Në kushtet kur protesta e banorëve të zonës së Astirit po shuhet dita-ditës, Partia Demokratike ka vendosur që për të mbajtur gjallë aksionin e saj opozitar të sajojë një tjetër vatër proteste.
Kështu, nën dirigjimin direkt të përfaqësuesve dhe deputetëve demokratë, sot disa banorë të Shkozës që kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe kanë dalë në protestë, duke kërkuar dëmshpërblim për ndërtimet pa leje.
Nuk mund mungonte në këtë grumbullim edhe deputetja sharmante e PD, Grida Duma.
Por, pamjet që ofruan sot televizionet që transmetuan protestën tradhtojnë kauzën e tyre dhe të vetë opozitës. Ndërtesat për të cilat protestonin zyrtarët e PD duket qartë se janë të pabanuara e të braktisura, madje pa dyer e dritare.
Çka tregon se çështja për të cilën është organizuar kjo protestë, nën skenografinë e opozitës sot në Shkozë, ka qenë e krijuar aty për aty dhe pa një arsye reale.
Ndërkaq, IKMT ka vijuar punën për prishjen e ndërtesave pa leje të braktisura, për t’i hapur rrugë investimit për projektin e Unazës së Madhe.
HA HA HA , GJENIU I MADH I MATEMATIKES , LULZIM bASHA , SIC E QUAN AVOKAT NGJELA , NE FUND ESHTE ZbYTHUR . TANI ORESIM SHPIKJE E RE NGA KY GJENI .