Libri misterioz i Michelle Obama rekord shitjesh në SHBA

1 Dhjetor 2018, 10:26Lifestyle TEMA

“Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit.

Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada.

Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten.

Shtëpia Botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut.

Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si Zonja e Parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, Barack Obama.

Në libër, ajo rrëfen për vështirësitë në martesën e saj me Barack, duke zbuluar se çifti ka pësuar një abort dhe më vonë përdori fertilizimin in vitro (IVF) për të ngjizur dy fëmijët, Malia dhe Sasha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje