Nga Artur Ajazi
Tek shikoja deputetin trimosh Ervin Salianji të shtynte gordonin e policëve në Gjykatën e Tiranës bashkë me ervinët e tjerë, gjëja e parë që më shkoi në mëndje ishte “ja nxitësit e dhunës dhe shkatërrimit”. Dhe në fakt të shikosh skenat dhe pamjet filmike live nga zona e Astirit, do të evidentosh qartazi stimuluesit, nxitësit e urrejtjes dhe dhunës, flakadanët e gomave dhe shkatërrimit, që kërkojnë me patjetër të ketë mes “protestuesve” dhe uniformave të shtetit përplasje fizike, apo edhe më keq akoma, siç ngjau tek Parlamenti.
Po pse kaq shumë urrejtje, nga buron kjo urrejtje e Ervinit dhe ervinëve të kësaj opozite, e cila veçse e tillë nuk është, nga e cila veçse aksione opozitariste nuk ka parë asnjë shqiptar të bëjë deri sot. Ajo u konfigurua dhe konsolidua si e tillë pas humbjes katastrofike të qershorit 2017, vetëm e vetëm për të krijuar anarshi, kaos, për të nxitur dhunën dhe urrejtje, për të yshtur drejt përplasjeve turmat e vockla me uniformat e shtetit.
Një opozitë e cila formëzohet dhe copëtohet çdo 2-3 muaj, një opozitë e cila sa zgjohet dhe sa ngryset mendon “sa goma do të digjen tek Astiri, sa banorë do të bllokojnë rrugët dhe makinat, sa do të përplasen me policinë” duke mos kursyer as fëmijët, natyrisht mund të ketë çdo emër tjetër, veçse parti opozitare jo. Një opozitë që nuk ndan nga vetja trekëndëshin “ofendo – dhuno -shkatërro” natyrisht nuk mund të afrojë dhe nxisë tjetër, veçse urrejtje klasore dhe shkatërrim. Gjuha e ashpër verbale dhe reagimet e dhunshme, mbeten tipari i atyre që më shumë se kurrë, duhej të jepnin tek shqiptarët por në veçanti tek ata banorë të Astriti, mesazhin e mirëkuptimit, dialogut, komunikimit qytetar dhe institucional, dhe jo nxitjes së tyre drejt shkeljeve ligjore dhe shkatërrimit.
Duket se edhe vendimi i celulës drejtuese të kësaj PD, për të nisur dhe zgjatur pa mbarim bojkotin e Parlamentit, e ka burimin tek mungesa e tolerancës dhe komunikimit që vetë ligjvënësit e saj kanë me institucionet ligjore të shtetit, apo edhe me faktorin ndërkombëtar. Por në fakt milionerët e kësaj opozite nuk kanë fare hallin e atyre që u prishen banesat, nuk e kanë fare hallin e atyre që policia arrestoi për dhunën dhe plagosjen e policëve, por gjetkë “fle lepuri”. Meraku i vetëm e tyre, i ervinëve dhe atyre që shqiptarët i panë për herë të parë si “deputetë” këto ditë të lexonin deklarata shtypi, është vota, është fushata që po afron, janë zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke menduar se “fitorja mund të vijë edhe nga Astiri”.
Unaza e madhe, ishte në fakt “molla e artë” e një opozite e cila kishte mbetur e zbrazët pas dështimit me videopërgjimet, duke menduar se “të gjitha bateritë tani duhen tek Astiri” me shpresën se diçka do të dalë prej andej. Dhe fillimi ishte afrimi dhe “përqafimi” me banorët hallexhinj, zbatimi i skenarit të “mbështetjes së tyre, dirigjimit të tyre, nxitjes së tyre”, duke qenë të ndërgjegjshëm se përdorimi politik dhe shkelja e ligjit nuk do tu sjellë asnjë përfitim elektoral.
Por të vetmit që nuk po e kuptojnë hilenë, se po përdoren veçse politikisht, janë pikërisht ata hallexhinj, që për herën e parë takuan dhe shikuan mes tyre milionerët e opozitës, “keqardhësit e përjetshëm ndaj popullit dhe shtresave në nevojë”. Hallexhinjtë e vërtetë akoma nuk e kanë kuptuar, se po përdoren politikisht haptazi për të përfituar kredo politike një grup pasanikësh, që sikur të ishin në pushtet sot, gjithsesi do të vepronin njëlloj , duke u prishur banesat që preken nga projekti i miratuar pa e zgjetur kaq shumë.
Fryrja dhe stërgjatja e qëllimshme e problemit të hallexhinjve realë tek Astiri nga interesaxhinjtë politikë të kësaj opozitës, (në fakt e një pjese të vogël të saj) mbetet shkaku i nxitjes së urrejtjes e përplasjeve me uniformat dhe institucionet ligjore të shtetit. Ata banorë nuk kanë nevojë për prijës politikë, për nxitje të urrejtjes, nxitje të veprimeve të dhunshme e shkatërrim, për skena ku deputeti shtyn dhe pështyn policin, por për mesazhe mirëkuptimi e tolerance, dhe zgjidhje ligjore të problemit, ndryshe misioni dhe skenari yt është përçarës dhe dashakeqës.
Deri sa drejtesia te jete e pa riformuar (kete kerkojne horrat ePD-se) keto skenare do te kemi vazhdimisht.
e gjitha kjo se nuk e vrame komunizmin i cili sot
ka rilindur dhe timonieri eshte nje i çmendur.
Gazetarucit Durresit i paska bere pershtypje
qe deputetet demokrat paskan dashtur te futen me
“dhune”ne gjykate dhe nuk i ka bere pershtypje
qe deputetit nuk mund tja ndalojn hyrjen
ne asnje institucion shteteror.
Po zaten te kemi te ketille kellira si ky gazetaruc
realiteti keshtu do artikulohet.
From: Alban Dega
Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT
A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?
– Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
Cfare nuk ben Mafia !?
A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
Vigjilence!
Syceltesi shqiptare kudo jeni !
Po more kelysh ne France po djegin dhe protestojne edhe pse qmimi i naftes eshte me lire se ne Shqiperi.
Kordon jo gordon o Ajaz plot maraz
Pse mi Sara u bere keq ti nga nje gabim drejtshkrimor? Apo nuk ke si shtyn kohen tek Astiri dhe po i fut nje te komentuar nderkohe. Thoni shyqyr qe keni gjetur kete shtet, se ne ndonje tjeter, policia do jua kishte bere turinjte pershesh dhe do mykeshit ne burg. Ajo qe dhe meritoni realisht. Hajt beji like Vinit dhe Lules se te duhet per vizibilitet!
Thjeshte fare… nje pjese opozitaresh kane shperthyer me force rrethimin e kopshtit zologjik
dhe tani jane mes qytetareve.
O Artur o sherbetor oborri, pse nuk shkruaje per urrejtjen e Rilindasve kur digjnin msakina nje dekade me pare?
Me thyerje,bastisje dhe shkaterrim erdhen ne pushtet,
dhe jane te bindur se vetem keshtu do kthehen.
Kur sillen keshtu deputetet ,cfare mund te pritet nga tjeret ?
Ata mund ta mbyllnin me nje pyetje normale: Kjo opozite kaq e dhimsur ndaj hallit te tyre, kur e di fare mire se shpronesimet jane ne bazen e ligjit qe e kane bere vete, pse nuk bejne nje amendament dhe ta çojne per votim ne parlament?
Qellimi eshte i qarte: Duan qe ky problem qytetar te agravohet sa me shume, te arije deri ne pergjakje qe do te bente te harohej 21 Janari, dhe ndoshta do te bente te braktisej vejtingu qe u ri mbi koke dhe u rezikon pasurite e vena me grabitje dhe ndoshta i hap deren e burgut qe e kane hak me kohe
Sa per zgjedhjet nuk behen merak fare. Ata e dine per bukuri qe ne qofte se fitojne 200 votta tek Astiri humbasin dhjetra mijra vota te qytetareve te regullt te ketij vendi dhe qe jane velur me keto lojra te peshtira.
si ka mundësi që pd kur është në pushtet vret protestuesit dhe kur është në opozitë vret policët .po këta qenkan dreqi vetë
koka bën koka pëson
Sepse keta po te ishin vetem per nje rroge nuk do te ishin kaq te etur per pushtet
Po e dine se cfar po humbasin duke mos qene ne pushtet, Nuk Po vjedhin dot
AJaz a cfare tjeter jeni.Po bejne vetem gjysmën e rremujave qe ke bere ti e kompani me ne krye banden rilindase.Kaq shpejt i jeni harruar shkaterrimet qe bete kur ishit be opozite?Nje shprehje e mençur thote Mos i bej tjetrit ate qe nuk do qe ai ta beje ty.Ju ja bete.Tani ta gezoni.S’keni pare gje akoma jo.
O SAliLoqja te kane zene perde syte.Pleh i Ndyre!!.Po cfare Opozite po Mbeshtet o i Gjore!!Hajdutet dhe perverset qe po shkaterrojne PD dhe po zhgenjejne Elektoratin?? .Po keshtu nuk vjen ne Pushtet Kjo Lloj Opozite e Drejtuar nga Kunati i Hajdutit LUL.
Problemi eshte te njifen pronaret e tokave qe i vodhi PD PS dhe shtet Muti dhe njerez alabak qe zaptuan tokat e te tjereve prandaj toka ti njifet pronarit te vertet ne kete rast edhe shteti eshte hajdut prandaj bojn qejfe maloket te tokat e te tjereve shtet mut dhe popull legen
pozita shqiptare , ka hyr ne nje rruge qore me koh, qekurse ka hedhur dhe hedh gur e drur per te penguar rreformen ne drejtesi.
Por me braktisjen e parlamentit, qendrimin rrugeve, nxitjen, per protesta te dhuneshme, shtyrjen, goditjen, e policeve, deri tek heqja e kapeleve nga koka policeve, jan veper e opozites destruktive, qe kerkon te fitoi kapital politik, nga nevojat e disa qytetareve, qe u prishen shtepit tek Astiri, per unazen e madhe, qe cliron nga tortura nje qytet gati nje milion banor, por qe me zgjidhjen qe u ben qeveria sjan dakord
Nje tuf kalamajsh me salanjin ne krye, te PD, kerpacken e LSI, duan, qe ta gjakosin policin, edhe kur kapen personat qe qellojn me mjete te forta apo eksploziv qe plagosin polic e qytetar, si rasti i vajzes police, qe ja pren gishtat, ketyre mostrave, su ben pershtypje. Te inicuar nga kreret e pd, lsi, i bejn presjon drejtesis, per ti liruar nga paraburgimi, apo denimi, kjo esht fytura e heret e kesaj opozite, qe per te mar pushtetin sa me par, perdor gjithfar sjelljesh, antiligjore e kushtetuse. Nje dit dote pergjigjen, se qytetaret degjojn e shikojn se si sillen e veprojn kamikazet e pd. e lsi.
Te lumte o Alban Dega. Asnje fjale nuk te bie ne toke. Penē e mençur!
mos u merrni me gazetaret o njerez .
mendoni dhe jetoni jeten tuaj. cdo komentues merret me gazetaret, me ata qe shkruajne dhe dine
cfare shkruajne, per ju per shtetin ligjor dhe jo per pronat e kunatit.
bravo gazetaret.