janë e pa kimikate, ndaj mos vono t’i blesh! Kur ti ndez makinën e ikën tutje, ai fërkon duart e mermerit …”Hë të bëfshin mirë, more teveqel!”
Po kështu, për mishin e viçit a të derrkucit, që mund t’i ketë rrasur gjilpërë në qafë për t’ia ndezur hormonet tumorale, të jep siguri që gjë më të mirë nuk ke për të shijuar! Praktikisht jemi vendi më i rrezikuar në Europë sa i takon (pa)sigurisë ushqimore! Jemi në dorë të Zotit, i cili sado i mëshirshëm të jetë, s’dihet deri kur do të na mbrojë nga ligësia, poshtërsia dhe makutëria njerëzore!
Kjo gjendje e degraduar dhe e shqetësuese te ne është pasojë e mirëfilltë e korrupsionit disavjeçar, lokal e qendror! Kush mbyll sytë e merr ndonjë shuk para për të lejuar këtë terrorizëm mbi shoqërinë, njëfarësoj ia bën edhe vetes! Edhe ai ose ajo nuk i shpëton kastravecit me hormone e pesticide! Diku do ta hajë rastësisht e pa dashje! Terroristët i kemi në mesin tonë dhe me blerjet e përditshme i nxisim të na vrasin e të na përqeshin. Gjilpëra në qafën e viçit në fakt është në qafën tonë! Hormonet e saj veprojnë njësoj mbi qeverinë dhe mbi opozitën!
Këtë gjendje e kanë toleruar gjithmonë qeveritë dhe harruar opozitat, paçka se speci i kërcënon njësoj. Lufta kundër këtyre terroristëve mund t’i sugjerohet opozitës aktuale si temë po kaq e rëndësishme sa ajo e banditëve që blejnë vota! Këta janë Bin Laden-ët tanë me fytyrë të përvuajtur e buzëqeshje të shtirë, të cilët nuk shqepen së lexuari, por na shqepin ne pas leximeve me veremin e helmeve që rrasim në mide çdo ditë!
Petullat e propagandës qeveria duhet të shohë mirë me çfarë vaji i skuq se s’ka check-up t’i bëjë derman miletit! Poshtë terroristët, rroftë ushqimi bio! (Panorama)
Si i di katundari hiletë e katundarit nuk i njeh askush. Pergezime z. Agron, duket se je i specializuar ne kastraceva turshi e ne domate te fresketa.
Prej 28 vjetesh populli shqiptar po vuan pasojat e nje KRIMI SHTETEROR nen drejtimin e nje “REGJIE” nderkombetare,qe kane vene ne zbatim skenarin e ZHDUKJES te embel te popullit shqiptar duke prodhuar buken me miell kanceroz serb!
Asnje deputet,minister,kryeminister,president,shoqeri civile ( i thencin),media envestigative ,prokuroria,policia etj,etj nuk kane bere qofte nje here pyetjen se pse kane heshtur qeveritaret tane ndaj ketij krimi shteteror me permasat e GENOCIDIT?
Qe ne vitin 2014 eshte botuar ne media nje shkrim denoncues per kete krim,por as Rama,pale ministri pergjegjes e bashkepuntor ne kete krim ,Panariti i LSI-se,nuk kane dhene asnje spjegim,pa folur qe nuk kane marre asnje mase deri me sot!
Dhe ne pamundesi tre protrestojne,shqiptaret kane gjetur rrugen e arratisjes per gjithmone nga Shqiperia,ndersa Rama tallet duke thene se kane te drejte te zgjedhin ku te jetojne me mire!
Ky kryeminister duhet te shkarkohet menjehere nga detyra dhe te jepet per ndjekje penale ne gjykaten e Hages per GENOCID bashke me Berishen etj!
Por opozitat tona kurre nuk kane patur si KAUZE hallet e popullit,por karrigen e pushtetit!
Vazhdimi, profesore injorant.
Bravo Gjekmarka Gjoni,se i ke rene me te pas 28 vjeteve!
Keta kastravecet sa nje minister dhe kungulli sa nje vcdeputet nuk u bene sot,por sot e 28 vjet me radhe!
Jo vetem kaq,por edhe mishi,frutat,perimet,bulmeti etj jane te gjitha me hormone kancerogjene dhe askush nuk ka folur nje fjale!
As timore idiot malok,qe tani na ben te habiturin!
Bio kishte ne kohen e XHAXHIT ENVER ,por ti nuk ke ku e gjen me ate shtet njerezor se doje kete shtet kriminal qe po zhduk nje pop[ull te vtere ne heshtje!
Se opozita nuk merret te zgjidhe hallet e popullit,por pasi i vodhi ketij populli shtepite,bagetite,kursimet e jetes neper piramidat financiare etj,tani do te ruaje koken e vet se po i vjen burgu rrotull!
Per here te pare jam dakord me z.Gjekmarkaj dhe mendoj se duhet shkarkuar urgjentisht ministri prejLeshi me stafin e tij pasi me korrupsionin e tyre apo mosveprimin ,apo moskomptetencen e tyre po e vrasin kete popull .Poshte ministrat e korruptuar dhe rrofte BIO.
Bukur artikulimi, frikshem tematika!
Nje rekomandim nisur nga teksti jot:
Nese ha qumesht pluhur po konsumon prape ushqimi, nese ha djath me niseshte, je mashtruar por po ha perseri ushqim, por ruaju vertet nga perimet me hormon, domatet e skuqura me acid, ketchupi kinez apo orizi me plastike (thuhet se fundmi se qarlullon) esencat, ngjyrueset, apo mishi me hormon ne qafe dhe antibiotik ne tul. Me keto te fundit eshte puna keq, vertet shume me keq se niseshtja dhe qumshti pluhur!
Gjithsesi, pergezime per realitetin e tematikes se shkrimit!
Te vjen keq qe keta jane bere profesore! Te jesh profesor duhet te kesh mentalitet te kohes reale! Si mund te jesh Pro.si Marku dhe Gjek Marka Gjoni me mentalitet fshatar?! Keta e ndjejne inferioritetin dhe vetem lehin! E ndjejne veten te perbuzur dhe vetem lehin! Na ruaj o Zot nga kjo lloj specie!
Syri i Shkodres – Me ate qe komenton ti, a don me than se nuk asht ashtu si thote Profesor Gjekmarkaj ?!
Nqs nuk asht ashtu, ai duhet te arrestohet dhe te denohet per perhapje paniku ne popull. Ka nje ligj edhe per kte, edhe duhet te zbatohet. Apo ndoshta Profesori ka imunitet per ate cka thote, sepse ka te drejte.
Te gjith ne si popull prekemi nga kjo kolere. Nuk asht njerzore te sakrifikojme familjet tona per dy kacille ma teper, apo qofte edhe per militantizem.
Gjekmarkaj, asht nje nder analistat ma rracional e ma shembullor qe ka Shqiperia. Analista si ai ka pak, e prandaj jena ne kete gjendje.
I keni pare aksionet qe merr shteti duke shpallur kapjen e qindra toneve mish te prishur?
Lexojeni “AKSION”,po pra “AKSION”!
Ha ha ha ha haaaaa,shteti nuk punon ne 24 ore ne dite,por me…AKSIONE!
Qe ketu ky shtet ka marre fund!
Prandaj del Rama dhe mburret se kemi bere investime sa per 25 vjet bashke!
Po ke bere o mavri,po jo me leket e Shqiperise,por me BORXHET e bankave qe do t’i rrine mbi qafe popullit tere jeten!
U eshte bere mendja investime,rruge ,rruge,rruge,rruge e rruge pa fund,por qe brenda qyteteve rruget jane me gropa me balte e pluhur !
Turizmi,turizmi,turizmi,por shqiptaret marrin arratine cdo vit ne Greqio e Turqi,se jane me lire dhe me mire se ketu!
Si nuk thate njehere popul;li,por turizmi!
Po cfare do shikojne ketu turistet kur shumica e popullit jetojne ne mjerim dhe nuk kane buke te hane,ate buken kanceroze qe Rama ka frike ta zeje me goje?
Po per te ngujuarit nga gjakmarrja si nuk foli nje here ky kryeminister?
Po pritje populli dhe zgjidhja e ankesave te tij pse nuk ben shteti sot,sic bente DIKTATURA KOMUNISTE?
KE HARRUAR VETEN SA NJE GOMAR !
I kerkoi falje gomarit per fyerjen qe i kam bere zgjuarsise se tij tri shkalle mbi tenden!
Kemi komentuar edhe disa dite me pare,kur nje raport i Bankes Boterore e perfshinte vendin tone,ne 6 (gjashte) vendet me sigurine me te ulet ushqimore (nder rreth 86 vende).Ky lajm kaloi si shume te tjera…..asnje prononcim nga administrata qeveritare,Ministria / Ministri Bujqesise,por edhe asnje “ndjekje” ne vijim nga shtypi dhe gazetaret ! Shume e palejueshme nga te paret,por edhe te dytet.Sepse gazetaret,behen gazetare kur bejne investigime dhe jo perkthime lajmesh.Problemi qe ngre Agroni eshte jashtezakonisht i rendesishem,me shume se gjithecka tjeter ! Nuk dihet se ku po “shkojme” ! Nje pa pergjegjshmeri “in extremis”,nga institrucionet qe mbahen me parate tona,per te na mbrojtur.Nje thirrje gazetareve / shtypit : investigoni dhe perballuni me kete administrate,pergjegjese per sigurine ushqimore ! Lymi Tutit
Ju helmuan o Shqiptare e spo e kuptoni e mereni me Gjekmarkajn se eshte i djathte….harrove dhe nafte…shkrim i goditur.
Per agronomi keni mbaruar ” shoku ” Agron ? Hahahaha , e ke qare ! Veten e ke vene ne rolin e vajit te ullirit besoj….dhe u be !
Kot po ja fus , se pasha Zotin e madh nuk ta kisha ngene te lexoja brockullat e kesaj here….!
Shkrimi tjeter , po , me pelqeu . Pse mos te jem i sinqerte ?
Po ti ku e fut veten,tek terroristet e oborrit berishovic per ti shplar trut njerezve te vrasin njeri tjetrin,apo tek kastravecat hollandez pa fara te lulit.
Ajo qe te ben katunari matrapaz me trangullin apo katunari i sajuar intelektual, qe per vepra me te arrira ka manifeste pandofla lepirje ndaj ndaj ndonje bajraktari orjental, nuk eshte asgje perpara tragjedive biblike, qe te sajon katunari grykes, injorant, haxhiqamilist kur hipen ne samarin e pushtetit, si Sali bagla.
Por luften nuk e kemi me fshatarin, por me injorancen, orjentalizmin, grykesine, llumin mesjatar religjoz, varferine qe pjell mostra.
Z. Agron. Opozita nuk ka kohe te merret me hallet e popullit. Rama eshte i zgjuar. Sapo e sheh se opozita po shkon ne popull, ai i fut nje pordhe dhe Basha merret nje jave duke analizuar cilesine e pordhes te Rames.
Shkrim i mire aktual.