Nga Flogert Muça
Mbrëmë presidenti Meta u bind dhe dekretoi Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. U bind ndaj Kushtetutës dhe ndaj frikës se do të shënonte një tjetër rekord negativ në imazhin e tij politik.
Në fund të kësaj sage 2 javore ja vlen të bëjmë një përmbledhje të asaj që ndodhi për të kuptuar jo vetëm pse-në, por edhe për të parë se kush e fitoi shahun politik, nëse do i referohemi për një moment përkufizimit të kryeministrit Rama.
Para dy javësh, kryeministri Rama çoi në zyrën e Metës emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm. Roli i Presidentit në Republikën tonë parlamentare, sa i përket dekretimeve të ministrave është një formalitet dhe kortezi honorifike, por vetëm kaq. Këtë e ka ditur që ditën e parë edhe Meta, edhe këshilltarët e tij ligjorë dhe mediatike.
Por Ilir Meta është politikan që është mësuar të luajë në sulm, ndaj vendosi që të nisë një luftë ndaj qeverisë, duke nxjerrë lloj e soj argumentash dhe duke kërcënuar në njëfarë mënyre se do sillte kaos me veprimet apo mosveprimet e tij. Ilir Meta nisi të luajë rolin e kryetarit të opozitës nga karrigja e presidentit me mosdekretim ministri, gjë që nuk e kishte bërë as heroi për së gjalli i PD-së, Bujar Nishani. Situata u kthye ne qesharake kur folën konstitucionalistët dhe ish-presidentët, të cilët thanë se Meta ka gabuar dhe se duhet thjeshtë ta dekretonte Lleshin pasi Kushtetuta nuk i jepte atij tager të mosdekretonte një propozim të kryeministrit. Them u kthye ne qesharake sepse pavarsisht kësaj, Meta vazhdonte të mosdekretonte Lleshin pse ky i fundit nuk i kishte shkuar në një takim privat, që Presidenti i kishte kërkuar me anë të një njeriu që e njihnin të dy, apo se pse Edi Rama nuk po pranonte që qeverinë ta ndërtonte me Ilir Metën, por vetëm.
Nga ana tjetër kryeministri Rama dukej sikur i kishte bërë llogaritë më mirë, dukej sikur ishte gjithmonë një lëvizje përpara Metës në këtë ‘lojë shahu’. Që në fillim, Rama paralajmëroi se Meta do ta dekretonte Lleshin dhe kjo mbrëmë ndodhi. Natyrisht, Edi Rama nuk është magjistar, por mesa duket e njeh aq mirë Ilir Metën, sa ja parashikon çdo lëvizje.
Ilir Meta në fakt këtë radhë ishte lehtë i parashikueshëm sepse kishte shkelur Kushtetutën në të dyja këmbët dhe duhet të ishte një amator politik nëse nuk do ta dekretonte Lleshin.
Gjithësesi, me sjelljen që Meta tregoi në këtë rast, mund të themi se nuk mori asgjë dhe mazhoranca mori atë që deshti. Pavarsisht tentativës së Metës për tu bërë faktor, ftohtësia dhe qetësia e kreut të qeverisë doli fituese duke marrë në finale atë që deshti por dhe atë që në fund të fundit ja jep Kushtetuta.
Ilir Meta me sjelljen e treguar në rastin Lleshi tregoi se është po ai politikani klasik që kërcënon, kërkon pazare, ha inate personale, kërkon të jetë gjithmonë në tavolinën e pushtetit. Mirëpo, mesa duket këtë herë i ka hasur sërish sharra në gozhdë, ku duke u përballur me vendosmërinë e kryeministrit për të riçuar për dekretim të njëjtin emër, u bind se nuk kishte zgjidhje tjetër veç dekretimit dhe se vazhdimi i kësaj beteje veçsa do e dobësonte edhe më tej atë dhe partinë që ai ka themeluar 14 vjet më parë.
Thënë ndryshe, Ilir Meta është një lojtar shumë i mirë në pazaret politike, por është i dobët në politikën si shah. Kjo ndoshta sepse shahu ka rregulla, ndërsa pazaret jo. Këtë herë ishte shah dhe Meta u zu mat nga qetësia e kundërshtarit që krijoi vetë. Politikisht Ilir Meta humbi, ndërsa vendi fitoi duke patur sot një ministri të Brendshme tërësisht funksionale, siç SHBA dhe BE e kërkuan me ngulm./Lexo.al
Vec te tjerave, Meta i ka keshilltaret mizerabel, nga te gjitha drejtimet, te paafte, intrigante, thashethemexhinj, te pa moralshem, hakmarres dhe Meta nuk e kupton se ne cfare rrethi te keq njerezish jeton.
Qashtu ishte loja, bre burra e gra. Nji tumnaje qe u zhdaravit po prej atyne qe e krijuan. Ne vijojm te llomotisim duke pi kafen e radhes.
Rrofte Komsomolizmi Bolshevik, kjo eshte gjeja e pare qe te vjen nder mend pasi mbaron shkrimin e ketij tipit, gjeja e dyte qe te vjen nder mend eshte shalli i pionierit te enverit ne qafen e flogertit.
Rrofte Komsomolizmi Bolshevik, kjo eshte gjeja e pare qe te vjen nder mend pasi mbaron shkrimin e ketij tipit, gjeja e dyte qe te vjen nder mend eshte shalli i pionierit te enverit ne qafen e flogertit..
Rrofte Komsomolizmi Bolshevik, kjo eshte gjeja e pare qe te vjen nder mend pasi mbaron shkrimin e ketij tipit, gjeja e dyte qe te vjen nder mend eshte shalli i pionierit te enverit ne qafen e flogertit…
Po te mos ishte CHEZ-i ne Shah Floriri do te ishte i pamposhtur; por Torra ia shtypi koken ne morsen e Prokurorise se Pegjithshme! Hahaha: U detyrua te deklaronte: “Do te kem zero perplasje me Ramen!”
Une kam mendim te kundert me ate te autorit te ketij shkrimi!
Ne ketre komedi dy javore nuk fitoi ASNJE,as Meta,jo e jo,por as Rama!
Humbesi me i madh ketu ishte populli shqiptar qe pa se cfare njerezish te PA AFTE,ARROGANTE dhe INATCORE ka ne krye te shtetit shqiptar!
Dhge PA AFTESIA e presidentitr dhe kryeministrit nuk vjen nga keshilltaret e PA AFTE qe kane rreth vetes si militantew,por tek vetja e tyre se ishin ata qe kane zgjedhur tre jene rrogtare e jo keshilltare te jurisprudences!
Komedine e hapo presidenti qe deklaroi mos dekretimin jo sipas Kushtetutes,por sipas bindje!
Harron ky president qe aty nuk eshte vene qe te menaxhoje bizneset e familjhes se tij,por te popullit !
Dhe ato menaxhohen vetem sipas Kushtetutes dhe ligjeve e asgje tjeter!
A nuk e dinin valle Meta dhe keshilltaret e tij se me kete pergjigje ishin bere aktore komediane?
Nga ana tjeter reagimi i Rames ishte po aq i pa bazuar ne Kushtetute aq sa u dorezua dhe pranoi llogjiken e cartur te Metes se Lleshi,sipas edhe atij na qenka akoma “GJENERAL AKTIV”!
Mire Rama qe nuk ia ka haberin ligjeve dhe ushtrise,po vete Lleshi si keshilltar i deritanishem i tij si nuk ia spjegoi atij te verteten,por edhe ai vete ra ne gracken e Metes duke i kerkuar atij ta CDEKRETONTE SI GJENERAL,bile edhe se hiqte dore nga perfitimet financiare te dhena nga gjykata e shkalles se pare?
Dhe kulmi i kesaj KOMEDIE ishte dekreti i Metes qe shpalli “NXJERRJEN NE LIRIM TE GJENERAL BRIGADE SANDER NDUE LLESHAJ”!
Dy dekrete per te larguar nga ushtria nje gjeneral nga dy presidente qe njeri e nxjerr ne REFORME (Nishani eshte ne rregull cuditerisht) ndersa Meta e NXJERR NE LIRIM!
E ku eshte ndryshimi ketu,pervec nos njohjes se gjuhes shqipe?
Mire qe keshilltaret e Metres u treguan te pa afte juridisht,por as drejteshkrimin e gjuhes shqipe nuk dine?
Mortja qe nuk i ha keta fare militantesh pa “tru”!
Sipas dekretit te Metres i bie qe LLeshi paska qene akoma ne pune ne ushtri dhe i takon te marre te gjitha rrogat e pa marra deri me sot gjithsejt rreth 80 milion leke!
Bile bile edhe tre gjithe ushtaraket e dale ne rezerve gjate ketyre 28 vjeteve i bie qe jane akoma ne pune ne ushtri dhe qe duhet t’u jepen rrogfat per mbi 20 vjetr!
Uaaaaaa,cfare interpretimi karagjoz ne nivelet me te larta te shtetit!
Mjere populli shqiptar se cfare politikanes amatore ka ne krye te puneve!
Dhe pastaj habiten pse ka korrupsion dhe pse ikin shqiptaret per dite neper bote!

Mire qe keshilltaret e Metes u treguan te pa afte juridisht,por as drejteshkrimin e gjuhes shqipe nuk dine?
Mortja qe nuk i ha keta fare militantesh pa “tru”!
Sipas dekretit te Metres i bie qe LLeshi paska qene akoma ne pune ne ushtri dhe i takon te marre te gjitha rrogat e pa marra deri me sot gjithsejt rreth 80 milion leke!
Bile bile edhe tre gjithe ushtaraket e dale ne rezerve gjate ketyre 28 vjeteve i bie qe jane akoma ne pune ne ushtri dhe qe duhet t’u jepen rrogfat per mbi 20 vjetr!
Uaaaaaa,cfare interpretimi karagjoz ne nivelet me te larta te shtetit!
Mjere populli shqiptar se cfare politikanes amatore ka ne krye te puneve!
Dhe pastaj habiten pse ka korrupsion dhe pse ikin shqiptaret per dite neper bote!
.. ORE CUNI GAZETAR , REZULTATI ESHTE BARAZIM ..! NE VENDET E B.E se , MINISTRAT E BRENDESHEM , TE MBROJTJES , NUK JANE USHTARAKE . KETE PO NUK E DINTE RAMA QE PATJETER NUK E VE NE DYSHIM SE AI NUK KONSULTOHET ME ASNJE , DUHETN TA DININ TE TJETER ,QE PAMVARESISHT SE NUK JA U “MBAN ” TIA THONE RAMES , TE PAKTEN TE JA U THOSHIN JU , QE TA PERCILLNIT NE POPULL ME INFORMACIONET TUAJA . PRA ATE QE KERKOJ META ESHTE E BAZUAR NE KUSHTETUTEN E VENDIT . KUR RAMA E “MBLODHI” MENDJEN DUKE JA “HEQUR” SPALETAT LLESHIT , E CILA U KONFIRMUA NGA META SIGURISHT SI “NJESHI ” I VENDIT , PAMVARESISHT SE ESHTE I”VENDOSUR ” NGA RAMA , PRESIDENTI E MIRATOJ BRENDA KOHES KUSHTETUESE . PRA BARAZIM NE KETE TAKIM , NGA ANA E PROCEDURES LIGJORE . TE TJERAT SIC LEXOJME TAKIME , KAFE , PRAPASKENA JANE TE PA NEVOJESHME ..! PERSONALISHT , PER TE DY NUK KAM BINDJE SE JANE DREJTUES SE DENJE , SIKURSE DHE PER JU QE NUK I SHERBENI ME DINJITET DETYRES SI GAZETARE ..! KUSH E NDIHMOJ GRUEVSKIN TE FUTEJ NE SHQIPERI E TE DALE SI ZOTERI ..?! APO KJO NDODHI SE LLESHI ISHTE ZV/ MINISTER DHE JO MINISTER ..?!.. E SI TE BESOJME TEK KETA ..?!
Komentusit te mesiperm i paska ngelur gozhde komsomoli !? Komsomolit ja kane harruar emrin ata qe e krijuan, e kujtoke ti !? Po hic mos u bej merak, su pranove ne rini, nuk eshte cudi te pranojne ne pleqeri!?