"Buza e Savës", Buzëpaqeshur, përballë varrezave greke

23 Nëntor 2018, 19:31Blog TEMA
"Buza e Savës", Buzëpaqeshur, përballë varrezave

Kristo  MËRTIRI

Në Grykën e Mezhgoranit, te kjo portë historike e përzhitur në shekuj edhe nga vetëtimat dhe rrufetë e betejave me pushtues e të pushtuar, te ai rrip toke me dheun e zhuritur nga flakët dhe predhat e artilerisë së kohës gjatë Luftës Italo-Greke e më pas, te një ngastër e përzgjedhur nga të gjallët për të vdekurit, vetëm bari është ndërruar 74 herë. Te ky vend “vakëf” nuk shkelte këmbë njeriu dhe as qetë e parmendës me plugjet e raskapitur për të mbjellë pak misër e grurë. Ky “rit” gati i shenjtë vazhdoi 74 vite kështu. Dhe kjo dëshmi jo dosido në Saimolë e përqark saj (megjithse hapeshin e mbylleshin dhjetra varre bashkë me të dërguarit nga përtej detit e matanë maleve, me spaleta e pa spaleta mbi supe) rrëfehej e rrëfehet nga brezat në Dragot, Mezhgoran e Peshtan. Ndieshmëria dhe respekti për të vdekurit mbajti të pashuar një traditë zakonore të lashtë, në monizëm dhe në pluralizëm. Fjala vjen, kur nuk ishte hedhur ende pasarela e drunjtë mbi Vjosë, në rininë time të hershme, atë tablo të shënuar unë dhe vërsnikët e mi e shikonim nga përtej lumit sa herë kalonim nëpër udhën e vjetër që sot mund të ecin si të trëmbura edhe vetë kopetë e dhive. Mirëpo mua më dukej se kisha fituar një “privilegj” a shans më tepër se të tjerët : Mbi Buzën e Savës, kur ktheheshim me babanë nga Tepelena cdo të shtunë pasdite, pranë një mëlleze që rron sot e kësaj dite, bënim një pushim të shkurtër. Im at nuk harroi asnjëherë të merrte në xhepin e këmishës vetëm dy cigare (nuk ishte duhanpirës). I ndizte në heshtje, dicka mërmërinte thellë dhe befas binte ca caste në mendime e meditime. Vonë mësova me hollësi për brengën e tij të patretur, për plagën e madhe të pambyllur që pikonte dhimbje deri ditën që mbylli sytë përgjithmonë në fillim të viteve ’80 të shekullit që shkoi… Përfytyroni sadopak një djalë që nuk i kishte mbushur të tridhjetat, bashkë me kunatën e rrallë Katerinë, duke hapur një gropë buzë Vjosës që kullonte serë, në Carahuar. Nuk kishte kohë e mundësi për kuje e ulërima, as për vaje e ligje. Në fshat nuk hynin dot. Nazistët gjermanë, pasi morën pabesisht me tyta e bajoneta armësh 34 burra për t’i degdisur nëpër kampe internimi e shfarosjeje, u vunë flakën mjaft shtëpive në Peshtan. Ndërsa mbi Buzën e Savës me buzë të ngrira nga ngricat e janarit, nga njëshkolona e rrëmbyer, zgjodhën me dorë vetëm gjyshin tim, me emrin e të cilit prindërit më pagëzuan në vitet ’50. E torturuan, e masakruan, e pushkatuan dhe e vërvitën në greminë ! Tregojnë se një si rënkim tronditës i papritur mori rrokullimën nga honet e Haprës e nga Qafa e Furkës dhe sikur krisën bredhat e luleblirët mburrusur me dëborë…Po përcillej një urrejtje naziste kafshërore e pashoqe. Operacioni Armik i Dimrit(1943-’44), në atë nahije u mbyll me një të pushkatuar e masakruar mizorisht. Të groposësh babanë me duart e tua larg vendlindjes e nën breshëritë e armëve të pushtuesit dhe të mercenarëve kuislingë e kallauzë të tërbuar, nuk është kurrsesi ndonjë skenë krijuese nga dramat tragjike shekspiriane apo nga proza e mirënjohur kadareane. Ky realitet makabër nuk e pati epilogun atje, mbi Buzën e Savës së përgjakur nga gjaku i gjyshit tim të ndjerë. Pas pak kohësh, kur divizioni nazist ishte larguar nga Gryka e Mezhgoranit, varri i përkohshëm e i vetmuar në Carahuar u hap përsëri. Dhe trupi i bërë shoshë nga plumbat u ngrit në krahë e supe dhe u strehua me ceremoni të thjeshtë familjare në banesën e fundit rreth kishës së Shën Mërisë, në atë tokën e vaditur me lotë peshtanakësh në breza e që s’thahet kurrë. E vendosën atje ku prehej trupi pa kokë i Kara Mërtirit, që u sakatua tmerrësisht në mbrojtje të kufirit kullosor të vendlindjes, nga duart e zeza të kullave të bejlerëve në Grykën e Këlcyrës vite më parë. Dhe u gjet pas dy ditësh falë qenit të stanit që ulërinte pranë të zotit. Madje peshtanakët e mencur e dinjitozë (ortodoksë e muslimanë),kokën e tij e ruajtën në një sënduk të posacëm brenda kishës së Shën Thanasit si nder i vecantë për fshatin, deri në 1967. Pas këtij viti, babai e mori kafkën dhe e coi pranë trupit në Shën Mëri. Sot e gjithë ditën përtej Bathishtës, ajo copë arë e vogël mes kullotave mban natyrshëm e thirret me emrin drithërues : Ara e Kara Mërtirit ! Për atë ngjarje tragjike të paharruar në kujtesën popullore, flet edhe një këngë e vjetër, që unë e mësova vitet e fundit…

Për gjyshin e pushkatuar e të masakruar nga nazistët gjermanë, vonë, shumë vonë kanë folur e shkruar cekët disa veteranë ish partizanë. Babai ynë i mirë, i heshtur e plot modesti ndoshta të tepruar (I ndrittë shpirti atje ku prehet dhe na pret e përcjell sa herë hyjmë a dalim nga Tirana, në Sharrë !), nuk iu dëgjua kurrë zëri revoltues i drejtë nëpër zyrat pushtetare e partiake në Tepelenë, qoftë për të atin e qoftë për veten. Askujt nuk i tundi derën a këmbët. Deri në pragvitet ’70 banoi në një barakë prej dërrase e katramaje, në zemër të qytetit, prapa një muri të shtëpisë së Kahreman Shehut ! Sa qe gjallë, nuk kërkoi asnjë lloj dëmshpërblimi moral e monetar dhe as u kujtua njeri, sic bënë e fituan nga shteti monist mjaft të tjerë që demonstronin e cirreshin edhe për ndonjë gjilpërë në kashtë…”-Biografinë tuaj bëjeni vetë, me djersën e ballit !”. Vetëm kaq na thoshte shpesh  mua dhe vëllait gjatë shkollimit dhe kur dolëm në jetë, njëri në Arsim e Diplomaci dhe tjetri në Gazetari. Nga të vetmit amanete :-Mos e harroni kurrë barakën nga kini ardhur !… Vecse gjer më sot, askush nuk e ka thënë të plotë të vërtetën e pushkatimit të gjyshit. Megjithse flitej për familjen si një nga bazat mbështetëse të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare dhe për mikpritjen e njohur ndaj ndonjë drejtuesi të Brigadës së Parë Sulmuese Partizane etj. Apo për të birin (babanë tonë) organizator kryesor e protagonist i Protestës së parë Punëtore Antifashiste pas pushtimit Italian te kantieri në Urën e Bëncës, në 10 Maj 1939. Ngjarje që e pagoi duke u arrestuar e burgosur në qelitë famëzeza të Kalasë së Gjirokastrës, ku u gjykua e u dënua nga sahanlëpirës të regjimit fashist e që pinjollët e tyre sot duan të na shesin dëngla atdhetarie e demokracie (?!). O Perëndi, na mbaj mirë fiqirin ! Provoi edhe internimin në guroren skëterrë të Shëngjinit të Lezhës…

Jo më kot u zgjata ca te ky lloj rrëfimi i copëzuar. Sa për gjyshin, kam medituar gjatë. Sidomos kur jepeshin kronikat televizive nga zhvarrimet e eshtrave të ushtarëve grekë në Saimolë. Më pushtonte një hidhërim e dëshpërim i dyfishtë. Përse ? Cdo kameraman, duke filmuar gërmimet e takimet shtetërore në ato varreza, nxirrte në sfond edhe atë buzën e gjakosur të Buzës së Savës, që në vijë ajrore është shumë afër. Buzë që nuk i qeshi kurrë buza, as nga shteti monist e as nga ky pluralist ! Standarte të neveritshme. Vetëm mëlleza kujtohet cdo vit. Kur celte ajo, vetëm atëhere mund të thoshnim me plot gojën se erdhi pranvera…Por duke dëgjuar e lexuar debatet e rindezura “përgjëruese” për Mid’hat Frashërin dhe vecanërisht për kolaboracionizmin e Ballit Kombëtar të futur nën kapotat gjermane, nuk kisha dëshirë të hyja në polemika akademike, partiake e qeveritare. Sepse historia ka folur gjatë dhe nuk kthehet dot përmbys. Vlerat dhe antivlerat kanë dalë në dritë herët, që kur Shqipëria jonë u rreshtua me dinjitet në Koalicionin Antifashist Botëror. Por disa pyetje jo pa ngarkesa retorike në dekada,lidhur me gjyshin tim, po i bëj pa frikë e publikisht : Si e njohën dhe përse e hoqën zvarrë nazistët gjermanë të vetmin burrë nga 34 veta që po syrgjynoseshin drejt Tepelenës e më tutje ? Kallauzët e tyre kuislingë e kishin bërë detyrën ! Më thoni, ju ballistë të rinj a të vjetër, përse e torturuan dhe e masakruan me aq egërsi e djallëzi atë murator mjeshtër në ndërtimin e shtëpive e të krojeve gjer në krahinën e Zagories ? Përse i derdhën vallë breshëritë e armëve vetëm te ai burrë i urtë e bujar i vecantë në pritjen pa kushte e pa asnjë pishmanllëk të luftëtarëve të Lirisë ? (Apo kishin ndonjë defter ekskluziv me emra nga dora vetë, Hitleri ?!). Pallavrat politike në të djathtë e në të majtë, bien erë të rëndë. Boll e kemi mbajtur hundën me dorë përballë Polit(h)ikës së gjirizeve. Batakcinjtë e penës e të lapsit dhe prostitutat intelektuale e publicistike vijnë e shkojnë. Shkurt, mirë e pushkatuan, po përse e hodhën kufomën e gjyshit në greminë në atë palcë dimri të fundjanarit 1944 ?…Nëse kycni gojën ju apo ndonjë qeveritar e lider-kalander partiak i djathtë a i majtë, nuk mund të hesht më unë dhe bashkëfshatarët e mi të dashur. Shpifjet e kallauzëve të rinj topallë e cyrykë nuk pijnë më ujë ! Sot për sot, le ta mbyllim me një paragraf nga një dorëshkrim i Dritëroit, fiks 26 vjetë më parë :”Në jetën tonë, fatkeqësisht, ka ende mjaft cmendurira, pasi nga livadhet e djeshme kanë mbetur nëpër rrëza shumë gomerë të tërbuar. Dhe sic thosh H.Hajne:”Nuk ka kafshë më të tmerrshme se gomari i tërbuar”. Një herë dy gomerë të tillë të tërbuar takuan para një lisi një njeri dhe iu kërcënuan:”Hip në lis se të vramë!”. Njeriu hipi në lis. Dy gomerët e tërbuar i thirrën:”Zbrit, se të premë!”. Dhe që nga ajo kohë mbeti thënia:”Hip se të vrava, zbrit se të preva !”. Edhe shpifja është një cmenduri, por e ndërgjegjshme. Ajo ka të njëjtën alternativë që paraqesin gomerët e tërbuar…”. Thosh mirë usta Kicua babaxhan :-Nga të lehurat e qenërve, nuk gremisen dot as mali Golik e as Trebeshina…

9 komente në ““Buza e Savës”, Buzëpaqeshur, përballë varrezave greke”

  1. SS says:

    Greku ju dogji e masakroj e poshteroj gjithe Jugun dhe prap i keni ngritur varreza kurse ti mor koke gdhe me flet per 10 komuniste qe i paska vrare gjermani se ju hengri b….pa asnje shkak kjo eshte ceshte pastaj qaheni perse Bota nuk ju respekton cte respektoj Bota leshko popull qe kriminelit i ngren varreza dhe atij qe e bere bashke me Kosoven e merr neper goje

    1. Lavdi Patrioteve says:

      O diarre mendimesh, cfare lidhje ka ajo cfare shkruan autori i respektuar me vrimen qe i bie ti? Me sa duket plakes e motres tende i ka dale per zot ndonje nga Jugu dhe ke kete mllef.
      Flitet per rast konkret te masakrimit dhe te pushkatimit nga pushtuesit naziste, as per 10 raste dhe as per komuniste.
      Ne cilen ferre te ka zene Himmler me tet eme qe dole SS ti?
      Soji yt, qe bashkepunoi me pushtuesin, me te drejte u turperua nga fundi i luftes dhe historia deri sot, ashtu si dhe SS, si nje nga faqet me te erreta te civilizimit Evropian.
      Por s’ke faj, se erdhi koha te bien malet e te ngrihen halet …

    2. Thanasi says:

      O SS emrin e paske vene tamam. Po mire o kokrra e gomarit si mendon ti, po te ishim bashkuar me nazistet sot do te kishte Shqiperi? Lavdi atyre qe luftuan kunder tyre se prej tyre e e kemi kete cope toke ku jetojme e flasim shqip. Ne luftuam kunder nazizmit dhe desh na coptuan ne 1946. Imagjino sikur te mos kishim luftuar cdo na kishin bere. Na quajten si humbes te luftes kur ne te vertete ishim i vetmi vend i cliruar nga nazizmi pa hyre ketu asnje ushtri e forcave aleate

  2. Mezhgoranasi says:

    Shkrim i shkruar me shpirt, ku dhe kur flitet per familjen e lidh ate organikisht me te pergjithshmen me luftetaret e lirise. Nga pallavrat e disa politikanve hajdut e te pa fytyre e pagoi dhe ky gazetar, duke e lene pa pune dhe udhve te kurbetit. Ne qe te njohim Kristo te cmojme se te tilla jane vlerat e tua.

  3. Fatmir Kudaj says:

    E di si me ngjan ti SS? Si nje naziskin qe fsheh koken pas poshtersish. Dil me emer o lango, jo me leh e te digjet bytha per nazistet qe vrane e prene. Ik mor idiot. Ato qe ka bere greku askush si hedh pas krahve. Por te vraret ne luften italo greke bij nenash qene dhe populli i atyre anve nuk u hakmor me varret e tyre ne gryk te Kelcyres e gjetiu. E ka thene mire gazetari, qe i lumte dora e mendja. Asnje plug nuk e rremoi ate dhe. Kjo eshte nje e vertete e pamohueshme qe dhe greket e kushdo ta dine mire. Sa per ty SS ndiej keqardhje.

  4. SS says:

    Kemi luftuar gjermanin thone keto “kadrit” ketu ne forum hahahahahahahahaha ju ju erdhen 5 jevgjit grek e ju bene zap ne Bularat e ju me jargaviteni se keni luftuar gjermanin hahahahahaha toca kuklle edhe ate Panvaresi nga kosovaret e keni se vete te rruani [email protected] o djemt e Oficereve te Enver pederastit jeni mesuar qyl ne jete apo nuk po e kuptoni more opingare

    1. pjeter says:

      MOS E MERR ME KAQ INAT O KENGETAR VESHGJATE, AUTORI E KISHTE ME DISA GOMERE TE TJERE, TY MOS TE TE NGELET KAQ HATRI.

  5. Brahimi says:

    Nje shkrim qe duhet lexuar. Respekt e lavdi per te renet, per patriotet e vertete qe kurre se rrahen gjoksin e te tjeret abuzuan me modestine e pakufishme te tyre. Shqiperia jone ka njerez te mire por te mos i leme ata pas mureve te thjeshtesise.

    .

  6. Faiku says:

    Ky SS eshte ai pederasti??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje