Stërnipi i Ismail Qemalit: Ja çfarë di për stërgjyshin tim dhe kujtimet që ruaj në shtëpi

29 Nëntor 2018, 16:35Kulturë TEMA

Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Qemal Vlora treguar se gjyshja e tij i tregonte duke pasur një memorie të fortë dhe se në shtëpinë e tyre është festuar gjithmonë 28 nëntori.

Ai tregoi në News 24 se ndodhet në Shqipëri pasi është ftuar për një aktivitet nga grupi i masonëve në Tiranë.

“Kam shkruar një libër me 500-600 faqe për historinë e familjes që nga shekulli i X deri në ditët e sotme. Këtu sjell shumë nga raportet, kujtimet dhe gjithçka që ka treguar gjyshja.

I pyetur se cilët ishin njerëzit që i kanë qëndruar më afër Ismail Qemalit dhe cilat ishin shqetësimet kryesore, Nedim Qemal Vlora tregoi se personi më i afërt ka qenë djali më i madh Mahmuti, gjyshi i tij.

“Ishte më i madhi, më ekspert. Kishte një eksperiencë në punën me sulltanin. Për aktivitetin e tij ka qenë i internuar për 8 vite.

E ruaj ende lejen, që ishte falja e sulltanit për t’u kthyer nga internimi në Stamboll. U kthye i sëmurë për fat të keq dhe kërkoi ambiente më të përshtatshme për shëndetin. Fillimisht në Napoli dhe më pas në Nicë.

Duke qenë qytetar nderi i Vlorës, duhet domosdoshmërisht të mbroj Vlorën. Por duhet të them se Shqipëria më në fund është vënë në rrugën e duhur.

Ka shumë për të bërë. Nuk impresionohem nga zhvillimet që ka Vlora apo Tirana, termometri i vërtetë i situatës është në fshatra, në fusha, në bujqësi, ja pse thashë se ka nisur të ecë por duhet të bëjë shumë rrugë.

E shoh problematike të ardhmen e të rinjve në Shqipëri. Duhet një program i thelluar, kapilar ekonomik”, tha Nedim Qemal Vlora.

1 komente në “Stërnipi i Ismail Qemalit: Ja çfarë di për stërgjyshin tim dhe kujtimet që ruaj në shtëpi”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    shqiptar ”NEDIM”!!!
    ptuuuuuuuuuu,turk i ndyre……………….
    sa turq vrau sterrgyshi Izmael per clirimin e vatanit ,more NEDIM gyzeli.!!??
    ASNJE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje