SKANDALI: U arrestua me 13 kg drogë, zgjidhet në krye të PD-së në Patos

29 Nëntor 2018, 12:29Politika TEMA
SKANDALI: U arrestua me 13 kg drogë, zgjidhet në krye të

Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të filluar nga Lulzim Basha, në Patos dy ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e degës.

Ndryshe nga degët e tjera, ku në 99.9% të rasteve janë rikonfirmuar në detyrë kryetarët aktualë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës, në Patos, Luli nga xhepi ka nxjerrë dikë tjetër.

Me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është arrestuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe është akuzuar për trafik droge.

Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

I arrestuar me 13 kg kanabis, tashmë është zgjedhur kryetar i PD-së së Patosit.

Ky është dekriminalizimi i Lulzim Bashës, Vettingu në politikë dhe këta janë kryetarët e Republikës së Re.

Ja çfarë thuhej në njoftimin e policisë, në 30 tetor 2015:

Fier, finalizohet me sukses operacioni i koduar “KOMAR”. Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut  Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, realizoi me sukses operacionin e koduar “Komar”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur ndalimi i shtetasve :

– Shezair Sinanaj, 55 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi”, Patos, ish oficer policie.

– Dorian Sinanaj, 27 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi” të qytetit të Patosit.

– Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës.

Ndalimi i këtyre shtetasve, u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve të kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një presë me vakum dhe një peshore elektronike.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier./CNA/

11 komente në “SKANDALI: U arrestua me 13 kg drogë, zgjidhet në krye të PD-së në Patos”

  1. tironsi says:

    Po care keni mer jahu qi mi bini n’qaf njerzve kot nasi koti. Mrregull qeka ky cuni per kryetar dege ke PD-ja. Stazhin e paska bo tamom sic i duhet partis me vetem 13 kg droge se po t’kishte bo ma shum se 13 kile, kishte me hy n’gare per kryetar i PD-se n’Tirone ene belqim i hyte n’pjese ene Lulit.

  2. tafa says:

    He mo si beni dhe ju, nji rast eshte kushedi ce.

  3. Babale says:

    Me lule moj bardhule
    ma ke ballin o!?

  4. Xha jaho says:

    Nëse e ka denoncuar policia nuk do të thotë se është e drejtë, sepse policia duhet ta denoncoj në hetuesi dhe gjykata e saktëson. Pyetja: ky person është gjykuar? Nëse është gjykuar dhe ka dalë i padënuar, pavarësisht se gjykata është për të qarë hallin, ky njeri quhet i padënuar dhe nuk ka pse bëhet kjo zhurmë. Por nëse gjykata e ka dënuar? atëhere Luli dhe lulushët duhen siktirisur nga vetë anëtarësia e shqupit.
    Xha Jaho

    1. prizem says:

      @Xha Jaho
      Po Sajmir Tahirin a e ka denuar gjykata qe keta PeDe-rat e SHQUP-it nuk po lene gje pa i thene apo s’ka problem kur e bejne “keta” ketej dhe jo “ata” andej?

  5. Zambi says:

    Sa pak burg paska bere ky zoteria. Apo ska bere fare!?

  6. VERI says:

    NUK E KUPTOJ KETE GJUHEN TIRANSE , MEGJITHESE ATJE KAM SHUME E SHUME TE AFERT ,NGA SOJI I BABAJT SI DHE NGA SOJI I NENES ..! SHQIPEN QE SHKRUHET DHE MESOHET NE SHKOLLE E DI SHUME MIRE ..!.. MOS DUHET TE BEJ “FRONTISTIRJO ” PER TE MARE TE DREJTEN E PERKETHYESIT ..?

    1. tironsi says:

      Veri-Ne tironsit e shkrete, kena bo shkolle n’kohe t’Enverit sa t’dush tina, por me thone t’drejten e zotit, kena qejf me e fol dialektin ton qi ka hum fare. Me qene se zotnija jote e dashka me gjuhe “letrare” po ta nafas ene ate.
      Do te duhet me shku ke Kristali me e marr nje diplome perkthyesi. Po pagove ca para me shume, te bejne edhe doktor-profesor ne cdo fushe qe te te doje e bardha zemer.

  7. Firraku says:

    Eshte arrestuar nga koka e trafikut Aranit Arapi
    Pasi punoi kungara baxhanakut te tij Ajet Zyberi ne zgjedhje!
    Kur do e areestoni Aranitin?

  8. albatros says:

    Artikulli eshte shume I qarte: eshte arrestuar -jo denuar. Pas hetimit ka dale qe nuk ka qene I implikuar. Autori nuk e paska qef Bashen , por jo ti bjere sa here qe e shikon . Loja u luajtka poshte tavolines!!!!!!!

  9. dritani says:

    Me drogazhi e burgazhi e ke te garantuar o Lul Bashi (sikur te ishe BASH) opoziten edhe ne zgjedhjet pasardhese. Po keshtu, ne zgjjedhje ne 6 zona ne Malesi te Madhe, me thane se 2 kete vit kane dale nga burgu! Dekranalimizimi po kap Everestin! Flamurin e humbjes valviteni aty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje