Ky është momenti shokues kur një burrë përplaset me tokë me vetëm tre grushte në fytyrë, pasi kapet duke keqtrajtuar një femër në hyrje të një ndërtese.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një mashkull përplas në muri një vajzë, me të cilën po grindej.
Dhe teksa ajo mundohej t’i jepte shpjegime, ai pa kurrfarë paralajmërimi e godet me kokë në fytyrë, kurse ajo mundohet ta shtyjë.
Por, gjithçka ndryshon kur në ato momente nga dera e hyrjes shfaqet një mashkull tjetër dhe i del në ndihmë asaj duke u munduar ta qetësojë sulmuesin.
Megjithatë, agresori mendon se do ta ketë të lehtë edhe me të dhe kështu e sulmon, por ky veprim i kushton shtrenjtë, pasi ai e neutralizon me vetëm tre grushte duke e rrëzuar në tokë. (TemA)