FOTOT/ Veliaj zbulon urën më të re: Edhe këtu qe me ngrehina e lloto. Prishja nuk qe vendim i lehtë, por i duhuri

3 Dhjetor 2018, 09:43Sociale TEMA

Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, duke konfirmuar kështu seriozitetin e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveç investimeve të shumta për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave. 

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit

“Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. 

Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe! 

Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur!  

100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan Veliaj.

1 komente në “FOTOT/ Veliaj zbulon urën më të re: Edhe këtu qe me ngrehina e lloto. Prishja nuk qe vendim i lehtë, por i duhuri”

  1. Tironsi says:

    Ne fakt ura nuk eshte ndertuar nga bashkia por nga Mihal Delijorgji te cilin e keni perdite duke inspektuar punimet e ures. E ndertuar me fondet e tij dhe nga firma e tij per interesat e tij. Aty nuk ka patur ngrehina e as lavazhe. Ka patur nje shesh te madh te cilin Erioni bashke me Edin ia falen Delijorgjit per te bere pallate. Kjo eshte e verteta dhe jo Fake News qe ben Erioni and Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje