Kequshqyerja më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani

29 Nëntor 2018, 14:35Shëndeti TEMA

Sipas Raportit Global të Ushqyerjes, kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme është më vdekjeprurëse se përdorimi i duhanit apo ajri i ndotur, raporton ata.

Në raport është theksuar se një në pesë vdekje shkaktohet nga kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi të kryer në 194 shtete, është tërhequr vëmendja se kostoja në shkallë globale e kequshqyerjes çdo vit arrin në shifrën 3,5 trilionë dollarë, ndërsa kostoja e obezitetit në SHBA është rreth 500 miliardë dollarë në vit.

Në raport është theksuar se shumica prej shteteve nuk kanë mundur të përmbushin synimet në lidhje me ushqimin e shëndetshëm dhe se ka nevojë për rritjen e masave, të tilla si kufizimi i reklamave të ushqimit dhe inkurajimi i ushqimeve të shëndetshme nëpër shkolla.

Jessica Fanzo nga Universitetit Johns Hopkins, akademikja e cila ka kryer hulumtimin, në fjalimin e saj në konferencën globale për ushqim, tha se ushqyerja është ndër faktorët më të mëdha të sëmundjes dhe në shkallën e vdekshmërisë, si dhe theksoi se kequshqyerja është më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani.

“Gjërat që hamë mund të na vrasin. Duhet të rregullohet sistemi i ushqyerjes”, tha Fanzo.

1 komente në “Kequshqyerja më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani”

  1. enter"" says:

    Cili eshte vendi me obes dhe me ushqimet me te keqija? Ameriqiaaaaaaaaaaaaaaaa

    LLOTARIA AMERIQENE

    Ah te shkretet njerez, genjehen me nje llotari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje