Mbrëmja e protestës, Lulzim Basha: Ja emrat e zyrtarëve që duhen arrestuar për vjedhjen e fondeve të rrugës

8 Dhjetor 2018, 17:55Politika TEMA

Lulzim Basha ka kërkuar që drejtësia që të kryejë disa arrestime.

Teksa ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, kreu i PD-së ka kërkuar prangosjen e ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-ës, Afrim Qendro.

Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro.

 “Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes.

Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është.

E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.

Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X.
Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.

4 komente në “Mbrëmja e protestës, Lulzim Basha: Ja emrat e zyrtarëve që duhen arrestuar për vjedhjen e fondeve të rrugës”

  1. Beni says:

    Prokurori Lul Basha vazhdon çdo dite ben lisyten kush do te arrestohet.Shume shpejt more teveqeli Lulzim do te arrestohesh per vjedhje dhe vrasje sebashku me babain tend Sali dhe Ilir floririn.

  2. luani u.s.a. says:

    Hajdut jeni te gjithe si zyrtaret e majte dhe te djathte ,sidomos hajduti i shekullit Lulzim Basha qe vodhi 230 milione ne Rrugen e kombit i cili asnje here nuk shkoi ne Prokurori per Krime te Renda dhe Gjykaten e Larte duke u arsyetuar me raporte mjekesore me kete mbasi ne Shqiperi eshte anarki dhe kaos ne Prokurori dhe Gjykate keni te drejte te akuzoni zyrtaret per vjedhjen e fondeve te rruges.

  3. apapa says:

    Ore, cfare u be me hetimin per vjedhjen e Bashes tek “Rruga e Kombit”? Po me hetimin per pegesat e Bashes per mafian Ruse? Ka ndonje te re per keto hetime?

  4. Jo fari balliu says:

    Po ti Lulezim, a duhesh te arrestohesh per:
    1. Si minister ne ndertim per rrugen “Durres Morine”?
    2. Si minister i jashtem per “Firmosjen e Paktit Detar” me Greqine?
    3. Si minister i Brendshem per “Vrasjen e 4 (kater) qytetarve ne bulevard” me 21 Janar 2011? etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje