Edhe Shqipëria duhet t’u vendosë 100% taksë produkteve të Serbisë

22 Nëntor 2018, 14:46Blog TEMA

Nga Shkodran Ramadani 

Pas vendosjes së taksës 100% për të gjitha produktet serbe, shqiptarët duhet të marrin hapin e radhës. Pas Kosovës, radhën e ka Republika e Shqipërisë.

Në një kohë kur Kosova nuk gëzon shumë përkrahje nga BE-ja, shqiptarët duhet të përdorin të gjithë mekanizmat që kanë në dispozicion. Në këtë kohë kaotike ndërkombëtare shqiptarët kanë nevojë për riorganizim kombëtar.

Turbulencat e jashtme duhet të barazpeshohen me harmonizim të qëndrimeve dhe veprimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kontradiktat mes anëtarëve të NATO-s krijojnë hapësira që duhet të eksploatohen prej Kosovës dhe Shqipërisë dhe të përkthehen në avantazhe diplomatike.

Këto rrethana kanë krijuar një liri që agresivitetit të Serbisë t’i kundërpërgjigjemi me masa simetrike. Shqipëria duhet t’u vendosë taksën e njëjtë produkteve serbe.

Qeveria Rama dhe Presidenca e Shqipërisë duhet t’i dalin në krah Kosovës dhe t’ia kujtojnë Serbisë se lufta kundër Kosovës është luftë kundër Shqipërisë.

Qeveria Haradinaj dhe Zyra e Presidentit duhet t’u shkruajnë letër zyrtare homologëve të tyre në Shqipëri dhe të sinkronizohen veprimet.

Poashtu kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, më i zëshmi në kërkesën e tij për një përfshirje më të madhe të Shqipërisë në dialogun me Serbinë, duhet të del publikisht dhe t’u bëjë apel institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Ky momentum kërkon një mbështetje për Qeverinë e Republikës së Kosovës dh pezullim urgjent të aktiviteteve destruktive opozitare.

Nuk mund të jemi solidë ndërkombëtarisht, nëse nuk jemi kompaktë përbrenda. Qeveria nuk ka nevojë për rivalë që e pengojnë së brendshmi në luftën e saj kundër armiqve të jashtëm.

Sigurisht, kjo e forcon legjitimitetin e Qeverisë, por momentum i krijuar nuk lë shumë hapësirë për fushëveprime opozitare.

Uniteti përreth vendimit të Qeverisë është i vetmi unitet i mundur tani. Gjithashtu, uniteti përreth Kosovës është i vetmi unitet kombëtar i shqiptarëve në këtë situatë. Opozita duhet ta përkrahë Qeverinë dhe Shqipëria duhet ta përkrahë Kosovën.

13 komente në “Edhe Shqipëria duhet t’u vendosë 100% taksë produkteve të Serbisë”

  1. ?? says:

    Deri tani kemi qënë në humbje në import-eksport me Sërbin. Do rishkohet dhe me fqinjët tjerrë.

    1. Martin says:

      Shqiptare, tani eshte koha te themi se problemet e Kosoves jane dhe problemet e Shqiperise. Nuk ka me hallet e Kosoves jane hallet e Kosoves. Tani hallet e Kosoves jane dhe hallet e çdo shqiptari. Hidhni ne plehra produktet e Serbise, ne Tirane , Prishtine e Shkup. Ka ardhur koha qe Europa te kuptoje se pa harmoni civile nuk ka harmoni tregtare.

  2. Tagriu says:

    PO TE JENI PATRIOTE I BOJKOTONI PRODUKTET SERBE NE KOSOVE, SHQIPERI DHE MAQEDONI. LE TA BEJME KETE DHE TA FALIMENTOJME SERBIN. KENI BYTHE

  3. Shqipo says:

    Te lumte dora per shkrimin! Ne keto 28 vite politikanet e shitur filosllav shqiptare kane qene kundra-shqiptaret me te medhenj!

  4. Gjethi says:

    Ju kur jeni ngushte i drejtoheni Shqiperise e kur kujtoni se i keni punet ne terezi thoni nuk ka nevoje Shqipria te futet ne punet tona te shohi problemet e veta!

    1. zaim zajmi says:

      GJETHI”, ti je zëdhënësi i shovenizmit serb. Zdapu në hale!

  5. Marku says:

    Nje hap I tille do te ishte I duhur ne kete moment , por fatkeqesisht tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I botes .
    Keta ” internacionalist” te “moderuar ” nga tirona
    Jane gati ta ngrejne zerin per cdokend e cdo gje por jo per ceshtjet me rendesi kombetare .
    Tirana zyrtare krenohet me carmatimin total qe I ka bere kombit shqipetare , krenohet me ndertimin e varrezave te ” clirimtareve xhuxhe grreke” .
    Ishte po kjo Tirane qe arrestonte burrat me te mire te kombit per interres te serbise gjenocidiale.

    1. zaim zajmi says:

      Po, or Mark, po.
      Që pas L2 B, klasa politike shqiptare – e dirigjuara serbogreke.
      Ne dimë të shajmë nacionalistët, e iu thurrim lavde antishqiptarëve “internacionalistë.

  6. Kuq e zi says:

    Serbia ka vite qe i ka shpallur lufte tregtare shqiperise
    Mjafton te permendim iternjeksionin e larte qe ka vite qe pret zhbllokimin e serbise
    Humbja eshte 150 milion € ne vit
    Shqiperia ska pasur bole ti pergjigjet… te pakten te heqe tarifat doganore me kosoven qe te kompesoje humbjet e bllokades

    1. Kuklei says:

      Kjo po. Dhe per cfare? Linja gati, vetem te hapin celsin. Tmerr qe nuk permendet me shpesh qe ta kuptojm demin qe po na shkaktojne

  7. varicar says:

    Edhe bare do te hame dhe mallerat serbe nuk i duam !!! Te uritur por krenare !!

  8. Pellazgos says:

    Kosova eshte “shkeputur” nga Serbia per qellime te Amerikes jo te shqipetareve.
    Ky protektorat nuk ben sot asgje pa aprovimin e atyre.
    Nje ” shtet” protektorat si Kosova qe nuk ka ushtri eshte gabim I madh te marre vendime te njeanshme,se pasojat mund te jene edhe me te dhimbshme se para Milloshevicit.
    Prezencen errezikshmerise se Erdoganit dhe islamizmin e kane permendur disa here zyrtare amerikane apo Evropiane
    Prandaj qani fatin tuaj proturke

    1. zaim zajmi says:

      ERDOGANIZMI e primitivizmi a la baba dovlet, është marifet i Evropës, se na mbajnë si figura shahu
      Me qindra mekanizma shpikin, vetëm të na zënë frymën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje