Për sulmin e TCH ndaj Fatmir Xhafës

7 Dhjetor 2018, 15:43Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Dy netë më parë, në një emision special në Top Channel, ku dukej dora “e ngrohtë” e Drejtorit të Përgjithshëm, Ben Blushi, u transmetua një emision “investigativ”, mbi rrugëtimin politik e shtetëror të deputetit Fatmir Xhafa.

Ishte disi e papritur, pasi, zakonisht, emisione të tilla, ose bëhen për figura qeveritare të rëndësishme, ose për njerëz të botës së financës, të cilët lënë shenjë në rrugën qeveritare.

Për Fatmir Xhafën ka pasur mjaft akuza, të vjetra sa edhe fillesa e politikës plurale, të reja, aq sa janë ende të freskëta.

Ka pasur kur ai ka qenë ministër, disa herë në qeveritë e mëhershme të së majtës; ka pasur si drejtues i Komisionit të Ligjeve, këtu ka filluar një seri opozitare e pandalshme, pasi, mes të tjerave,  zoti Xhafa drejtonte edhe ngritjen e legjislacionit për Reformën në Drejtësi; ka pasur si ministër i Punëve të Brendshme, këtu janë ndezur të gjitha bateritë, duke bërë gërmime në detaje se ku ishte, çfarë bri dhe duke ngritur hipoteza nga më të padobishmet, e në fund, ka pasur edhe kur u largua nga detyra.

Por si deputet të zakonshëm, si është tani, nuk ka pasur asnjëherë dhe përgjithësisht nuk ka as për të tjerë, veçse kur emri i tyre lidhet me ngjarje bijsh e bijash, pasuri fantazmë, mesazhe dashurie, etj.

Emisioni “investigativ”, i përgatitur me dashuri e qetësi, nuk solli asgjë të re në gjithë gamën e njohur të akuzave që ka ngritur opozita. Faktet e njohura, shumë nga të cilat të përgënjeshtruara nga koha dhe të tjera që ndiqen tani juridikisht, nuk mund të mbanin mllefin e hedhur në një emision, i cili, më shumë se Xhafën e djeshëm apo të sotëm, kishin synime përtej këtyre kohërave dhe, njëkohëisht, edhe përtej tij.

Fatmir Xhafa është ministri i Brendshëm i sulmuar më së shumti, e ndoshta, duhet pranuar, më i mbështeturi nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë. Ai është ministri, të cilin, desh e refuzoi ta dekretojë edhe ish presidenti Nishani, por që, pasi bëri goditjen e tij të madhe, u largua nga detyra vullnetarisht, për të ruajtur edhe më tej integritetin e tij politik e moral. Ai iku në kulmin e një  arritje të njohur tashmë dhe kur lufta që i kishte shpallur bandave kishte arritur të dëshmonte se nuk ishte vetëm një fjalë kaluese.

Atëherë, kush, cili e përse, kaq javë pasi ai nuk është më ministër, jo befas, ndërtoi një sulm ndaj tij, dhe, duke mos sjellur asgjë të re, bëri gjithçka ishte e mundur për të goditur një njeri dhe, pas tij, edhe disa risi të sotme e të një dite të ardhshme?

Në fakt, disa nga figurat politike që morën pjesë në “ investigim”, në fakt figura të lodhura tashmë, si Kastriot Islami apo Marko Bello, kanë qenë pjesë e Lëvizjes të Mendimit Ndryshe në PS, të cilët, sëbashku me drejtorin e tanishëm të Top Channel, Blushi dhe financierin e njohur Malaj, përbënin katërshen e PS që synoi të mendonte ndryshe,  dhe të cilët, si pa të keq e braktisën njëri tjetrin, ose njëri braktisi të tjerët, të cilët, ose kaluan në heshtje, ose provuan vetmitarë të jenë në politikë, ose u hodhën në prehërin e kundërshtarit , të cilit kishin dashur tu thyenin kafkat. Politika i njeh të gjitha këto.

Afishimi i tri të katërtave të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe në këtë emision krijon përshtypjen e parë se , e gjithë kjo, nga fillesa deri në fund, është një ngrehinë e ngritur shpejt prej tyre, një hakmarrje e vonë e ndaj njeriut që tani nuk ka pushtet.

Të jetë vetëm kjo? Përse ata zgjodhën pikërisht këtë kohë, kur Xhafa është vetmitar në mandatin e tij të deputetit, si çdo deputet i përveçëm? Ka edhe më shumë se kaq?

Duhet të jesh naiv deri në thellësi të mendosh se Xhafa paska mërzitur vetëm disa ish kolegë partiakë, që kanë ikur me kohë nga PS-ja, dhe, të cilët, nuk kanë më as forcë e as ndikim në strukturat e saj. Në PS, me ndonjë përjashtim të rrallë, askush nuk e pyet më Blushin, aq më pak Bellon e Malajn dhe as nuk duan të ia dinë për Islamin.

Interesat , si duket, janë më lart se kaq. Ajo që rrodhi në Top Channel, vetëm filtrimin mund ta ketë në studiot e saj, por fillesat diku tjetër, shumë më përtej e shumë më lart.

Në trupën drejtuese dhe ish drejtuese të PS, dalja e Xhafës krahas Veliajt, sapo la detyrën e ministrit, sikur u dha sinjalin se ai po bëhet pjesë e një elite të ardhshme drejtuese, që bashkon disa breza socialistësh.

Xhafa vjen tani në politikë si një ministër që ka pasur në duart e tij jo pak fakte, sjellje, akte , të cilat mund të përçojnë ide krejt tjera drejt një detashmenti tjetër brenda forcës më të madhe politike.

Megjithëse ai edhe mund ta mos ketë menduar fare këtë, të tjerët, duke pasur kutin e tyre, nuk e dinë se cila botë e Xhafës mund të jetë nesër para tyre, çfarë di ai më shumë se të tjerët, cilat lidhje të tij me një elitë të re drejtuese mund të jenë determinuese.

Studio e Top Channel, aq sa i ka shërbyer Blushit dhe Lëvizjes për Mendim Ndryshe, aq, e shumë më tepër, ka pasur rrjedhë nga lart, të cilat, edhe pse nuk duan të kenë gjurmën e tyre, përsëri janë të pranishme dhe vetë ato kanë bërë kujdes të duken pa u shfaqur.

Më shumë se me Xhafën si figurë politike, ajo që po përvijohet është një rrëmbim politik, për të mënjanuar disa nga figurat që duan ndryshimin e vijës së tashme brenda PS-së, animin e saj gjithnjë e më shumë drejtë së majtës, goditjen e krimit, me ose pa ngjyrim politik dhe, mbi të gjitha, kthimin e PS drejt fillesës së saj, në ato ditë kur ishte shpresë dhe mendim politik i së ardhmes.

Top Channel e bëri detyrën e tij, megjithëse gjithçka e kishte qepur me perin portokall, të dukshëm dhe të shtrembër.

Do të ketë vazhdim e gjithë kjo apo e gjitha ishte një goditje paralajmëruese, jo vetëm për të heshtur tani, por edhe për të tjerë që mund të jenë pjesë të emisioneve të tjera “investigativë”.

Top Channel hodhi zaret e parë. Të presim të tjerët.

13 komente në “Për sulmin e TCH ndaj Fatmir Xhafës”

  1. ashtu says:

    Bedri, shok…qe kjo ka nje porosites dhe porositesi eshte me shume se blushua and co duket qarte…
    por ja mendoje ti si nje qytetar mesatar…sa e veshtire eshte te besh biznes ne kete vend, sidomos me raporte qe kane te bjene me qeverine apo me lojerat e fatit…
    ti mendon vertet qe ne keto fusha behet sukses pa nje mbeshtjeje??!!

    une jo vella, punojme cdo dite si qeni e si qeni numerojme qindarkat..ndaj te keqen aman…merru me ndonje gje tjeter

  2. Me durim says:

    Top channel eshte i pabesushem edhe kur thote te verteta. Me Kastriot Isalmin, duhet te jeshe idiot te bisedosh me. S’kam çfare te shkruaj tjeter.

  3. rroku says:

    Topi eshte bere nga TOPI I TANIT, TOPI BENIT…..
    VETEM NJE GJE TE DINI…..
    KU SHKEL BENI VETEM SHKATERON….
    DEPUTET ZERO……
    KRIJOI LIBREN…… E GRISI…..
    TANI E KA RADHEN TOPI….. TA BITISI….
    KY O BENI SI MUT QENI….

  4. Arbeni says:

    Z Islami,
    i uroj festat e fundvitit,
    Sa per perfshirjen e emrit tim ne kete artikull, eshte jo vetem i pa sakte por ndoshta edhe dashakeqes.
    Ne kete kontekst nuk e kuptoj z, Islami e ka bere vete shkrimin apo e ja kane kerkuar.
    Gjithe te mirat
    Arbeni

  5. Besi says:

    Po qe pickonte torturonte ate gruan e mjer nuk ishte se e dinim…qe ju vodhi rrobat e shpis etj etj. Me vjen keq Bedri se kemi respekt per ty por ja ke fut kot. Pervecse cfar njihet paska qen dhe barbar antihuman.

    1. mergim tari says:

      Besi
      Ke te drejte qe beson, por ne raste te kesaj natyre duhen pyetur te dyja palet.
      Nuk ta kam thene o Besi, une e kam piçkuar mamane tende te ZOGU.
      Duhet ta besosh, pyetje dhe mamin po deshe. U e po te jap dy mundesi, te degjosh edhe mamin tend.
      Pra nese ajo qe thua ti se eshte e vertete, kete qe po te them une e ben dy here te vertete pohimi im dhe I mamit tend qe une te jap leje ta pyesesh.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Me Xhafen fillon Enverizmi i Ri ( i Riperterire). Fatkeqesisht (fatmiresisht) deshtoi qysh ne veze, jo per gje po nuk mund te kete Enverizem pa Enver, dmth te dhjefsha Enverin o Bedri Islami, se ti nuk di gje tjeter.

  7. Tani says:

    Me falni more shoku Bedri po nuk e di pse me dukeni si çifte qe te perdorin te tjeret. Ti shkrep kur te thone te shkrepesh….

  8. devolliu says:

    Edhe Bedriu vehte eshte figure e lodhur dhe e konsumuar,i mongon freskia e mendimit.Doreheqja e Xhafes ishte tamam ne kohen dhe vendin e duhur.Xhafa eshte po aq punetor sa edhe hilexhi,dha doreheqjen sepse e ndjeu qe dicka po pregatitet dhe me mire po terhiqem se sa te merrem me shtypin.Me nje vella nga babai drogaxhi dhe rrugac dhe vella tjeter nga nena hajdut,ishte e veshtire ta perballoje si minister.Terheqja i shpeton te gjithe,familjen,karrieren edhe bashkepunetoret.,si te thuash nje zgjidhje e arte.Kur Blushi e nxorri kete emision Xhafa e dinte por ja la”mutin ne dere”,ishte vone dhe pak vlere.Nga ana tjeter shoqeruar me fakte te vjetra te manipulimit,nuk i shpeton dot akuzes se konfliktit te interesit.Kjo sot duket e dobet krahasuar me c’fare po ndodh,por karakteri egoist i Xhafes nuk ndryshon por egersohet me shume.

  9. Romak says:

    Bla bla bla o Bedri e nuk ke thene asgje.

  10. Nipi rabaxhiut pijanec says:

    Ben Blushi fytyra e peshtire e nje spurdhjaku te pabese, dembel klasik, kurvar dhe i pacipe. Korça e mban mend kur ishte prefekt ne kete qytet dhe e kalonte diten tek vila Themistokli kurse naten me orgji te hapur ne Dardhe me dashnoren bjonde. Korça e di fare mire se si e ndertoi Shtepine ne Dardhe, bile trotuarit nga ish uzina mekanike deri tek ish uzina e instrumentals tani quhet ” trotuari I Blushit” mbasi ishte ai qe sajoi fondin per kete trotuar qe nuk rezistoi as 6 muajsh por ama firma ndertoi Shtepine ne Dardhe. Pas kesaj dhe disa pazareve me leja ndertimi tani nuk shkel me ne Korçe dhe si ka thene ai miku I Blushit: Po nuk te deshi Korça nuk te do Shqiperija.

  11. Gentian says:

    Deri kur do vazhdojne keto artikuj “qoka” . Tipike mendesi nga diktatura….mos e shani se ka vepruar mire. …. O burra te shajme edhe ne se keshtu hedhim poshte faktet qe u thane…..
    Prandaj ka akoma “pseudoanaliste” …..

  12. Lee lee says:

    Bedri.Ne ka njeri qe duhej te ishte ne PS ky quhet Arben Malaj.Nuk e di komentuesi me emrin Ben eshte profesori por nje gje di.Xhafa i shiti dhe pasojat shikoi tani.Nje PS pa jete pa debat me nje kryetar qe nuk eshte i majte po nje hibrid mendimi
    Me ministra per te loz tavell .Dhe dicka tjeter duhet tju pyes Bedri cdo me thene i sukseshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje