Nuk ju vjen turp? Po të ngriheshin edhe ish- pronarët si ju?!

22 Nëntor 2018, 19:16Blog TEMA

Nga Ana Abdi

Turp e faqe zezë! Turp! Po ç’faj ju pati e shkreta police që e latë pa gishtat e dorës, ç’faj ju patën ata që ishin në krye të detyrës, për tju ruajtur ju dhe të tjerët, për të ruajtur rendin dhe normalitetin në këtë vend që nuk është aspak normal, prej njerëzve si ju. Turp!

Kalova dhe unë atje sot dhe mund të isha marrë para prej çmëndurisë tuaj, më hynë të dridhurat prej zhurmës së asaj kapsolle… Dëgjoja njerëz që bërtisnin, në mënyrë shtazarake… Njëra syresh kishte marrë megafonin dhe thonte që ishte intelektuale…

Më fal zonjë e dashur, mund të jesh shumë e nderuar, por edhe intelektuale të mos ishe, të kishe pak sens qytetarie në respekt të ligjit dhe pronës, mos të ndërtoje në një pronë që nuk ishte e jotje, mos të ngrije një ngrehinë që na ka zënë sytë të gjithëve e tani kërkoni që shteti të mos ju a prishë… Të mos ju prishë çfarë e nderuar zonjë? Po turp nuk ju vjen? Zaptues të pronës publike, prishës të rendit, modeli më i keq i qytetarit jeni, makabëri… Turp i këtij kombi jeni, prej jush, prej farës tuaj është sot ky vend në ditë të zezë…

Po si nuk ju vjen turp… A keni marre e mend në kokë? Keni zaptuar prona e keni ndërtuar pa leje, godina të shëmtuara, të errëta e beton si botëkuptimi juaj e përdhunisht na keni marrë frymën. Te këto godina reflektohet edhe realiteti juaj i shëmtuar e dashur pa dashur, psikologjia juaj e ndërtimit dhe e zaptimit futet në të përditshmen tonë duke na e bërë ditën më të rëmujshme e kaotike.

Thoni që aty jetoni. Dakord, po kjo nuk mund të justifikojë të gjitha kostot që kanë shkaktuar veprimet tuaja në kundërshtim me ligjin e papërgjegjshmëria morale tek të gjithë ne qytetarët e ndershëm që respektojmë ligjin edhe pse jo gjithmonë na vjen më mirë ashtu, por në emër të së mirës së përbashkët, si kosto e të qenit pjesë e shoqërisë…. Në të gjithë këtë histori dhe këtë revolt tuajën e dini çfarë më habit më shumë? Nuk keni hiç po hiç fare të drejtë, kërkesat tuaja nuk kanë kurrëfarë arsyejë e sot u ngritët kundër shtetit, kundër një vajze me uniformë, e goditët pa mëshirë dhe e gjëmtuat, fiks ashtu siç gjëmtoni përditë këtë qytet me sjelljen tuaj shtazarake. Po vaj hallit të ishit ju pronarët e asaj toke? Çfarë mund tju legjititmonte arsyeja juaj e sëmurë të bënit?

Imagjinoni të ngriheshin kështu ish pronarët ndaj zaptuesve dhe ndaj shtetit? Çfarë do të ndodhte këtu…

Po sikur ta kishim lënë Lanën në gjendjen që ishte? Mos t’i kishim prishur as ato ngrehina pa leje? E imagjinoni dot stresin e të jetuarit në Tiranë? Ky qytet ka nevojë të marrë frymë, ka nevojë të krijojë hapësira të reja të denja për qytetarët e tij dhe këtë nuk mund ta pengojnë tekat tuaja shtazarake, të fryra nga politikanë të papërgjegjshëm që meritojnë të jenë në burg, që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë e jo më me politikën.

Kam pështirë nga ju, nga ata që ju frymëzojnë ju… Në fakt ju jeni injorantë për të ardhur keq!! Mirë që keni zaptuar pronë e keni ndërtuar ngrehina pa leje, na keni shqetësuar si qytetarë, na keni bllokuar kalimin, por edhe po ju përdorin politikanë të pabesë e të paskrupullt që po ju rrokulliset pushteti, e bashkë me të pasuria e katandia… Po kjo është për të qarë!

O Zot, si ka mundësi që në një vend me një histori të lakmueshme nga e gjithë bota për atë çfarë përfaqëson,  në një vend që synon të antarësohet në BE, si ka mundësi që janë ende të paqarta parimet themelore të shtetit ligjor?  Turp për ju, e Turp shumë më Turp për ata politikanë që fshihen pas jush e gjoja i dhimbseni ju… Makiavelë të lindur, politikanë që të bëjnë të nxjerrësh zorrët nga dyfytyrësia, falsiteti dhe standardet e dyfishta!

Ku janë qytetarët, pse nuk flasin? Forca qytetarë të mirë të këtij vendi, ju që përfaqësoni vlerat e vërteta të kombit, mos lejojmë të na vërë përpara injoranca, pushtet rrokullisësit dhe parazitat e këtij vendi, qofshin këta të majtë a të djathtë, që nuk kanë bërë gjë tjetër deri më sot veçse përdhunshëm kanë baltosur me arsyen e tyre të çalë, emrin dhe vlerat e Shqipërisë për interesa të ngushta personale, në kurriz të shqiptarëve.

Zëri juaj, arsyeja dhe e drejta janë më të forta se propaganda që na ka zënë sytë, veshët dhe televizorët. Ato nuk dinë të bërtasin por janë të gdhendura dhe flenë fort brenda çdo shqiptari. Duam qetësi në vendin tonë, duam të shpëtojmë nga këto politikanë të papërpërgjegjshëm që e mbajnë pushtetin në shpresë të mosbindjes civile e qënieve shtazarake me të cilët ndajmë të njëjtën hapësirë e shoqëri.

76 komente në “Nuk ju vjen turp? Po të ngriheshin edhe ish- pronarët si ju?!”

  1. Besi says:

    Ana ku mund tju kontaktojm ?

    1. Ana says:

      Ku te duash ti i nderuar Besi.
      Pa me te voglin problem,rendesi ka qe te jesh ne rregull me letra!
      E di cfare? Po tregoj nje histori me nje mikun tim.
      Ne nje hapesire te madhe ne rrugen e kombit,i lindi ideja te bente nje restorant te madh qe ta perdorte per udhetaret si vend qendrimi gjate udhetimit te tyre.
      E dini ci ndodhi? E rrethuan banoret e zones dhe me ulerima e britma,me kercenime per zhdukje,e vune perpara sa mendoi se jeta e tij,mu aty ne ate vend,mbaronte.
      E kuptoni se me cfare njerezish kemi te bejme?

      1. ben says:

        Ana-faleminderit per kete artikull brilant qe ke shkruar.
        Edhe une jam nje ish pronar qe me kane zaptuar token e te pareve te mi. Nuk kam zgjedhur rrugen e konfrontimit, as me uzurpatoret dhe as me qeverine. Kam ndjekur rrugen e gjykatave, ku kam demostruar me dokumente autentike te drejten mbi nje prone qe eshte zene nga “trimat” me kallash. Megjithese gjykatat e cdo shkalle jane shprehur ne favorin tim, perseri prona nuk me eshte liruar, pasi Permbarimi qe ka per detyre te zbatoje vendimet e formes se prere te gjykates, “nuk ka mjete” per te prishur ndertimet abusive. Nga ana tjeter, Qeveria gjen mjete per te prishur ndertime aty ku ka interes. Pa diskutim qe prishja e ndertimeve per interesa publike eshte e drejte, por perse nuk perdoret i njejti standart per cdo ndertim pa leje qe nuk eshte legalizuar? Ka me mijera pronare qe u jane zene pronat dhe shume prej tyre kane ndjekur rrugen e gjykates ne vend qe te benin zhurme dhe rremuje per te marre dicka qe u perket me te drejte. Qeveria duhet te perdore te njejtin standart dhe jo vetem te perdore forcen kur ka interesat e veta. Vetem duke zbatuar me ashpersi ligjet pa, dallim, ne popull do te jepet nje mesazh se cfare nuk eshte e jotja, do ti kthehet pronarit te ligjshem dhe kush guxon te rebelohet, sic po ndodh keto dite, do perballet ashper me ligjin.

        1. martin says:

          bravo ben, nuk duhet vepruar me dy standarte. shpresojme qe me ne fund dhe drejtesia te kete pavaresine e saj
          dhe cdo instance shteterore te beje detyren pa patur frike nga te fortet (shpresojme ne rrallim)

        2. Lili says:

          Problemi eshte bash ketu : Kjo qeveri qe nuk u kthen pronen pronareve te vertete edhe pse k vendim gjykate disa shklle,de fakto i trimeron keta zaptues me veprur siç veprojne,me dhune me mbatj ate qe nuk ju takon.
          Po te prishet per ta e te lirohet prona,duhet te o rishen shume te tjera e te lirohen pronat e grabitura edhe per te tjeret,pronaret e vertete. Po atehere prishen punet se preken ‘investimet’e rilindaseve ne toke te huaj…
          Atehere do kompensohen keta qe mos te prishen kullat r ministrave,villat e ministrave e politikaneve tone.
          Vetem kerkoni qe te ose te orishrn te gjitha ose anje edhe keni me pa s sa shoejt do gidhet problemi kur iu i detyroni me prek tek interest e tyre..ligji i njete per te gjithe.

      2. mik says:

        Zonja Ana, pa dasht me injoru ate qe i ndodhi asaj polices fatkeqe ne sherbim ( i uroj sherim te shpejte ), artikulli i juaj asht nje artikull racist. Ky artikull, nuk funksionon per asgja, vec me ushqy rracistat e ” qyteteruar “qe ka Shqiperia. Ata qe demonstronin dje, demonstrojne per te ardhmen e familjeve te tyre, qe neser do jene te pastreh. Ligjin e interpretoni vetem kur ju interreson ju.
        Artikulli i jot asht nje turp.
        Komenti i jot :” E kuptoni se me cfar njerzish kemi te bejme “, asht koment rracist dhe genjeshtar. Asht nje ‘ fake fact ‘ qe ti sjell per te ushqyer racizmin tend ne artikull kunder Veriut.
        TURP.

        PS : Tema ju lutem, mos e bllokoni komentin tim.

      3. blea says:

        Ana, duhet t’i kthehesh abetares, nëse nuk ke redaktor. Unë di që thuhet “gjymtoj” se”gjëmtoj” nuk e di nga ç’shpellë e ke nxjerrë.

    2. Toni says:

      Besi,
      Kur i ben nje pyetje Anes per ta kontaktuar, thuaji dhe arsyen. Nese do ta perkrahesh per artikullin, mjafton ketu t’ja thuash si gjithe te tjeret.
      Nese nuk te pelqen artikulli apo mendimi i saj, mjafton erseri tja shprehesh ketu si gjithe te tjeret.
      Nese ke synime te tjera, mund tja shkruash ketu perseri, por ki kujdes kur te shprehesh synimet e tjera!

      Emrin e paske te bukur BESI, por me duket se ne mendje qenke IPABESE!

      Kujdes!

  2. Ilia says:

    Asnje fjale nuk i hqeq Ana! Respekt!

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Berisha dhe Basha ADOLESHENTI
      Jan ne Qeveri vrasin protestusit
      Jan ne OPOZIT duan te vrasin Policet
      Turp ligji duhet te veproi PER keta Bandit

  3. amy says:

    te lumte pena mendja dhe pena, Ana !

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Bravo Ana me dy pena.

  4. trimi says:

    Flm, faleminderit zonje apo zonjushe. Deri me sot nuk kam lexuar shkrim me te vertete, me te sinqrrte dhe me domethenes. Edhe njehere faleminderit.

  5. Ilir says:

    Ana, respekt per mendimet e shprehura ! Sukses !

  6. Gazetari says:

    Bravo te qofte moj vajze,ke thene ato cfare ka cdo qytetar i ndershem ne mendje.

    1. blea says:

      Edhe une jam qytetare e ndershme dhe taksapaguese e rregullt, por nuk e mendoj si Ana edhe pse si pronare e ligjshme kam 25 vite qe endem dyerve te gjykatave.

  7. asd says:

    Shume dakort me Anen.
    Por nuk jam dakort me 20 milion euro / km.

    1. Grigor says:

      Kjo po, kjo qendron. Por PD-ja e Belulit dhe LSI-ja e asaj shurreuthulles nuk ngrihen kunder korrupsionit, por kunder shtetit.
      Korrupsionin nuk e ben shteti por pushteti.
      Por duket qe binomi PD-LSI e paskan marre per mision te ndihmojne Ramen te rrije ne pushtet edhe katër vjet te tjere.
      Mjafton te shikosh kush komenton ne favor te krimit dhe antishtetit: Lubonja, Manjani dhe nje idiot noterik që e quan veten Edkari.
      I siguroi Rama edhe katër vjet, sepse i perdor keta idiotet si dordolecë. Rama a mban mbi vetë tere debatin politik, dhe nuk merret njeri me ministrite ku behet kerdine me para.
      Po hallall ta kene kur kane perballe qener si Beluli, bushter si Mona, zvarranike si Tit Vasali, nje gogol Voldermort si Saliu, dhe ata idiotet qe thashe me lart.
      Prandaj duket Rama me i miri i te gjitha koherave, sepse nuk ka te tjere. Dhe ne fakt nuk ka te tjere. Paska humbur Shqipëria per intelektuale vizionare. Paska vetem eunuke si Astrit Patozi që i dridhen leqet sa here kujton Berishen. Shan Ramen sa per sport, sepse e di që i shkojne fjalet dem.

  8. Sokol says:

    Bravo Bravo Bravo te lumt skam fjal tjeter tju falenderoj per kete shkrim te persosur.Respekte

  9. Jimi says:

    Nder te tjera me pelqen guximi intelektual dhe pergjegjesia qytetare. Te lumte! Ky vend ka nevoj te forte per zerin e protestes qytetare ndaj vandaleve ordinere e politike.

  10. Atomi says:

    Kryeveper . Te lumte mendja dhe faleminderit !!!!!

  11. VASO says:

    po ku ke qene me perpara BRAVO BRAVO

  12. Meckojati says:

    Pershedetje! . Meriton respekt !

  13. Rrumpalla says:

    Në qoftëse nuk je dakort me 20 milion kilometrin, atëherë kërko ndihmën e opozitës që ti hapi petët lakrorit, sepse për këtë punë është dhe jo të vrasi policë që janë në krye të detyrës në mbrojtje të ligjit. Jam me ty ASD, në rast se ka vjedhje, po po në rast se nuk ka?!çfarë duhet të bëjmë që ti kthejmë gishtat polices që ishte në krye të detyrës!

  14. julio says:

    Ja the po kujt ja the,kjo është çështja. Kjo që ndodhi nuk mund të përshkruhet, por i bëjmë thirrje Kryeministrit të mos lëshojë pe, sepse këta vrasin për idealin e Bashës dhe zagarit të pilafit Balliu. Nuk janë vetëm ato pak fatkeqë që i përdorin por shtazarakët Bash e kulyshët Balli,që i rren mendja se do vijnë në pushtet me djegie e me dhunë. Turpi do ti ngelet Kryeministrit, nëse negocion me ligjin e plaçkitjes e të dhunës. I shpreh vajzës gjith respektin dhe kurajon për atë çka i ndodhi,ku agredorit duhet ti bëhet gjyqi me kok poshtë e jo më të mbrohet me avokat.

  15. Konica USA says:

    Mirr e ke,po krimineli Sali Berisha nuk ndigjone nga ai vesh, ai te vret jo vetem kur eshte ne pushtet, por dhe kur eshte ne opozite.

  16. mirel says:

    Mire do benin te ngrihedhin ish pronaret. Keshtu vendosej shteti i se drejtes dhe respektohej prona me ligj.
    Po kur esenca e shtetit bazohet ne grabitjen, dhe ligjet behen nga te fortet per te ligjeruar vjedhjet, si puma e 7501isht, atehere cfare i ngelet qylaxhiut te mendoj, si tja fali shtepine qyl shtetit hajdut, i cili perdor taxat e popullit per qylaxhinj te tjere qe quhen koncesionare
    Nuk ka budallenj kjo bote, pervec taxapaguesit, qe mban mbi shpine nje tufe kriminelesh. Nuk ka per te pasur as qetesi e as qytetari kur ti pranon paligjshmerine e dikujt dhe kerkon te drejten ne paligjshmerine e dikujt tjeter.
    Ketu duhet ta kuptosh qe qetesia e kafes tende eshte shqetesimi i dikujt tjeter, prandaj oj cuce idiote shko q.. .qetesohu diku larg rremujes dhe mos fol me se nuk jame pune per ty keto

    1. Moni says:

      Mireli po pse e shan tjetren per te shfryre stresin qe te eshte mbledh nga bileta e fundit e llotos qe ta humbi 3+. Ka menyra me elegante per te heq stresin. Futi nje me dore shpejt…laje doren dhe beje gati te paster per bileten tjeter. VRUG.

    2. dashamiri says:

      Or taj me pseudonimin Mirel,pse or bir thiut e ke nrru emrin,nuk na shkon rraces tone shpellare ky emer,ne duhet ta kemi te gjithe o Sali ose Bythqi.

  17. Vladimir azizi says:

    Shkrim i goditur,bravo.

  18. Endri says:

    Bravo, super shkrim qe rralle te bie ana per te lexur.
    Respekte pa fund dhe mirenjohje qe ky vend ka akoma njerez si ju.

  19. Take Rizai says:

    Te tille njerez na duhen !!

  20. Pronatet e vertete qe sot quhen ish bredhin der me der me letra ne duar dhe nuk ndihen nuk protestojne.
    Pushtusat vrasin e shkatrrojne dhe perkrahen e nxiten per trazira nga vet ata qe e krijuan kete rrumpall.
    Dhe qeverite legalizojne vjedhjen dhe pushtimin dhe nuk jan ne gjendje te bejne shtet

  21. t.n.t. says:

    Bravo Ana. I ndritur shkrimi yt. T`i dhe ata qe mendojne e veprojne si Ti, jane e ardhmja, por Ana nuk ke kerkuar vetem nje gje: “Ti kerkoje Asaj pjese te Popullit qe zbaton ligjet dhe kerkon te formoje shtet ligjor, Ti beje nje THIRRJE, qe te ngrihej ne nje demostrim ne mbrojtje te shtetit ligjor njekohesisht edhe ne mbeshtetje te asaj vajze te Re, ruajtese e Rendit. Te lumte, Edhe njehere BRAVO.

  22. Zani says:

    Paska ngel akoma nga keta njerze ne Shqipri, epa besushme, kta njerze te Japan shpres, meritojn respect,bravo Ana

  23. Arifi says:

    O te keqen vellai ty moj cupe! O sa bukur e ke shkruar. O sa me kenaqe. Oooooo do fle rehat sot se c’kisha ne mendje i ke then ti. . Te perqafoj fort e fort. Zoti te dhent jet e shendet

  24. ermal says:

    Ana pse nuk i lejun te ndertonin pse i legalizun shpiat te 49 milion eurot per 2 km po mos mari Rama me Gjiknurin dalin leket per banoret per shpronsim se gjysma shumes do vidhet po mer informacion perpara

  25. shqip says:

    ” Liri demokraci – E duam Shqiperine si gjithe Europa” Keto ishin thirrjet shabllon ne mitingjet e fund 90es , fillim i 91it . Shume nga keto mostra qe Kane zaptuar e ndertuar , qe vrasin e presin , me 101% Kane hipur ne ato podiume te pd-mp ,( partia dru me pre ) . Jane kontigjenti i Sali shkemborit . Njerez te 1001 te zezave . Keta qe gdhihen e ngrysen me krimin . Shkrimi i zonjes Ana eshte si broshure per ta mbajtur me vete . Problemi i kesaj Shqiperie eshte se ka mungese te aksionit intelektual . Shume flasin nga kafeneja . Te tjere nga tavolina e zyres . Te tjere akoma nga interesat e politikes . Nuk u mblodhen nje Here te marshojne ne rruget e Tiranes . Te marrshojne pikerisht per keto qe shkruan zonja e artikullit . Ç’do benin ata 40 hajdute bashke me nje grusht politikanesh qe , braktisin parlamentin ku edhe paguhen . E ne vend te punojne per ligje , amplifikojne ilegalitetin . Imagjinoni nje lum me qytetare Tiranas , qe vershon drejt Astirit . Keta minjte nuk do duken gjakundi . Vene servilet e Shqupit . Ngrene llumin e shoqerise , e i bejne shantazh ligjit . Dhe e gjithe kjo sepse shqiptaret nuk Jane pjekur akoma si shoqeri . Menefregiste per 27 vite , keto Jane pasojat .

  26. IVONI says:

    .. cilet jane ish pronaret moj goce ?! .. nje toke e pushtuar perjetesisht deri me 29 Nentor 1944 , e shkelur dhe e perdhunuar nga turq , bullgare , franceze ,italiane , gjermane , e shejtane ka pasur pronare ? bejleret dhe agallaret jane ata qe percanin popullin nen sundimin e “kermave ” te europes dhe azise , ata qe i shperblente pushtuesi i zi duke ju dhene toke , qe eshte”prone e zotit “..! .. toka me ligj i takon atij qe e punon , per te rrojtur ..! toka ne nje vend ku qeverisin “gangsterat e bulevardeve” nuk ka vlere , prandaj dhe u bragtis nga populli qe u shkul “me kucke dhe macke ” drejt tiranes , per te siguruar nje jete “prallore ” , te mashtruar nga propaganda e “hajduteve te truajve ” per te sigurruar fitime marramendese ..! pa barazi sociale nuk ka qetesi publike kudo ne bote , pa “qerruar ” te liqte e politikes , nuk ka qetesi ne shqiperi ..! askush nuk ngrihet kur qeveriset ne menyre te drejte , kur hallet e tij zgjidhen ne menyre te drejte ..! nje tirane “xhungel ” eshte frut i politikes “zero ” te tridhjet vjecarit te fundit ..! shqiptaret brenda kufijve te vendit duhet te jene te barabarte , me te gjitha kushtet e domosdoshme per te jetuar , sikurse kudo ne vendet e europes se perparuar , pa dallime , pa pasur zili me njeri tjetrin . kjo eshte dhe politike ekonomiko -sociale qe ” llumrat ” qe kane qeverisur jo vetem nuk e njohin , por dhe shkaterruan bazen e forte te ngritur me gjak e djerse nga njerezit e ndereshem , te endrave te medha , te sakrificave te shumta ..!.. ato ndertesa te reja jane djersa e popullit qe dhe po jane ndertuar pa leje , fajtor eshte shteti , qe i ka lejuar ato per qellime te herata elektorale ..!.. kjo eshte pergjegjesi e politikes , pasi qeveria pas votimeve , eshte e varur “nga realizimi i programeve ekonomike per mireqenjen e popullit qe e ka votuar “..! tani eshte vone , por jo e pa realizueshme , per te bere verifikimin kur eshte bere ndertimi pa leje e per c`fare aresye eshte lejuar , per te vene para pergjegjesise ligjore fajtoret ..! hallet e njerezve te thjeshte te mos shfrytezohen nga “kermat ” e politikes per efekt pushteti ..! .. “Diktatura e proletariatit” na ka njohur para shume e shume vitesh me filmin italian “catia “, ku natyrisht politikanet tane , qeveritaret duhet ta kene pare , per te pasur nje ide te qarte te rregullave te ndertimit ..! ME vjen cudi , pasi di qe tirana eshte “qeverisur ” nga k/ ministri per shume vite , qe kushdo mund te beje llogari te sakte sa jane deri me sot , por si nuk “i ka rrene ne sy ” kjo gje , por ngrihet sot “te shkaterroje ” tiranen per te ndertuar unazen ..!.. le ta beje , por me koncensus , te plotesoje kerkesat e pronareve qe kane futur koken ne to , te mashtruar nga “gangsterat ” e politikes shqiptare . se fundi dua te them se detyra e policit eshte e veshtire , por e shenjte . polici eshte ne “gjendje lufte ” me kriminelet , prandaj duhet te jete i forte fizikisht dhe psikologjikisht . ai eshte sherbetor i popullit , jashte politikes , rruan qetesine dhe te gjithe mire mbajtjen e percaktuar ligjerisht ..!.. ai qe e ka te qarte detyren , eshte betuar para flamurit per realizimin me vendosmeri te saj , nuk derdh lot ne veshtiresi , sikurse dhe te lavdishmet , heroinat e luftes na -cl qe kane fituar me hak , me heroizmin e tyre perjetesine ..!

  27. emigranti says:

    O cna mallengjeve. Qenke kokrra e injorantes. Epo me nje brez si ju, ska si ndodh ndryshe, qe vec injorances, natyra nuk i ka pajis as me ndjenjen me te vogel te empatise. ..

  28. flutura says:

    Te lumte,shkrim i arrire meriton respekt.

  29. Ela says:

    Bravo Ana ! Ke thene mendimin Tim . Mu mbushen syte me lot, per policen.

  30. fcb says:

    Ana paska ngjyer gishtat ne corben e Rilindjes ose i japin noj rroge i ben hyzmet bukes se gojes ose eshte nga keta te tipit Muc Nano qe qyrraviten gjithe diten pas pushtetit , e fundit fare do me kap noj vend pune ne Rilindje , ndryshe ska mundesi kjo llogjike dy lekeshe.

    1. Miri says:

      Ti qe I ngjeve ne mutin e malokut te vicidolit ke qelbur tere dynjane sa nuk ka parfum qe ia heq eren

  31. Shqiptari nga Kosova says:

    Mje bravo te madhe Anes. Ky eshte realiteti… !

    1. Niku says:

      Dhe ti emigranti qenke palle i Teri!!!

  32. Drita says:

    Moj vajzë!
    I ke thënë të gjitha. Faleminderit.?

  33. Albana says:

    Masakra filloi qe me ligjin 7501, kjo lloj kategorie njerezish u mesuan te mendojne qe eshte ok te zene token publike, apo private dhe Tani silen SI kafshe kur duhet te largohen. Shteti I ka borxh vetem pronarve te ligjshem dhe Jo grabiteseve. Nuk me pelqen terminal ish pronare. Pronarit legjitim duhet ti kthehet prona.

  34. Janullatos says:

    Fjcker, ju befte shurren janullatos dhe vucic ne gjelle juve dhe edvinit

  35. ana says:

    Ana po ju nga planeti Mars keni zbritur se fundmi? A e dini ju qe qindra miijra zaptime trojesh e ndertime pa leje te bera ne cdo cep te rrethinave te qyteteve por dhe me gjere po legalizohen, biles edhe me mburrje?! A e dini ju qe edhe ne ate ryp toke ku do te kaloje rruga e re, pra tek Astiri, ka plot ndertime te paligjeshme por qe jane legalizuar dhe si tew tilla do te kompensohen financiarisht? Atehere me thuaj e dashur, a eshte e drejte qe nje zaptues qe i eshte legalizuar banesa te perfitoje, dhe nje tjeter qe akoma nuk i eshte legalizuar te mos perfitoje? Per mua jo sepse nuk ka sens moral. Prandaj opozita ne vend qe te nxise revolten te propozoje ne parlament nje shtese ligjore ku edhe keta qe jane te pa legalizuar te legalizohen e pastaj te kompensohen. Biles eshte ne moralin e pozites ta beje nje propozim te tille. Dhe mbaje mend qe ka per ta bere; dhe atehere pres nje shkrim tjeter nga ty .

  36. Vjosani says:

    Ter lumte vajze! (0 % e popullit shqiptar mendon keshtu si ne shkrimin tend. Nje pjese e vogel bastarde kerkon ta hedh ne ere kete vend. Do te ishte e pavlere kjo minorance, sikur asaj te mos i printe nje parti sa shpellare e kriminale, po kaq edhe antishqiptare. Mou ep Ana nga dy tri sharje, shkruaj te verteten dhe falenderime per kurajon ne nje vend ku oportunizmi dhe mungesa e guximit eshte bere nje menyre jetese.

  37. Niku says:

    Dhe ti emigranti qenke palle i Teri!!!

  38. lloqe lloqe says:

    ana ben poezi emocionesh e nuk perdor llogjiken e fakteve. Ka vetem nje te vertete; ose jetojme ne nje shtet te ligjit ose ne nje shtet te nje klike qe karradhen te jete ne pushtet. Nese jemi ne nje shoqeri ku ligji eshte metri per gjykim -atehere ose legalizim per te tere te paligshmit ose jo vetem per ca e jo per ca te tjere. Lagja e tere eshte e paligjshme, por legalizohet me kronika ne TV dhe vetem keto familje nuk legalizohen. Ligji nuk mund te zbatohet me deshir rastesore. Pallavrate planit te rruges qe nga koha e Adil Carcanit jane qesharake. Plani i Adil Carcanit ka qene me 2 korsi jo me 6 keshtu qe zgjerimi i korsive bie mbi shtepite dhe nuk bien shtepite mbi korsite. Po ti kesh lidhur kontrate uji, korrenti, dhe bizneseve kase tatimorte, regjistrim me adrese, takse pastrimi, takse reklame, takse prone dmth qe i ke LEGALIZUAR. Ana shef anen e Henes qe i intereson nga klubi qe e paguan. Ju te tjeret qe qurraviteni sa ukur ka shkruar- pushoni nje moment qetesohuni dhe pertypeni edhe njehere cfare po ndodh – Nje i panjohur te ve nje kryq ne dere dhe te thote dil nga shpia. Te tera qeverite i kane marre para ketyre pronareve – rruga te behet ata te marin parate e mallit qe kane investuar. Ata nuk duan parate e tokes. Ata duan parate e asaj qe eshte mbi toke dhe qeverite me rradhe ua kane njohur sepse i kane dhene adresa, i kane marre votat ne qendra votimi me rregjistrim duke i njohur si banore. ne banesa ne ato adresa. Ky eshte fashizen e ata qe e duartrokasin si dikur Enverin jane dele qe hane bar. Mos na thoni qe populli ka te drejte se turmat qe mbeshtesnin kolektivizimin, tufezimim, kooperativizimin ishin po aq dele sa turmat qe mbeshtesin sot qeverine kur sillet si fashiste VETEM me familjet qe do. Te tjeret pa leje legalizohen por ato familje qe i zene rrugen qeverise fshihen me buldozer si kriminale.

    1. blea says:

      Komenti me i logjikshem e qytetar qe kam lexuar. Se m’u hap barku nga keta qe e levdojne per shkrimin idiot qe ka bere kjo paçavurja.

  39. Drilona says:

    Sherim te shpejte per policen.Por mallkim per per ata qe keqperdoren femrat dhe i vune perballe protestuesve.

  40. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Pronaret jane budllenj qe nuk ngrihen prandaj. Dhe nuk quhen “Ish” se me kete ishi-in i keni damkos gjithe jeten qe s’kane me qene kurre pronare te pjeses qe i takon. Po fundja mire tu behet se mbase e meritojne qe flejne gjume.

  41. DRENICA E KUQE says:

    Askush s’e ka humbur turpin qe ta gjejne ata faqezinj. Dhe, keni bere mire qe keni peshtyre ndaj asaj turme anti shiptare qe frymezohet prej serbeve dhe nje soj frymezohet edhe prej udbashave e kosistave ‘shqiptarve’ te Prishtines …
    Ata qe ngritin dore ndaj Policise dhe shtetit shqiptar, nuk kane as gje te perbashket me shqiptaret, jane tradhtare dhe tradhtaret dihet qysh duhet te perfundojne…
    Policja ishte ne detyre shteterore sikurse te gjithe policet tjere dhe ata qe e kane qelluar jane vetem dore e zgjatur e armiqve te Shqiperise e te popullit shqiptar…

    DRENICA E KUQE

    1. T.T. (Tjetër) says:

      Drenica e Kuqe – realiteti brenda kufijve te Shqiperise kuptohet me 40 vjet vonese ne Kosove. (Realiteti Kosovar fatkeqesisht nuk kuptohet fare ne Shqiperi). Anes andej kufirit ju desh 45 vjet me kuptu qe Enveri ishte diktator. Ti mesa kuptoj as nuk e perfytyrom dot ate qe i ben qeveria shqiptareve ne kete ane te kufirit.

  42. Rubiku says:

    E nderuar Ana..je krejtesisht e sakte ne ate qe trajton ne shkrim.Une jetoj perbri rruges se kombit ne rubik dhe shembulli qe keni marre me Besin mund te ishte ne autostraden Fier-Vlore,ne Elbasan-Pogradec apo ne Korçe…doja te thoja se nuk eshte mentalitet vetem i Veriorve. Familja Protoduari qe ishin nder me te egrit ne pushtim dhe ne proteste jane nga Berati……??

  43. silvan says:

    Me sa duket prinderit e tu nuk kane ndertuar shtepi te paligjshme ne tiranen e bukur,po nuk me thua fshatrat e thelle si do jetonin,kur nuk eshte bere asgje per ta dhe taksen e karburantit e paguajne njesoj si ty ne tirane,qe bredh ne rruge pa balte,te pakten te braktisnin c’kishnin e te ndertonin diku ne qytet.A e di ne sa pronare kane paguar tokat shume fshatare,e ne fund na del tjeter e tjeter apo dhe e shtetit,kush ka faj fshatari i paditur me ligjet apo shteti qe i shkel e pershkel cdo 4 vjet,

  44. Fredi says:

    Ti moj Goce mund te kesh mungese te theksuar te vitamines K, por me sa shikoj tek komentuesit qe qenkan eksituar duke te lexuar edhe ata paskan probleme.
    ta them une arsyen pse nuk dalin ish pronaret per te protestuar:

    e para nuk e dine as vete se ku i kane pronat e tyre, dmth edhe pse disa prona u jane zaptuar kane patur me shumice te tjera sepse katragjyshi i tyre ka paskekash qene administrator i perandorise Osmane, Bejler apo çiflixhi. personalisht nuk njof asnje ish pronar te pa strehe,

    e dyta, kan frike te dalin ne proteste se mos humbasin florinjte qe kane ne qafe e dore (si puna jote)

    e treta, nuk mund te dalin ne proteste sepse jane pjese e pushtetit dhe administrates, muk mund te lene instagramin pa update meqe pune nuk bejne.

    Ti moj shoqe qe paske gjith kete neveri per keta qe protestojne thjeshte qe te mos ju prishen banesat pa shperblim te pershtatshem, a e kupton dot cfare do te thote te punosh 20 vite dhe te te thoje tjetri, “nisja nga e para” kam pershtypjen se nuk e kupton, prandaj po te jap nje shembull. me keto qe ke shkruar kam pershtypjen se e ke bere nje shkolle. qeveria te thote se ne do fusim sistem Anglez ne arsim dhe duhen bere reforma, per pasoje te kap reforma edhe ty dhe duhet tja nisesh arsimit tend nga e para. pra eshte njesoj si te fillosh ti Ana klasen e pare!!! si te duket si ide?

    per informacion une nuk kam asnje lidhje interesi me unazen e re apo te vjeter, por solidarizohem totalisht me ata banore qe po protestojne per Banesat e tyre (jo bizneset). nuk di te kete asnje banor te tiranes me apo pa dokumenta, shpellar apo margaritar, qe te mos paguaje taksa, madje jane te gjithe keta shpellaret qe paguajne taksa per prona qe nuk i kane te regjistruara dhe juridikisht nuk ekzistojne, por prape paguajne.

    Jane keta qe juve ju neveritkan kaq shume qe i kane dhene vrull dhe zhvillim Tiranes, tek lokalet e tyre pini kafen ne mengjes, ju gatuajne dhe sherbejne ne restorant. ata policet qe perdoren gjithmone nga te gjitha pushtetet jane nga rradhet e tyre. ai ajo qe ke fjetur mbere me te ka 80% te shanseve te kete qene nga rradhet e tyre. por keto mund te kesh veshtiresi ti kuptosh pasi pasuria dhe mireqenia i kthejne njerezit ne amfib, njerez qe mendojne vetem ti bejne qejfin poshte hundes dhe pushte barkut. kam frike se pas 50-60 vitesh edhe keta shpellaret do jene kthyer ne njerez te tille, pasi sic thash me lart pasuria dhe rehatia te bejne te harrosh principet themelore.

    Tani Ana po e mbyll me nje histori personale, une jam nje shpellar nga Puka, jetoj me familjen time prej 25 vitesh ne Sauk. ja kam blere token me vlere tregu ish pronarit qe quhet Gani Abazi, ky Gania trashegonte gjysmen e Saukut, duke qene se Gania nuk kishte nxjerre dokumenta pronesie pasi pushteti me administrate te sojit tend i kerkonte para, ma shiti pa nje dokument te rregullt. dhe kete gje e ka bere edhe me rreth 1200 familje te tjera. Me procesin e Legalizimit, pushteti me kerkon 6.5 milion Leke te vjetra pasi do kompesohen ish pronaret, pra une dhe gjithe lagjia u cilesuam zaptues. tani Gania edhe mori leket te gjithe Shpellareve, dhe do marri leket nga kompesimi. me thuaj e dashur Ana, pse te dale Gania ne proteste.

    suksese ne jete e dashur.

    Shpellar Fredi.

  45. kadriu dashnori anetes says:

    E para punes , dua te shtroj nje pyetje ty qe ke ber kte shkrim , e para ku ke lindur , e dyta pse e shikon dynjallikun me suze dielli , e treta per pronen tende dhe te tjerve benit dhe ju te njejten gje me politikanet e te gjitha ngjyrave te mernit pronat qe ju la turqia , kur fmija nuk qan nena nuk i jep te pij , e treta policet i kan dal per zot atij zanati ata sakrifikuan te ruanin ED RAMEN dhe ata delenxhiler deputet te PSs , them delenxhiler se jan nje pjes familje deshmoresh dhe kryekari tyre i shurroj siper para ardhesve te tyre me mutat frashrin dhe asnjeri si bir kurve nuk u ndie , jan nje tuf qelepirxhinjsh asgje me shum , dhe e fundit moj ti zonj qe ke lindur ne vitin 95 kur ke lindur ti ishte ky kafsha kryetari PSs sot , qe ne at koh pelliste kunder rregullit se ishte me PDn por i futen ca shufra hekuri kokes dhe nderroi parti , por ky sharlatan bashk me PDn e asaj kohe e prun anaeshin totale te tokes xanun , edhe ky vet ka ven nje tull ne kte ndyrsillek , kurse tashti qe si leverdis ben te kunderten, por ata njerez qe banojn aty jan te jashtligjshem siç esht xhdo gje ne SHQIPRI kto 28 vjet demokraci , pse i lat kur ndertuan , pse ky sharlatani imoral nuk bertiste kur ishte kryetar bashkie ne Tiran dhe u ndertuan kto shtepi pa leje , ti nuk ke faj se ti ben nje artikull qe te zesh nje vend pune ta kuptoj hallin tend , por per drejtesin dhe shtetin te garantoj un qe as te rruhet fare se ke lindur dhe je rritur ne kohen e padrejtesis dhe me ndjenjen e padrejtesis , perderisa i lejuan kta banor qe te ndertonin kur ishte kryetar bashkie ky sharlatani qe sot esht kryeminister , tashme ata kan investuar dhe nisur jeten aty , shteti ti demshperblej , se po shperblen ish shkelesit e ligjit te kohes PPSHs kur ishte vertet shtet , po paguan burgaxhit hajdutet dhe isht tradhtaret me nga20 milion euro ne vit me taksat e ktyre qe po i prish shtepit , pse mos i japi dhe ktyre leket , apo ty te intereson toka stergjyshit qe ta ka len turku , je shum e lidhur mas interesit tend , policia shtetit perdoret per interesat e nje grupi njerzish , nuk ishin aty per te me ruajtur mua dhe ty se ne nuk rrezikoheshim nga asgje , por mbronin sharlatanin dhe ata deputet pa dinjitet te ksaj partie qe ndodheshin ne parlament , kjo vajz qe nuk me vjen mir fare qe u plagos se esht nje rrogtare mjer , u demtua per interes te atij pushti imoral kryeministrit qe votuam ne dhe qe nuk do ta votojm me kurr kte te degjenerum , qe tokat e gjyshit te gruas vet i mori te tera tokat e stergjyshit tend i la ne meshir te fatit , per kte fol dhe ktu kerkohe te keqen se po e kerkon ne vend te gabuar.

    1. Bregdetari says:

      Ti Kadri je nje tip maskarai I talentuar.je nje delenxhi dhe provokator social.Fatkeqesia e ketij vendi qe ka individe si ti

  46. rexha 10 says:

    KTHEJNI EDHE GJIRIN E LALZIT NE PRONE PUBLIKE ,SE NA MBYTEN PASHALLARET E PYJEVE. TOKAT PUBLIKE JANE PO AQE TE RENDESISHME SA DHE TOKAT PRIVATE. QE TIA DINI RENDESINE , SHKONI E PYESNI TUCE MAKUN E RI SALI BERISHEN .
    QEVERIA DUHET TE PREGATITET PER NJE DESTABILIZIM ME TE MADHE SE KJO QE KALOI. KETU NUKE ESHTE PROBLEMI I BANOREVE TE UNAZES SE RE, POR PROBLEMI I MINISTRAVE,DEPUTETEVE ,PSE JO DHE I PRESIDENTIT ILIR META QE TE GJITHE PO TE ZBATONI LIGJIN ,SHKOJNE ANDEJ NGA KANE ARDHUR ,OSE NE PALLATET KU BANONIN NE VITET 90..PORE KAME FRIKE SE EDHE EDI RAMA KA SHKELUR NE DRRASE TE KALBUR.PO TI BEJE GROPE SHOKUT ,DO BJERI EDHE VETE MBRENDA.

  47. llalle harapashi says:

    Zonja Ana! Te lumte per kthjelltsine e mendimit dhe kurajon tende porej qytetareje.Shumica e shqiptareve te mbeshtesin dhe vleresojne per shkrimin tend te shkelqyer,por ka pervec atyre dhe nje pjese qe u preken interesat dhe jane idhtare te Saliut nga vicidoli,i cili i ka prure ketu dhe i ka lejuar te zaptojne toka ku kane dashur dhe kane ndertuar ne menyre kaotike,ashtu si dhe shteti rrumpalle qe ai formoi,pasi me ndihmen e armeve zaptoi kreun e partise,sic dihet.Ajo kategori nuk te kupton dhe perdor dhe nje fjalor,te njejte si te dsereziut kriminel vicidolian,kuir etiketonte ish prokuroren e poergjitheshme,Ina Rama si “lavire bulevardi”,sepse u perpoq te bente detyren dhe ish [presidentin Bahmirt Topi si komplotist.Ai stan ate bulmet ka dhe i tille do te jete,te pakten deri sa ti vihen unazat e Artta Markut ne dore atij,Lylit e nje sere tjeter.Pra,shkrimi juaj eshte per ata shqiptare qe e kane mendjen ne vend dhe per mendimin tim kryesisht per qytetaret e tiranes,te cilet jane dhe ata qe e pesojne nga keto zaptime tokash e ndertime pa leje.Per mendimin tim populli i tiranes duhet ti kundervihet te tilla perversiteteve te ketyre te ardhurve ne vitet e plurtalizmit ne tirane dhe qe me bekimin e pushtetit kane shkelur ligjet e kohet dhe bejne presjon e sulmojne te ndersyer dhe nga treshja Berisha-Basha-Monika deri dhe policine e shtetit e te perdorin dhe arme e mjete luftarake,sepse shashkat jane mjet luftarak.Ketyre banditeve dhe fjalen e kam per organizatoret dhe jo per nje pjese te protestuesve, prokuroria dhe policia shqiptare duhet tu tregoje vendin,perpara se situata te perkeqesohet me teper,sepse qoftelargu Sali Berisha kerkon gjak,kerkon Arkivole dhde duhet bere qe te mbetet me kete shprese deri sa te paraqitet ne gjykatat shqiptare e te jape llogari.

  48. Tahipi says:

    Lloqe lloqe o idiot o rrot k.ri po si mund te mos paguash takse per nje ambjent dhe nje ndertim qe ti e shftytezon o hajdar po cdo te thote kjo ?? Ti po paguan sepse po e shfrytezon dhe po paguan ekzistencen tende me ate godine …fiton -paguan dhe eshte gjeja me normale ne planet !!! Pastaj je l3galizuar sje legalizuar kjo eshte tjeter gje o grua.ir pse do te hedhesh tymnaje ne komente ?? Ku di tatimori ke legalizim ske legalizim ti o lafshe synetlliku ai te takson per biznesin per betonin qe ke derdhur aty per hapsiren qe po shfrytezon dhr pike . Llogjike kalamajsh . Ptyyy farefisqir !!!

  49. blea says:

    Pse nuk prish pallatet ai po shtepite? Mos u merzit se vendin e tyre pallatet do ta zene.

  50. FREDIT says:

    FREDIT.
    Fredi, dil në diell , ke nevoj për reze, plako!?

  51. dhembeli says:

    Shkaku i revoltes se banoreve te astirit eshte prishja e objekteve, te cilat pengojne ndertimin e nje pjese te unazes. Ligjet e pas-90 tes, percaktojne
    cilat ndertime cpronesohen per interesa publike, duke perfshire edhe ato qe jane legalizuar apo jane pranuar per legalizim (jane ne proces).Keta
    persona nuk kane fare te drejte te protestojne, pjesa tjeter ,objektet e te cileve ja u ze plani kane te drejte te ankohen , sepse strukturat shteterore nuk i ndaluan ne kohen e duhur dhe sot nuk mbajne asnje pergjegjesi, e aq me keq fshihet duke protestuar. ky eshte probemi i pare .
    Problemi i dyte qe ngrihet eshte kosto e rruges.-Kete problem e ngre krahu opozitar. Per kete problem nuk i hapet barku protestuesve te siperm, por
    perdoret nga politika e cila ja bashkon dhe i bashkohet protestuesve si sebep.(mundet te kete te drejte per koston e rruges, po nuk mundet ne asnje menyre te sqarohet nga politikanet e aq me teper ne forma te tilla).
    Se treti; Partite opozitare kane dale ne krye te ketyre lloj protestave kunder qeverise dhe kjo nuk ka ndonje gje te keqe, por duhet te marrin pergjegjesine per mbarevajtjen e saj , sigurisht kur per protesten kane marre leje nga policia e shtetit dhe gezojne mbrojtjen e saj. Kush merr pergjegjesine per dhunen dhe pasojat sot ?
    Keshtu si vepruan duke hedhur gurin e fshehur doren, treguan se u mungon morali dhe fshihen prapa hallaxhinjve. Nuk mendoj se populli i ndershem i mbeshtet dhe nuk do ti shikoje kurre te drejtojne vendin.
    Ndani problemet dhe shprehuni per seicilen.

  52. anes says:

    i ke ardhur anes e anes po ske qullosur gje me kete shkrim.pervec nje vreri dhe nje njeanshmerie nuk del asgje me teper ne shkrimin tend.shqiperia eshte nje vend ku duhet te vendoset ligji ku duhet te ndertohet dhe jo vetem rruge meqe jemi ne fushen e ndertimit.ketu ska kende lojrash per femije,parqe qe duhet ti kete cdo lagje parkime qe te mos te duhet te vish nje ore verdalle pasi te lesh punen qe te kesh ku te parkosh makinen .po cdo me thuash ti moj ana per komunen e parisit qe eshte ndertuar me leje e eshte si labirinth me ato lloj rrugesh?kush e ka fajin apo keta njerez qe ti i peshtiron?pra ane moj ane nuk na qenka faji vetem i njerezve qe kane ardhur ketu e kane ndertuar ku kane mundur dhe jo pak here edhe ne kurriz te pronareve te vertete te tokave sepse shteti ka fjeur gjume duke qene bashkefajtor po aq i madh ne dramen qe ka zene sot gjithe vendin e jo vetem banoret e astirit. neser do ndertohet ky segment rruge sepse eshte domosdoshmeri po a i ke bere pyete vetes ti moj ana qe aty ka familjare femije pleq qe dalin ne rruge.e mos me thuaj se bashkia u jep bonus tre vite qera se problemi eshte po me pas cdo te ndodhe .po me bizneset qe prishen e qe mbajne familje me buke?nese aty ka persona qe sic thote km kane nga tete shtepi le ti hetoje prokuroria si i kane bere keto ndertime.ceshtja eshte qe duhet realisht nje strategji dhe nje politike reale sociale per gjithe kete informalitet dhe nje zgjidhje per pronat e atyre qe edhe u jane zaptuar ose dhe ju eshte kompensuar ne menyre qesharake si te stacioni i trenit. duhet ripare ligji i famshem 7501.nje keshille per anen.kur te shkruash mos shih vetem njeren ane po rrotullohu njehere edhe nga ana tjeter.

  53. kadriu respekte says:

    O bregdetar ; mos u merzit me mua se nuk jam ai qe ti mendon te preka pak se te shava kryetarin tend te PSs dhe ish kryetarin tim , se tashme nuk me thot gje ky shalatan i degjenerum qe me baben komunist ne SHTEPI dhe ish antar te komitetit qendror, pelliste parpara pallatit kultures ne92 shin ti vrasim komunistet , sot mer votat nga familjet e tyre dhe ben hero mutat frashrin , pra kush esht maskarai ktu kopuk un apo ed rama qe ti e ke per zemer , je vet delenxhi i pa cip se delenxhiu idhull ka delenxhiun , nuk jemi ne nje anije te dy panvarsisht se un jam lindur e rritur ne tiran dhe ti nuk e di se ku dangall mjer ky vend qe mban njerez si ty mbi shpin , thirri mendjes kthjellohu nese do te shikosh nga politikanet tan mjeshtra te maskarallikut dhe mashtrimit dy dit te bardha ne te ardhmen , flas per te miren tende ti nuk meje dhe nuk me vlerson dot nekomentin tim i thash te verteten ksaj zonjes qe ka hallin e tokave te gjyshit. diku te kam prekur fort por gjith SHQIPTARVE ne komente sja bej dot qefin se jan shum.

  54. 7501 says:

    anes
    O i ke ra pikes ti qe shkrujte “anes”
    Problemi eshte shume me i gjere se sa keta qytetare….7501 e shkaterroi shqiperine moj ane…qe ti nuk e di se c’eshte,
    Ti duhet te shfaqesh neveri ne rradhe te pare per QEVERINE , e cila eshte shkaku i ketij kaosi te krijuar me pronen. Une jam per shtet ligjor , bile dhe per keta banore a e di si mendoj : nje rruspe para dhe tanku mbrapa ,se jane te paligjshem.Por kush e krijoi kete paligjshmeri..
    SHTETI SHQIPTAR (ps+pd) per ata te shfaqesh neveri..Dhe e dyta jemi vete NE QYTETARET (une ti e te tjere) qe i pranuam keta qeveritare ,u shitem per vote u shitem per 2 dynym toke , dhe ja ku jemi sot , dhe ky eshte vetem fillimi. …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje