Analisti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kundërshtarët e Lulzim Bashës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi duhet të heshtin.
Gjekmarkaj tha se largimi i Patozit, Topallit dhe Bregut ka qenë gabim i Lulzim Bashës, por në kohët e sotme kreu i PD nuk është përgjegjës për situatën, pasi ai nuk ka qeverisur këto 5 vite.
“I nxitur nga intervista e Patozit, unë gjithmonë kam qenë i mendimit se largimi i Patozit Topallit dhe Bregut ka qenë një gabim i Lulzim Bashës.
Gabim që po e vuan, jo se PD nuk ka pasur nevojë për rinovim dhe ky rinovim nuk është bërë me cilësi, por se viti ka 365 ditë dhe ka disa ditë 5 apo 6 të tilla që duhet të heshtësh, qoftë edhe zoti Patozi në këtë rast sepse unë e kuptoj mllefin personal të tij për padrejtësinë, por Basha nuk është përgjegjës dhe nuk e ka qeverisur Shqipërinë këto 5 vite.
Këto personazhe kanë qenë për 8 vite në pushtet dhe nuk më duket se kanë bërë shumë beteja principale, nuk është se nuk kanë patur probleme universitetet ato 8 vite, rrogat tona kanë qenë mizerabël.
Tentativa e pushtetit të PD ka qenë për të mohuar dhe zgjedhjet, por ka qenë ngulmimi i Forumit për Liri Akademike, dhe shumë pedagogëve të tjerë që e kanë ndaluar.
I njohim meritën Berishës që u tërhoq, por problemet kanë qenë të shumtë. Thjesht duhet të lëmë studentet të bëjnë atë që po bëjnë dhe është një rast i artë i kundërshtarëve të Bashës për të heshtur këto ditë”, ka thënë Gjekmarkaj.
U bere ti more kokcepesh t’i tregosh te tjereve kur duhet te heshtin e kur te flasin? debil me licence
Astri Patozi eshte leter e djegur,nuk ka qene kurre politikan i mirefillte,publicist jo se jo,por vetem bec i Berishes,
njeri pa personalitet,pa ego politike,pa asnje merite,i gjendur rastesisht aty ku ishte.
Si mund te flasi ky derr maloku per Topallin dhe Patosin, cfar kontributi ke ti mor plere….
Po pse s’ta futi edhe ty Basha more Agron, emrin ne liste e kam fjalen, se je peshe e rende ne PD.
Po ik ore lapanxhoz injorant, shko kullot patat ne Derven.
zigur trimi hera e pare qe po te degjoj te jesh kondra nje antari te pd-s .Duket qe je zar i zmeriluar bukur nga rasketat e Lul Bashes pasi merr guximin dhe hedh nje fjale dhe kunder Sali Berishes.Kujdes se mos te zbulon Sala dhe vete i lepin sumen,apo se ke problem se je stervitur tashme.