Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë – dhe artist. Në Rostock (të Gjermanisë) ai shpjegon se si arti e arkitektura po e ndryshojnë vendin e tij.
Nga Antje Stahl
Në Rostock të Gjermanisë, në bregun e Detit Baltik, kryeministri i Shqipërisë nuk pritet nga një turmë zyrtarësh të sigurisë dhe nga politikanët, por nga një zonjë fjalëpakë, deri diku qejfprishur që rri para arkës së Galerisë së qytetit të Rostockut.
Është e shtunë pasdite dhe drejtori i Galerisë është larguar sërish për t’u bërë gati për hapjen e ekspozitës në mbrëmje, dhe në përgjithësi as majtas, as djathtas s’shihet njeri. Edi Rama hyn qyqe vetëm në Galeri dhe menjëherë lakon nga hapësira e ekspozitës, për pak deshëm ta kapim për xhaketen e trashë për t’i thënë: «Tung, kam nderin». Një pritje për një burrë shteti duket disi ndryshe. Por, okej.
Për Edi Ramën ky udhëtim në Gjermani – ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël – është diçka si kënaqësi private. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për artin e tij; ndonëse këto dy fusha të jetës së tij zor se mund të ndahen. Si në zyrën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, edhe në muret e Galerisë në Rostock qëndron e varur një letër muri, mbi të cilën janë shtypur vizatime, të cilat ai me qejf i përjetëson edhe në letrat e vjetra të aparatit shtetëror. Në mbrëmje ai do t’ia dhurojë Galerisë së Rostockut një fletë nga agjenda e tij e vitit 2015, ku nën figurat florale shihet shënimi «Tête-à-Tête» (takim kokë më kokë) me Angela Merkelin.
«Në të vërtetë ka qenë e planifikuar që ekspozita të hapet më herët», tregon Edi Rama në një zyrë të vogël, pas kafeterisë, «por vitin e kaluar u zhvilluan zgjedhjet». Ky është mandati i tij i dytë si kryeministër i Shqipërisë, më 2017 Partia Socialiste fitoi shumicën absolute në parlament. Në një fundjavë si kjo, thotë ai, punën mund ta kryej edhe nga telefoni i tij mobil – dhe vazhdon të «shfletoj» ekranin. Ky burrë trupgjatë është larg nga paraqitjet e zbehta të politikanëve me kravatë, siç i organizojnë zyrat për relacione publike. Në fushatat e tij elektorale Edi Rama ka bashkëpunuar edhe me bendin e hip-hopit West Side Family dhe për spotin «Çohu» të këtij bendi ai lundron nëpër botën e fëmijëve, peshkatarëve, bujqve dhe minatorëve të vendit me qëllim që t’i mobilizojë – duke kënduar rep. Hajde, pra, të njoftohemi me një artist aktivist.
Jeni arsimuar si artist në një vend ku arti nuk ishte i lirë. Si ju ka karakterizuar ky edukim?
Edi Rama: Kemi pasur një sistem arsimor shumë profesionist, si në shkollë po ashtu edhe në Akademinë e Arteve, e cila bazohej në modelin sovjetik. Domethënë: ligjërohej për artin figurativ, për realizmin socialist, dhe qëllimi ishte që të përgatitemi për t’u bërë të ashtuquajtur ushtarë të shpirtit dhe të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit për socializmin. Por, historia e artit në Shqipërinë e shekullit ’20 mori fund me Gustave Courbet, gjithçka tjetër ishte e ndaluar, andaj na tërhiqte aq shumë.
Edhe 20 vjet pasi ka filluar karrierën e tij politike duhet përkujtuar se Edi Rama u bë i famshëm, sepse hodhi në ajër formatet klasike të artit dhe e trajtoi një qytet të tërë si pëlhurë për të pikturuar.
Fasadat e hirta, rrugët me vragë, të cilat karakterizonin pamjen e qytetit të Tiranës dhjetë vjet pas fundit të komunizmit, i ka ruajtur në një film artisti Anri Sala. Po ashtu si punët e ngjyrosjes së fasadave – «ngjyrat», të cilat, siç kishte thënë Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë, para kamerës së mikut të tij, qytetet duan t’i «bartin si rrobat», por për Tiranën ato, sipas Ramës, ishin si «organe» dhe do të ndryshonin shpirtin e qytetit dhe sjelljen e banorëve.
Për këtë arsye për komunitetin ndërkombëtar të artistëve dhe arkitektëve Edi Rama mishëron diçka që si avangardë artistike që mendohej se është zhdukur; filozofi (francez) Jacques Rancière politikën e Ramës e percepton madje në kuptim të Friedrich Schillerit si «edukim estetik të njeriut» – pra, teoria qëndron mbi problemet reale edhe të këtij vendi, siç janë varfëria, korrupsioni, krimi i organizuar. Duke iu përgjigjur thënies së Kantit mbi mendjen e kulluar Schilleri shkroi se njeriu shtegton nëpër të bukurën drejt lirisë. Por, këta idhuj Rama nuk ishte lejuar t’i studionte.
«Arti abstrakt ishte i ndaluar», thotë ai. «Impresionizmi dhe (Kazimir Severinoviq) Maleviqi censuroheshin. Nëse lexoje librat e gabuara mund të burgoseshe. Disa qarkullonin fshehtas, kështu që kam pasur njohuri për veprat e Paul Klee».
Ju flisni për «bukurinë si rojtare», e cila madje do të mund të kompensonte edhe mungesën e forcave policore. A është arti ende në shërbim të politikës së një partie – apo si mund ta kuptojmë këtë?
Edi Rama: Unë jam bërë ministër i Kulturës, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe në fund kryeministër në një vend, i cili në mënyrë thelbësore dallon nga të tjerët. Kam parë se e bukura vërtet mund të zgjidhë probleme dhe me atë rast u ndihmon njerëzve dhe qyteteve që të mendojnë ndryshe për veten. E bukura mund të shkatërrojë kriminalitetin dhe anarkinë dhe të mundësojë diçka si krenaria, identiteti dhe përkatësia. Së paku në Tiranë ajo e pati këtë efekt magjik.
Ju jo vetëm që keni dhënë urdhër për zbukurimin e ndërtesave, të cilat janë ngritur në nirvanën politike, para së gjithash pas krizës politike dhe financiare të vitit 1997. Si keni arritur ta bindni popullsinë?
Edi Rama: Kur u zgjodha kryetar i Bashkisë, tërë hapësira publike ishte e zaptuar. Nuk po e them këtë në mënyrë metaforike, por në kuptimin e plotë të fjalës: s’kishte asnjë centimetër bar, shtrati i lumit ishte mbuluar me beton, parqet, kopshtet e muzeve. Kudo qëndronin pallate një deri tetëkatëshe të ndërtuara ilegalisht, pallate me bare e dyqane, ku bëhej biznes në kurriz të popullit. Kam arritur që 10 mijë ndërtesa të tilla të rrëzohen, por për këtë gëzoja përkrahjen e njerëzve, sepse ata kishin humbur gjithçka, para së gjithash hapësirën e përbashkët për komunitetin.
E ashtuquajtura arkitekturë informale romantizohet me qejf – pallatet e zaptuara në Venezuelë fitojnë çmime në Bienalen e Venecias, ku janë prezantuar edhe veprat tuaja artistike. Dyqanet në rrugë në Kinë shihen si shenja të kryengritjes. A mund ta kuptoni këtë?
Edi Rama: Mendoj se ne përherë duam atë që nuk e kemi dhe përherë e kemi atë që nuk e duam. Në Zvicër dikush do të mund të bënte vetëvrasje për shkak se asgjë nuk dështon, nuk ka sfida. Në Shqipëri njerëzit mund të vrasin veten për shkak se gjithçka dështon.
Pas ngjyrosjes së qytetit dhe hapjes së hapësirës publike, Edi Rama filloi me ndërtime. Në kuadër të një ligjërate të organizuar nga platforma «Ted», të cilën e ka mbajtur para disa vitesh në Selanik, ai tregoi për një bisedë me Bankën Botërore, të cilën dëshironte ta bindte të përkrahte me para ndërtimin e një zyre të re dhe të madhe bashkiake për qytetarët. Rama thoshte se shqiptarët mund të pajiseshin me dokumente vetëm përmes dy dritareve të errëta, të cilat i përkisnin barakave prej metali. Korrupsioni, sipas Ramës, fillonte që në radhët e pritjes, ku qytetarët paguanin për të kryer punë më shpejt. Nuk janë gjenet që favorizojnë krimet, thotë ai, por sistemet, organizimet dhe ambienti.
Kritikët ju akuzojnë se bëni politikë kozmetike, kemi dëgjuar se fasadat e ngjyrosura po zbehen. A mund ta modernizojnë një vend projektet e reja arkitektonike? A mund të jenë motor për ndryshime shoqërore?
Edi Rama: Për mua hapësira publike ka luajtur përherë rol të veçantë. Ajo ndikon në jetë dhe në imazhin që komuniteti ka për veten. Kur kam qenë kryetar i Bashkisë, për mua ishte me rëndësi që t’i jepej dora e fundit sheshit qendror të Tiranës, Sheshit Skënderbej. Synimi ishte që këtu, në një bulevard, të krijohet qyteti modern me ndërtesat reprezentative, por ndërtimi i sheshit nuk mori fund kurrë, sepse erdhi komunizmi. Sheshi i bë një vend ku secili pushtetar kishte lënë gjurmët e tij dhe pothuaj s’mund të konsiderohej më si qendër. Gjithkund kishte vetura, nuk mund të shëtisje.
Në vitin 2008 studioja belge e arkitekturës 51N4E fitoi një konkurs ndërkombëtar. Një dekadë më vonë projekti me kopshtet dhe fontanat e tij merr çmimin «The European Prize for Urban Public». A e lehtësojnë mirënjohje të tilla punën tuaj si politikan, ta zëmë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE?
Edi Rama: Kemi pasur shumë fat me këta arkitektë fantastikë. Dhe kemi qenë këmbëngulës. Qeveria e re, e cila ishte në pushtet mes meje dhe kryetarit të tanishëm të Tiranës, e bllokoi përkohësisht projektin dhe e ndryshoi në atë mënyrë, saqë ne u gjendëm para një parkingu dhe një grumbulli me bërllok.
Ndërkohë po planifikohen e ndërtohen teatro, shkolla dhe qendra biznesi nga studiot e famshme të arkitekturës: Daniel Libeskind, Coop Himmelb(l)au, BIG, MVRDV, Stefano Boeri, i cili madje ka përgatitur një masterplan për Tiranën e vitit 2030. A është Shqipëria Meka e re për arkitekturën?
Edi Rama: Zvicra i ka arkitektët më të mirë dhe më impresivë. Valerio Olgiati është gjeni, ai e ka realizuar një ndërtesë të mrekullueshme në Tiranë, shpresoj shumë se do të kthehet prapë këtu. Me ato pak mjete që i kemi në dispozicion kemi arritur të realizojmë disa projekte të mira. Po mendojmë se si ta zhvillojmë edhe më shumë Shqipërinë si vend të artit dhe arkitekturës: t’u ofrojmë hapësirë arkitektëve të rinj nga Afrika dhe kontinente të tjera, të cilët e kanë vështirë të depërtojnë në Europë, që ata të hapin këtu studiot e tyre, duke iu krijuar lehtësi tatimore, për shembull.
Çfarë mendimi keni për zhvillimet e kundërta kulturoro-politike në Hungari apo Poloni? Nën qeverinë e Viktor Orbanit Akademia e Arteve në Budapest u shpall qendër e pushtetit nacional…
Edi Rama: Nuk jam në dijeni për rastet individuale, por përvoja më ka mësuar se diktatorët ua kanë frikën individëve. Arti është vendi ku individualizmi gjen shprehjen e vet më të shfrenuar. Ekziston një tendencë për të uniformuar artin dhe kulturën dhe për t’ia nënshtruar ato një misioni të caktuar. Kjo është e tmerrshme. Nëse përzihet politika, epilogu nuk mund të jetë i mirë.
Me qejf do ta pyesnim Edi Ramën mbi rolin e partisë së tij në zhvillimin e qytetit, por edhe të investitorëve të huaj. Në Tiranë në vitin 2019 do të hapet xhamia më e madhe e Shqipërisë, një dhuratë e Rexhep Taip Erdoanit. Por, Edi Rama çohet në këmbë, shënon numrin e tij të telefonit dhe paralajmëron një konferencë në pranverë, ku pritet të farkëtohen plane të tjera për artin e kulturën. «Faleminderit, Edi Rama». Në korridor, duke u kthyer në kafeteri dhe te arti i tij, ai thotë edhe këtë: «Natyrisht ka investitorë».
Hapja e ekspozitës bëhet me pamje nga letrat e murit dhe skulpturat e qeramikës të Edi Ramës. Disa zyrtarë të sigurisë me butona në vesh kanë ardhur, megjithatë, edhe kryetari i Bashkisë së Rostockut dhe ish-kryeministri i landit Mecklenburg-Vorpommern gjenden këtu. Jo vetëm mes rreshtave të fjalimeve të hapjes dëgjohet të thuhet se Shqipëria ende bart imazhin e një vendi ballkanik të huaj, të errët atje diku në juglindje, dhe fakti se një politikan është artist dhe madje ka luajtur basketboll për ekipin kombëtar, konsiderohet padyshim si diçka e habitshme. Edi Rama e injoron këtë mjeshtërisht me buzëqeshje – këtu nuk e sheh të udhës të dalë jashtë kornizave.
(Ekspozita e Edi Ramës në Galerinë e Rostockut është e hapur deri më 6 janar 2019). Përktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli
Nuk mund të besohet. S’ka asnjë bazë realiste e statistikore. Ndikimi i artit në shoqëri nuk është i tipit të shkakut që sjell pasojën e drejtpërdrejtë. Arti ndikon pozitivisht vetëm në një përqindje të vogël, të shoqërisë. Aq më keq kur arti është formalist, abstrakt dhe antimesazhier!
A nuk ishin oficerët e lartë nazistë që natën dëgjonin Shubertin dhe ditën digjnin a mbysnin me gaz helmues të burgosurit në kampet e përqendrimit, siç konstaton me të drejtë i madhi Umberto Eco?!
Etj., etj.
Lasgushit do i hypi
mezi do e pres ditën
dhe punës i bëj mutin
t’a shoh ktë ekspozitën!
…
E bukura PO,por jo ti qe je NENA e SHEMTISE shpirterore!
Po psikopatine e shkaterron?
E bukura dhe bisha ??? Hahaha o sa kom qesh. Se clidhje kan keto dyja vec ne fabulat e dr Allamullit
“Ju jo vetëm që keni dhënë urdhër për zbukurimin e ndërtesave,të cilat janë ngritur në nirvanën politike,
para së gjithash pas krizës politike dhe financiare të vitit 1997.Si keni arritur ta bindni popullsinë?
Kjo pyetje nuk eshte logjike me pergjigjen me poshte,prandaj edhe me beri kurioz te gjej origjinalin.
Me poshte eshte origjinali.
“Sie haben Häuser nicht nur verschönern, sondern auch unzählige Gebäude abreissen lassen, die im
politischen Nirwana, vor allem nach der Politik- und Finanzkrise 1997, errichtet wurden. Wie konnten Sie
die Bevölkerung davon überzeugen”?Perkthimi me poshte.
Ju,jo vetem i keni zbukuruar ndertesat(shtepite),por keni lejuar(urdheruar)te prishen ndertesa te panumurta,
ato ne nirvanen politike,para së gjithash ato qe u ndertuan pas krizës politike dhe financiare të vitit 1997.Si
keni bindur(si ja keni mbushur mendjen qe keni te drejte) popullsine per kete?
Pra,kjo fraze,”…keni lejuar(urdheruar)te prishen ndertesa te panumurta…..”mungon!!!Nuk behet fjale
gabime ortografike,qe edhe mund te pranohen!
Ah! Shqipëria do kishte patur fat të madh sikur të kish bërë vaki që piktori Edi Rama të kish qenë bashkëmoshatar i Mit’hat Frashërit dhe me pikturat (artin) e tij t’i kishte hequr nga koka Mitihatit mendimet kriminale, si pasojë edhe veprat kriminale antishqiptare. Atëherë po, arti këtij “artisti” do kishte vlera kombëtare, në mungesë të vlerave artistike do kishte vlera politike. Partia Socialiste, nëse nuk përjashton nga radhët e saj këtë kriptouzurpator ka për t’u bërë pluhur e hi.
HakaT.izpti ….. ani se ajo ecen ene mbas vdekjes … pranaj Rama i solli eshtrat qe te shkoj tek varri ene ti pikturoj Muthatit per ta ç’vesh nga laknat qe kishte ne koke ,ene masanej do ta beje anetar te Ripjelljes shoqeliste !!!!
Rama eshte vetem nje aventurier,qe tenton te realizoje interesat e tij individuale!
Rames i mungon qofte edhe minimumi i cilesive per t’u quajtur burre shteti!
Atij i mungojne idealet patriotike, kerkon te bojatise imazhin e dikurshem te tij si bir komunisti besnik i PPSH,nipi i antarit te Byrose Politike dhe kurre nuk e permend te atin,por vetem gjyshin si shofer te Zogollit!
Rama kurre nuk ka provuar fukarallekun,padrejtesine,jeten ne fshat,radhet e qumeshtit,mishit etj!
Rama ka kujtuar deri ne vitet 90-te se kufiri i Shqiperise perfundon tek Zogu i Zi dhe kurre nuk i ka munguar mishi,peshku,bulmeti,pushimet verore ne plazhe e kampe etj!
Shkurt ai vjen nga nje shtrese e lakmuar,qe ka jetuar si pasha dhe fukarenjte i konsideron idiote,pa kulture,jo te zgjuar,qe nuk njohin jeten etj!
Rama qysh ne 90-ten deklaroi ne librin e tij se Lufta Antifashiste ishte lufte civile!
Dhe kete jo se e beri se e njihte historine,por se keshtu do behej i pranueshem ne sistemin e ri politik,ashtu sic bene edhe shumica e femijve te ish bllokmeneve qe sot e 28 vjet kane sunduar kete vend te mjere me harbutesi,perbuzje dhe urrejtje!
Pasuria kombetare u vodh dhe u grabit e tera,por Rama as sot kurre nuk ka bere as pyetjen e vetme,se kush jane fajtoret e kesaj grabitjeje,te plotesoheshin dosjet dhe te coheshin ne gjyq!
Bile as per grabitjen e armatimit te ushtrise askush nuk ka bere qofte edhe nje pyetje te vetme,se ku shkoi gjithe ai armatim,qe po te ishte shitur nga shteti normal i binte qe sot Shqiperia te ishte si Zvicra e jo te vuajme per buken e gojes!
Rama jeton jashte realitetit shqiptar!
Ai kurre nuk ka permendur te ngujuarit nga gjakmarrja se do te duhet te perballet me akuzen ndaj tij se shteti nuk i ka fare nen kontroll krimin ne keto zona!
Rama kurre nuk eshte kujtuar te studioje dhe percaktoje minimumin jetik te njeriut se do t’i rrezohej e tere piramida e rrogave dhe pensioneve!
Prandaj ky aventurier antipopullor deklaron pa pike turpi se shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne MESJETE!
KE JETUAR SI PASHA,o bandit politiko-fshatar!
Ti dhe Berisha i keni punuar ketij populli te gjitha te zezat,qe asnje pushtues nuk ia ka bere!
Po të ishte kështu, vevëtvetiu, sipas këtij “mekanizmi”, nuk do të ekzistonin trafikantë të veprave të artit dhe as plagjiaturë në krijimtarinë artistike, që nga piktura, letërsia e gjer te muzika!!!
Dhe a nuk flenë miliarderët e parave të drogës e korrupsionit në vila super estetike dhe bëjnë banja të vaska floriri?! A nuk kanë imunitet të gjithë këta nga “shkatërrimi”?! Po u shijon fort jeta e luksit mes artit!
Sot i gjithë prodhimi ka prirjen të “estetizohet”, d.m.th. krahas vlerave utilitare, t’i shtohen edhe vlerat estetike. Megjithatë, bota karakterizohet nga një mungesë stabilitetit, nga kërcënime të ndryshme, nga përfshirja në luftëra e lëvizje me prirje të rrezikshme etj.
Nga ana tjetër, njerëzit e varfër, ndër të cilët kriminaliteti është më i madh, bukuria e artit dhe e prodhimeve të sotme të luksit është një “Hënë” e paarritshme. Kjo do të thotë se kriminaliteti do të vazhdojë të ekzistojë krahas artit, siç ka ndodhur qysh nga antikiteti grek, ai romak e më herët…
Armët që sjellin efekt më të madh e të menjëhershëm kundër kriminalitetit janë të tjera, duke filluar që nga mirëqenia për të gjithë e gjer tek mjetet e dhunës. Në mes të këtyre dy ekstremeve ekzistojnë një seri e pafundme mjetesh të tjera!
Lasgushit do i hypi
mezi do e pres ditën
dhe punës i bëj mutin
t’a shoh ktë ekspozitën!
…
HakaT.izpti ….. ani se ajo ecen ene mbas vdekjes … pranaj Rama i solli eshtrat qe te shkoj tek varri ene ti pikturoj Muthatit per ta ç’vesh nga laknat qe kishte ne koke ,ene masanej do ta beje anetar te Ripjelljes shoqeliste !!!!
Keshtu ndodh kur per artin flet nje i shkolluar per artist qe nuk ja kemi pare “veprat” dhe per arkitekturen nje i pa shkolluar qe e koncepton zhvillimin shoqeror me “kulla prodhim PPP-je” dhe “pallate me shigjeta”.
Keshtu ndodh kur per artin flet nje i shkolluar per artist qe nuk ja kemi pare “veprat” dhe per arkitekturen nje i pa shkolluar qe e koncepton zhvillimin shoqeror me “kulla prodhim PPP-je” dhe “pallate me shigjeta”..
Vafsh ne ferr Edi Rama qe po e ben Shqiperine te bukur dhe te pastrehe
.Lajm i Top- Chanel…ne Shqiperi eshte rritur me 60% konsumi i ilaceve te depresionit