Zevendes Gubernatorja e Shtetit te New York-ut Kathy Hochul ,
Presidenti i Bashkise se Bronxit Ruben Diaz Jr., z. Nazmije Hadri,
Senatorja e Shtetit te New York-ut Alessandra Biaggi dhe z. Lumi Hadri-Devine
Figura e shquar kombëtare, Ali Hadri u ndëruar në New York nga kryetari i Bashkisë së Bronx, z. Ruben Diaz Jr në shënimin e Ditës së Flamurit. Proklamaten e Nderit e pranoi zonja e Akademik Ali Hadrit, Nazmije Hadri, e cila shprehi mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të lartë. Ajo tregoi sesi misioni jetësor i Akademik Ali Hadrit ishte Pavarsia e Kosovës.
Znj. Hadri u tregoi disa të pranishmëve për kontributin e Akademik Hadrit në fushën e arsimit dhe synimin që ai kishte të krijohen kuadro që do të punojnë për realizimin e projektit të Kosovës së Pavarur.
Në këtë ceremoni moren pjesë edhe zëvendës guvernatorja e shtetit te New York-ut, Kathy Hochul, senatorja e Shtetit të New York-ut, Alessandra Biaggi dhe asamblisti Stephen B. Kaufman.
Para Bashkisë së Bronx u ngrit lartë në shtizë Flamuri Kombëtar, krah për krah atij të Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Këtë ngjarje, Bashkia e Bronxit e organizoi në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – “Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara” nën udhëheqjen e Presidentit dhe themeluesit z. Esad Rizai.
Ky lajm o koqet e TemA duhej botuar nga gazetat e Kosoves, jo nga te Tiranes, qe edhe na e paskni shquar, se ky Ali Hadri duket sikur eshte pe asaj zone, or taj?!
Ali Hadri ka lindur në Lushnje të Shqipërisë.