Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dha të drejtë studentëve në protestën e tyre.
“Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të degjohen”, u shpreh ministrja në Top Channel.
“Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal.
Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë.
Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore.
Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen.”, u shpreh ministrja Nikolla.
Perpara se tu jepni te drejte studenteve duhet te sqaroni popullin,sa para shpenzon shteti per cdo student. Studentet ne Shqiperi me gjith se vijne shumica nga familje te varfera kerkojne nga familjet etyre qe te bejne pagesate shkolles . Kjo nuk eshte e drejte cdo student per deri sa eshte ne moshe te rritur duhet te beje vet perpjekie per te siguruar te ardhurat e nevojshme, ashtu si behen ketu ne Amerik, ose duke punuar part time ose duke marre gredi nga bangat.Kerkesa qe bejne qe tu paguaj shteti esht krejt e pa drejt sepse jane para qe duhet te dalin nga taksa paguesit, qe dhe keshtu paguan shteti nje pjese te madhe,qe e merr nga populli I varfer
Nje shkolle apo edukim i dpbet dhe i keq, shkakton gjjthmon keqqeverisje te nje populli. Kjo edhe po te keshe ministrat me te mire ne bote. Thuhet se eshte postulate.
Sudented nuk kane gjithmone te drejte por jane ne te drejten e tyre te protestojne per ato gjera qe i mendojne problematike…