"Messi i Afganistanit" largohet nga shtëpia pas kërcënimeve të talebanëve

7 Dhjetor 2018, 09:25Sport TEMA

Një vogëlush nga Afganistani, i cili u bë i famshëm në internet për adhurimin ndaj Lionel Messit, është detyruar të largohet për herë të dytë nga shtëpia e tij.

Murtaza Ahmadi 7 vjeç, u bë viral në vitin 2016 pasi u fotografua me një fanellë të futbollistit Messi të bërë nga një qese plastike por më vonë ai u takua me futbollistin argjentinas në Katar.

Familja e vogëlushit tregon se ata kanë braktisur shtëpinë e tyre në Afganistan pasi kanë marrë kërcënime nga talebanët.

Ata jetonin në krahinën juglindore të Ghazni të cilët militantët po sulmoni dhe u arratisën në kryeqytetin Kabul.

Murtaza Ahmadi ishte 5 vjeç kur u fotografua me një bluzë të bërë me qese plastike, me emrin e Lionel Messit në të. Pasi u zbulua se kush ishte, Messi i dërgoi vogëlushit një pako nëpërmjet UNICEF-it për bamirësi të fëmijëve, për të cilën punon si ambasador.

Murtaza më vonë u ftua të takohej me Messin, kur ylli i Barcelonës luajti një miqësor në Doha në fund të vitit 2016. Tifozi i ri shkoi në fushë me idhullin e tij.

Megjithatë, familja e tij thotë se kanë frikë se famë e ka bërë atë një objektiv Taliban.

“Ju jeni bërë të pasur, paguani paratë që keni marrë nga Messi ose ne do të marrim djalin tuaj”, tha nëna e tij Shafiqa për AFP.

Ajo tha se nuk morrën ndonjë gjë prej tyre duke përfshirë këmishën e çmuar kur pastaj u larguan nga shtëpia e tyre në mes të natës pasi dëgjuan të shtëna armësh.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje