Për sa shiten opozitarët e Ramës?

17 Nëntor 2018, 17:04Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri “krisjes” institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndrimeve të kundërshtarëve të Edi Ramës.  Ashtu sikurse Lapsi.al e ka analizuar, sot kur vendi është ribërë me ministër të Brendëshëm, gjithëkush e ka të vështirë të kuptojë se përse, kur nevojitej një interpretim aq i thjeshtë kushtetues, u kërkuan senaca me dyer të mbyllura të parlamentit dhe u lëshuan britma qeshrake se po rilindte Enveri NR 2.

E gjithë kjo fryrje e paskrupullt të bën të besosh në fabulën e ngritjes të tensionit për të fituar sa më shumë në pazarin e radhës me Edi Ramën.

Në thelb kjo që bëri tani, Ilir Meta, është e ngjashme me fabulën e Lulzim Bashës në çadër. Edhe ai u ngujua për tre muaj në bulevard, u betua se nuk do të hynte me Ramën kryeministër në zgjedhje dhe pastaj shkoi e u ul në tryezë me të për të marrë vetëm disa javë kontrollin e drejtorive të OSSHE dhe Legalizimeve.

Të gjitha këto kompromise të neveritshme po e forcojnë përditë e më shumë dyshimin e njerzve se nuk ka asnjë ndryshim mes regjimit kleptokrat të Edi Ramës dhe opozitës zyrtare.

Askush nuk mund ta kuptojë dot se si mund të fshihen përbetimet për bllokimin e rrugës së kombit, në këmbim të një qeraje më të ulët për zyra.

Askush nuk mund ta kuptojë dot shkeljen e syrit që u bëhet oligarkëve që ndajnë paratë me shefin e qeverisë duke u çuar mesazhe: “Do ju biem nga pak se kështu na e do puna”.

Askush nuk mund të kuptojë dot se si ndodh që ata që kanë vjedhur dje në bashkëpunim me Berishën, sot po e bëjnë pa u hyrë gjemb në këmbë me Edi Ramën.

Pikërisht kjo ballo me maska ku të gjithë luajnë me sikur, po i bind edhe më spektikët, se edhe bombat e përgjimeve që opozita parajajmëron të shpërthjejë (nga ato për dëshmi të reja të vjedhjes së votës deri tek implikimi i familjarëve të kryeministrit me trafikantë) nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse rrëmbimin e një llokme nga pazaret miliardshe të Ramës, ose në rastin më fatlum, ndarjen e pushtetit në tavolinë me të.

Natyrisht nuk ka dyshim se këto fakte alarmante popmpohen dhe stërmadhohen edhe nga propaganda e pushtetit. Qeverisjes totalisht të diskredituar të rilindjes tashmë nuk i ka mbetur as tjetër nën mëngë veç se të rrëfejë se rivalët e saj janë po aq keq sa dhe ajo. Pra në këtë tablo ku të vërtetat më të frikshme mpleksen me gënjeshtrat më monstruoze, kundërshtarët e Ramës po njolloset përditë e më shumë. Ata tashmë, më tepër se nga ç’do gjë, rrezikohehen nga fallciteti i një opozite fasadë. Dhe një opozitë e tillë që mendon veçse për përfitimet e liderëve të saj, as nuk ngjall besim, as nuk motivon dot njerëz, as nuk ka fuqi të krisë sadopak këtë pushtet të korruptuar me kredibilitetin në fund të këmbëve.

Prandaj më shumë sesa misioni denoncues të cilin tashmë e ka realizuar (me kanabisin, dekriminalizimin, hajdutërinë e kocesioneve, PPP-ve dhe grabitjen e votive) koalicioni PD-LSI duhet të investohet në kredibilitetin e vet. Ata nuk e kanë më luksin të luajnë duke e mbajtur një këmbë brenda sistemit. Ata duhet të vetsakrifikohen duke hedhur tej çdo ofiq dhe duke dëshmuar se nuk e kanë të pamundur të ribëhen qytetarë të thjeshtë. Vetëm ky proces i vështirë privimi personal mund të ndryshojë kurbën e besimit tek opozita. Sepse përndryshe, sa herë Ilir Meta të lëshojë alarmin e ringjalljes së Enverit, apo Luli të bëjë sikur po bojkoton parlamentiin, njerzit do të tallen dhe do të thonë me përçmim: “e kanë hallin të lëpijnë kockën e radhës”.

12 komente në “Për sa shiten opozitarët e Ramës?”

  1. votren says:

    Qenke zhgenjyer ore i gjore?

  2. Brahoo says:

    Nje nga artikujt me te bukur te shkruar keto 28 vjet.

    1. tafa says:

      braho jam dakort me ty por nuk je shume i sakte Saktesisht duhej thene 28,5 vjet e 4 dite.

  3. GOGOLI says:

    Po si nuk bere nje artikull te hajrit mo kungull nip i kapos gjithnne i bie legenit e fyellit ne nje vrime. Ju kuptoj ju analisteve jeni paguar mir pet te denigruar Ramen. por e keni kotpo ja risni me shume vlerat Enise shkrimin per mender prrsidentin dhe pas ca reshtave e nxorre turirin r miut si gjithnje vavfsh ne te semes me te tete analustet e sojit tend e te zheit

  4. ALBAN DEGA says:

    A MUND TE QEVERISIN KETA HORA QE

    1- NUK JANE NE GJENDJE TE ZGJEDHIN DEPUTETET E VET !?
    2- VJEDHIN ME ZE E ME FIGURE VOTAT E FAMILJES SE VET POLITIKE !?
    3-MOREN TITUJT ME TE TURPSHEM BOTEROR “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE “… KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !?
    4- PER 13 VJET EKZEKUTUAN DYFISHIN E VIKTIMAVE TE ISH- DIKTATURES KOMUNISTE PER 46 VJET !?
    5- ZHBENE 13 HERE NE 13 VJET SHTETIN SHQIPTAR SI ASNJE BARBAR E PUSHTUES I SHQIPERISE …. !!!???

  5. mona says:

    O kleptokrat i Saliut. Je thjesh nje rr.k.

  6. Shqiptar says:

    Bushatit i Ra dhe keshtjella Meta. Te kalemi.al jane te deshperuar. Kabe filluar sulmet me traste me gure kunder Metes ???????

  7. tafa says:

    Une them qe per te marre pergjigje sa me serioze per pyetjen tuaj duhet ta fillojme nga vetja.Per sa u shite ti tek Sali Berisha,pasi per shitblerjen tek Hysenbelliu nuk po te pyesim se ne fund te fundit e ke pune ushqen kalamajte e lagjes me te/

  8. Duket qarte, qe Andi, eshte klysh i Saliut! Nuk thote qe Saliu vodhi por thote ata qe vodhen me Saliun! Andi kurva! Saliu eshte hajduti i madh,tradhetari i madh,krimineli me i madhi! Por desha te pyes :-kush eshte ky klysh i kapove dhe Bushatllinjve qe na paska marre ne dore luften kunder korrupsionit?! A nuk eshte Andi Bushati, ish burri i avokates se popullit Ballanca, qe morri rreth 200 mije dollare nga pallati i Lulit? Do te vije koha edhe per Andin dhe te tjeret te medias! Do te dalin te gjitha!

  9. a.f. says:

    Mbasi Lleshi dhe ai qe e komandoi Lleshin si minister, e paraqiten doreheqjen zyrtare nga funksionet ushtarake te gjeneralit, Meta e dekretoi ate si minister. Kjo tregon se ata e pranuan nxitimin e pajustikuar te propozimit zyrtar per minister, pa u konsultuar dhe ndjekur procedurat ligjore dhe institucionale. Mbetet per tu pare se sa paga mujore ka perfituar Lleshi si ushtarak, nderkohe qe punonte dhe paguhej nga kryeministria si keshilltar. Sidoqofte, te gjitha keto jane thjesht formalitete te cilat nuk mund te fshehin apo te maskojne faktin se Shqiperia nuk eshte gje tjeter vecse nje Republike shkerdhato-kracie dhe shtetaret tane nuk jane gje tjeter vecse disa pazarxhij te rendomte qe vjedhin pafundesisht duke e mashtruar dhe dhunuar popullin e tyre. Komplimente Bushatit per shkrimin.

  10. ke te drejte ky vend nuk ka opozite ky vend nuk ka sindikata ky vend nuk ka shoqeri civile cdo gje eshte ne shitje jeta nderi dinjiteti ne kete vend ku te gjithe kane bibel dhe kuran parane parane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje