Ndërtime, shkatërrime, njerëz që zihen, rrihen, me hunj e gurë: Kjo është Shqipëria jonë!

23 Nëntor 2018, 09:22Blog TEMA

Nga Entela Resuli

Shqipëria, 28 mijë kilometra katrorë. Një dorë vend. Me më pak se tre milion banorë. Që kur kam filluar të kuptoj dhe ndjek lajmet, në vitet 2000 e deri më sot, mbaj mend vetëm: ndërtime, shkatërrime, njerëz që protestojnë, njerëz dhe policë që dhunohen, me hunj me gurë e çka u ka kapur dora.

Janë të njëjtat programe televizive ku shfaqen deputetë të opozitës që u dalin në krah qytetarëve në kauzën e tyre dhe kur këta të fundit vijnë në pushtet, nuk janë më në të njëjtën anë!

Kështu, në këto 20 e kusur vite, të njëjtat fytyra, me pak ndryshme, dalin në televizor dhe luajnë role të ndryshme, njëherë pro dhe njëherë kundër.

Dje, përball parlamentit, ajo që pamë të gjithë ishte një skenë dhune që përsëritet, herë pas herë në këtë vend. Politika i trajton njerëzit si mish për top. Këta të fundit, mesa duket, ose e kanë qejf këtë pozicion, ose nuk dinë të sillen në një moment kur kanë “hall”.

Njëra palë, në këtë rast “opozita e bashkuar ” i thotë protestuesve “dilni, mos u dorëzoni, bëhuni agresiv se Ai ka frikë dhe kur ka frikë tërhiqet” dhe pala tjetër që thotë se, ne po respektojmë ligjin dhe ata që kanë ndërtuar në paligjshmëri nuk mund të paguhen me taksat 99 për qind popullsisë.

Duket sikur kemi mbetur në vend, sikur koha është ndalur, pavarësisht se jemi në vitin… 2018.

Këta qytetarë gjatë këtyre viteve, me vetëdije kanë zaptuar tokë, kanë ndërtuar edhe pse e dinin që as nuk e kanë blerë truallin dhe as nuk e kanë të legalizuar ndërtesën në të cilën, siç thonë kanë derdhur djersën e shumë viteve mund’ e punë.

Nga ana tjetër, ata që kanë qeverisur gjatë këtyre viteve, e kanë mbyllur një sy përball paligjshmërisë, ndoshta për të marrë ca vota që mesa duket u kanë shijuar në një moment të caktuar kur kanë dashur të marrin pushtetin. Por kjo nuk i bënë ata më pak fajtor. Përkundrazi!

Po, ç’kusur ka ky popull që i duhet të durojë gjithë këtë dramë, me shumë akte që nuk di të ndalet. Ç’kusur ka ky popull që mesa duket ka mbetur pa alternativë qeverisëse. Kë të marrësh e kë të lësh në këtë Shqipërinë tonë!?

Në vend që të investohet, të hapen vende të reja pune, t’i jepet lehtësi biznesit, arsimit. Të promovohen dhe të ndihmohen ata duan të punojnë. Ata që kanë një ide dhe duan ta zbatojnë, por nuk kanë mundësi ekonomike.

Të nxiten të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke punuar dhe dhënë kontributin e tyre në këtë vend. Të ndihmohen familjet e reja që të ndërtojnë një strehë për të ardhmen.

Në vend që t’i hedhin sytë nga siguria ushqimore, të kontrollohet çfarë futet dhe çfarë prodhohet në Shqipëri se po vdesin njerëzit nga hormonet e injektuara gjithandej. Të marren masa për uljen e ndotjes, për prerjen e pyjeve… e nuk po rendis më tepër se lista është e gjatë…

Kur shikon këto skena dhune si ato të paradites së djeshme, apo edhe ato të programeve televizive në darkë, që nuk janë më pak stresuese, duket sikur ky vend është në të njëjtën gjendje ashtu si 20 vite më parë.

Ndoshta për disa nuk është kështu, por që është mbjell një gjendje pesimizmi gjithandej kjo është e dukshme.

Kaq të vështirë paskemi qenë!

Kaq e vështirë është që politika të bëj punën e vetë. T’i bëj sytë katër atje ku ndërtohet pa leje, dhe të ndalojë atë që shkel ligjin qysh në momentin kur vendos gurin e parë në themel në mënyrë që situatë të mos degradoj, njëherë në 5 vite.

Jemi një vend me terren gjeografik të admirueshëm, por që po na e shkatërrojnë të “pushtetshmit”, të cilët duket sikur nuk kanë prioritet zhvillimin e vendit, por pasurimin e familjeve të tyre. Po ne të tjerët? Apo ne…! Ju hëngrët dreqi, mendoni njëherë me larg se pragu i shtëpisë suaj, se nuk jeni të përjetshëm!

20 komente në “Ndërtime, shkatërrime, njerëz që zihen, rrihen, me hunj e gurë: Kjo është Shqipëria jonë!”

  1. Prend dedja says:

    Ana nje shkrim me vlere.
    Te shohim me shume ne faqet e shtypit se na besdisen kadrijte

    1. Restaurejshen says:

      Shume me vend, por… mos ndoshta jemi edhe ne vet pjese e problemit? Mos ndishta mua e ty na pelqen te flasim pergjithesisht, sepse ndoshta korrupsioni na pelqen nga pak te gjitheve?

    2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      this is bourdhelo sunitesh,kshq eshte cdo gje normale si vrasje,krime,perdhunime,grabitje,paligjshmeri,pashtetesi,xhamija,teqe,telenovela turke,kafe turke,shkolla turke[gylen],leshqene me trececekshe etj,etj,etj……………..keta jane muslims[pjese e te cileve je dhe ti Resuli] e mos u habit!

    3. Tani says:

      Nga vjen kjo? Nga Marsi apo Neptuni? Perse nuk i thua te vertetat qe te gjithe zullumin ne Shqiperi e shkaktojne shqupo-leshelistet esadiste dhe te korruptuar (hajdute, vrases, kriminele dhe udb-ista) dhe jo qeveria aktuale. A nuk te pelqen zoterise tende qe te kesh rruge te bukura, aeroporte, flote ajrore civile, Tirana me peme, dhe rruge te fiksuara? Apo te pelqen me teper asgjeja dhe shkaterrimi i leshelisto-shqupisteve? Perse na shkruan hartime te shkolles se mesmse dhe tregon qe i ke trute bosh. Cfare te kane futur ne vend te qelizave nervore? Kashte? Mendo perpara se te shkruash shkrime ‘gjoja te gjithe jane njelloj’! Nuk jane te gjithe njelloj! TURP per shkrime te tilla te pakuptimta, madje keqadashese dhe qellim-keqija. Shko kthehu ne Mars ose Neptun se do te gjesh ate qe don dhe merr me qira ca qeliza nervore nga lopet e tregut se mund te sherbejne qe ti fusesh ne kafken tende!

  2. trimi says:

    Emoj goce mire e ke,mos zbatmi ligjit nga klasa politike nder vite sjell nje paqendrushmeri qe do ta kemi per nje kohe shume te gjate, po me behet qefi qe ne proteste hane dru politikanet si puna e Flamur Nokes qe ndertuan kete lloj bataku.

  3. mik says:

    Me pelqen artikulli i kesaj zonje. Artikull rracional. Niset nga burimi, nga shkaku, e Jo si artikulli i zonjes Ana Abdi qe merret vetem me pasojen, duke vjell vrer per viktimat qe neser do jene te pa streh.
    Cdo popull qe ngrihet per te drejten e vet, nuk ngrihet kot.
    Sigurisht, me vjen keq per demtimin qe ndodhi kundrejt polices, por turma asht si rrjedh, te merr perpara. Ate krim e ka ba vetem nje person, e nga kjo, nuk mund te degjenerohet qellimi dhe arsyeja e asaj qe ndodhi dje.
    Ne vendin tone, ndodhin shume padrejtesi nga ana e qeverise. Qeveria thyen ligjin dhe kushtetuten, sa here te kete nevoje.

  4. Shqiperia eshte rrumpalla qe krijoi saliu me banden.
    Ky bandit ja ka len litarij jashte vendit qe groposi dhe ne do hame koken e mjero tjetrit edhe per 100 vjet dhe keya vampir do vazhdojne te pasurohen.

  5. kadriu anetes says:

    Problemi qendron se ne kte vend xhdo rrugaç mashtrus batakçi dhe me shum vese meret me politik , ktu politika nga viti 90t shikohet si vend ku behesh bos duke vjedhur pa ber as gje , ne politik kur vin politikanet nuk zgjidhen nga biografia por nga fuqia kush pellet me shum , kush shan me shum te shkuaren me te pa drejt kush shpif me shum per kundershtarin , po ti shikosh te shkuaren jan njerez qe nuk duheshin pranuar ne politik te ter kta politikan qe ndodhen ne kte vend , por te ndershmin dhe korrektin e mbyt batakçiu se ai paguan shpif i ben te tera te zezat kunder te ndershmit dhe i ndershmi si reziston dot , keshtu ka qen nga viti 92 dhe keshtu do jet historikisht deri sa SHQIPTARET te ikin te ter nga ky vend , ne nje vend ku shahen dhe perbuzen njerzit e mir , ku shtremberohet e verteta ku i thuret lavdi se keqes dhe shkelet me kemb e mira e drejta dhe atdhetaret e vertet dhe i ngrihen buste antishqiptarve bashkepuntorve te pushtusit te kti vendi , edhe punet e tjera keshtu do te jen , se kta qe kan shkelur me kemb heronjt te ndershmit dhe genjejn per te shkuaren dhe nuk thon te vertetat siç kan qen , nga kta ske çpret me shum, si tha PUSHKINI kur ishte ne vark me tre femra , ato per ta ngacmuar ate pordhi njera , pushkini beri sikur se degjoi dhe po shikonte lart , ajo i tha e PUSHKIN si po te duket koha , ateher PUSHKINI i tha simas eres mut ka per te ra , edhe ne shqipri mas ksaj ere qe ka fry kto 28 vjet mut ka per te ren.gjithmon.

    1. mik says:

      Kadriu i Anetes — ha ha … kam qesh per rastin e Pushkinit. Se kisha ndigju ndonjehere , e bukur.
      Koment per komentin tand : Ne te gjith boten politikanet jane maskarenj, sepse asht natyra e ketij profesioni e tille. Nje njeri i mire, nuk mundet me ba politike. Asht jasht personalitetit dhe karakterit te tij. Dikush ka thene nje here : Strofulla e fundit e horrit, asht politika. Shume thanje e sakte.
      E keqja nuk qendron as te politika as tek politikanet, por tek populi. Populli asht ai qe lejon politiken e keqe, apo politikanet e keqinj. Te jap nje shembull qe gazetat nuk po e permendin : Cili kryetare Bashkie ne boten demokratike i turret popullit te vet me fyerjen ‘ SHPELLAR ‘ ? I turret atij populli qe e ka zgjedh per ta udheheq !! Ai kryetar, kadegorikisht duhet te shkarkohet nga populli. Por jo, se kur populli asht dele, gjithkush i hyp per siper. Me kete duhet te them, politikanet nuk kane faj, faji asht i joni.

  6. kadriu anetes says:

    Problemi qendron se ne kte vend xhdo rrugaç mashtrus batakçi dhe me shum vese meret me politik , ktu politika nga viti 90t shikohet si vend ku behesh bos duke vjedhur pa ber as gje , ne politik kur vin politikanet nuk zgjidhen nga biografia por nga fuqia kush pellet me shum , kush shan me shum te shkuaren me te pa drejt kush shpif me shum per kundershtarin , po ti shikosh te shkuaren jan njerez qe nuk duheshin pranuar ne politik te ter kta politikan qe ndodhen ne kte vend , por te ndershmin dhe korrektin e mbyt batakçiu se ai paguan shpif i ben te tera te zezat kunder te ndershmit dhe i ndershmi si reziston dot , keshtu ka qen nga viti 92 dhe keshtu do jet historikisht deri sa SHQIPTARET te ikin te ter nga ky vend , ne nje vend ku shahen dhe perbuzen njerzit e mir , ku shtremberohet e verteta , ku i thuret lavdi se keqes dhe shkelet me kemb e mira e drejta dhe atdhetaret e vertet , ku i ngrihen buste antishqiptarve bashkepuntorve te pushtusit te kti vendi , edhe punet e tjera keshtu do te jen , se kta qe kan shkelur me kemb heronjt te ndershmit dhe genjejn per te shkuaren dhe nuk thon te vertetat siç kan qen , nga kta ske çpret me shum, si tha PUSHKINI kur ishte ne vark me tre femra , ato per ta ngacmuar ate pordhi njera , pushkini beri sikur se degjoi dhe po shikonte lart , ajo i tha e PUSHKIN si po te duket koha , ateher PUSHKINI i tha simas eres mut ka per te ra , edhe ne shqipri mas ksaj ere qe ka fry kto 28 vjet mut ka per te ren.gjithmon.

  7. Politikane kurva says:

    ???????????????

  8. "BOHOTINA" says:

    “Te gjitha rruget ne Buqojevice me çojne”- thoshte Shvejku, personazhi i mrekullueshem i romanit “Ushtari i mire Shvejk” i Hashekut te Çekise. Mua per tere poshtersite e ketij vendi me çojne vetem tek nje njeri qe quhet SALIH. Mos u çuditni keshtu e ka emrin me “h” ne fund, po e ndryshoi dhe ate si datlindjen per ta afruar prane Enverit dhe Ramizit.
    Nuk do flas per gjera te perbindshme qe ka bere se po ia thote tere populli perdite neper portale, por vetem nje per ndertimet rrumpalle. Dilni ne kodrat e fshatit Borizan ne Kruje dhe shihni nje fshat te stermadh nga Lezha ne Tirane, nje ngrehine qe te vret syte, nje gje krejt mizerabel, duke prishur per jete nje fushe te mrekullueshme.

  9. Virusi says:

    Nuk jemi vetem vend I pazhvilluar po dhe njerez primitiv. Ata qe protestojne jane zaptues tokash. Kur zune token ata shkelen ligjin. Dhe tani po shkelin ligjin. Ata Jane mesuar me dhunen dhe nuk njohin e nuk zbatoj dot ligjin, ata s’jane qytetar. Te tille Jane dhe politikanet, genjeshtar, hajdut e te dhunshem. Mosohja dhe mos zbatimi ligjit eshte primitivitet.

  10. Jimi says:

    Ata politikane qe “pergjerohen” per banoret e Astirit, nuk kane hallin e tyre, por kane hallin se mos nje dite u vjen rradha edhe banoreve te ndertimeve pa leje ne Gjirin e lalait .

  11. PETER says:

    Mos beni remuje se heren tjeter Edi do e shpalli veten mbret si zogu. Dhe do ju thote qe naltmadhenia di se cfare ben…Dhe ju ulni koken dhe rini urte se ate kini bere tere jeten tuajse nuk dini ndryshe.. Prandaj dhe Edi ju lexon juve heronjte e frances . .Mesoni ligjet qe jane te shkruara sot dhe mos lejoni qeverine tju shtypi me kembe si krimba, Mos u merni me historine e luftes me ballista me partizane,po shikoni jeten qe jetoni sot.. se eshte dite e re dhe duhet ta gezoni se jeni ne vendin tuaj.. o popull kuvendi eshte shtepia juaj, Kur shteti ve police ke kuvendi , parlamenti ju kini problem me te madhse nja dy banesa qe prishen , nga lordet shqiptare.. SHUME SHPEJTE DO FILLONI TE GERTHISNI ROFTE MBRETI.

  12. gora says:

    cfaje kam une qe jetoj ne fshat te paguaj takse per zaptusit e tokave pa leje ne t irane. ne rast se qeverria leshon pe per zaptusit, me vote nga une ska per te marr ndonjehere. sepse ajo qeverri kthehet ne qeverri hajdute.

  13. Asi11 says:

    Z. Entela nuk ka me mire se i ke nxjerr problemet dhe te dy palet e shohin pushtetin per tu pasuru vete e farefisin vjehrrite dhe pastaj thojne mi fali vjehrri apo vjehrra siç thane edhe gjyqtaret e prokuroret apo kemi luajt bixhos dhe i fituam . E para çfare do te thone keto dhe politikanet ne te ardhmen qe po hiqen bixhoset(lojrat e fatit). E dyta po çfare fati paskan patur keto gjyqtare e politikan qe i paskan vjehrrite kaq te pasur dhe ju falkan leke si lume dhendurreve, si nuk patem fat ne populli i thjeshte. Une nuk kuptoj kete kodosh kapitalizmit qe ne mengjes je i varfer ne darke behesh miljarder kur ka shume parti shume drejtusa qe njeri i bie çekiçit e tjetri patkojt e prap ecen mire ndersa ne familjet tona nuk na ka dhane rezultat kur leket jane perdor nga shume duar òse kur nuk ka qene njeri drejtues familje por kan qene shume drejtusa .

  14. ilir says:

    ps. para dy javesh ne barleta te italise u prishen 200 ndertime pa leje 3-4 katshe ,spashe as,zaptues as politikan ti caje kaptinen njerezve.

  15. flora says:

    MALOKET E KANE FAJIN,,[[[saliu I pari qe I tha hajdeni]],,NE SHQIPERI NDERTOJNE KU TE MUNDEN me parrullen toke e xanun,,,,,,kurse kur jane ne greqi,,itali,,gjermani,,,apo amerike rrine si nuse nuk I ndihet zeri I gojes,,,,,prandaj c’fare do mase e marre nga qeveria eshte e ligjshme dhe e pranueshme nga ne qytetaret e ndershem te tiranes,,,,maloket ti therrasin mendjes tani ,,,,aty ku I kane zene token pronarit ti paguajne qerane atij,,,,..derra te shpifur..//

  16. Po ju qe thirrni kto njerez malok nga jeni?
    Kur erdhet ju nga jugu ne Tirane me kamionat e Hoxhe mutit Moret tokat e pronareve dhe u vendoset neper pallate dhe u bete spiuna dhe me testa buthqirash. U mbush kombinati me kurvat e jugut dhe me partizanet qe gjuanin me llastiqe dhe dolen ne mal se nuk kishin buke me honger. Kam qene ne jug eshte mal e shkrep dhe thatesire. Ne qofte se jeni kunder sali mysulmanit te mutit keni te drejt por ai nuk perfaqson veriun. Ai eshte Turk aziatik !!! Shifja te birin si e ka me ato sy si Turk puro !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje