Ilir Meta u kujton 8 Dhjetorin ‘90 studentëve të sotëm protestues: Edhe ju, si ata!

8 Dhjetor 2018, 09:28Politika TEMA

Presidenti Meta e ka nisur ditën duke përcjellë një urim edhe politik për 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë” të shpallur njëanshmërisht nga PD pak vite më parë në kushte pushteti, e që lidhet me datën e daljes së studentëve në protesta duke kërkuar ndryshimin e regjimit, këtu e 28 vite më parë.

“Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës”, shkruan Meta, i cili më pas veçon emrin e të ndjerit Hajdari si prijës i studentëve.

“Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar”, shprehet Meta.

Dhe dhe më pas bën një lidhje me aktualitetin, duke iu referuar protestave studentore të këtyre ditëve.

“Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri”, përfundon Meta mesazhin e tij.

7 komente në “Ilir Meta u kujton 8 Dhjetorin ‘90 studentëve të sotëm protestues: Edhe ju, si ata!”

  1. Franci says:

    Studentet ne 8 dhjetor 90 kerkuan nje Shqiperi si europa demokratike por jo me politikane hajdute e vrases si puna juaj qe u bete miliardere ne keto 28 vjet me rroge shteti duke vjedhur floririn dhe pasuri te tjera te shqiptareve.

  2. . says:

    ti pirati i floririt,mos mbill faren e qelbur dhe urrejtjes tek studentet ?por dil dhe thuaj nje fjale per situaten e shqiptareve ne shtetin fqinje,qe çdo dite po i paksojne shqiptare atje. Behu burr dhe pak human per sa i perket detyres qe ta bene dhurate.SHqiperia eshte ne mes mijra plagesh qe ti, bashke me hjenat qe ke ne opozite po i hapni me thelle .shqiptaret te ulin koken para atdheut te tyre dhe ti binden kesaj qeverie e cila po punon ne te gjitha menyrat por te nxjerur nga llumi i keq qeverisjeve se me parshme.Presidenca ka per detyre te nderhyje kur shqiperise i cenohet integriteti teritorial,padrejtesit nderkombtare,dhe nderhyrjet e jashtme keqdashase.te punohet ne te mir te se ardhmes ,por jo ne te kunderten e saje.Bllokimi i rrugeve ndodh ne ata vende ku bota shihet pas perces nder sy.

  3. Kuq e zi says:

    Prandaj shkoni i i peshkoni me tesera partie ju qe ne 8-vjecare qe te mos dalin koke me vete kur rriten…

  4. Lani says:

    Likemuti nga student medioker katranjos qe ishte u mor me tafikun e droges vodhi thesarin vidhte perqindje investimesh dhe ja ku e shohim sot president.Nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij ky miqiruf muti.Lindi dhe u plak parazit majmuni.

  5. E VERTETA says:

    Ju haker ne platformat on line jeni mortaja e shoqerise . Gjithcka qe beni do dal sheshit dhe ju do te kompensoni demin qe i beni vendit tim ee mbare botes ! oha jua ka mbaruar! Do shperbleni deri ne cdo qime floku veprimtarinetuaj kriminale. Zoti e di, ju njeh !

  6. andi says:

    Or mut presidenti !
    Kjo este shkelje e happer e kushtetutes !
    Si mundet nje president te enkurajoje prostestat ? Ai ne qoftese me zemer nuk mundet ti kritikoje ose ti beje thirrje per qetesi e dialog, te pakten te mos shfaqet hapur ne publik per rrezim qeverie.
    Jam i mendimit qe mazhorance (Ruçi, Balla etj) ne fillim te vitit 2019 te kerkojne shkarkimin e presidentit dhe te ndiqet penalisht per te gjitha pislliqet qe ka bo. Ky do te ishte nje mesazh edhe per Berishat e lulkat e korrumptume.
    turp te kesh o Ilir kokelopa.

  7. lulushe llanaj says:

    Like vetem ti nuk ke moral per 8 dhjetorin ta kujtosh sepse je nga hajdutet me te mefhenj te ketoj vendi.
    Dhe me e keqja e kesaj klase politike eshte se ai qe vjedh me shume metr postet me te larta.
    Me e keqja eshte se te rinjte jane ifektuar nga korrupsjoni qe mbollet gjith keto vite.
    Deri sa hajdutet te demshperblejne dhe te denohen per cfar kane vjedhur.
    Atehere brezi i ri dhe kushdo qe do ti futet politikes do ta mendoj mire para se te futet. Gruevski u denua 2 vjete per nje tender po Likja qe vodhi floririn e vendit dhe e kane ndare me njeri tjetrin qe nuk zihet ne goje me.e shume zullume te tjeta . Ne koke do tu bien te gjitha vonon por nuk harron .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje