Muç Nano: Rudhja e krishtërimit dhe rritja e islamizmit ka shkaktuar shqetësim në Tiranë (dhe pse kërkuan bektashizmin si fe kombëtare)

21 Nëntor 2018, 10:11Blog TEMA

Mustafa Nano ka bërë një koment në gazetën “Mapo”, në vazhdim të letërkëmbimit të tij me gazetarin serb, Zoran Panoviç.

Mes të tjerave, në shkrim Nano bën edhe një pasqyrim të jetë fetare në Shqipëri.:

“Ka shumë bektashianë në Shqipëri, Zoran. Dhe ata janë myslimanë të çuditshëm. Kuranin e lexojnë në mënyrën e tyre, duke kërkuar e gjetur mes rreshtave mesazhe, që në të vërtetë në Kuran nuk ekzistojnë.

E prandaj, pinë alkool, gratë i lejojnë, madje i inkurajojnë, të marrin pjesë në ritualet fetare e në jetën publike, dhe ato nuk mbulohen.

Besimtarët nuk luten pesë herë në ditë, ata rrëfehen siç rrëfehen të krishterët (bektashinjtë rrëfehen para Babáit, që është edhe një udhëheqës shpirtëror i grigjës së besimtarëve), ndezin qirinj sërish si të krishterët dhe, mbi të gjitha, janë të dhënë pas identitetit kombëtar.

“Pa atdhe nuk ka fe”, thonë bektashianët. Lidhja me tokën ku kanë lindur është e rëndësishme për ta, dhe jo më kot, ata kanë luajtur një rol të dorës së parë në periudhën, kur shqiptarët po përpiqeshin të shkëputeshin prej perandorisë osmane, për të ndërtuar një shtet e komb të tyren.

Në nderim të këtij roli, pati ndonjë zë më vonë që hodhi idenë e përqafimit të Bektashizmit si fe kombëtare, pasi kjo “fe” ishte si një urë që lidhte Islamin me Krishtërimin.

Mirëpo kjo ishte një shpresë e kotë (myslimanët dhe të krishterët nuk mund të binin dakord t’i lëshonin kryet e vendit, vullnetarisht, një feje tjetër që, lëri të tjerat, por nuk ishte tamam fe), ashtu siç ishte e kotë edhe shpresa tjetër se shqiptarët, pas themelimit të shtetit të pavarur, do mund t’i ktheheshin fesë së të parëve, d.m.th. Krishtërimit.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë patur këtë ide, nga Faik Konica (bektashian gjithashtu) në fund të shekullit XIX deri te shumë intelektualë shqiptarë në fund të shekullit XX. Edhe unë kam menduar se, pas eksperimentit ateist të Enver Hoxhës, e nën magjinë e presionin e Perëndimit, shqiptarët, si njerëz praktikë e si besimtarë të shkujdesur, s’do ta kishin për gjë të konvertoheshin në të krishterë. Mirëpo, me sa duket, kemi dashur të bëjmë petulla me ujë (“bëjnë petulla me ujë”, themi ne për ata që përpiqen të bëjnë gjëra të pamundura).

Rikonvertimi ishte një gjë që nuk mund të ndodhte. E kështu, kombi shqiptar ka mbetur siç ka qenë, d.m.th. shumëfetar, me Islamin që po përjeton një si revival e me të krishterët që po pakësohen. Katolikët ende “rezistojnë”, por ortodoksët, një Zot e di pse, kanë hyrë në ujë (ja dhe një idiomë tjetër e jona: “hyn në ujë”).

Sipas censusit të fundit të vitit 2011, ortodoksët nuk arrijnë sot as 7%, në një kohë që, prej të paktën 200 vitesh, kishin qenë 20%.

Rrudhja e Krishtërimit shoqërohet vetvetiu me një forcim e rritje të Islamit, dhe ky fakt ka krijuar një lloj shqetësimi te një pjesë njerëzish në Tiranë, të cilët, edhe pse nuk kanë gjë kundër Islamit, nuk do donin, sidoqoftë, një zhbalancim të raporteve ndërfetare, me fjalë të tjera nuk do donin një islamizim më të madh të shoqërisë, pasi, sipas tyre, kjo do të komprometonte jo vetëm multifetarizmin që neve na është kthyer paradoksalisht në një kusht ekzistence, por edhe kredencialet oksidentale të kombit, të cilat lidhen, jo krejt me të drejtë, me pjesën e krishterë të shoqërisë.

Them “jo krejt me të drejtë”, pasi aksionin për oksidentalizimin e shqiptarëve e ka udhëhequr qysh në krye të herës një elitë që, në një masë të madhe, ka qenë e traditës islame. “Eja ditë e uruar/që lind nga perëndon”, ka shkruar Naim Frasëhri më shumë se 100 vjet të shkuara.

Ndërsa Faik Konica, një tjetër pionier i kulturës shqiptare, ka qenë krejt i marrosur pas perëndimit. Si zor të gjendej një tjetër po aq properëndimor sa ai në Ballkanin e fundshekullit XIX. Dhe as Frashëri, as Konica nuk ishin të krishterë”, shkruan ai.

14 komente në “Muç Nano: Rudhja e krishtërimit dhe rritja e islamizmit ka shkaktuar shqetësim në Tiranë (dhe pse kërkuan bektashizmin si fe kombëtare)”

  1. vang says:

    ” Pa Atedhe nuk ka fe”: KJO thenie z.MUCI nuk peben nje nga themelet e Bektashizmit si ideologji sepse ai nuk ka vetem nje atdhe qe qendron,sepse ne kete kontekst do te kish lindur po te qe baze ideologjike.Kjo thenie eshte qepur me vone per arsye politike.Bektashizmi u perhap ne rradhet e Jenicereve qe pedoreshin kundra Sulltanir.Mos te harrojme kurre se dalja e sekteve nga nje besim perben nje mjet per te luftuar idete egzistuese.Kjo ka ndodhur me katolicizmin ,protestantizmin,dhe te gjitha” izmave”.Ketu gjeten mbeshtetje Rilindasit dhe u bene te gjithe Bektashiane.Sa per konvertimin e shqiptareve tek feja e te pareve kjo eshte utopike te behet me ;;shtyse” sepse kthimi ne myslimane ishte bere ne mos me pushke ballit,ish bere me leshime.::leje tregetare ;mos pagim taksash;perjashtimi nga nizame ;sherbimi ne administrate etj.Po tani cfare presioni duhet perdorur per ti kthyer ne fene e te pareve?? Presioni otoman zgjati 200 vjet.Kjo ishe arsyeja e pare dhe kryesorja.Arsyeja e dyte eshte se perendimi nuk ishte kaq i vemendeshem lidhur me kete aspekt te shqiptareve ndersa lindja Turqia dhe vende arabe ndermoren masa drastike me shkolla e xhami.Se fundemi: Aspak nuk jane ”rrudhur”ortodokset sepse kjo do kuptohej se konvertohen ne fe te tjera.Por eshte fakt qe pjesa me e madhe e ortodokseve qe jane te perqendruar duke filluar nga Shqiperia e mesme e poshte e cila ka emigruar dhe duke qene cereku i gjithe besimtareve shqiptare bie me shume ne sy gje qe nuk ndodh me besimtaret mysliman qe jane 70%.Nuk po zhballancon tani islamizmi.”Zhballancizmi” eshte ”eliminuar ” sepse myslimanet luftuan njesoj per clirimin nga Turqia.Ne se Shqiperia do filloje te rrenjoset nga dallimet fetare ahere do vije shkaterrimi i plote i saje. Por une kam shprese se Shqiperine nuk do ta mundi dasia fetare,sepse Shqiperia ka me shume atdhetare se tradhetare.

    1. Tani says:

      Ky harron te thote qe ka shume qe nuk besojne. Tkurrja e ortodokseve dhe katolikeve po ashtu eshte shoqeruarc edhe me tkurrjen e gjoja myslimaneve me emra. Sot njerezit, dmth, shumica e shqiptareve nuk duan tja dine per fene. Por ka edhe nga ata qe kane shkuarc ne Perendim qe jane kthyerc ne te krishtere. Prandaj keto qe thote Muc Nano jane dokrra ne diell. Pa studime nuk mund te besh deklarata perfundimtare.

      1. Flm says:

        Eshte vet Gazetaria dhe Pushteti ata qe kane tkurur Krishterizmin dhe kane influencuar Islamin.
        ###
        Ju kujtoje “luften” pa logjik dhe pa fakte qe i keni hapur per 26 vite rresht arkiepishkopit te ndritur Anastas Janulatos, i cili eshte i vetmi person ne Shqiperi (pres pergenjeshtrim) qe ka investuar shuma financiare “maramendese” ne Jeten sociale per te miren e Shqiptareve, ne shendetesi, arsim, turizem, bamiresi …
        ###
        Eshte personi i vetem me i per-gojuar ne Shqiperi, ju kujtoj qe nenshtetesia ju dha pas 25 vitesh (rekord ligesia nga shteti Shqiptar).
        ###
        – Kurse Islami dhe Islamiket jane me te privilegjuarit … mund te mbyllin sheshe dhe bulevarde sa here te duan dhe te “luten” si baget te shtrire rrugeve.
        – Mund te pellasin Arabisht me artopalande ne qender te Tiranes, dhe c’do qyteti 5 here ne dite, pa as nje problem (kur dihet qe kjo praktik nuk lejohet ne vedet Europiane).
        – C’do Islamik Turk, Arab, Kuvejtjan … mund te mari nen-shtetesi kur ti doj qefi.
        – C’do Islamik mund te blasfimis publikisht per figurat me te ndritura si Skenderbeu, Nen Tereza ..
        – C’do Imam mund te rekrutoj Xhihadista Shqiptar pa as nje problem … dhe KMSH-ja shfajesohet pas ka ndodhur lajmi, me preteksin Imami eshte i jasht ligjshem.
        – C’do shtet Islamik mund te nderhyje dhe te financoj per ndertime Xhamish dhe Medresesh pa as nje lloj rezistence, kurse per ndertimin e Katedrales Orthodokse u be skandal, per projektin, financimin, …. u vonua leja e ndertimit per vite me radhe duke anuluar projektin disa here.
        ###
        Keto pislleqe dhe shume te tjera jane ato qe kane ndikuar ne kete rezultat.

  2. Jimmy says:

    Ore Muc shqiptaret nuk kane dashur asnjehere te shkeputeshin nga perandoria Osmane. Keto kane qene shplarjet e trurit qe gjithkush i ka henger gjate kohes se diktatures. Dokumentat e arkivave na thone qarte qe shqiptaret jo vetem skane dashur te shkeputeshin nga perandoria.Por 28 nendori qe ne e njohim si feste pavaresie ka qen autonomi. Por edhe kjo pa deshiren e shqiptareve.Edhe flamuri me shqiponje nuk ka qene i mirepritur. Ashtu si dhe Kosova sot qe nuk e ka mirperitur flamurin e saj.

    1. X.X says:

      Ti JIMI nuk njeh faktet historike apo i mohon me dashje.Jane mbledhur nga te kater anet e trojeve shqiptare the kan hedhur firmen e pamvaresise ne Vlore.Ke te drejte qe ishim per turp te fundit dhe ne momentin qe perandoria osmane po shkrihej por ne ishim shume te dobet dhe rrezikoheshim nga nje coptim me i madh.

    2. Muci says:

      Ik or idiot shqiptaret nuk Kane dashur asnje bere te shkeputen nga perandoria osmane se na coi shume para perandoria e leshit

      1. Flm says:

        Qe te vertetoj ate qe thote Jymmi, lexo ne shqip intervisten e Ismail Qemalit ne “the morning post”.
        ###
        Internet “Ismail Qemali besnik i perandoris Osmane, perplaset me Italianet”.
        ###
        Aty do te lexoni dhe do te skandalizoheni … Ismail Qemal Turku ishte me Otaman se vet Turqit.

  3. katarakti says:

    Sot nuk ka asnje evidence te sakte se sa shqiptare jetojne ne Shqiperi dhe sa ne diaspore! Aq me pak dihet numri i myslimaneve sunite, bektashinjve, ortodokseve dhe katolikeve. Po tu shtojme ketyre feve edhe ateistet dhe laiket, askush nuk e di se cila fe zoteron sot ne Shqiperi. Eshte e provuar historikisht se forcimi i identitetit fetar dobeson kohezionin dhe unitetin e kombit. Me nje fjale fete paraqesin nje rrezik potencial per te ardhmen e Shqiperise. Por fale Vasa Pashes “Feja e shqiptarit, eshte Shqiptaria” dhe politikes ateisto-laike te regjimit te meparshem, duket tejet e veshtire qe shqiptaret te grinden mes vedi per pune feje. Megjithate mire eshte qe njerez si Janullatosi dhe Erdogani te mbahen sa me larg. “Shqiperia e shqiptareve, pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”!

  4. shqip says:

    Ka shume pasaktesira ne rrefimin e Muçit . Çensusi ; thote M.N . E ka fjalen per ate qe e mbushen me laps . Ku njeri ne pallat , lagje , apo ndonje fshat , jepte te dhena per familje e fise , qe Kane nga 20 vite ikur . Po pse or Muçi qe s’u poqet njehere ! Pse do me ç’do kusht t’ja besh mendjen dhalle serbit . Dy reflektime , sa per te patur nje ide sa me afer realitetit . E para. Dhe mesoje nje Here e mire , ti dhe ata qe trurin e Kane te sheshte . D.m.th pa brazda . Thuhet qe 70% e popullsise Jane muslimane . Vete islami thote ; muslimane quhen ata qe ndjekin ritet e kesaj feje . Falje , frekuentim kultesh , synetllek , agjerim , e te tjera . Tjeter gje eshte te kesh emer , mbiemer , preardhje apo diçka te tille . Ti Muç dhe te tjere qe i meshoni ketij fakti , jeni jashte logjikes e realitetit . Ka nje % te madhe njerezish qe as e Kane kaluar ndonje Here prakun e nje xhamie . Ka plote muslimane qe femijte e tyre i Kane me emra te krishtere te themi . Njoh personalisht familje qe i Kane batezuar femijte apo niperit . (kryesisht emigrante ) . E verteta eshte qe ka nje pjese margjinale , kryesisht periferia , fshatrat , ku edhe ka nje perqendrim te investimeve per xhami . Por sot raporti qytet – fshat eshte permbysur ne favor te pares . Ti Muç qe mbahesh edhe njeri i kenduar , duhet te shohesh çfare frekuenton rinia ne Tirane . Sa do shume te duken ata me pantallona treçerekshe , gjithmone Jane ne minorance . Kam bindjen se Shqiptaret per nga natyra e tyre , Po edhe nga ndikimi politik , kulturor , gjeografik , shije , etj , Jane me shume pro perendimore . Keto Jane fakte qe dihen . Dhe nuk e kuptoj pse hap nje teme te pa qene . Mjafton nje detaj kuptimplote . Ne median vizive shqiptaret shohin me shume muzike moderne , filma perendimore , festivale e show alla oxident . Shume Pak ndonje ngjarje apo emision me teme islamin . Nese e ke fjalen per telenovela turke , edhe aty ka me shume laicitet , e sidomos menyre europiane te menduari e te jetuari .

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      YPOKRIT,mohimi i origjines[cilado qofte ajo edhe arabe] quhet PAFYTYRESI sunitesh………….
      DASH: 87% e popullit ne Albanistan jane sunite,shiite!
      Pra,nuk citohen si ”shqiptare”,athere ku i gjen ti keta ”moderrne evropiane” !!??

  5. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk ka muslims [qofshin keta sunite apo shiite] te ”kthyer” ,ka vetem turq ose arabe te ”shqiptarizuar” kshq eshte e pamundur qe korraku sunit or shiit te behet shqiptar kristian………………bishti i qenit mbetet bisht qeni!
    jam i idese se kristianet shqiptare[qofshin keta katholike apo ortho/xe ] duhet te braktisin halene islamike Albanistan pasi jeta mes arabesh eshte teper e veshtire……….

  6. Epiroti i ujit te bardh says:

    Ky gomar mos eshte moderator ne nje studio greke qe ka flamurin grek ne tavolin?????. cesht ky idiot qe po behet dhe fryhet si analist mos eshte mbeturin sllavo-serbe nga corovoda apo uj i zi? hiqeni nga medaja se vetem fyerje eshte per njerzit me dy pare mend ne kete vend qe po eperdhosin e zhbejne per dite keta sahanlepiresa.

  7. Pellazgos says:

    Shqiperia Islamike (Eshte pjese e Organizates Islamike) nuk do te zhvillohet,nuk do te nderohet,nuk do te respektohet,nuk do te mbijetoje.
    Historia e ketij shteti qe quhet Albania lindi nga nje deshtim I Turqise kur Fuqite e Medha e detyruan te terhiqej nga nje pjese e Ballkanit duke mbajtur pjesen tjeter qe ne lashtesi dhe per 3000 vjet quhej Ionia.
    Prandaj quhet edhe deti Ion,nga fisi I lashte Greke Ionet.
    Atje kane lindur Omiros I quajture Homer!
    Po ashtu I pari Filosof Greke dhe I Perendimit Thales dhe shume te tjere ku siperfaqja e pushtues nga Osmanet ishte sa ajo e Frances.
    Ky shtet qe quhet Albania ka heronj Turq,si vellezerit Frasheri,Ismail Vloren,Hasan Tahsimin etj.
    Pse ishin turq do thoni ju.
    Ata kane lindur ne mesin e shekullit te 19te dhe po te ishin “Shqipetare” dhe te donin te cliroheshin Turqia bashkoheshin me Arvanitasit qe kishin rreth 40 deri 50 vjet qe udhehoqen Revolucionin Greke per clirimin nga Turqia.
    Bektashinjte apo myslimanet shqipetare kurre nuk kane dashur pjesen tjeter Orthodhokse,se keta te fundit identifikoheshin Greke.
    Kjo eshte edhe aresyeja qe Shqiperia myslimane mohon Vorio Epirin dhe historine e Lashte te Saj.
    Pirrua I Epirit njifet nga gjithe bota si Greke dhe luften e Tij per clirimin e Magna Grecias,vetem nga armiqte e ketij kombi te Lashte nuk njifet si I tille.
    A nuk e permed edhe Marin Barleti qe thote qarte Ne jemi Epirote dhe Jeorgios Kastriotis eshte Prijesi jone I Epirit

  8. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Te dy kete sekte (Mutliman dhe Kaurr/Orto**) jane Fake News i stilit te vjeteruar demode qe nuk i shkon per shtat asnje qyteterimi normal.

    E Viva Budism & Shinto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje