Prokurorët amerikanë kanë akuzuar katër persona të lidhur me kompaninë ligjore, “Mossack Fonseca”, pas skandalit të njohur si Panama Papers tre vite më parë.
Sknadlai nxori në pah rrjedhje masive të të dhënave financiare dhe dokumenteve ligjore që zbuloi ekzistencën e një skeme globale shmangieje taksash.
Prokurorët federalë në Mannhatan kanë identifikuar katër persona, përkatësisht dy gjermanë, një amerikan dhe një qytetar të Panamasë, dhe kanë njoftuar se tre prej tyre tashmë janë arrestuar.
Në mesin e tyre është Harald Joachim von der Goltz, klient i kompanisë ligjore Mossack Fonseca & Co., i cili sipas prokurorëve është arrestuar në Londër më 3 dhjetor.
Një tjetër burrë është arrestuar një muaj më parë në Paris, ndërsa një shtetas amerikan është arrestuar në Masaçusets më 4 dhjetor.
I pandehuri i katërt është një ish-avokat i kompanisë Mossack Fonseca, i cili është ende në arrati.
Katër personat në fjalë akuzohen për 11 vepra të kryera, duke përfshirë komplotin dhe mashtrimet me taksa.
Letrat e Panamasë janë në vetvete një koleksion i 11 milionë dokumentesh sekrete, që janë publikuar nga gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung.(TemA TV)