VIDEO/ “Po kthehet shpresa tek e nesërmja”, Rama publikon pamjet e ndërtimit të shtëpisë së Vullnetit

2 Dhjetor 2018, 09:03Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje ka treguar se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së re në Postribë të Shkodrës, për Vullnet Shabajt.

Herën e parë që kryeministri vizitoi këtë familje, takoi dhe një vajzë të vogël të cilët i ka premtuar që do jetë shoqja e djalit të tij, Zahos, dhe ata do takohen së bashku.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë.”- shkruan Rama teksa poston videon. (TemA)

8 komente në “VIDEO/ “Po kthehet shpresa tek e nesërmja”, Rama publikon pamjet e ndërtimit të shtëpisë së Vullnetit”

  1. Thonj pa preri says:

    Shpresa i duket timonierit si bojatisja e Tirones. Me nji furçe kujton se e ka kry.
    Apo e ke per shpresen per veten tende?!

  2. UK LABI says:

    O zoti KM, na i kurse keto pamje se na kujton ate tjetrin me gershere ne dore. Bolle o burre! Nuk besoj se i nderton me leket e tua keto shtepi. Nga taksat tona dalin ato te “uruara”

  3. Ergys says:

    Keto po qe jane pune te mira.U jep shprese njerezve.

  4. edvin qameti says:

    o EDVIN na honksh trapin. “burre i mire “me paret e popullit.

  5. Socialisti i vertete says:

    Tu befte dita 1000 o Enver ( pardon) Edvin djali.
    Te na rrosh sa mali i Taraboshit, Rrofte Partia

  6. rexha 10 says:

    JANE KUDO ,ORE KRYEMINISTER ,NE SHKODER BURREL LIBRAZHD,DURRES ,TIRAN,NE TE GJITHE SHQIPRINE.
    DUHET TE JETE POPULLI QE TE NDIHMOJNE NJER_TJETRIN .JUVE SI KRYEMINISTER ,DUHET TE JEPNI VETEM FONDE .DHE MOSE HARXHO PARATE E POPULLIT DUKE SHKUAR NGA NJE VENDE NE TJETRIN.KESHTU TE DUAN NJERZIT ,JO NE KETE MYNYRE SE SI VEPRON TI. BOLLE ME ME KETA PORTALET SE NA E CATE TRAPIN.NJERZIT JANE KTHYER NE KUSHTET E JETESESSE KOHES SE MIGJENIT.PASHALLEKU I JUAJ ESHTE KTHYER NE KOHEN E NALTE MADHNISE SE TIJE zotit QAZIM BEJE MULLETI

  7. Fatosi says:

    cdo gje njerzit e shohin me dyshim, me fjale te keqia,me ankesa me te tallur,ndaj njeriut qe bene te mira ne ate vend per popullin fukara
    Keta njerez e mbajne veten si me te zgjuarit e botes dhe duan ti japin edhe mende kryeministrit shqiptare se cfare duhet te beje dhe se cfare po bene ( budallenje,te pa shkolle ,injoranta e te tjera)
    Vetem llafe ju njerez dini te beni ,llafe kafeneje dhe prisni cdo dite qe dikush tju japi leke ,qe ju te rini pa punuar ( tamam si punet e majmunit)Keta jeni ju…………….ju

  8. Ela says:

    Ore qe ndihmohen njerezit ne nevoje jemi shume dakord po ajo qe me ben pershtypje eshte se perse duhet te shkoje kryeministri personalisht ne banesat e njerezve.Keto pune duhet ti beje pushteti lokal pa buje e pa tam-tam.Se keshtu te lind dyshimi se shteti nuk funksionon e duhet te shkoje vete kryeministri ose Rama shfrytezon varferine e njerezve per ti bere publicitet vetes.Kete gje nuk ka nje gazetar te ja beje pyetje Rames????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje