Teoria e Arian Çanit: A qëndron Erion Veliaj pas protestës së studentëve, për të rrëzuar Ramën?

8 Dhjetor 2018, 09:12Politika TEMA

“A është Erion Veliaj regjisori i fshehtë i protestave studentore”.

Me këtë titull gazetari Arian Çani provokoi që në nisje të emisionit të tij, mbrëmjen e së premtes.

Sipas idesë së tij, Çani hodhi dyshime se ajo mund të mbështetet në prapaskenë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkak të përplasjeve që kanë Veliaj me Ramën.

Moderatori i “Zonë e lirë” tha se nuk e beson që protesta të jetë “pa kokë”.

“Kush po e organizon protestën? Nuk është pa kokë. Nuk ka protestë pa kokë. Kujt i intereson kjo protestë?

Ne e dimë që Veliaj kontrollon shoqatat, kontrollon mediat” – tha Çani.

Ai tha se opozita do të kërkojë të përfitojë prej saj, por nuk rast të rrëzimit të Ramës, e majta mund t’i fitonte zgjedhjet me Veliajn në krye sepse sipas tij, opozita ende nuk ka forcën e duhur.

Çani tha se protesta e studentëve është e ngjashme me atë të armëve kimike ku Rama nuk u thoshte dot “JO” amerikanëve dhe ngriti qytetarët në protestë.

2 komente në “Teoria e Arian Çanit: A qëndron Erion Veliaj pas protestës së studentëve, për të rrëzuar Ramën?”

  1. MIKI says:

    Ti je Debil si ne pamje ashtu ne sjellje dhe ide.

  2. Berti says:

    Çeshte ky gazetar kerme qe per mllefe personale ndaj Veliajt e Rames shfrytezon ekranin ku eshte punesuar me trillime amatoreske per te çoroditur shikuesit.Ky ndotje mediatike i njohur dhe ne rrethin e miqve si individ pervers e i pamoralshem duhet te largohet urgjentisht nga ekranet televizive pasi infekton shoqerine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje