Yllkat dhe shqiponjat i ‘zënë pritë’ Mirela Kumbaros te Muzeu Kombëtar

27 Nëntor 2018, 21:02Kulturë TEMA
Yllkat dhe shqiponjat i ‘zënë pritë’ Mirela Kumbaros

Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, i ndodhi diçka e pazakontë sot teksa po dilte nga Muzeu Historik Kombëtar ku mori pjesë në një aktivitet që organizohej për Kulturën Rome.

Një grup fëmijësh të zbukuruar me flamuj kuq e zi dhe aksesorë të tjerë me simbole kombëtare, po mbanin radhë të hynin në Muze. Kumbaro ndalet dhe i shoqëron vetë brenda. Më pas kur del jashtë, përballet me një tjetër që po prisnin të vizitonin muzeun.

“Duke dalë prej Muzeut shkriva nga kënaqësia kur u gjeta rastesisht e rrethuar nga fëmijë kopështi që derdheshin drejt hyrjes se Muzeut me ngjyrat e Nëntorit. Teksa i shoqerova në Muze, u befasova sërish se një tjetër lumë nxënësish mbanin radhë brenda në Muze. I sistemova yllkat e kopshtit brenda dhe dal serish per t’u kthyer në zyre, por u përballa me një tjetër grup shqiponjash të vogla”, thotë ministrja e Kulturës.

Fëmijët e kopshtit dhe nxënësit shkojnë në muze apo vizitojnë monumentet e trashëgimisë në kuadër të Programit ‘Edukimi Përmes Kulturës’ i ndërmarrë nga Ministria e Kulturës.

3 komente në “Yllkat dhe shqiponjat i ‘zënë pritë’ Mirela Kumbaros te Muzeu Kombëtar”

  1. Saimir says:

    C’fare rastesie. Te gjith keto do te bajne bibloteka se ministrja po ju meson anglisht.

  2. demokrati says:

    Prisni tani Muc Nanon kur te thote “po rrisim nje brez shovinistesh dhe nacional -socialistesh”. Mentor Kikia akoma vazhdon procesin e te dh.erit mbi flamur ne kerkim te shofereve te paedukuar shqiptar, kur te mbaroj do te mbaje qendrim.
    Kjo foto eshte dhurate per beratin e shumadis dhe fatosin e firences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje