Një lajm i mirë mes tymit të gomave dhe shashkave të protestave

23 Nëntor 2018, 14:27Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Unaza e re, protestat, bojkoti i opozitës, pesimizmi dhe streset e përditshme. Të gjitha janë në “pjatën” e bukës së përditshme të shqiptarit të sotëm. Na kanë dominuar deri aty sa të mos shohim thuajse asgjë pozitive, duke u dhënë në prehërin e disfatizmit.

Ka një lajm të mirë të orëve të fundit nga Gjermania. Në mesin e një Europe me debate për populizmin në rritje, duket se ka vende që shohin përtej kufijve të tyre. Një shembull i mirë vjen nga Berlini, i cili me një fond prej 100 milionë eurosh për dy vitet e ardhshme, do t’i japë Shqipërisë një dorë të mirë për zhvillimin e disa sektorëve.

Nga projektet energjitike, tek uji, pastrimi i plazheve apo lufta kundër krimeve të rënda, janë disa nga fushat ku Banka Gjermane për Rindërtim ka vendosur të tregojë mbështetjen zyrtare.

Sigurisht që kjo bujari tregon jo vetëm mbështetjen në planin politik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por është edhe gjest konkret financiar. Një shumë e tillë investimi u konfirmua dje edhe nga delegacioni gjerman në Tiranën e përfshirë nga debatet e ditës.

Shuma rekord që Qeveria Federale po akordon për shqiptarët, vjen në 30-vjetorin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Investimet e mëparshme madje janë të prekshme, ku 400 mijë banorë në rajonin bregdetar buzë Jonit janë përfituesit e drejtëpërdrejtë të nënstacionit elektrik të Himarës, ujësjellësit dhe shërbimeve në mjedis.

“E gjithë mbështetja gjermane kontribuon në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së njerëzve në Shqipëri, për t’u dhënë atyre një perspektivë në atdheun e tyre” – do të shprehej ambasadorja Susanne Schütz disa javë më parë duke e lënë surprizë shifrën e fondit.

Sot padyshim, gjermanët kërkojnë që përmes këtij investimi ta bëjnë Shqipërinë pak më të gatshme për integrimin në familjen europiane. Kjo vëmendje e shtuar e shtetit lider të BE-së është de facto një apel i drejtpërdrejtë për ta gjithë shkallët e pushtetit, përfshirë edhe median dhe në përgjithësi shoqërinë shqiptare. Sepse pikërisht lajmet e mira është vështirë t’i shohim apo të na ngjizin në këtë shoqëri që fatkeqësisht ka varësi ndaj politikës e titujve të mëdhenj që rëndom sjellin kobe dhe gjëma.

Me këtë mbështetje të fuqishme financiare, Gjermania na cilëson edhe një herë si ‘spirancë stabiliteti në rajon’ dhe si një partner të rëndësishëm në këtë pjesë të botës. Duhet të dimë ta lexojmë si duhet këtë gjest, por edhe të jemi pak më shumë mirënjohës ndaj miqve që duan të na shohin me mirë.

13 komente në “Një lajm i mirë mes tymit të gomave dhe shashkave të protestave”

  1. Kosovari says:

    Ky nuk eshte ne lajm i mire,por shume i keq:
    Berlini po i jep Shqiperise nje grusht parash, per ti grabitur njerezit e saj .

    1. vlonjat says:

      Jam shume dakord me ty kosovar. Ke shume te drejte.

  2. 123 says:

    ka akoma dhe nje super lajm nga GJERMANIA, qe kush deshiron te punoj dhe te jetoj si njeri europjan dhe ti pelqejne nje shtet serioze mos te mendohet dy here po menjehere te bej gati valixhen dhe deshiren per te punuar dhe me 1 janar te vitit 2019 lejon dhe ju jep shanc te gjithe ato qe duan te jetojne dhe te punojne si njerez rruget i kane te hapura, lerini bandat dhe hajdutet e rilindjes te hajne kokat me njeri tjetrin per vjelljet dhe mashtrimet qe kane bere, me eddramen ska shanc qe vendi te behet por kushdo qe ta marri do dy shekuj qe ta bejne ate vend , njerzit nje jete kane dhe durimit i erdhi fundi, te gjithe njerzit largepames, puntor dhe te ndershem ju urojme fillim te mbare ne shtetin me te forte dhe dinjitoz te europes GJERMANIA

    1. bekimi says:

      oooo car I SALES ! Gjithone i tille e zvarranil i dhier do jeshe..kerme e shoqerise …. si qelbesi !!!!

  3. Saimir says:

    Deri kur fondet te jepen per emergjence skemi gja ne terezi. Kur ata ti bajne projektet vete, ti supervizojne e kolaudojne vete, atehere do te realizohen 100% dhe nuk do mbeten fondet neper xhepa e neper sirtare

  4. Oscarawasy says:

    Hey Look what we categorize conducive to you! a pleasurablepresent
    Upstanding click

    https://drive.google.com/file/d/1I4u08VQOhGRtUeiqIp5QW_fI-6VBcmKK/preview

  5. Pffff says:

    Ky lajm sikurse edhe shkrimi yt , eshte i Varfer!

    Ndihmat nuk jane te mira, nderkohe qe 1 miliard Euro po hidhen ne rruge, ku ti e di me mire se ne populli, se 60% e vleres ku shkon…;)

    Boll bere sahanlepiresin o Ardit! Apo ja ke pare hajrin! Hapi syte edhe perdore gazetarine per ate qe ka mision e jo per te mbajtur marredhenie per shushunjat!

    Nuk ke pike integriteti!

  6. mik says:

    Lajm i mire !! Po japin lemoshe e po bajne sevap me ne duar tharet e shek 21. O Zot, mbetem gjith jeten lypsa. Lypsa pa shtet, pa qeveri, pa opozit ( ose me nje opozite legene ), pa ekonomi, pa kulture e pa e pa , pa , pa …asgja ! E artikull shkruesi thote, nje lajm i mire !! Sa poshte kena ra !! Gjithkush tallet me ne, e kryeministri i jone ban piktura, e pretendon me ba shtet.

  7. Savon says:

    Jepni sa te doni miliona,por Rama dhge Veliaj nuk do investoje kudo ku jetojne njerezit ne menyre te barabarte,por vetem atje ku u behet me shume reklame!
    Hajdeni shikoni Yzberishin (KMY),qe te kuptoni se cfare mashtri ka bere Rama-Veliaj si dikur Tito0Rankovici,qe ka diskriminuar 50 mije banore te saj pa shtruar asnje meter rruge,pa ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,shkolle etj ketu,por jetojme si ne gazermat ushtarake pa asnje kusht minimal jetese pervec shtepive!
    Ketu femijet lindin,rriten dhe shkojne ne shkolle pa u argetuar si femijte e tjere te qendres se Tiranes,pa lodra,pa lulishte,pa asgje se milionat kane shkuar per qendren,liqenin artificial per liqenin e Farkes qe nuk banon njeri etj,ndersa ne jetojme si ne mesjete!

  8. VERI says:

    .. GJERMANIA BEN MIRE TE PAGUAJE DEMSHPERBLIMET E LUFTES , MASAKRAT E KRYERA , PASTAJ TE SHOHIM BUJARINE ..!

  9. peter says:

    Ate qe se ben dot me pushke gjermanetpo e bejne me para , per ndima, nga miresia e shpirtit.. Gjermanet duhet te paguajne demet e luftes perpara ,po te kete qeveri ne shqiperi,dhe te regullojne ato qe dogjen dhe shkateruan.. Armet e reja te zaptimit jane banksteret.. E mjera shqiperi..Ne bulevard qendron skenderbeuprej bronci dhe perkujtimet ja bene vatikani…Se per vatikanin luftoj, dhe beri mirese shqipetaret u detyruan ta linin vendin. Keta qe e quajne veten shqipetare sot nuk jane te zote te mbrojne as shtepite e tyre nga dhuna e nje idioti qe i krahason shqipetaret qe e perkrahin me heshtje idiane te amerikes.. Hapny syte…

    1. Zorro says:

      Cfare deme lufte i kerkoni Gjermanise ju plehra?
      Po ju nuk po kerkoni demshperblimin e piramidave financiara Berishes e u kujtuat t’i kerkoni Gjermanise!

  10. Ja, pyes se nuk e di says:

    PO Amerika a ka dhene ndonje here para per pune te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje