Ylli i kinemasë hollivudiane Chuck Norris pati një mikpritës të veçantë në vizitën e tij në Hungari, vetë kryeministrin Viktor Orban.
Shefi i qeverisë hungareze i shërbeu aktorit amerikan, sot 78 vjeç, si guidë nëpër kryeqytetin Budapest.
Në takimin e tyre, ata gjetën shumë të përbashkëta. Çhuck Norris është i njohur për rolet e tij si boksier rruge.
Për t’i treguar afrimitet, Orban tha se edhe ai e ndiente veten një luftëtar rruge.
Orban i rrëfeu Çhuck Norrisit se origjina e tij nuk ishte nga klasat elitare, por ishte një politikan i veçantë që vinte nga fshatrat rreth Budapestit.
Të dy panë nga afër edhe stërvitjet e trupave elitare të ushtrisë hungareze, ku protagonisti i filmave të famshëm Delta Force e Walter Texas Ranger tha se ishte ndër demonstrimet më të bukura të forcës që kishte parë ndonjëherë.
Norris ka shkuar per ta rrahur Gruevskin.
Bravo Orban qenke pirat e bere kthesen drejt perendimit