Një lajm i hidhur vjen për artin shqiptar dhe të gjithë artdashësit.
Aktori i mirënjohur, Luan Qerimi, është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Ai ka marrë pjesë në shumë role kinematografie, ndërsa Luan Qerimi lindi më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë.
Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore ashtu si shumica e artistëve tanë. Para se të vinte në Teatrin Kombëtar në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij.
Në moshën 25- vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor. Në listën e gjatë të roleve në Teatrin Kombëtar, Luani e nis me një rol episodik nga komedia “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit.
Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për mëse 35 vjet në skenë, Luan Qermi e gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje. Padyshim në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.
Interpretoi edhe në filmin artistik. Qe nga viti 1989 mban titullin “Artist i merituar”.
I paharruar
Ngushëllime familjes. I paharruar kujtimi.
Shume i mire. Meka impresionuar me lojen e tij. Ngushullime nga zemra.
I qoft dheu i lehte….i paharruar