Nga Alfred Peza
Lajmi për një nga çështjet më të zhurmshme politike të këtij viti, ajo e emërimit të ministrit të ri të Brendshëm, në momentin që vendimi më në fund u formalizua, kaloi më në heshtje se çdo të kalonte edhe aksidenti më i rëndomtë, ndër ato dhjetra që ndodhin çdo ditë rrugëve të Shqipërisë.
Sipas nenit 99 të Kushtetutës, para fillimit zyrtar të detyrës për të cilën u votua të enjten në Parlament, Sandër Lleshi u betua përpara Presidentit të Republikës. Për këtë u zhvillua ceremonia zyrtare, ku kishte aq shumë entuziazëm sa edhe për të duartokitur, siç u pa nga sekuencat filmike të transmetuara, të pranishmit do të duhej “të detyroheshin” nga z. Meta.
Po përse në Shqipërinë tonë, për të shkuar në një ceremoni të zakonshme si kjo, gjithçka duhet të nisi aq zhurmshëm a thua se bota do përmbyset dhe më pas, gjithçka përfundon në një heshtje mortore si për të përcjellë në botën tjetër, të keqen më të padëmshme të kësaj jete?
Përse duhet ngujuar opozita për tri muaj më radhë në mes të bulevardit në çadër, me betimet më të “ububujshme” dhe brenda pak orësh, gjithçka të përfundoi me një marrëveshje, ku të nesërmen Republika e re ishte harruar sikur të mos ish përmendur kurrë?
Përse i duhej vënë “flaka” Parlamentit për shkarkimin e Adriatik Lllallës, kur më pas Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste Integrim do të hynin në garë, kush e kush të distancohej më parë, sapo ndaj tij Prokuroria e Përgjithshme të ngrinte akuzat më të rënda?
Përse opozita jonë politizon çdo shqetësim qytetar, që nga protesta e banorëve të Kukësit për traun e rrugës së Kombit e deri tek projekti për zgjerimin e unazës së madhe të Tiranës, dhe në fund as nuk i kujton sa të tilla ka nisur dhe i ka harruar rrugës, nga nxitimi për politizuar hallin qytetar të radhës?
Përse opozita jonë përbetohet se Fatmir Xhafaj do të kalonte veç mbi trupat e saj për të hyrë në ministrinë e Brendshme dhe pasi ai dha dorëheqjen, u shtrinë vërtetë nëpër banaqet televizive, por këtë radhë për të mos e lënë që të dilte aq shpejt nga zyra?
Përse opozita jonë proteston me të njëjtin zell e zhurmë edhe për ndërtimin e këndit të lodrave tek Liqeni, edhe për stadiumin, edhe për Pazarin e Ri, edhe për sheshin Skënderbej, edhe tek Shqiponja dhe pasi e ka kafshuar mollën e sherrit të rradhës, harron gjithmonë që ta lajë njëherë në fillim?
E njëjta skenë u përsërit nga opozita jonë, edhe tek Babalja, edhe tek Sandër Lleshi, edhe tek “Astiri” dhe kudo tjetër ku herë del një përgjim, e herë përmendet një emër, herë fabrikohet një lajm dhe sa herë që lajmi bëhet fabrikë?
Mjafton që të shihni sesi po e menaxhon aksionin e saj politik të radhës opozita jonë, duke i marë protestën banorëve të unazës së re në Tiranë, për të kuptuar filozofinë e saj. Një filozofi tipike që e bazon luftën për pushtet, projektin e saj politik për të ardhmen, jo tek një strategji e qartë, tek një program i madh alternativ për të cilin lufton dhe punon çdo ditë, derisa nëpërmjet tij të krijojë frymën e ndryshimit të pushtetit, për ta marë atë më pas me votë, ditën e zgjedhjeve. Kjo është filozofia tipike që bazohet vetëm tek kultura e improvizimit; kurdo, në çdo gjë dhe pambarimisht.
Përse ndodh e gjitha kjo do të thoni ju? Eshtë fare e thjeshtë për ti dhënë një përgjigje. E gjitha kjo ndodh sepse opozita jonë ka 6 vjet që “ka një kauz, që të kërkojë një kauz”! Ndaj, të gjitha që ka nisur deri më sot, i dështojnë. Për të përfunduar në heshtjen e harresës, si edhe ceremonia e betimit të ministrit të ri të Brendshëm të Shqipërisë.
CFARE MUND TE PRITET TJETER NGA NJE OPOZITE
BABALE !?
NJE OPOZITE BANALE QE PRODHON VETEM BABALE DHE MENDJE-FEKALE!
NJE OPOZITE NEKROFILE…!
STRAZIMIR ALIBE BARDHI THUTHUQI.. JANE PASQYRE E SAKTE E BÁBALO- BERISHIZMIT DHE OPOZITES NEKROFILE LULO -MONA CIZMJA… !
From: Alban Dega
Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
Mendime me gjuhen e fakteve
NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …
– Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se
– Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shtua edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
“Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha ne zyren e tin e jo ne SHQUP !
Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .
Emri i saktë i ministrit të brendshëm është Sandër Lleshaj, e jo Lleshi.