Nga Ben Andoni
Shqiptarëve, në vitet e fundit, u vendoset faji për çdo shfaqje nacionalizmi që ndodh në Ballkan pranë kufijve të tyre. Shtuar me të ashtuquajturin koncept të “Shqipërisë së Madhe”, kjo është bërë gati si një nga atributet e reja agresive të shqiptarëve. Dhe, për ta provuar të gjithën këtë, mjafton të merret në konsideratë çështja e dronit, që u ngrit gjatë një ndeshje tejet të rëndësishme të përfaqësueses Serbe me atë Shqiptare në Beograd për Kampionatin Evropian të Futbollit, ku shigjetat u drejtuan për frymën agresive që vjen përgjithnjë nga shqiptarët.
A është gjithnjë e vërtetë kjo?!
Duhet kujtuar se indoktrinimi nacionalist në Ballkan është një fenomen që ka prekur të gjitha vendet. Ajo ka treguar hapur se të gjitha vendet ballkanike, pa veçuar aspak ato që janë anëtare të BE-së, e kanë humbur betejën me varfërinë me shpresën e qytetarëve të tyre, ndaj i janë falur sintaksës nacionaliste. Në fashën e madhe sociale, ku bashkohen breza të tëra ballkanasish (përfshirë dhe shqiptarët), problemi më i madh është ai i mbijetesës dhe kuptohet e ardhmja e munguar. Nacionalizmi është bërë streha dhe mbulesa ku fshihet zemërimi i mbrujtur për kushtet jo ekzistente të jetës, mungesën e punës, jetesën normale, arsimimin e duhur dhe mbi të gjitha shpresën. Feja, siç ndodh zakonisht, ka bërë udhë në këtë kaos duke bashkëjetuar me indoktrinimin. Dhe, çfarë ndodhi?! Kaq të papërgatitur ishin kinse strukturat politike saqë një moment e gjetën veten të pagojë përballë fenomenit të rekrutimit të ISIS.
Populizmi qesharak i politikanëve dhe indoktrinimi që i bëjnë turmave në Ballkan, shtuar me mesazhet mesianike të tyre thjesht i dha frymë kësaj popullate, që shprehet me nacionalizëm dhe e cila gjeti objektiva të tjera shfryrje. Fillimisht, mu në kufijtë e afërt jashtë vendit. Serbët në Kosovë, Grekët në Shqipëri, Kroatët në Serbi, Shqiptarët në Maqedoni janë shembuj të qartë të këtij argumenti. Të zemëruarit (lexo nacionalistët e indoktrinuar) e çdo vendi kërkojnë si objekt shfryrje pjesën tjetër të popullatës në kufi, ndërsa për ta shfryrë realisht të gjithë këtë potencial zemërimi shërbejnë luftërat e huaja, ku ke prezencë jo të vogël të njerëzve të Ballkanit, që me këtë qetësojnë vrundujt e inatit por dhe mbushin xhepat bosh lënë prej qeverive të tyre.
A mundet Shqipëria dhe shqiptarët të jenë jashtë këtij fenomeni?! Aspak. Për fat të keq, ballkanasit nuk e shikojnë bashkërisht varfërinë si problem të tyre të përbashkët, por shikojnë nacionalizmin agresiv si shkak që krijohet nga fqinji. Nga ana tjetër, mospasja e një armiku të përbashkët ose identifikimi me të njëjtat shqetësime ka bërë që gjendja të majiset. Ndërkohë që nacionalistët për shkak të zgjedhjeve politike kanë gjithnjë e më shumë frymë në te gjitha vendet e Ballkanit. Pasi qeverive u duhet populizmi dhe mbi të gjitha incidenti me fqinjët, për të tërhequr vëmendjen nga realitetet e tyre respektive sociale-ekonomike.
Në Ballkan ende nuk bëhen përpjekje realisht konstruktive të hartohen dhe të konsiderohen tekste të përbashkëta për historinë e tyre. Kështu, serbët, shqiptarët, grekët etj., vazhdojnë të urrehen si dikur, por thjesht me një veshje më moderne, kurse interesi i shtetit komb, paçka mëtimeve të shteteve të veçanta për të kundërtën ka mëtime të qarta agresive. Në këto kushte, Shqipëria nuk mund të ulë armët. Nacionalizmi i saj duhet të jetë i njëjtë me vendet e tjera për të ruajtur veten në këtë regjistër absurd sjellje, ku mungon një narrativë moderne dhe qasje ndryshe. Shqipërisë dhe shqiptarëve, paçka shumë fjalëve, u duhet një narrativë patriotike moderne, që shpesh të bëhet pse jo dhe nacionaliste (pa teprim), për të identifikuar përgjegjësitë e institucioneve të saj, që shpesh i shikojmë të përgjumura, para rasteve si ai i Greqisë në orët e fundit. Kuptohet kurrsesi duke bërë nacionalizmin patetik folklorik, atë që na ka lënë kaq pas deri më tani. Shqipëria ka sërish nevojë ndoshta për atë lloj nacionalizmi-patriotik të kohëve të ndryshme, që ngriti vetëdijen kombëtare, që bëri shkencën e albanologjisë dhe zhvilloi vendin, por kurrsesi atë që e izoloi vendin, duke e bërë qesharak me sloganet e saj patetike.
Me pak fjalë, Shqipërisë i duhet një dozë e caktuar nacionalizmi, por jo populizmi që përdorin politikanët për të forcuar pushtetin e tyre. Te populizmi janë politikanët tanë dhe kolegët e tyre ballkanas që na shtypin me manipulimet e tyre, por edhe gjendje që reflekton pasigurinë e përbashkët në Ballkan, mungesën e barazisë dhe probleme të tjera. Të gjitha ato, që në fund na tregojnë sesa është e vështirë në Ballkan të ndash realisht mikun me armikun. Ndaj nacionalizmi na duhet ende si mbrojtje, paçka se tashmë nuk duhet të jetë aq i koracuar sa dikur. (Homo Albanicus)
Dakort deri diku me ty, por, kur Shqiperia paska patur “ate lloj nacionalizmi-patriotik te koheve te ndryshme” qe “paska kaq nevoje”??!! Me sa kuptoj, ai nacionalizem qe ti deshiron si “pozitiv” dhe ne te njejten kohe qe ti e kundershton si “negativ”, ishte e njejta periudhe, ajo e diktatures hoxhiste!
Kur vetem pak me shume se 100 vjet kerkoje identitetin shqiptar, kur ne vitet ne vazhdim kerkoje te mblidhje eshtrat e kufomes per te formuar skeletin e identitetit, kur akoma dhe sot ky skelet nuk shkon, nuk perputhet, atehere per cfare nacionalizmi-patriotik flasim? Perse pyes? Po ja, cfare i ka ngelur si identitet, ideale dhe mentalitet shqiptarit nga ajo e arberit te periudhes se Gjergj Kastriotit?
Une them qe mentaliteti I Arberit te atehershem nga atij te sotem te pakten nuk ka ndryshuar ne nje gje;mentalitetin e mosnenshtrimit,egoizmit,kryelartesise ndaj njeri tjetrit,dhe mbi te gjithave ndaj shovinizmave e kercenimeve qe vijne nga te gjitha anet.
Une pyes;A ka ndonje ndryshim nacionalizmi “negativ” Shqipetar nga ai Serb,Turk,apo Grek?
Une do te thoja qe eshte me pak agresiv.
Kur politika dhe media ne Greqi denojne per dite fenomenet e Nacionalizmit.
Ne Shqiperi inkurajojm dhe demostrojm Shovinizma te tepruara per dite.
###
Klimax mos u genje nga keto shkrime idjote … Shqiperia as edhe nje here nuk kishte nevoj per Nacionalizma.
Historikisht garant per Krijimin dhe Rruajtjen e integritetit territorial te Shqiperis ishin dhe jane akoma fuqit e medha.
###
Historia me luftra, heronj eshte e sajuar, mund te flasim vetem per rilindas patriot.
###
Gjoja Patriotizmi por ne te vertet Shovinizmi eshte nje vegel e Turko-spermave Arnaut qe te krijoj probleme me fqinjte e Krishter per interesat e Neo-Otomanisteve, te Turqizoj Shqiperin dhe Ballkanin.
###
Periudha qe po jetojme eshte e rrendesje JETIKE, jo vetem ne “aleancat” qe do te zgjedhim dhe angazhohemi, por dhe per rrugen qe do te ndjeki Kombi tone per shekuj me rradhe.
###
Republika Islamike e Turqise eshte e te njejtit mentalitet me Perandorin Otomane, i njejti fanatizem Fetar, i njejti Agrisivitet dhe Diktatur.
Sa me larg Turqizmit (pamvaresisht nga miliardat Eurot e pista qe investon) aq me mire per Shqiperin.
###
Jemi i vetmi Komb ne Ballkan qe me shume se zhvillimin Ekonomik kemi nevoj per Rilindje Kulturore, jemi te tjetersuar ne grad te madhe dhe te coroditur nga Kultura dhe Historia.
###
PATRIOTA te vertet jane ata qe na Orientojne nga Kultura dhe Tradita Arberore, nga viti 0 per Shqiptaret qe eshte periudha “pas Skenderbeut”.
O Benush, na i bere pak lemsh dhe kjo trego qe nuk njef ose nuk do te kuptosh ndryshimin e Nacionalizmit me Shovinizmin dhe shkallen e rezikshmeris ne c’do vend te Ballkanit.
###
Greqia dhe populli i saje nuk mund te krahasohen me Shovinizmin, fanatizmin, ekstremizmin … mesjetar Shqiptar.
###
Ne Greqi (e cila historikisht shtrihej gjeografikisht ne 3 fishin e siperfaqes teritoriale qe ka sote) Ionia, Magna Grece, Helis-pond, Epir …. nuk do te shikosh kure flamuj te Greqis se madhe.
###
Kurse ne Shqiperi President dhe Kryeminister dekoruan Futbollistet (ne lojen me Sebin) qe ngriten dhe mbrojten flamurin shovinist te Big Albanistanit, ne muret e Kryeministris u shfaq per 24 ore me projektor ky flamur i Turpit dhe Armiqesis me fqinjet, c’do feste Kombrtare e shfaqem kudo keta flamuj Turpi neper rruget e Tiranes duke u degjuar muzik, kenge dhe hymne Shoviniste, Prvokuese.
###
Ja perse nuk duhet te ngateroni Greqine me kete mentalitetin tuaj Inferior dhe Mesjetar.
Edhe nqs ndodh ne Greqi ne nje pakic shume te vogel kjo vjene si rjedhoj e balancimit atij Shqiptar, Sllavo-maqedon, Turk … qe kane rethuat si hiena Greqine.
###
Viktima te ketyre shovinizmave nuk jane aspak Greket qe me Demokracin e tyre dine ti balancojn dhe pastrojn keto fenomene ne vendin e tyre.
Viktima te Shovinizmit tone jemi vet ne Shqiptaret, qe gjejme ngushellim nga problemet Sociale te Fukarallekut, Injorances, Inferioritetit dhe ligesise qe na ka mberthyer.
O Flm more gdhe te jesh laq kkkk more tyte nuk do te shikosh kurre Flamur te “Greqise se madhe” ne ato vende qe ke permendur sepse ato nuk jane “greke” dhe as Greqi “greke” nuk ka ne Greqi more kallare e jo me ne ato vende qe permend shumica e ketyre “greke” jane shqiptare dhe turq …budallalleku i “Greqise se madhe” eshte skalitur vetem ne injorancen tuaj dhe aty do te vdesi o i mjere…kuptoje tani perse nuk sheh flamur te “greqise se madhe”
Nacionalizmi…..ose shqip Atdhetarizmi do ti bente shume mire ketij populli qe eshte i rrethuar nga hiena grabitqare greko-sllave qe kuptojn vetem gjuhen e trillimeve….shpifjeve….por mbi te gjitha ate te dhunes tipik mentalitet i poshter orjental por cfare mund te presesh nga jevgjito-shpellaret e Anadollit dhe pic derrat e Stepave te Uralit