“Corriere della Sera” jehonë ndryshimeve në kryeqytetin shqiptar: “Revolucion në Tiranë”

2 Dhjetor 2018, 11:08Sociale TEMA
“Corriere della Sera” jehonë ndryshimeve në kryeqytetin

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë.

 Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” e rendit Tiranën si destinacionin më të mirë për turistët italianë për festat e fundvitit, duke e cilësuar si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. 

“Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në Sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i kudogjendur”, shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, “bën që Krishtlindja të ndihet kudo”. Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti. 

Fancesca Masotti shkruan se “grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj”

Revolucion në Tiranë

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar – një qytet i ri dhe “loë cost” – që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ‘Skatebord-it” mbi simbolet e së shkuarës

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ‘loë cost’ e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike “Go your oën ëay”. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde. Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin “e gjelbër”. 

Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ’90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh “urinë e saj për të ardhmen”. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura.

Mes bunkerëve dhe aromave të forta

Për ta kuptuar vërtet Tiranën, duhet të kalosh nga Blloku. “Ish-lagjja e ndaluar, e rezervuar në atë kohë për elitat e regjimit, sot është mbretëria e të rinjve”, tregon Alice Ophelia Taylor, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste angleze që prej një viti jeton këtu (blogu i saj thebalkanisto.com është ndër më të lexuarit në Ballkan). Atje ndodhet Galeria Fab, në pronësi të Fakultetit të Arteve, ku shpaloset krijueshmëria më e fundit, dhe më e mira e artit të rrugës në Shqipëri, e promovuar nga administrata lokale me projekte të tilla si MurAl, një bashkëpunim mes Bashkisë dhe laboratorit të Leçes “Rruga 167/B”, i cili në 2018 bëri bashkë mjeshtra të muraleve italianë, francezë, serbë dhe uruguaianë. E mandej bare, pub-e, galeri arti dhe studio arkitekturore, të hapura nga ata që kanë ndjekur kurse në Londër apo Milano, që kanë vendosur të kthehen.

Lufta kundër smogut

Prej qershorit, në qytet janë hedhur në qarkullim 4 mijë biçikleta të markës Mobike, përkrah biçikletave të EcoVolis, që ka startuar në 2011. Një ide e përkryer për një qytet të sheshtë dhe me dimër të butë. Projekti Tirana 2030-TR030 parashikon një brez pyjesh përreth qytetit. Studioja holandeze Mvrdv parashikon gjithashtu rikonstruksionin e Piramidës, mauzoleumit famëkeq, i ndërtuar nga familja e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988. Njëherë bazë e NATO-s për luftën në Kosovë, pastaj klub nate, dhe tani është një ri-gjetje për “skater” (patinazh).

“Do të mbetet një hapësirë për të rinjtë”, thekson kryebashkiaku 39-vjeçar. “Një qendër multifunksionale për edukimin teknologjik, me një teatër dhe një librari. Do të jetë gati për qershorin tjetër”.

Ndryshimi ndihet kudo në sheshin “Skënderbej”, zemra e qytetit është rikonstruktuar dhe është kthyer në pedonale, duke mirëpritur koncerte falas. Përreth janë mbjellë qindra pemë. Për gazetarin Stephen Burgen, të gazetës angleze “The Guardian”, e bukura e Tiranës qëndron në kaosin e saj, godina të viteve ’40, të suvatuara me suva fosforeshente, xhami dhe kisha ortodokse. Pasqyrë e një historie torture. Për të prenotuar turin “Communist Tirana” (Tirana komuniste) të “Good Albania”, do të thotë të vizitosh vendet që përdoreshin për t’i shpëtuar sulmeve, si BunkArt dhe BunkArt2, Shtëpia e Gjetheve, që rrëfejnë aktivitetin e ish policisë sekrete.

Grisë dhe frikës së atyre dhjetëvjeçarëve, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj. Këto elemente ndeshen tek “Pazari i Ri”, një pazar i rikonstruktuar në vitin 2017, në verilindje të sheshit “Skënderbej”, ku gjen japrakë me oriz, të mbështjellë me gjethe, dhe speca me gjizë. 

Po kështu, zbulohen shije të reja edhe në lokalet e tjera, si Mullixhiu, apo në vendet ku gjithçka është bio dhe me prodhime lokale, si në Fishtë, një orë larg nga Tirana. Këtu, agroturizmi, si tek Mrizi i Zanave, bën që lënda e prodhuesve të vegjël të kthehet në një kryevepër duke shoqëruar vreshtarinë autoktone, si Kallmet Prestigj. Niset nga tradita antike, shpesh e varfër, për të kaluar tek tendencat e reja. Pak a shumë, si ky qytet.

22 komente në ““Corriere della Sera” jehonë ndryshimeve në kryeqytetin shqiptar: “Revolucion në Tiranë””

  1. Feniks says:

    E gjithe kjo qe ndodh ne Tirane dhe kjo qe shkruajne te huajt eshte nje mashtrim i madh qe tenton te mbuloje fallcitetin e madh qe qeverisja e sotme kerkon te fshehe realitetin e mjere te qytetareve te Tiranes!
    Tirana sot eshte nje qytet prej afer 1 milion banore dhe keta njerez as nuk banojne e as mund te argetohen vetem ne nje shesh qe eshte ndertuar si kupole ,as te ushqehen vetem ne nje Pazar te Ei me qofte e birra,as ne bulevardin e Ri,qe filloi dhe as nuk dihet se kur do mbaroje!
    Qe te konstatosh se Tirana eshte nje vqytet i jetueshem dhe se qytetaret e ketij qyteti trajtohen nga Bashkia jo te ndare ne kategori,ca te privilegjuar,ndersa shumica si skllever,kjo eshte e turpeshme!
    Turistet nuk kane faj,se atra flene ne hotelet luksoze te qendres,hane ne lokalet luksoze te Bllokut,shetisin ne sheshin Skenderbej etj!
    Shkojne te shohin karikaturat e Rames tek Bunk Arti apo shtepia pa gjethe etj
    Dhe per turistet kaq mjafton qe t’u nduket Tirana e bukur!
    Se Rama dhge kloni i tij Veliaj jane mjeshter te mashtrimit mediatik!
    Ata kane investuar shume per kete realitet te fallcifikuar duke bojatisur vetem fasadat kryesore ( bile aq mashtruese eshte bojatisja sa fasadat e ministrise se Ekonomise nga ana e parkut Rinia ka 30 vjet pa u lyer,dritaret tere zhul e pluhur ,sepse nuk bien shume ne sy etj),
    Ne se duan ta prekin me dore realitetin e Tiranes se Ramne-Veliajt le te vijne ne bllokun e banuar prej 50 mije vetesh ne Yzberisht prane KMY,ku prej 28 vitesh nuk eshte investuar nga shteti e Bashkia asnje lek per cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash,lulishte,rruge te shtruara etj ne nje kohe kur jane rrerth 5 mije femije!
    Klika Rama-Veliaj e ka trajtuar Yzberishtin (KMY) njelloj sic trajtonte klika Tito -Rankovic Kosoven,qe i jepte asaj investime me pikatore,se i konsideronte armiqte e saj,ndryshe nga cfare bente me Serbine,Sllovenine,Kroacine etj!
    Tirana eshte bere qyteti ku sheh diskriminimin e banoreve kaq hapur,sa shkon ne kriminalitet!

    1. Lloji says:

      Gomar nderro numrin e syzeve….!

      1. Feniks says:

        O Lloji ,o bir i lopes!
        Ti sic e pranon edhe vete e sheh Tiranen me syze me ngjyra,sic tregon skeci,qe lopcari i vuri lopes syze qe t’i dukej kashta si bar i njome jeshil!
        Se si e shikon Tiranen ti,qe ke jetuar ne maje te malitr duke kullotur bagetite eshte tjeter pune,por mua te gjitha qeverite e pas 90-tes kane punuar kunder interesave te popullit!
        Ndersa Rama eshte disa here me fajtor sepse mbi 1 milion shqiptare ia dhane votat per te qeverisur vetem dhe na zhgenjeu!

    2. Tani says:

      @Fenix Go fuck yourself! Ti grekoqir dhe serbo-shkja gojepis. Revolucioni nuk mund te fshihet me genjeshtrat e tua apo esadisteve qe llapin gjithe diten me mashtrime. Ne te gjithe sebashkun me te huajt e shikojme ndryshimin. Prandaj, fute llapen e qelbet brenda dhe shplaje me sapun se genjeshtrat nuk punojne.

    3. Toni says:

      Hahahaha jane leshuar te gjithe grekoqiret 300 eurosh dhe agjentura serbe qe te prishe imazhin e Erion Veliajn dhe Edi Rames me llapizem mediatik. Mendoni se do te na ndryshoni mendjen per qeverine? Ne 1 milionet jemi bere me shume tani dhe ju grekoqiret sebashku me shkjajo-serbet nuk keni ku shkoni. Ju ka ardhe fundi. Do te ktheni tokat e vjedhura tek i zoti. Dhe kjo ju ka tmerruar dhe ju kane leshuar ju qe llapni ketu si qen te terbuar te hidhni balte mbi Ramen dhe Veliaj. Rama eshte kryeministri me patriot qe ka pare Shqiperia. Dhe Veliaj kryebashkiaku me i talentuar dhe me punetor qe ka pare Europa. Italianet na e kerkuan te shkonte kryebashkiak ne Rome. I palodhur, punetor, dite e nate mendon per qytetaret, madje edhe per bythen tuaj te ndyre more grekoqire e shkjajo-serb. Perfitoni edhe ju qe jetoni ne bodrumet e esfalise dhe UDB-se nga punetv e tij.

      1. Feniks says:

        Pse jam grekqire pse kam thene te VERTETEN!
        Grekqire eshte Tfgs Klimax Flm Edkari keta jane grekqire te zhgenjuer nga jeta ?

  2. romeo says:

    Dikur diktatura komuniste jepte ne TV nje emision te titulluar “VENDE DHE POPUJ”!
    Qellimi ishte qe populli te shikonte se sa keq jetojne njerezit ne vende te botres se trete dhe ta krahasonte me vendin tone!
    Idea ishte qe njerezit me keto pamje duhet te ishin te kenaqur me gjendjen se paska edhe me keq!
    Edhe sot keto shkrime apo mbrockullat e Rames kudo ku vete kane per qellim te fshehin realitetin duke e treguar qeverisjen Rama si PARAJSE!
    Ky eshte nje krim tjeter qe i behet ketij populli!
    Te pakten keto shkrime mbase te paguara nuk kane pse botohen ne shtypin shqiptar se duket qe edhe keta jane paguar per kete mashtrim!
    Populli shqiptar e di me mire se te huajt se si eshte jeta dhe qeverisja ketu!

  3. Fran Mazi says:

    Francesca Mazotti vetem per Shqiperine shkruan o koqe kandari. ne 2-3 vitet e fundit ajo ka nja 20 shkrime, e nuk eshte cudi e madhe qe i ka lidh ndonje rroge ky i bashkis o ai i gjati fare.

    1. everest says:

      Fakti qe shume komentues jane hedhur ne sulm ne mbrojtje te kryeministrit verteton plotesisht se ai ka deshtuar ne funksionimin e demokracise!
      Populli kurre nuk do te jete i kenaqur me qeverisjet,aq me pak me sundimtaret!
      Ne se nje popull do barazoje vendin me liderin e vet,atehere ai nuk quhet me popull por bageti!
      Kush kujtoni ju se eshte Rama,qe nuk duroni ta kritikoje njeri?
      Opozita e vertete e nje vendi jane qytetaret e vet e jo mopozita politike qe ka interes vetem marrjen e pushtetit!
      Por sot ne Shqiperi NUK KA DEMOKRACI sepse keta komentues militante trushplare kujtojne se po u kritikua kryeministri,nuk ka kush te qeverise me dhge automatikisht do vije Berisha ose Basha ne pushtet!
      A ka me poshtersi dhe krim me te madh se sa kjo qe ka bere Rama me sjelljen e tij si sundues?
      Kudo ku behet nje pune do dale Rama,do prese shiritin Rama,do jape mend Rama,ne festen e bostanitr,domateve,preshit,gjelave te detit etj do dale vetrem Rama dhe sipas shembullit te tij Veliaj!
      E gjitha kjo behet me qellimin e vetem qe populli te krijoje idene se ne Shqiperi nuk ka njerez te tjere per te drejtuar pervec se RAMA dhe Veliaj!
      E kuptoni o te marre se cfare krimi ka bere Rama sa ju ta ndjeni veten te tradhetuar e te dorezuar para poshtersive te tij?!

  4. Ton says:

    O Feniks …lere mashtrimin se dhe ktu ku jam une ankohen per qeverise….por Shqiperia imazhin e ka pas katastrofe dhe ne emigrantet e dime mire kete.Kjo bojatisje na ben mire….miq na marin ne tel e interedohen per disa ditepushime ne Shqiperi sepse kane pare ndonje emision. Te gjithe qeveritaretnjesoj jane vetem3per xhepin mendojne por ky eshte fati juajjjjj

  5. Sokol says:

    Qe jane shkrime te paguara ajo dihet dhe se luan topi.Qe gjendja e vendit dhe popullit eshte per ibret dihet se ketu jetojme.Po te pakten te shpresojme te vijne ca turista e te shpenzojne ndonje lek se ndihme eshte dhe ajo.Se keta parellinjte tane shkojne jashte me pushime.

  6. Une says:

    Po perse “w” shkruhet “ë”?
    Apo sic e perktheu googli vella,kush rri e qi trute me si duhet shkruar.
    Jam nga ata qe kembegul qe te shkruhen fjalet shqip…por kjo nuk do te thote se “w”( uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu) duhet ta shkruajme “ë”.
    Low=shqiptohet “lou”
    Ku hun “ë-ja” or aman!?
    Edhe doni te ndryshoni,edhe nuk dini.Edhe kur ndryshoni,i beni lesh e li.
    E perse na u dashka qe “low cost” te mos perkthet ?
    Shkruani shqip vella se eshte e vetmja gje qe na ka mbajtur “nje” dhe indetifikohemi me kete gjuhe..

    1. Analfabet says:

      “W” eshte shkronja e vetme ne tastierat ANSI qe nuk perdoret ne gjuhen shqipe. Per kete arsye, autori i artikullit e shume te tjere, perdorin “w” ne vend te “ë” gjate shkrimit te teksteve, dhe me pas zevendesojne cdo “w” me “ë” nepermjet nje komande te thjeshte.
      Me sa duket gazetaret (lexo: perkthyesit) e Temes, i lexojne artikujt e vet vetem nderkohe qe i shkruajne.

  7. IVONI says:

    .. te keni turp per vehten tuaj , por dhe per ata gazetare te huaj qe mbani rrotull , qe ne vend te shkruajne se popullsia e shqiperise eshte per gjysmuar , ose eshte braktisur , duke u versulur drejt tiranes , pasi e dine qe shqiperia ka marre fund , shqiperi tani e tutje eshte vetem tirana ..! te keni turp per keto maskarralleqe te pa fundme ju ,se bashku me kelyshet e kapitalizmit te pa meshirreshem injorroni punen e njerezve te ndereshem , qe shkaterruat c`do gje , vetem per ta paraqitur shqiperine ” germadhe ..! si ju mban dheu ..?!

  8. Sinqeritet says:

    Vetem e verteta rron gjate.
    Shumica e njerzve ,shkruajne per mllefet e tyre dhe jo per te verteten ,te sinqerten,realitetin.
    E verteta eshte kjo:
    TIRONA E VUAJTI DHE PO E VUAN CDO DITE DYNDJEN E JASHTE LIGJESHME TE SHKERDHATOKRACISE SE SHPELLARIT psiqiatrik saLESHserbit.
    E gjithe kjo shkelje per cudine e te gjitheve u krye “qete-qete natyrshem” a thua se zbaroheshe nje ligj ,ai i “xhungles dhe i hunjve te ngulur”
    Dhe sot shpellaret cuditen dhe perkrahen perseri natyrshem nga kukllat ePD.
    KESHTU NUK SHKOHET NE EUROPEN DEMOKRATIKE!

  9. Bureto says:

    Po mirë xhanëm, nëse duam të na vijnë mysafirë (turistë), ku duhet t’i presim? Ne a e kishim në traditën tonë, që e kishim në shtëpi, atë që e quanim oda e miqve apo kur na vinin miqtë, u prezantonim së pari qilarin e zahiresë?! Pse atë që e kemi të mirë, aq sa e kemi, të mos e nxjerrim në pah, pavarësisht se kjo mund të jetë edhe një reklamë për qeverinë. Po ne si popull (biznesi) a nuk fitojmë ndopak?

  10. Saimir says:

    Kujt ti pelqeje albanistan, bujrum te marre pasaporten e te behet votues. Po shpejt se projekti katovicar ka shit bileta indianve, kinezve e somalezve. Po shpejtoni ju lutem. Dera e ferrit te luciferit eshte e hapur vetem per 5 vjet

  11. Liri says:

    Felix KOMENTI JOT ESHTE PRRFEKT,LE TE SHAJNE KETA LEGENAT QE SHESIN BYTHEN PER. NJE RROGE. E SHTET.
    TITANA I PELQEN VETEM ATYRE QE RRINR 10 DITE.TE TJERAT JANE VETEM PRAPAGANDE.RAMA E SHKATERROI NE MENYRE TE PA NDREQSHME.

  12. Gentian says:

    Feniks ke te drejt kur thua qe Nena qe te ka ber koken e shtrrmbur eshte vergjireshe!

    1. Tomorri says:

      Fshataret qe vijne ne Tirane per nje diute,shetisin ne kupolen qe e quajne gabimisht shesh,dalin ne foto tek Skenderbeu,hane 2-3 qofte tek Pazari i Ri dhge ju duket Tirana mrekulli!
      Kemi 6 vjet qe degjojme Ramen te flase vetem per turistet e asnjehere per popullin!
      Po pse turistet e votuan ketre delirant mashtrues apo ne populli?
      Detyra e pare e liderit eshte te rregulloje jeten e popullkit te vet,pastaj te kete te drejten morale te therrase turistet,qe jo te shohin vetem natyren,por ne radhe te pare te shohin nje popull te lumtur e jo lypes!
      E harroi mashtruesi teorine e tij te deshtuar ate te “100 fsghatrave turistike” dhe tha se do ta harrojme si fjale!
      Ja keshtu i ben punet ky deshtak se nuk pranon te keshillohet nga njerezit e urte e te mencur,por ben si t’ia marre mendja!
      Shkurt:Rama eshte fatkeqesia e ketij vendi ndaj duhet shporrur sa me pare!
      Ne PS ka plot njerez shume here me te zote se Rama,bile edhe ndonje pensionist 80 vjecar si une mund ta beje shume here me mire ate detyre se sa ai!

  13. vaso says:

    Tirana eshte e bukur per katunaret,jo per ne qe lindem dhe u rritem ne Tirane.

  14. sokrat sokrati says:

    Si gjithe jeten fanar ndricues qe cuditim gjithe dynjane.Popull qe e heqin per hunde njeres si gjarpri Erion dhe nje delirant si Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje