“Dhjetori ’90, një skenar i Ramizit. Kaluam nga dollomatë te kostumet Armani”

9 Dhjetor 2018, 11:06Politika TEMA

Për ish-të dënuarin politik, Daut Gumeni, në dhjetor 1990 nuk ka pati “revolucion demokratik” dhe gjithçka ishte një skenar i ish-Presidentit Ramiz Alia.

“Mjafton të shohësh morinë e kujtimeve të “dhjetoristëve” e të “ndihmës-dhjetoristëve” të shumtë dhe garën e tyre të ethshme për të na dëshmuar se si e përmbysën diktaturën nën “udhëheqjen e ndritur të presidentit tonë Ramiz Alia” të cilit i “shkonte e gjithë mirënjohja” e komunistëve të deleguar po prej tij si demokratikas, dhe del sheshit që në ato ditë të ftohta dhjetori Gëbelsi i Partisë së Punës na dha një shfaqje sa për të qetësuar zemërimin e popullit të uritur dhe kryesisht për të mbajtur pushtetin me kastën e vet”, – thotë ai në një intervistë për “Dita” botuar në 2015, pjesë nga e cila po risjellim më poshtë:

– Zoti Gumeni, si ish-i burgosur politik i diktaturës, besoj se kini ndjekur kremtimet që u bënë me rastin e lëvizjes studentore që shënoi fundin e asaj diktature. Çfarë përshtypje ju la shënimi i këtij përvjetori?

– Kremtimet e “lëvizjes studentore”, sikundër e quani dhe ju tok me pushtetarët e tranzicionit tonë të gjatë e të mundimshëm, i kam ndjekur si të gjithë qytetarët e këtij vendi, që e kanë konsum të detyruar jehonën mediatike të ngjarjeve politike e gjithnjë me urdhër të politikës.

Përshtypja ime nuk se ka ndryshuar shumë në rrjedhën e viteve e të kremtimeve të atij përvjetori. Vetë kremtimet e ndara të asaj ngjarjeje të vendosur midis dy periudhave të sundimit të komunizmit shqiptar, janë një dëshmi e qartë se në ato ditë dhjetori të vitit 1990 nuk ka pasur as revolucion e as përmbysje demokratike, sikundër gjëmon propaganda e tranzicionit tonë të pasosur.

Mjafton të shohësh morinë e kujtimeve të “dhjetoristëve” e të “ndihmës-dhjetoristëve” të shumtë dhe garën e tyre të ethshme për të na dëshmuar se si e përmbysën diktaturën nën “udhëheqjen e ndritur të presidentit tonë Ramiz Alia” të cilit i “shkonte e gjithë mirënjohja” e komunistëve të deleguar po prej tij si demokratikas, dhe del sheshit që në ato ditë të ftohta dhjetori Gëbelsi i Partisë së Punës na dha një shfaqje sa për të qetësuar zemërimin e popullit të uritur dhe kryesisht për të mbajtur pushtetin me kastën e vet.

Rekuizita demokratikase me pardesytë e bardha fringo, nuk e bën dot” përmbysje të madhe” atë shfaqje për të kaluar nga sundimi i hapët i diktaturës komuniste në një sundim të “komunizmit liberal” të veshur jo më me dollomatë sovjetike por me kostume elegante Armani.

Nuk e merr dot vesh njeriu i shkretë as pse na grinden aq keq me shoshoq dhjetoristët-aktorë, nëse qenë dhe këta “200 petrita” apo ca më shumë. E rëndësishme është që t’i kemi me shëndet që ta festojnë gjithmonë përvjetorin e shfaqjes me temë “përmbysja e diktaturës komuniste” nga të besuarit e po asaj diktature.

– Si e shpjegoni faktin që Sali Berisha vazhdon të jetë aq ndikues edhe pas kaq vjetësh në politikën shqiptare?

– Më mirë do të ishte që këtë pyetje t’ia bënit vetë personit në fjalë, se mbase tani, që është në moshën e tretë dhe jo pak i lodhur si pushtetar i thekur në të dy llojet e sundimit komunist në Shqipëri, do të gjente një moment të hiqte dorë nga propaganda e të thoshte më në fund dhe një të vërtetë.

Për mendimin tim modest, mbase e ka mbajtur më gjatë në pushtet ajo psikoza jonë e vjetër që na shtyn të duam më shumë pushtetarët harbutë e dinakë, të cilët prej një shekulli hedhin valle në kurrizin e shqiptarëve me këngën “Lum moj Shqipëri që na ke!” Por nuk do harruar as fakti tjetër, mbase i pari për nga rëndësia: në këto  vite të komunizmit liberal Shqipëria jonë nuk është lejuar të shkojë nga diktatura në demokraci, por vetëm të hedhë një hap të trembur nga stalinizmi në putinizëm.

11 komente në ““Dhjetori ’90, një skenar i Ramizit. Kaluam nga dollomatë te kostumet Armani””

  1. LORA says:

    Kjo eshte e verteta e vertete,
    sipas nje burri te arsyeshem te ekulibruar
    dhe me stabilitet te spikatur.
    Respekt Daut Gumentit

  2. H says:

    I nderuar zoteri, nga eksperienca personale kam arritur ne konkluzionin se problemi eshte shqiptari me zvetnimin e tij shekullor.Eshtë njëlloj sikur ti bësh predikim fillozofik një peme të shtrëmbët dhe të shpresosh që ajo të drejtohet .

  3. syri says:

    Ju keni te drejte si gjithmone Z.Gumeni! Berisha e dha pushtetin per amatore! Mekaniku militant u be oficer i policise financiare! Shefi i llogarise se kooperatives u be Kryetar i kontrollit te shtetit dhe vazhdo me tej! Njelloj si Enveri me Shqiperine! Partizance?! Por nje gje nuk shkon! Eshte ngritur mediokriteti dhe kerkon te fitoje favore qe nuk i meriton! Eshte bere luli ose lulja e Hollandes shefi i PD dhe opozites!Eshte Meta President?! Eshte Mona shefe e LSI?! Jane hajdute medioker nga trute qe kane zene per fyti Shqiperine! Studentet mbetesa apo medioker jane ngritur per te mbrojtur injorancen e tyre bashke me disa pedagoge qe marrin para nga c’do student! Nuk eshte kjo kauza! Jane kauza qe do t’i kushtojne shume shtrenjte Shqiperise! Po rrite nje brez injorant medioker pertac! Urime Shqiperi me te ardhmen tende!

  4. Lani says:

    Dakord o Daut. Po kush e ka fajin qe nuk u be revolucion?! Kete duhet te shpjegoe e jo pte kerkojme fajin gjithmone te tjetri.

  5. Korkodili says:

    -cfar flet- Studentet e 1990 qe u ben pushtetar A-B-U-Z-U-A-N-…Vodhen…shkateruan te ardhmen e brezave te tjere kete deklaroje me force
    -Mos ki frike
    -dhjetoristet vodhen ishin hajdute , shiko gjykatesit e prokuroret e plepave, pushtetaret komunaret etj cfar pasurije kan vene. BIRNI duhet te investigoj
    -Dhjetoristet privatizuan gjirin e lalezit, te patokut , te kakomese , ruget e bardha , orikumin, saranden etj etj duke blere vila .
    -Dhjetoristet cuan femijet per studime ne amerike duke paguar miliona shiko vajzen a Azemit etj ku i gjeten milionat.
    -Dhjetoristet shiten uzinat fabrikat per skrap ku i cuan leket.
    -dhjetoritet Shiten armatimin dhe gjith ekonomin e 50 vjeteve
    -Demtuan te ardhmen e brezave .

  6. Rrapi says:

    Daut Gumeni, njeriu i besueshem dhe vizionar per demokraci te vertete. Duket e cuditshme, por si mundet qe njerez si ky, nuk vine ne strukturat me te rendesishme te shtetit. Ndodh kjo se pushtat pushtetare, rilindas a demokrate, lesh e lias humbasin hajdutllekun, para njerzve te mencur e te pakoruptueshem si ku Gumeni.
    Shikoni, kjo interviste eshte e tre viteve me pare, njelloj si te ishte shkruar sot. O njerez, sillni ne krue te vendit Daut Gumenet. Ata nuk iu zhgenjejne kurre. Mbrothesia ketij populli mund ti vije vetem nga ata. Sa me shpejt, ndryshe do te jete vone.

  7. Lumi says:

    Daut Gumeni, pervec se burre i ditur e me karakter, ka qene nje kundeshtar i vendosur i regjimit komunist. Ka te drejte ne ato qe thote.

  8. syri says:

    What’s this game searching for love and fame?! It’s all the same! Eshte nje kenge e Joe Cocker “N’oublies Jamais”! Titulli eshte ne frengjisht! Never forget ose ne shqip “kurre mos harroni” c’na beri Enveri c’na beri Saliu! Pse ju prinder kendoni dhe danconi te njejten kenge! Koha po ndryshon! Por jo per mbare Mediokrit dhe injorantet duan privilegje te pa merituara!

  9. Vlora 9 says:

    Korkodili i ka thene te gjitha . Keta ishin dhjetoristet. Por do te shtoja qe bene edhe shume krime te tjera, perfshire edhe vrasje, duke filluar nga vrasjet ne Shkoder e mandej ne Vlore e ne te gjith Shqiperine.

  10. pokeristi says:

    Te mos harrojme qe ne ate gjurulldi kish studente te ndershem,pedagoge te ndershem,qytetare te ndershem qe te pa kenaqur nga regjimi komunist u futen ne ate levizje dhe u menaxhuan nga shalatanet politike, nen mbikqyrjen e Gebelsit te partise sic thote z.Gumeni.
    Sic rrodhen ngjarjet sot mund te themi me plot gojen se studeneve te dhjetorit,rinise se asaj kohe ju be nje “synetllik”,nga xherahu Alija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje